Poezi nga Visi-Ger
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Poezi nga Visi-Ger

80 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
2,920 Ansichten
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
Themenstarter
 

Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.

S'e di se c'ndjen kur me ke prane
Kur te dy vetem rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!

S'e di c'mendim ke ti per mua
Kur te shtrengoj por s'them te dua
Kur them se vdes per buzet e tua.
S'e di a me beson ti mua?

S'e di c'do te ndodhe me ne te dy
Sikur te mos jem me me ty
Sikur kjo ender te ndalet nje dite
S'e di a do te shoh me o drite?

S'e di pa ty çdo bej o yll
Pa ty kjo bote me duket nje pyll
Pa ty kjo bote s'do kete kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim. :lotet: :lotet: :lotet: :lotet:


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 16/06/2010 5:47 a.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

ZAMBAKU MBI VARR!!!...

Nga larg po të shkruaj,
me mall të madh të pres!
Njëherë të të shikoj,
e më pas të vdes!

Pasi të kem vdekur,
në varreza do të jem!
Por prapë në zemrën e mekur,
ty brenda do të të kem!

Ndaj po deshe na lër ndonjë kujtim,
që malli të na marrë të dyve!
Mbill një zambak mbi varrin tim,
dhe ujite më lotët e syve!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:11 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

FUNDI I DETIT...

Dikur në këtë bregdet,
vija gjithmonë me ty.
Por sot për fat të keq,
kam ardhur në vetmi!

Erdha se më përvëloi malli,
vetmia shpirtin m'a treti!
Mendova se do të të gjeja,
mbi valët e këtij deti!

Mbi këto valë ku dikur,
notoje me shumë dëshirë.
Në këtë ujë që s'të kurseu,
por të thithi pa mëshirë!

Të mori të shtrenjtën jetë,
e ç'do gjë që i përkiste asaj!
Të dërgoi në fundin e tij të errtë,
atje, ku përgjithmonë do të të mbajë!

Gjithmonë fundi i detit,
ka qenë mister për ty!
Por tani besoj se e ke zbuluar,
se ç'farë fshihej aty!

Tani që qiell ke detin,
e tokë fundin e tij të zi!
Kujtomë edhe mua të shkretin,
që më ke lënë me lot në sy!!!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:12 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

LOTËT!...

Dy pika loti më rrodhën nga sytë,
e mbi letrën që po shkruaja ranë!
Thellë më tronditën në shpirtë,
e shpejtë nga letra u thanë!

Mbi fjalën ku qe shkruar '' Të dua'',
pikat e lotit tim ranë!
U tretën mbi bojën e shkruar,
ku një shenjë të vogël lanë!

Pra me bojë edhe me lotë,
t'i shkruajta ty këto fjalë!
Nga këtu larg ku s'të shoh dot,
e ku të kujtoj me shumë mall!

U bënë kohë që jam larguar,
e në zemër vazhdoj të të mbajë!
Ndoshta edhe ndjehesh e lënduar,
por të lutem më beso se unë s'kam faj!

Kur letrën t'i ta marrësh,
të lutem lexoje në vetmi!
Ndërsa lotët që do të derdhësh,
mos të t'i shohë njeri!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:13 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

Shpirti Ste Fal...

Po të them fjalën e fundit,
ndaj degjojë mirë!
Ti mua më tradhëtove,
e unë po të them lamumirë!

Nuk jam më ai që isha,
por një tjetër do të jem!
Ëndërrat që për ty i kisha,
sot e tutje s'do t'i kem!

Zemrën ma helmove,
dhe ike me një tjetër!
Fjalën që më dhe e harrove,
dhe përbuze dashurinë e vjetër!

Ike shpejt prej meje,
s'më the as lamtumirë!
Kokën pas më nuk e ktheve,
paske qenë e pamëshirë!

Mendove se do të më vrisje,
me dashurinë tënde të egër!
Kur drita në sy më shndriste,
ti mendove se isha i verbër!

Ndoshta ndjehesh e lumtur,
kur pranë vetes ke një tjetër!
Por gjithmonë do të jesh e humbur,
pa dashurinë e vjetër!

Kur të mbetesh e vetmuar,
shpirtin tim mos e kërko!
Tashmë ai ty të ka harruar,
e për një tjetër po mendonë!

Shpejt do të pendohesh,
e do ta kuptosh që ke gabuar!
Me ç'do kusht do të mundohesh,
ta kthesh pas kohën e shkuar!

Por koha është diçka,
që vetëm përpara shkon!
Kurrë më pas nuk kthehet,
dhe plagët veç t'i shton!

Edhe përse s'të kam më ty,
akoma vazhdoj të jetoj!
Dashurinë që më rrëmbeve ti,
dikush tjetër e zëvendësoi!

Koha shpejt do të kalojë,
e ty do të ta sjellë shpërblimin!
Si tradhëtare në dashuri,
do ta vuash ti dënimin!

Do të vijë edhe dita,
që ti do të lotoshë!
Nga sytë kur të të shuhet drita,
mua falje do të më kërkoshë!

Por kurrë s'ka për të të dhuruar,
falje ty ky shpirti im!
Ai përjetë të ka mallkuar,
sepse ti i vodhe dashurinë!

Pa pushim do të derdhësh lotë,
e s'do të gjesh aspak qetësi!
Sa herë që do të kujtosh,
mua dhe të timen dashuri!!!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:14 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

KTHEHU...

Sjell ndër mendjen time,
kënaqësinë e ditëve tona.
Kështu do ta nisja kujtimin për ty,
për ato ditë që ishim të lumtur të dy.

Thonë se dashuria është det,
e ç'do njeri duhet të notojë në të!
Pasi pa notuar në atë det,
nuk e kupton jetën në realitet!

Unë notova në atë det,
ndaj e di ç'është vuajtja!
E di ç'është dashuria,
dhe sa vuan njeriu nga tradhëtia!

Gjethja kur këputet nga dega,
bie në tokë e harruar!
Ti copëtove shpirtin tim,
që në tz qe dashuruar!

Të kaluarën e lëmë pas,
se të ardhmen e kemi përpara.
Kthehu, kthehu e dashura ime,
ende sa nuk është shume vonë...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:15 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

PRES TË MË KTHEHESH...

Kur shpresat e jetës m'u shuan,
e dhimbja më shtynte në amshim!
Rrahjet e zemrës së trazuar,
më dukeshin si shëmbje shkëmbinjsh!

Kur isha pa ty e pa lumturinë,
që më dhuronte prania jote!
Atëherë do të zgjidhja një lutje,
që ti të mos më mallkoje!

Por ti erdhe përsëri dhe vendose,
të më lëndoje akoma më shumë!
Aromën tënde, mbolle në zemrën time,
që të mos mundja të jetoja dot pa ty!

Prej asaj kohe, jetova për të ardhmen,
e për premtimin që më dhe ti!
Atëherë kur unë gjithcka të dhurova,
sëbashku me të timen dashuri!

Por ti përsëri m'a rrëmbeve dashurinë,
me ato intrigat e tua të pafundme!
E dije që nuk i'u bëja dot ballë,
dy syve të tu që shponin si shigjeta!

Ishe tepër e sigurtë në vetvete,
që të dashuroja marrëzishtë!
Ndaj m'a lëndove zemrën e plagosur,
me dashurinë tënde të brishtë!

Akoma pres të më kthehesh,
e të më shfaqesh si ngahera!
Dua të hidhem si i ç'mendur,
në përqafimin tënd të ngrohtë!

Dua t'i ndjejë ledhatimet e tua,
e t'i bëjmë një rrahjet e zemrave.
Por ti nuk dukesh asgjëkundi,
ke humbur në humnerat e largësisë!

E unë po humbas ngadalë,
mes vuajtjeve dhe hidhërimeve!
Plagëve që më rëndojnë në shpirtë,
e që më shtohen ç'do natë e ditë!

Ti më fale përseri lotë,
e më zhyte në hidhërime!
E ndërsa unë të dua shumë,
të don edhe kjo zemra ime!

E dashur;
Unë akoma, pres të më kthehesh,
ta lëmë pas kohën e shkuar,
e gjithcka t'a nisim nga e para... :lotet:


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:16 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

NËSE!...

Nëse do të më kërkosh,
do të më gjesh atje!
Të braktisur e me duar bosh,
si zogu i mbetur pa fole!

Nëse rrugëve më kërkon,
e ke mundim të kotë!
Në varreza do të jem,
atje ku prehet një tjetër botë!

Pranë varrit nëse do të më vish,
të mos derdhësh asnjë lot!
As pyetje të mos më bësh,
se s'të përgjigjem dot!

E nëse varri do të të duket i errët,
e nuk ka aspak shkëlqim!
Dije se faji është i yti,
që u talle me shpirtin tim!!!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:17 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

LAMTUMIRË!...

Kur aq shumë të desha,
ti mua më tradhëtove!
Pa i marrë parasyshë vuajtjet,
jetën mua ma shkatërrove!

Isha i sigurtë në përqafimin tënd,
moj zemër ftohtë dhe e pabesë!
Besoja në fjalët e tua gënjeshtare,
e në zemrën tënde mëkatare!

Ti ishe ajo që desha më së shumti në jetë,
atë kohë ishe jeta ime vetë!
Ndërsa tani je ajo që ma shkatërrove jetën,
e që kurrë nuk ma the të vërtetën!

Dikur isha i lumtur me ty,
ndërsa tani jam i penduar!
Nga dashuria që me ty pata,
e nga fjalët e tua të kota!

Por tani nuk jam i vetem,
pranë vetes kam një qiri.
Që tretet ngadalë në heshtje,
ashtu sikurse zemra ime për ty!

E pyes; përse kemi të njëjtin fat,
që të tretemi për të tjerët?!
Në një kohë, kur ata nuk na duan,
dhe vetëm na bëjnë që të vuajmë!

Por ai nuk më përgjigjet,
vazhdon të tretet në qetësi!
Atëherë nuk i bëj më pyetje,
dhe e lë të digjet me lumturi.

I drejtohem vetes time,
e pyes; përse loton?!
Përse akoma mendon për vajzën,
e cila ty të tradhëtoi?!

T'i plotësova të gjitha dëshirat,
asgjë nuk të mungoi!
Por kurrë nuk e vlerësove,
zemrën që të dashuroi!

Të desha më shumë se jetën time,
por ti m'a shpërbleve me tradhëti!
Duke më lënë të mjerë,
e të vetëm me lot në sy!

Pikat e qiriut më duken,
se u bashkohn lotëve të mi!
Që nuk kanë aspak të reshtur,
që prej dites kur u largove ti!

Me tjetrin kur të shoh, më duket,
sikur shembet qielli e më bie mbi kokë!
Ndërsa unë si i pashpirtë,
përplasem pa ndjenja në tokë!

Ti ecën duke qeshur,
e unë kur të shikoj vuaj!
Harrove që më pate dhënë besën,
e tani shkonë më një të huaj!

Pra edhe mua më duhet,
tani ty të harroj!
Lamtumirë moj shpirtëkatile,
lamtumirë sot e përgjithmonë!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:17 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

LAMTUMIRË!...

Kur aq shumë të desha,
ti mua më tradhëtove!
Pa i marrë parasyshë vuajtjet,
jetën mua ma shkatërrove!

Isha i sigurtë në përqafimin tënd,
moj zemër ftohtë dhe e pabesë!
Besoja në fjalët e tua gënjeshtare,
e në zemrën tënde mëkatare!

Ti ishe ajo që desha më së shumti në jetë,
atë kohë ishe jeta ime vetë!
Ndërsa tani je ajo që ma shkatërrove jetën,
e që kurrë nuk ma the të vërtetën!

Dikur isha i lumtur me ty,
ndërsa tani jam i penduar!
Nga dashuria që me ty pata,
e nga fjalët e tua të kota!

Por tani nuk jam i vetem,
pranë vetes kam një qiri.
Që tretet ngadalë në heshtje,
ashtu sikurse zemra ime për ty!

E pyes; përse kemi të njëjtin fat,
që të tretemi për të tjerët?!
Në një kohë, kur ata nuk na duan,
dhe vetëm na bëjnë që të vuajmë!

Por ai nuk më përgjigjet,
vazhdon të tretet në qetësi!
Atëherë nuk i bëj më pyetje,
dhe e lë të digjet me lumturi.

I drejtohem vetes time,
e pyes; përse loton?!
Përse akoma mendon për vajzën,
e cila ty të tradhëtoi?!

T'i plotësova të gjitha dëshirat,
asgjë nuk të mungoi!
Por kurrë nuk e vlerësove,
zemrën që të dashuroi!

Të desha më shumë se jetën time,
por ti m'a shpërbleve me tradhëti!
Duke më lënë të mjerë,
e të vetëm me lot në sy!

Pikat e qiriut më duken,
se u bashkohn lotëve të mi!
Që nuk kanë aspak të reshtur,
që prej dites kur u largove ti!

Me tjetrin kur të shoh, më duket,
sikur shembet qielli e më bie mbi kokë!
Ndërsa unë si i pashpirtë,
përplasem pa ndjenja në tokë!

Ti ecën duke qeshur,
e unë kur të shikoj vuaj!
Harrove që më pate dhënë besën,
e tani shkonë më një të huaj!

Pra edhe mua më duhet,
tani ty të harroj!
Lamtumirë moj shpirtëkatile,
lamtumirë sot e përgjithmonë!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:17 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

MË FAL NËNA IME ?!...

Nëna ime nënë e dashur,
pa ty zemra më është plasur!
Para kohe unë u plaka,
këtij kurbeti i rëntë flaka!

Nga ti ika u largova,
dhe e di që të lëndova!
Por ja që Zoti më dënoi,
pa ty nënë unë të jetoj!

Në ëndërr jam me ty ç'do natë,
edhe përse ti ndodhesh larg.
Të gjitha dhimbjet m'i shëron,
kur dora jote më ledhaton.

Më duket vetja si jetim,
këtu larg teje në mërgim!
Ndjenjat m’i ndryshku vetmia,
e shpirtin m'a braktisi lumturia!

Pa ty o nënë e shrenjtë,
e rëndë qenka kjo jetë!
Mallkuar qoftë ky fat i zi,
që padrejtësishtë me ndau nga ti!

Prej ditës kur dola në kurbet,
një faj i rëndë në zemër më vret!
Pesha e tij po më hap plagë,
që përjetë do të rrjedhin gjak!

Të lutem më fal nëna ime,
që të lashë në hidhërime?!
Më fal që po derdh lot për mua,
dhe mos harro se unë shumë të dua.

Te dua me shumë se jetën time,
dhe për këtë nuk kam dyshime!
Pritëm nënë edhe për pak kohë,
se do te kthehem njëherë e përgjithmonë.

Besomë nënë se së shpejti do të vij,
e lotët në sy do të t'i fshij.
Do të të marr në përqafim,
gjersa t'a shuaj këtë mallin tim... :lotet: :puthje:


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:18 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

NDOSHTA...

Ndoshta nje dite, ne te ardhmen
Ti perseri, do te kthehesh
Por gjalle, mua te mjerin
S'besoj se do te me gjesh.

Mbi varrin, ku une prehem
Me keqardhje, do te lotosh
Dhe ikjen tende, prej meje
Perjete, do ta mallkosh.

Ndoshta, shume e permalluar
Portretin tim, do ta kujtosh
Kur mbi pllake, te gdhendur
Emrin tim, do te lexosh.

Si kurre, ndonjehere
Do te ndjehesh, fajtore
Per zemren time, te mjere
Qe ti vete e copetove.

Ndoshta, per te paren here
Mua falje, do te me kerkosh
Por pergjigjen time, nen dhe
S'do mundesh, ta degjosh.

Do te te fal, apo jo
As vete, nuk e di mire
Pasi atehere, shpirti im
Do te jete, plotesishte i shkrire.

Ndoshta, do te mbjellesh lule
Mbi dheun e varrit tim
Me qellim qe ato te celin
Si kujtim, per dashurine.

Por lulet, do te vyshken
Dhe pa gjethe, do te ngelin
Edhe me gjak, po ti ujitesh
Ato kurre, nuk do te celin.

