FALË TË QOFSHIM
Zot i dashur,
Ty të falem në këtë jetë,
Na mundësove,
Ta zgjedhim,
Rrugën e vërtetë.
Zemra qanë,
Shpirti digjet,
Sytë lotojnë,
Veç në rahmetin tënd o Zot,
Ne të gjithë shpresojmë.
Vdekjen , jetën,
Sprovë e bëre ti për ne,
Lumë për atë,
Që jep provimin,
Në këtë fe.
Gjitha të mirat,
Në këtë jetë,
Që i ke dhënë,
Na tregove se,
Të numruar ato s’kanë.
Falë të qofshim,
Zot i dashur,e i vërtetë
Na i zbardhë fytyrat,
Si në këtë botë,
Edhe në atë jetë.
EMRI I ZOTIT
Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!
Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di
Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënD.
Namaz...Namaz...
Kur te godet frika,
Dhe te rrok merzia,
Pikellim e merthim,
Kthehu vrap ne pendim.
Mos thuaj u pendova,
Psikologun e konsultova,
Psikiater e terapi,
Me largu pak merzine.
Namaz o njeri....
Kafkat n’tok me shpejci,
Mos mendo per fjalen dy,
Por perulu me knaqsi.
Nese don te ndiesh knaqesi,
Dhe te gezofsh lumturin,
Harmoni,t’gjitha miresit,
Me namaz kerko njeri…
Cetso shpirtin ne brendi,
Dhuroj zemres krenari,
Begati prej Madherise,
Ke Namazin o Njeri...
Beso All-llahun
Besoni Zotin tuaj
o robt të Allahut
e mos iu bashkoni
armikut tuaj djallit.
Mos shkoni hapave
te armikut,tuja se
ai është perbetuar
që gjdoher juve
te ju ngacmoj prej
rrugës te All-llahut,
te ju largoj e në xhehnem
te ju qoi.
Mos u mashtroni
pas knaqesive të kesaj jete
se kjo është knaqesi e pa
perjetshme.
Mos u devijoni o rob
te All-llahut,po pasoni ymetin
e Resulallahut.Me Kuran të punojm
urdhrat e All-llahut ti praktikojm.
Kijani friken All-llahut e mos
u devijoni si popujt qe u
ndeshkuan nga hidherimi i
All-llahut.
Punoni për dynja dhe
Ahiret o robt e All-llahut,
në menyr qe ta keni
knaqesin e All-llahut.
Kur thirret emri All-llahu
Ekber te gjith qiejve iu
tregohet emri i Zotit të
vet.
Kur thirret Ezani qielli toka
i perkulen madheris se All-llahut
E kur te vin shpalljet
prej all-llahut,gjdo gje
i druhet frikes se All-llahut.
Behuni te devotshem o ymet
i resulallahut e friken tja kemi
gjithmon All-llahut.
Njëshmërija e Krijusit
Njihë o njeri Krijusin
që të krijoj të fali të
dha jet të përsosi në
formën ma të bukur
njihe o njeri Krijusin.
Shiko Qjellin Token
Hapsirën gjdo gjë që sheh
është krijuar nga Krijusi
njihe o njeri Krijusin.
Mos u bë përbuzës ndaj
dhuntive që Krijusi ty ti
dhuroj bëhu mirnjohës
adhuro Krijusin ashtu siq
të urdhëroj njihe o njeri
Krijusin.
Medito rreth krijimit dhe
mendo se ti ishe asgj ai
të krijoj ti do të vdësesh
ai prap të krijon njihe o njeri
Krijusin.
Edh Hëna edhe Yjet dhe
gjdo Planet e njohin Krijusin
e vet njihe o njeri Krijusin.
Përkujto të mirat që Krijusi
ty ti dhuroj bëhu mirnjohes e
knaqësija Krijusit mbi ty të
mbretëroj njihe o njeri
Krijusin.
Ai është vetëm nje Krijusi
e nuk ka tjetër ne duhet
ti përkulemi madheris së ti
e askujt tjetër njihe o njeri
Krijusin.
Ktheju Allahut
Kur ke ndonjë ditë të tmerrshme
dëshiron që vetëm bërtasësh
vetëm ktheju All-llahut
Kur ndjehesh aq i dëshpëruar
dhe i ke humbur të gjitha shpresat
vetëm ktheju All-llahut
Kur ndjehesh i tradhëtuar
dëshiron që vetëm të mallkosh
vetëm ktheju All-llahut
Kur nuk gjen rrugëdalje
nga një situatë e tmerrshme
vetëm ktheju All-llahut
Kur ndjehesh se nuk ke vetë
besim apo vetërespekt
vetëm ktheju All-llahut
Kur ndjehesh shumë mirë
dhe bota është nën këmbët tua
mbaje në mend: Mos e harro All-llahun
kështu do jesh i sigurt se Ai s’të harron ty!
Durimi
Sikur në vend të zemrës
të mbaja gur
do të duroja cdo gjë
Cdo sprovë...
Por..kur në,malet e besuara
bie borë,
të reshqet këmba,
e të thyhet zemra...
O ZOT!!!
Bëri këto male
përsëri me gjelbërim
ME NDIHMO!
Më jep durim
si durim i PEJGAMBERIT TIM!!!!!
DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI
All-llahun e madhëruar
Sa e dashuron ti,
Aq dashuri kanë
Të tjerët për ty.
All-llahun e lartësuar
Sa frikë e ke ti,
Aq frikë kanë
Të tjerët për ty.
Rrugës së All-llahut
Sa i sherben ti
Aq të shërbejnë
Të tjerët ty
Zoti i Madheruar
Kush e Krijoi boten me gjithe kete bukuri?
Kush ja dha natyres, gjithe kete hijeshi?
Kush Krijoi njeriun, veshet edhe syte?
Kush?
Vetem Nje Zot qe nuk ka te dyte.
Ngjyren trendafilit, valle e kush ja dha?
Me arome kaq t'kendshme valle e kush e mba?
Kush veçoi njeriun, permbi çdo gje tjeter?
Kush?
Vetem Nje Zot qe nuk ka shok tjeter.
Natyrën e vdekur, valle e kush e ngjalle?
Pranveren pas dimrit, kush e ben me ardhe?
Kush e ringjall njeriun, pasi eshte bere toke?
Kush?
Vetem Nje Zot, qe s'ka tjeter shok.
Kush na e jep shiun qe token gjelberon?
Kush e krijoi henen qe motet i nderron?
Zogjte qe fluturojne qiellit, valle e kush i mba?
Kush?
Vetem Nje Zot qe shok tjeter s'ka.
Njeriut qe mendon, me dyshim s'i mbete,
Zoti i ka dhene mendjen, le te gjykoje vete,
Parajsa dhe Ferri na presin ne ate jete
Çfare te besh ketu, atje ke me gjete.
O vëllzërit/motrat e mi /ja
Ndaluni e mendoni
Botën që ju rrethon
Ndaluni e shikoni
Yjet në hapësirë
Që pa ndalë notojnë
Toka,Dielli e Hëna
Rrugën s’e gabojnë
Shikoni me kujdes
Fusha, male e kodra
Dikush i ka krijuar
E nuk janë lodra
Pra o vëllzërit e mi
Mos të mbeteni të hutuar
Dijeni të vërtetën
Allahu na ka krijuar
Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm
Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë
Për Bajram presin kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe
Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju
T'jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa./color]
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
PADREJTESIA
Perse çdo kund gjendesh
Perse kaq shum frekuentohesh
Perse shumica te shoqerojn ty
Besa edhe te dashurojn ty
Perse lendoni, kur nuk ju lendojnê
Perse harroni, kur nuk ju ledhatojnê
Perse demtoni, kur nuk ju demtojne
Perse qeshni, kur një femije syte I lotojne
Perse i urreni, kur ju rrespektojnê
Perse gezoni, kur te varferit varferojne
Perse te drejtat tona na mohojne
Perse kaq veshtirê zemrat e sinqerta te mbijetojne
Te gjith jan kunder te sinqertit
I besojne genjeshtarit e jo te vertetit
I ndihmojne te fortit e jo te shkretit
Dhe me shumë I duan te dridhurat e termetit
Perkrahin padrejtesin dhe jo realitetin
Denojne te pafajshmin e jo kriminelin
besojne genjeshtren e jo realitetin
për ta degjeneruar një shoqeri ,
I godasin themelin
Duroni o ju zemra te sinqerta
Jan ne perendim kohet e erreta
Jan ne lindje kohet e blerta
është ne lindje, si një bime e drejtaPo fute rrenje lumturia
është ne kembe mevetesia
Po ngadhnjen urtesia
Po triumfon pafajsia
Dhe po lulzon lumturia
Respect !Perse te drejtat tona na mohojne
Perse kaq veshtirê zemrat e sinqerta te mbijetojne
Te gjith jan kunder te sinqertit
I besojne genjeshtarit e jo te vertetit
I ndihmojne te fortit e jo te shkretit

DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI
All-llahun e madhëruar
Sa e dashuron ti,
Aq dashuri kanë
Të tjerët për ty.All-llahun e lartësuar
Sa frikë e ke ti,
Aq frikë kanë
Të tjerët për ty.Rrugës së All-llahut
Sa i sherben ti
Aq të shërbejnë
Të tjerët ty
Respect! Inderuar .
