Pavarsija e Kosoves - Zemra – Portali Shqiptar Forum
HYMNI I "KOSOVES"humor
Me një dëshirë e një qëllim,
Të gjithë atje duke u betuar,
Të vjedhim Kosoven pa mëshirë
Nga korrupcioni veq ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Por vjedhë, por vjedhë si një shenjtor
Në dorë paret do t'i mbajmë,
Të mbrojmë vetveten nga çdo kënd.
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu njerzit e ndershem nuk kanë vend
Se Peterseni tha me gojë të vetë,
Që korrupcioni këtu ka vend,
Por Kosova do të na rrojë,
Për të, për të luftojmë dhe ne.
Trim, burrë quhet dhe nderohet,
Korrupcionit kush iu bë theror;
Për jetë ai do të kujtohet,
Që vjedhë, dhe vjedhë si një shenjtor.
islamiket dhe pamvaresia e KOSOVES........
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një tubimi për ditëlindjen e Profetit Muhamet, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm vitin ku kemi hyrë, që na dhuroi pavarësinë e Kosovës. Vetëm pak ditë më parë, Konferenca e Vendeve Islamike nuk pranoi ta njohë në bllok këtë pavarësi, duke zhgënjyer optimistët që besonin në pranimin në bllok prej saj. Ndërkohë, ne duam të nxisim reflektimin në gjirin e disa predikuesve myslimanë shqiptarë, që ekzaltojnë interesin islamik, apo kombin islamik si një i tërë. A duhet të bëhet zgjedhja e interesit kombëtar përpara atij panislamik? Si orientohen ata, në rast ngjarjesh të caktuara? Ã‡farë i përcakton qëndrimet e tyre, më së pari, ndaj krizave në botë, ndaj konflikteve apo ndaj trendeve të politikës botërore dhe a duhet të ndryshojnë diçka? Qenia myslimanë apo qenia shqiptare e tyre? Për shembull, ç"qëndrim duhet mbajtur tash e tutje ndaj rolit të atyre që ishin sponsorët kryesorë të pavarësisë së Kosovës? Ã‡farë qëndrimi duhet mbajtur? Po si duhen shikuar tani vendet e Konferencës Islamike, regjime teokratike përgjithësisht, hiq Turqinë, që e injoruan pavarësinë e një vendi si Kosova me shumicë myslimane? Këto janë dilema jo të thjeshta, por para se të merremi me rastin konkret, le të bëjmë njëlloj parashtrimi të dukurive që kanë formësuar botëkuptimin e këtyre lloj predikuesish. Dhe që duhen pasur parasysh për të arritur në gjykime shteruese. Apo për reflektime të tjera.
Disa dukuri problematike
Shumica e klerit tonë mysliman është formuar në një mungesë të plotë vëmendjeje, indiferencë, në vende myslimane të orientimit radikal panislamik. Disa prej tyre janë brumosur në këto shkolla me një botëkuptim të caktuar, që u ka zbehur deri diku qenien shqiptare, siç duket në forume të caktuara në internet, apo në ngjarje të veçanta të verifikuara në vend. Sikur të mos mjaftonte ky fluks që iku prej vendit, e të kthyer me tru tjetër, veçanërisht pas hyrjes së vendit tonë në Konferencën Islamike, falë hapjes së dyerve, në vend pati dhe një dukuri tjetër. Në gjithë territorin u vendosën fondacione të ndryshme, drejtuar nga individë të huaj, disa prej të cilëve në mbulesën e mëshirës, kanë pasur dhe funksione të tjera, siç dhe u zbulua pas 11 Shtatorit, kur njëlloj vepre spastruese e autoriteteve tona të sigurisë, të udhëhequra nga amerikanët, qartësoi shumë gjëra.
Kjo mungesë largpamësie e fillimviteve "90, krijoi njëlloj konfliktualiteti shtesë në gjirin e myslimanëve. Ai është reflektuar në përpjekjet për të vendosur kontrollin mbi drejtimin administrativ të Komunitetit dhe për pasojë, në kontrollin e burimeve të financimit, pronat etj. Diku konflikti është shfaqur në beteja të vogla banale për kontrollin e xhamive në fshatra apo qytete të caktuara. Sot të jesh hoxhë është dhe profesion, d.m.th. të punosh, të paguhesh dhe të mbash familjen. Por jo vetëm. Individë të caktuar, me një artikulim të spikatur, kanë inkurajuar jo aq pak sa të injorohen, qëndrime të ashpra të grigjës që drejtojnë, ndaj feve të tjera, simboleve të tyre, apo dhe njëlloj antiamerikanizmi, siç është dukur në emisione të ndryshme, pra dhe publikisht. Tërheqja apo largimi i këtyre fondacioneve e ka zbehur këtë lloj protagonizmi, por puna e hershme, apo punëra që nuk duken faqeza, mund të kenë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e individëve të caktuar. Politikat banale të ndjekura nga dy partitë kryesore në pushtet, mungesa e standardeve unike në kthimin e pronave, madje lakmia dhe babëzia e zyrtarëve të caktuar shqiptarë ndaj pronave të shumta të komuniteteve fetare, kanë prodhuar frustrim. Nuk është kuptuar dhe nuk është dashur të kuptohet sesa e rëndësishme është pavarësia financiare e komuniteteve fetare. Sot ka njëlloj qetësie, por studimi i këtyre dukurive është më dritësjellës sesa injorimi i tyre.
Pasojat e dukurive të tilla
Kontradikta kryesore në gjirin e bashkësive fetare në kohëra të ndryshme në vendin tonë ka qenë ajo midis interesit kombëtar dhe atij panortodoks apo panislamik. Lëvizjet e fillimshekullit të 20 me Fan Nolin në krye, apo hoxhallarë patriotë si Hafiz Ali Korça, Vehbi Dibra etj., kanë synuar në mënyrë largpamëse të shkëpusin bashkësitë fetare shqiptare nga ndikimet globale islamike dhe ortodokse me frymëzim rajonal, kryesisht grek, por situata nuk ka qenë gjithnjë lineare. Politikat e mençura të kabineteve intelektuale të Zogut kanë rezultuar të suksesshëm. Por pas rënies së komunizmit, mungesa e kuadrit fetar ortodoks, njëlloj mungese vizioni dhe përkulshmëria e autoriteteve tona, bënë që komunitetet tona të rikrijuara siç u tha më sipër, të bien në ndikime të huaja. Dhe pyetja shtrohet sërish në ngjarje të rëndësishme: cili interes duhet të mbizotërojë? Sepse shumë prej këtyre individëve mbrojnë interpretimin se myslimanët janë një komb, me gjithë thëniet e Kuranit për popujt e ndryshëm.
Pa hyrë në diskutime teologjike të thella, pavarësimi i Kosovës duhet të vendosë ama në pikëpyetje këto figura që ndihen të lidhura me shkollën që kanë bërë apo me predikues globalë myslimanë të linjës së ashpër. Pse vendet islamike, me përjashtim të Turqisë, nuk e njohën menjëherë pavarësimin e Kosovës? Nëse në njërën anë, ky ishte një lajm i mirë që zhvleftësonte pretendimet e serbëve apo kundërshtarëve evropianë të pavarësisë që paralajmëronin për rrezikun e një shteti islamik në zemër të Evropës, nga ana tjetër ishte lajm i keq. Ishte lajm i keq, sa i takon stabilizimit të Kosovës. Sa më shumë vende ta njihnin Kosovën dhe sa më shpejt ta bënin atë, aq më shpejt hapej rruga e anëtarësimit të saj në OKB dhe ndërtimi i institucioneve të saj, tranzicioni i pushteteve nga UNMIK, tek të zgjedhurit kosovarë etj.
Por, mbi të gjitha, ishte një lajm që tregoi se këto vende teokratike, pra ku qeverisin regjime fetare, vendosën interesin e tyre kombëtar mbi atë panislamik. Nuk e njohën pavarësinë e Kosovës me shumicë myslimane, për shkak se këto vende janë antiamerikane dhe se sponsorët kryesorë të kësaj pavarësie janë amerikanët. Nuk pranuan pra të bënin një gjë që, sipas tyre, favorizonte amerikanët në rrafsh global. Pa folur për atë se disa prej këtyre vendeve kishin dhe kanë raporte të privilegjuara me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë e dikurshme, prej të cilës kanë marrë dhe armë kohët e fundit. Mund të kenë probleme të ngjashme në territoret e tyre. E pra, këto vende islamike të linjës së ashpër, vendosën interesin e tyre kombëtar mbi interesin fetar, panislamik, që duhej t"i detyronte të njihnin pavarësinë e Kosovës, menjëherë ashtu siç besonin shumë optimistë.
Në këto kushte, ç"domethënë për një islamik shqiptar të linjës së ashpër të jetë antiamerikan, pasiqë amerikanët janë në konflikt me ndonjë klikë a regjim mysliman? Të zgjedhë midis qenies kombëtare, që i thotë t"i dojë amerikanët që janë aleatët tanë kryesorë, që po forcojnë kombin tonë në Ballkan? Apo të zgjedhë panislamizmin dhe vendet që nuk e njohën Kosovën që i sugjeron të urrejnë ata?
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e lexuar ne parlament
17-02-2008
Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,
Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,
Të zotuar për t"u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,
Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,
Duke riafirmuar dëshirën tonë për t"u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,
Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,
Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,
Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,
Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,
Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,
Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,
Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,
Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t"i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,
Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.
3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.
5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.
6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.
7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.
8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t"i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t"i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.
11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t"i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t"i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.
pamvarsia e kosoves ka ndare pamvarsimin e trojeve etnike
Sa Do te ndryshoj Pozitivisht Ne Kosov Lirimi I Ramushit
Lirimi I Ish-Kryministrit te Kosoves Ramush Haradinaj A mendoni se do te ben nje kthes  Pozitive ne qeverin e kosoves sidomos per rrafshin e dukagjinit se qeverija aktuale e ka len pas dore ...
VOTO PER PAVARSIN E KOSOVES
gazetes 'Corriere della sera', kete radhe per pyetjen:
A duhet ta njohe OKB-ja Pavaresine e Kosoves? (Secondo voi l'Onu
deve riconoscere l'indipendenza del Kosovo?)
Duhet te votoni me 'Si' (Po)
Linku per te votuar eshte ky:
http://www.corriere.it/appsSondaggi/pag ... d_1999.jsp
Nxitoni! Sepse serbet po votojne kunder nesh.
Votoni vete dhe dergojeni kete mesazh tek te gjithe kontaktet
tuaja.
NE E PERMBYSEM REZULTATIN E SONDAZHIT TE PARE
KESHTU DO TE BEJME EDHE ME TE DYTIN
Kujdes!
Gabimisht, shume njerez kane votuar duke ju pergjigjur mesazhit.
Gëzuar Pavarsinë e Kosovës
Përshëndes venqarisht të gjitha Familjet e Deshmorve të Kombit Shqiptar dhe Zoti javë lehtsoft Mërzin/Vuajtjen për më të Dashurit e tyre qe kanë dhanë Jeten për diten e sodit, për Pavarësinë e Kosovës.
Të nderuar Vëllezër dhe Motra siq e dim të gjithë, Kombi Shqiptarë ka dhën shumë Dëshmor për Pavarësin e Kosovës të cilen Sotë po festojm të gjithë së bashku. Por një nuk bën të harrojm asnjëher që Dëshmoret e Kombit dhanë Jeten e tyre për Pavarësin dhe ne tani kemi të gjithë Shqiptaret obligim që të kontribojm cdo njëri nga ne MAKSIMUM për ndërtimin dhe zhvillimin e Shtetit.
Këtë javë kemi Borçë Dëshmorve të cilet nuk gjinden në mesin tonë. (Lavdi për Deshmoret e Kombit)
***Të jemi tani edhe më të bashkuar, të ndihmojm e ta ngrisum njëri tjetrin, që ta ngrisum të gjithë sëbashku Kombin Shqiptarë sa më lartë, e atë e bëjm me punë dhe me vepra të mira, që të jemi gjithëmon sikur dhe tani që jemi Krenar që jemi SHQIPTARË.***
GËZUAR PAVARËSIN E KOSOVËS
Me respekt dhe përshëndetje nga
Zgjohuni, te kremtojme!
Hymni kombëtar
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhÃ©,
Po Shqipëria do të rrojë,