Ndoshta naten, do te me presesh
Ne enderren tende, te trokas
Por edhe ne qofte se vij
Asnje fjale, nuk do te flas.

Me hijen e vdekjes, do te vij
Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj
Frike ne zemer, do te te shtij
Derisa ty, te te tmerroj.

Ndaj, po deshe te jetosh
Ne heshtje e pa shqetesime
Ben mire qe te harrosh
Mua dhe dashurine time.

Ndoshta, vetem atehere
E qete, do te jetosh
Dhe shpirtin tim, nen dhe
Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!... :lotet:


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:19 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

LARG NË KURBET!...

Tani ndodhem larg, larg në kurbet,
ku pa masë vuan, kjo zemër e shkretë!
Malli më djeg e më përvëlon si flakë,
e syri lotët si ndalon dot aspak!

Gjumë s'po bëj dot asnjë natë,
se ëndërrat s'po më lënë rehat!
Me shpiejne tutje, atje në vendlindje,
dhe sapo i hap sytë, mbytëm në dhimbje!

Ilaç nuk po gjej, t'a qetësoj pak veten,
ndaj ditë e natë në heshtje po tretem!
Ngushullimi dhe shpresat morën arratinë,
këtu në tokë të huaj, në të ziun mërgim!

E errët qenka jeta, ashtu sikurse nata,
në këto rrugë kurbeti, këto rrugë kaq të gjata!
Vuajtjet dhe hidhërimet aspak s'paskan mbarim,
për mua të mjerin, këtu larg në mërgim!!!...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 14/09/2010 11:19 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

<<Ata Sy>>
Dje I humbur, I zhytur ne kerkim
sot ndihem me I lumtur, plot me frymezim
po kur nata bie, un prap kerkoj
ate ze te embel, qe zemren t'ma sheroj...
-
po kur fati ste njeh, jo nuk te troket ne der
keshtu e ka kjo jet, pak te jep e pak te merr
po kur nata bije, un prap kerkoj
dy sy qe dhe naten un mund ti dalloj...
-
koha ben punen e saj, i ben njerzit me te fort
dhe un dua qe mendjen ta ndaj
te trokas ne tjeter port
po kur nata bije, un prap kerkoj
ate arom te embel, qe nga shtrati te me zgjoj...
-
me sdua te pres, si nje skllave ne liri
dua ti jap vetes shpres, ta kapercej ket histori
po kur nata bije, un prap kerkoj
dy sy plot me drit, qe dhe naten s`perendojn..
-
ata sy
jane ne cdo vend
ne cdo hap, ne cdo hapsir
dhe ne cdo kend...
ata sy
qe i kan dhen
dites djell dhe nates hen.
po ket nat, bije shi
bije lot, bije pendim mbi syt e mi...
ata sy
qe te kan dhen
dashuri te pathen... :respekt:

HAHAHAHAHA PER TY YLLO :kafe: (JE 1-CHE) ;-)


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 15/09/2010 6:49 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
 

HESHTJE E ZHURSHME

Pres pergjigjeje!
Edhe pse pyetje nuk kam bere.
Vendi vend sme zihet,
kot pres dicka, e as vet cka pres nuk di...!

Sillem pshtillem brenda vetes,
me fjal ta shpjegoj kete gjendje s’di
S’me rrihet, s’me dilet, s’me hahet, s’me pihet
Rreth e rrotull shof, gje qe me mungon nuk vrehet.
A thua valle! Me mungon dicka, qe nuk duhet te me mungoj

S’di pse te me vijn ne mendje, qe nuk duhet.
S’di pse mendoj te them, dicka qe nuk thuhet.
S’di pse endrrat me shfaqen edhe kur syt i kam hapur.
S’di pse kur e di peshen time, pse valle n’kete deg te holl jam kapur.

A thua valle vet jeta qenka kjo?!
Te ofron dicka qe nuk mund ta kesh...
Ta merr ate qe me se shumti te bene me qesh.
Me vaj ta then buzqeshjen, me gaz ta ndal lotin
Po po vet jeta qenka kjo , prandaj ne duhet ta besojm Zotin. :?


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 15/09/2010 6:52 p.m.
Seite 2 / 6
Teilen: