Poezi nga Samka
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Poezi nga Samka

309 Beiträge
8 Benutzer
0 Reactions
6,319 Ansichten
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Kemi kaluar vite te bukura bashke
te mbushura me emocione
dashuri, sakrifica dhe lumturi

Me vjen shume keq
qe s'do ekzistojne me
dite dhe vite te tilla
Pasi ishe ti ai qe i mbylle te gjitha
per hir te nje dashurie te re

Do mundohem te hedh pas te kaluaren
duke i vene nje gure zemres
per mosringjallje te ndjenjave
dhe do perpiqem te filloj nje jete te re.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:38 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Të shikoja në sy
shumë të lodhur ata ishin
Të mbytur në lot
ata më shikim nuk kishin
Të preka flokët
butësia nuk ishte më aty
ata ishin të thara
sikur thonin fai të ngel ty

Të preka buzët
jetë në to nuk kishte më
Të thash më fal
por goja jote nuk fliste më
Të preka zemrën
ajo rrahjet i kishte ndaluar
I humba ndjenjat
kjo botë për mua ka mbaruar

Të pashë shpirtin
lart në qiell po shkonte
Më tha të kam falur
edhe pse ti ke shumë faj

Të humba ty
këtë kurrë nuk ja fal vetes
Ti në shpirtin tim do qëndrosh
Tani e gjithë " Jetën "


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:39 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Dy fletë shkëputen nga ditari i kohës
Se më s'mund të vazhdonin bashkë
Q'do rresht me dashuri aty mbulohej
Në ditët e shkuara që shumë ato i kan dashtë

Dorë për dore dikur rrugëve ecnin pa u nda
Tashmë kjo u kthye në dikur
se ata për njëri-tjetrin, tani sjetojnë më

Dy fletë të një ditari plot kujtim
Shkëputen, palosen dhe vihen diku në fillim
Në ditar cikli vazhdon
Shumë dashuri të tjera presin për të shkruar në të

Fletët e shkëputura shpesh i lexoj
Dhe përsëri i palos dhe me kujdes prap aty i vë..


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:40 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Kur Shpirti thellë mu thye nga një dashuri
Kur zemra fort shpërtheu nga një tradhëti
Thellë më plagose një Zot e di
Thellë më lëndove mëkatari je veç ti

Të urreva, të shava, e të mallkova
Se zemra më dhimbje smbante dot
Se ëndrrat e katër vjetëve ran
U shkrinë e u kthyen në lotë.

Lotë gëzimi e hidhërimi veç për ty derdha
E jo më kurrë atë se bëj
Se zemra veç një herë lëndohet
E jo më kurrë në një të re ajo nuk shndërrohet..


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:41 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Merri duart që të prekën, sytë që të shikuan,
merre ndjenjën që këtu brënda më përvëloi
merrmi këmbët që të mos kthehem te ti,
të lutem merrma Puthjen merrma jetën.

Harroje se ekzistova, jetova për ty
harroje se të desha e besova në ata sy,
merri të gjitha janë të tuat se dua të jesh i lumtur ti,
vetën time se shikoj kam humbur s`ekzistoj!

Ishe ti që më dhurove dashurinë, lumturinë
ishe ti që mi dhe të gjitha e mi more, tani ike u largove!


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:41 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Cigaraja jote jam unë i dashur dhe pagjumsia mban emrin tim,
më kot përpiqesh të më harrosh, unë kurrë për ty s"do jem kujtim
dhe kur puthesh me të tjera ato prapë janë buzët e mia,
shtrëngimi yt aq i tendosur është malli im nga xhelozia.

Kthehesh në dhomë i rraskapitur e ankthin nis përsëri
ku duke qarë e lebetitur vetmia ime kthehet tek ti.
E shikon shtratin ke frikë të shtriesh,
mos ndodhem unë nën çarçafë
merr shishen fillon të pish
të harrosh gjurmët që tek ti lash!


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:42 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Nëse një ditë do verbohem dhe s"do mundem dot të shoh,
më fol kur të kalosh pranë se nga zëri do të njoh.

Do të më kujtohet dashuria që bashkë kemi jetuar,
do më kujtohen përqafimet edhe pse do jem verbuar.

Do të qaj për një çast, pastaj do të qesh,
do i puth buzët e tua dhe në krahët e tua le të vdes...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:42 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Se di .....

Se di kur u njohëm,
se di ku u takuam
as kur për herë të parë folëm,,
as kur u dashuruam

Se di kur erdhi ai muzg
që mbuloi çdo gjë
të dua të thashë i dashur,
por ti nuk ishe më..

Se di pse ike prej meje,
ndoshta se di as ti vetë,
për mua do jesh i dashur
gjithçka që humba në jetë...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:43 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Mallkuar qoftë zemra që tha Të Dua
Ty që mijëra shigjeta hodhe mbi mua
Si harrove mirësitë, çdo gjë e le pas dore
Takimet që shkuan e vanë si ujë, rrëkezëve shkëmbore

Akoma sdi çtë bëj,të jetoj prap me shpresë
Apo ti jepem vdekjes dhe hije të mbesë......


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:44 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Ishim ne të dy një çift i gëzuar,
takoheshim bashkë me frikën e shoqëruar,
jetonim me shpresën që gjithmonë jemi bashkë
edhe pse njerëzit kurrë se kanë dashtë.

Ne ishim dy, e njerëz kish shumë
na ndanë nga njëri-tjetri e s"takohemi më kurrë.
I ndanë dy ëngjëj, dy zemra vranë
që s"kishin asnjë faj,,, veç në dashuri ranë!!