HYMNI MUSLIMAN SHQIPTAR
Në Besën Islame unë lindur jam,
Nënën dhe Baban Musliman i kam,
Musliman i kam nënën dhe babanë,
Këtë Fe të lartë trashëgim ma lanë.
Këtë Fe të bukur mbasi e pranova,
Shumë më pëlqeu dhe e përqafova,
E kam përqafuar jo pse e kam gjetë,
Po vet'e gjykova që është e vërtetë.
Zotin e vërtetë me goj e pohoj,
Dhe me gjith zëmër po e vërtetoj,
Dëshmoj Muhammedin si rob'i Tij,
Një Profet i Zotit si neve njeri.
Unë Fenë Islame këtë Fe të shenjtë,
E kam Besën t'ime tepër të shtrenjtë,
I lutem pra Zotit, Zotit të vërtetë,
Të qindroj n'Islam sa të rroj në Jetë.
Zoti në Kur'an na ka emëruar,
Me emër Muslim, sa emr'i Bekuar!
Musliman i thonë atij që i shtrohet,
Vullnetit të Zotit dhe i dorëzohet.
Atij që bën paqë shkon në harmoni,
Me Zotin, krijesat dhe me njerëzi,
Islam do të thotë që të dorëzohesh,
Edhe të bësh paqë e Zotit t'i shtrohesh.
░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Shpirti
nga ALTIOLA » E Hënë 8. Mars 2010, 14:55
Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë
Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë
Se unë e kam trupin tash të dërrmuar
Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni
Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia
Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
Një melek i vjen, e do ta kuvendojë
Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë
Vallë si jetove ti në atë botë
Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
Apo me gjynahe, jetën ti e cove
Ia falim namazin pasi e ngrejmë
Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë
Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni
Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
Ku është dashuria, që më parë kishit
Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit
Babai im ku është, sa fort që më donte
Ku është dhe nëna që pa mua s'duronte
Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s'kishte
Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar
Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
Në varrin e errët, ah ç'u futa unë
Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë
Asnjëri nga shokët si di hallet e mia
Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.
Lamtumire Festa e Kurban Bajramit
nga ALTIOLA » E Hënë 8. Mars 2010, 14:52
Bora e bardhë shkundet nga tekbiret e Bajramit
Skuqet me gjakun e paqes, të Kurbanit
Antenate e zemrave afrohen në Urime
Jetimët njomin buzët me ushqim të ngrohtë
Vizitohen dyer të mbyllura nga harresa e dynjasë
Hapen zemratë drejtë valeve të Ahiretit
Kërkojnë Jetimët, Skamnoret dhe të Verberit
E nuk e kan vështirë t’i gjejnë?
Ata flasin me zërat e ngjizur të tyre
Thërrasin zemrat e thara
Sikur të vie më shpesh Festa e Kurban Bajramit?
Pushtetaret ushqejnë qentë e tyre me mish të freskët
Dhe hedhin buk bajatë në kontenjier
Së bashku me rroba “ të vjetra” nga sirtarët
Ngopen nga djerësa e punëtorve pa shtëpi, pa plang!
Dhe flejnë të qetë, të ngrohtë
Sa mjerim kur nuk ka ndjenja për të nevojshmin
Sa mjerim kur nuk ka ndërgjegjeje që vret zemrat
“ Nuk është Besimtar ai i cili ngopet
E fqinji i tij flinë barkthatë” *
O Bajram qofsh i gëzuar
Ti po shkon ne ku po mbetemi
Jemi Jetim, të Verber, Invalid të Luftës …
Të vetëm
Të presim, të na vizitosh ma shpesh !
Të presim me mall
*Muhamedi Mëshira dhe Paqja e Zotit qoft mbi të...
Ne Allahut i kemi Besu
Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm
Falim Namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë
Për Bajram presin Kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë Haxhi ne Qabe
Lumturi nuk ka pa Fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju
T'jesh Musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me Lumturi
Bën Miresi hiq pa ia nda
Veprat tua ke me i pa
Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..