Mos mi kthe të gjitha ato që ti dhash,
edhe pse një tjetër e ke gjetur tash.
Të ndahem prej teje e kam shumë vështirë,
se nuk mund të them fjalën lamtumirë.

Larg do të jesh kur unë do të kërkoj.
Larg do të jesh më nuk do të takoj,
ti dhëndërr do bëhesh e nga unë do shkosh,
por dije se kjo zemër kurrë nuk do të harrojë...

Kërko ndihmë te Zoti të të shpëtojë prej mallkimit tim,
kërkoji falje Perendisë pse e vrave shpirtin tim.
Shpreso që kur të vuash dikush të të qëndrojë pranë,
se do të vrasë ajo zemër që dikur e vranë...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:47 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Një ditë do shihemi do bëjmë sikur kurrë s"jemi parë,
tjetrit do i thuash ati zemrën ja kam vrarë.
Do vazhdosh rrugën drejt, kokën pas s"do e kthesh,
do kërkosh lumturi por vështirë se do e gjesh,
në zemrën time plagë e pa shërushme gjithmonë do të jesh.


Se isha e vetmuar ti nuk më mendove,
se ndjeja shumë dhimbje kurrë nuk më kuptove,
tani vjen afrohesh më thua se të dua,
të lutem të largohesh mos shiko më nga mua.

Çdo gjë ka ndryshuar s"është më si më parë
Unë nuk jam më ëngjëll jam kthyer në djallë.

Ç'do shikim i yti është një lotë më tepër
Ç'do buzëqeshje një dhimbje më shumë
Ç'do prekje një plagë e vjetër

Ç'do puthje një vuajtje pa fund
Ç'do lotë është një pellg trishtimi
Ç'do fjalë një hap më larg

Më kujto nëse do të kesh mallë
Më harro që të vuaj më pakë!!


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:50 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Kërko ndihmë te Zoti të të shpëtojë prej mallkimit tim.
Kërkoji falje PERENDISË, pse e vrave shpirtin tim .
Shpreso që kur të vuash dikush të të qëndroj pranë
Se do të vrasë ajo zemër që dikur e....vranë....


Ndoshta unë kam faj, por të lutem më fal
të paktën kur të flas më thuaj një fjalë
e di që nuk më do dhe nuk më ke dashur,
por ta dish se unë akoma të dua
dhe pse u solle keq me mua ...

I thashë qiellit ca fjalë për dashurinë e humbur,
por qielli smë dëgjoi dhe yjet zbehu

I thashë hënës ca fjalë për ëndrrën e shthurur,
por hëna s"më dëgjoi dhe dritën fshehu

I pyeta përsëri me zërin e shpirtit
se mos dashurine time ndokush e kishte gjetur,
por një zë nga toka mu përgjigj:
s"kthehet në jetë diçka që ka vdekur!!


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:52 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

I them dorës - shkruaj! - Kam ngrirë, - thotë ajo.
I them syrit - shih! - S'më lë loti, - thotë.
I them gjuhës - fol! Buzët drithërojnë...
I them zemrës - rrih! - Plasa, gjak pikoj!... Thotë ajo!!


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:54 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

I dashur sonte ti je larg,
të mendoj me mall dhe malli më djeg si zjarr.
Këmba më shkeli gjethet e vyshkura dhe loti pikoi...
Pikoi plot mallë.

Kjo vjeshtë na bashkoi dhe prapë kjo vjeshtë po na ndan.
Pse zoti na mallkoi, që për njëri - tjetrin të ndjenim mallë...
Shumë mallë.


Dhe natyra ka ndryshuar nga dita që ike ti,
qielli nuk është më i bukur vetëm shi e lotë në sy.
Nuk ka hënë nuk ka yje gjithçka u mbyll në vetmi,
nuk ka më puthje të gjata, përkëdhelje, as dashuri.

Nuk ka më mbrëmje kush më pret,
as mëngjes që më zgjon mua.
Nuk kam krah kokën ta mbështes,
s"të kam pranë ty, që Të dua.

Ndjej mijëra mendime të gërmuara,
në botën e zezë të shpirtit tim.
Si jetime kam mbetur,
në udhëkryqin e rrugës pa kthim.

E gjithë bota më kundërvihet,
për shkak të drejtësisë së shpirtit tim.
Kam mbetur mbi qelizat e mykura,
me një fije shprese ,,,
Se ndoshta do kthehesh në krahët e mi ...


Fjala dhe gëzimi, loti në sytë e mi
realiteti dhe mashtrimi, ishe vetëm ti.
Të desha aq shumë, ishe ëndrra ime
je fryma në gjumë, errësira jetime.

Ja, tani të humba, e heshtur të mendoj
të dua si e çmendur, a do mundem të të harroj?!
Ik më mirë ik, më lër që të rri vetëm
se edhe pa ty shpirtë do ta kaloj jetën..!!


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 16/03/2009 7:56 p.m.
(@adelina)
Beiträge: 2582
Famed Member
 

Du bist der Zucker im Kaffee

das Salz im Ozean

und manches mal bist du für mich

die Sonnenschein.....

Ich sage dir das Beste ist du bleibst noch lange einfach so wie du jetzt bist :respekt:

Für: Samka

Von: Adelina ;-)


:lotet: Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....:lotet:

 
Veröffentlicht : 17/03/2009 12:00 a.m.
Seite 16 / 21
Teilen: