Paraqitja e Semundjeve Te ndryshme - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Dhimbja mund te shpetoje jeten
Çdo vit shpenzohen miliona në ilaçe të cilat lehtësojnë dhimbjet, qoftë kur bëhet fjalë për një dhimbje kokë të zakonshme ose për shërimin e sëmundjeve serioze.
Megjithatë, shkencëtarët pohojnë që ajo ndjenjë e tmerrshme luan rol kyç në mbajtjen e njerëzve gjallë, sepse vë në lëvizje proceset e fshehta shëruese.
Zbulimi i ri është shuplakë për punëtorët mjekësorë të cilët me dekada pohojnë që dhimbja gjithmonë shtyn shërimin e të sëmurit. Megjithatë, mjekët edhe në të kaluarën, më saktë në shekullin e 19-të kanë besuar që dhimbja është kyç për procesin e shërimit.
Tani besimet e mjekëve viktorianë janë treguar të sakta, veçanërisht te të sëmundjet siç janë sulmi në zemër, angina pektoris, diabeti dhe artriti. Shkencëtarët këtë muaj kanë zbuluar që dhimbja intensive pas sulmit në zemër mund të shpëtojë jetën e të sëmurit, ndërsa bllokimi i dhimbjeve me ilaçe të forta i kontribuon përkeqësimit të gjendjes dhe redukton shanset për mbijetesë.
Ata kanë zbuluar që gjatë sulmit në zemër sinjalet e dhimbjeve nga nervat e zemrës tërheqin qelizat burimore nga palca e eshtrave, të cilat përmirësojnë dëmtimet e shkaktuar me sulm dhe kthejnë rrjedhën e gjakut në zemër.
Mos merrni frymë me gojë!
Ndoshta era e pakëndshme e gojës suaj nuk vjen nga dhëmbët, por nga frymëmarrja me anë të gojës. Nëse merrni frymë me gojë dhe jo me hundë, atëherë i hapni rrugë shumë problemeve të dhëmbëve dhe gojës. Individët e shëndetshëm marrin frymë me hundë por në rast të një pengesë në këtë lloj frymëmarrjeje atëherë frymëmarrja mund të bëhet me anë të gojës. Por në të vërtetë kjo frymëmarrje është fillimi i një sërë problemesh të tjera.
1. Rritja e bajameve dhe mishit në hundë 46%
2. Bllokimi i hundëve nga alergjitë 17%
3. Përkulja e kockave brenda hundës majtas ose djathtas 14%
4. Mbështjellja e vrimave të hundës me mukozë
5. Nëse vrimat e hundës janë më të vogla se normalisht
6. Apnea e gjumit (ndërprerja e frymëmarrjes dhe zgjimi i trembur nga gjumi)
Ndërkohë që gjuha zakonisht qëndron në kupolën e qiellzës në rast të bllokimit, ajo ulet poshtë dhëmballëve. Nëse kjo vazhdon gjatë shfaqen vonesa në zhvillimin e qiellzës dhe nuk mund të arrijë gjerësinë e duhur.
1. Kanë fytyrë të gjatë
2. Gojë të hapur edhe kur janë të qetë
3. Buzë që nuk mbyllen ose mbyllen me vështirësi
4. Ndryshim në shqiptimin e disa shkronjave
5. Shfaqje e shumtë e mishrave të dhëmbëve kur qeshin
6. Tkurrja e muskujve rreth gojës kur gëlltiten
7. Nxirje e hallkave rreth syrit
1.Ngushtim i njëanshëm ose çift i nofullës së sipërme
2. Shkarja poshtë e dhëmballëve
3. Mos mbyllja e dhëmbëve përpara
4. Shtyrje e dhëmbëve të sipërm
5. Përparimi i nofullës poshtë (kjo ka lidhje veçanërisht me bajamet dhe mishin në hundë)
6. Higjiena e prishur e gojës dhe probleme të mishrave të dhëmbëve
Epilepsia. Si aplikohet tretmani mjekësor emergjent
Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo ju takon grupit te sëmundjeve konvulsive e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes).
Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’’ që nënkupton sulmin.
Disa prej llojeve të epilepsisë janë:
1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.
Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.
2. Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).
I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.
3.Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultët, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.
4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.
Shkaktarët e epilepsisë:
- Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
- Çrregullimet metabolike
- Lëndimet e kokës
- Temperatura e lartë
- Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
- Stresi emocional
- Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)
Simptomat:
1. Aura-nënkupton vërejtjen, parandjenjën kur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
2. Humbja e vetëdijes
3. Shtangie e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
4. Gulçim pas atakut dhe apatia
5. Ndonjëherë kokëdhembja.
Ndihma e parë:
1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
2. Të sigurohet i sëmuri të mos e godet kokën në bazë të fortë, ashtu që nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije etj)
3. Shpërthekohet rripi dhe çlidhet kravata
4. Largohet e gjithë ajo që mundë ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtë
6. Gjithherë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.
Ndihma e shpejtë nuk nevojitet nëse:
- ataku ka kaluar brenda 5 minutave
- nuk ka ataqe te reja
- i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies
Vëni re!
* Në atak, gjuha nuk preket pasi që mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës
* Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet
* Vendosja e gjësendeve metalike në dorë si p.sh. çelësave nuk ka arsyetim mjekësor
* Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)
* Nuk i jepet pacientit kurrfarë lëngu në gojë në fazën e atakut deri sa nuk këndellet.
Semundjet e trurit
(EPILEPSY), EPILEPSIA
Sa ka njohuri per kete semundje ne trevat tona?
Qka eshte EPILEPSIA?
Si fillon dhe a eshte trasheguese?
Sindroma e Ujkut-Njeri
Kjo sindrome ka prekur deri tani rreth 100 persona ne te gjithe boten, mes tyre te rritur por edhe femije e veqanerisht edhe vajza te vogla.Sëmundja shkakton tek keta person rritjen e qimeve te pazakonta sidomos në pjesen e fytyres, duke e shnderruar një individ ne nje ‘kafshe’ per nga pamja e jashtme.Ne fakt per te jane bere mjaft studime deri me tani dhe ky qrregullim mendohej se ka patur si shkak problemet gjenetike, por ne fakt nje ekip shkencetaresh i Universitetit te Kalifornise arriti te gjeje origjinen e anomalise.Behet fjale per nje dyfishim te ADN-se, prane genit SOX3.
Lajmi ka bere buje dhe eshte mirepritur edhe Larrt Gomez, i njohur si “njeriu-ujk”, nje aktor meksikan qe ka hyre ne librin e rekordeve Guinnes, si njeriu me leshator ne bote. Fakti qe eshte gjendur edhe shkaktari i semundjes ne fjale e ben ate te kurueshme ne nje te ardhme tjeter kur shkencetaret krahas shkakut mund te gjejne edhe antidotin e kesaj sindrome.
Proteus syndrom
Eshte syndrom (Semundje) shume i rrall totalisht 150-200 ngjarje  ne bote qe jane te regjistruar ne Literaturen Medicinale.
Kjo semundje eshte gjenetike dhe  paraqitet ne Lindje ,Jep shum shpejt  deformime te  trupit jo normal,dhe mu per kete ka mar emrin ky simptom simbas Zotin e detit  ''Proteus**ne Mytologin Greke qe bente ndryshimin e trupit ne shum menyra.
Do tju postoj nje shenim  qe ta kuptoni me mire nje refim e nje paciente qe ka lindur me kete semundje  e cila quhet Mandy Sellars nga  Accrington ne periferi te Blackburn Ne Angli.
Kjo vuan nga kjo semundje nga lindja,Mandy eshte paciente nje nder te 200-qintat ne bote qe ka kete semundje.
Rasti i pare per Literatur Medicinale  qe u njoft kjo semundje ishte John Merrick ne vitin 1800-tat dhe shumica e njofin si artist qe mirte pjes ne  shum filme acrobate me kembe te gjata.
Mandy lindi ashtu me kembe 3 her me te gjata se trupin qe kishte ,por diagnoza ju dha 30 vite me vone  dhe me ne fund tha: Per 30 vite e para here eshte qe ndihem mire dhe nuk jam e vetme ne bote ashtu siq kam menduar me pare qe jam nje trishtuse ne mes njerzve .Kembet e mija jan Pjes e  imja dhe trupit time dhe me bejne Unike,tingellon quditshem  qe e them kete por nga njehr harroj qe jam ndryshe nga njerzit te tjere .
Kembet e mia peshojne 70 kg thote ajo,dhe ka problem te blej veshje qe pasojn mua ,gjithmon Nena me ka qepur pantollonat e mia ,sepse ne shitore nuk gjinden numri im qe posedoje.
DHimbja e Barkut
Nëse fëmija juaj ka dhimbje të forta të barkut të cilat shoqërohen me të vjella, gjithmonë duhet konsultuar mjekun. Dhimbja e barkut mund jetë shenjë e infeksionit, e kapsllëkut apo e gjendjeve serioze mjekësore. Dhimbja e barkut gjithashtu mund të mos jetë e lidhur me probleme shëndetësore dhe thjeshtë mund të jetë mënyra se si fëmija juaj shpreh ndjenjën e stresit apo të ankthit (që nuk nënkupton që ai vërtetë nuk e ndjen dhimbjen!)
Çka e shkakton dhimbjen e barkut?
Dhimbja abdominale shpesh shkaktohet nga infeksioni (shpesh i shoqëruar me barkqitje dhe të vjella), nga reaksioni ndaj medikamenteve, nga intoleranca ndaj laktozës (vështirësia në tretjen e sheqerit të qumështit- laktozës), nga sëmundjet inflamatore të zorrëve (sëmundja e Crohn apo koliti ulcerativ), nga ulcera e lukthit ose e zorrës dymbëdhjetëgishtore, nga gastriti, nga problemet gjinekologjike ose nga stresi.
Tek vajzat adoleshente ngërçet menstruale (të ashtuquajtura “dismenorea”) janë shkak mjaft i shpeshtë i dhimbjeve të barkut. Gjatë periudhës së menstruacioneve vajzat mund të kenë dhimbje të lehta deri në të forta abdominale, në fundin e barkut ose në shpinë. Poashtu ato mund të kenë pështjellime (nauze), të vjella, barkqitje, kapsllëk ose dhimbje koke. Disa nga këto probleme mund të fillojnë një ose dy ditë para menstruacioneve dhe mund të zgjasin gjatë një pjese ose gjatë tërë periudhës së menstruacioneve.
Apendiciti akut (zorra qorre)
Diagnoza më e shpeshtë e dhimbjes akute abdominale e që kërkon intervenim kirurgjik është apendiciti akut (zorra qorre). Diagnoza fillimisht mund të jetë e vështirë, sidomos tek fëmijët nën moshën 3 vjeçare dhe shpesh mjekut i nevojitet një periudhë observimi në spital, për të konfirmuar dyshimin klinik. Është e zakonshme vonesa në diagnostikimin e pacientëve të kësaj grupmoshe. Dhimbja abdominale përgjithësisht bëhet më konstante dhe më e theksuar. Dhimbja shtohet gjatë lëvizjeve të pacientit dhe ndonjëherë edhe gjatë urinimit. Fillimisht dhimbja është difuze, pra e shpërndarë nëpër tërë barkun, pastaj lokalizohet dhe theksohet në pjesën e poshtme të djathtë të barkut; meqenëse pozita e zorrës qorre variron, mund të varirojë edhe pika e dhimbjes maksimale në bark. Apendiciti shpesh shoqërohet me anoreksi, nauze, të vjella, ose rrallë edhe barkqitje.
Çka është dhimbja abdominale rekurente?
Nëse mjeku ka përjashtuar gjendjet serioze mjekësore, por dhimbja e barkut është mjaft e ashpër saqë ndikon në aktivitetin e fëmijës tuaj dhe ndodh të paktën një herë në muaj, në periudhën prej të paktën tre muajsh, atëherë fëmija mund të ketë të ashtuquajturën dhimbje abdominale rekurente (poashtu e quajtur dhimbje funksionale abdominale). Dhimbja abdominale rekurente në mënyrë tipike prek fëmijët e moshës 4-12 vjeç dhe është mjaft e shpeshtë, duke prekur deri në 15% të fëmijëve. Shkaku i saktë nuk është i njohur, por arsyeja e dhimbjes mund të lidhet me dietën, ankthin, depresionin, ndjeshmërinë e shtuar ose mospjekurinë e sistemit. Fëmijët me dhimbje barku rekurente kanë një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e ankthit në moshën adulte.
Si mund të jetë dhimbja abdominale?
Dhimbja abdominale ka karakteristika të ndryshme, mund të jetë akute (që nënkupton dhimbja fillon në mënyrë të menjëhershme) ose kronike (që nënkupton që dhimbja fillon ngadalë dhe zgjat për javë ose muaj). Dhimbja mund të jetë e topitur (si e mpirë), mund të jetë e mprehtë ose si ngërçe. Secili tip i dhimbjes si dhe lokalizimi i saj në bark jep të dhëna të rëndësishme rreth shkaqeve specifike të dhimbjes, respektivisht sëmundjes specifike. Prandaj, është e një rëndësia të madhe “njohja e dhimbjes së fëmijës tuaj”. Në rast nevoje duhet ti shënoni në letër gjërat të cilat e bëjnë atë të ndihet më keq ose më mirë, kohëzgjatjen e tyre, problemet tjera bashkëshoqëruese (barkqitjet, të vjellat), etj.
Kur duhet dërguar fëmijën tek doktori?
Është shumë e rëndësishme të dimë kur duhet kërkuar këshillën mjekësore. Edhepse shumica e dhimbjeve abdominale të moshës fëmijërore nuk kanë shkak të njohur dhe nuk janë të rrezikshme, ka shkaqe të dhimbjes të cilat mund të jenë jetëkërcënuese dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Disa shenja dhe simptoma të cilat duhet të alarmojnë doktorin e fëmijës tuaj që të kërkojë ekzaminime të mëtejme janë:
* humbja e peshës
* shkalla e ngadalësuar e rritjes
* të vjella të shumta
* barkqitja e ashpër e vazhdueshme
* gjakderdhja nga trakti i tretjes
* dhimbja persistente në kuadrantin e poshtëm të djathtë të barkut
* ethet e pashpjegueshme
* histori familjare të sëmundjeve inflamatore të zorrëve
* gjetje tjera jonormale nga ana e doktorit gjatë ekzaminimit të fëmijës.
Këshilla se si prindi identifikon ose dyshon në sëmundje
Fillimisht duhet ditur se a ka fëmija juaj dhimbje barku apo jo?
Nëse po, a shoqërohen me të vjella?
Të vjellat a janë me ngjyrë të gjelbër në të verdhë, a përmbajnë gjak apo a duken si ngjyrë kafeje?
A e përshkruan ndonjëra nga fjalitë në vijim gjendjen e fëmijës tuaj?
* Ai ka pasur dhimbje konstante për të paktën tre orët e fundit.
* Pjesa e poshtme e djathtë e barkut të tij është e dhimbshme.
* Ka dhimbje të forta në abdomen
* Dhimbja e tij nuk largohet pasiqë ai vjell ose del për nevojë, si barkqitje.
* Barku i tij është i fortë ose i ënjtur.
* Ai ka temperaturë (mbi 39˚ C).
* Ka gjak në jashtëqitje.
* Ka një ënjtje në testisin e tij ose në qesen e herdheve.
Nëse po, atëherë duhet të alarmoheni dhe duhet menjëherë t’i drejtoheni shërbimeve të urgjencës së qytetit tuaj, sepse fëmija juaj mund të ketë gjendje serioze mjekësore në barkun e tij.
Ndonjëherë dhimbja abdominale është shenjë e ndonjë problemi me veshka ose me fshikëzën urinare (pra, me traktin urinar), prandaj duhet patur parasysh këto gjëra në lidhje me fëmijën tuaj:
* Fëmija thotë që ndjen dhimbje kur urinon.
* Ai urinon më shpesh se zakonisht.
* Ai e lag krevatin kohëve të fundit, gjë që është shumë e pazakontë për të.
* Urina e tij mban erë të fortë, të çuditshme dhe të keqe.
* Urina e tij duket ngjyrë rozë ose të kuqe.
* Ai ndjen dhimbje menjëherë nën kërthizë, ose në pjesën e poshtme të shpinës.
Nëse fëmija juaj përshkruan një nga gjendjet e përshkruara më sipër, atëherë drejtohuni kirurgut pediatrik ose pediatrit nefrolog, sepse dhimbja abdominale me gjasë është shkaktuar nga infeksioni i traktit urinar (ITU).
Si mund ta ndihmojë unë fëmijën tim?
Prindër të dashur, fëmijës tuaj mund t’i ndihmoni duke qenë pranë gjatë gjithë kohës, e sidomos kur ta vizitoni mjekun. Duhet t’i përmbaheni këshillave të mjekut me përpikëri. Ka momente kur mjeku mendon që trajtimi i dhimbjes abdominale me anë të medikamenteve mund të jetë i dëmshëm, sepse maskon dhimbjen duke fshehur shkakun e vërtetë të saj. Prandaj, ekzistojnë edhe metoda alternative të cilat quhen “teknikat e distraksioni” ose të tërheqjes së vëmendjes së fëmijës, nëpërmjet imazherisë së drejtuar, relaksimit progresiv apo auto-hipnozës.
Si trajtohet dhimbja abdominale?
Varësisht nga shkaku që ka çuar deri në shfaqjen e dhimbjes, do të bëhet dhe trajtimi i dhimbjes. Nëse shkaku është kirurgjik, atëherë vetëm intervenimi kirurgjik zgjidh situatën. Shkaku më i shpeshtë kirurgjik është apendiciti akut (zorra qorre), i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjike. Kur shkaku është infeksioni, atëherë do të ordinohet terapia me antibiotik në bazë të analizave përkatëse të cilat realizohen konform kërkesave të mjekut të fëmijës tuaj.
Mbani mend: mos e trajto asnjëherë fëmijën tënd me medikamente, nëse ai ka dhimbje barku, pa konsultimin me mjekun më të afërm! Pse?
Glaukoma kongjenitale
Glaukoma është neuropati optike atrofike - verbëruese, shfaqet si pasojë e çrregullimeve gjenetike, biokimike, hemo dhe hidrodinamike të syrit, të shkaktuara nga gjendje të ndryshme patologjike në sy ose jashtë tij.
Glaukoma është sëmundje sindromike që përcillet me:
1. rritje permanente apo intermitente e shtypjes së syrit (TIO↑);
2. ndryshime në papillën e nervit optik (Ekskavacioni E/D apo atrofia optike);
3. dëmtime të fushës vizive.
Sipas etiopatogjenezës dallojmë glaukomën parësore, dytësore dhe glaukomën kongjenitale - (e lindur )
Glaukoma kongjenitale ose e syri me shtypje të rritur të lindur
Është emërtuar asisoj gjendja syrit e karakterizuar nga një TIO↑ (hipertension intraokular) i lindur, përgjegjës për atrofinë optike-verbëruese.
Matja e TIO bëhet në mmHg. dhe kPa, dhe vlerat normale sillen nga: 10-22 mmHg. ose 1.3-2.9 kPa.
Glaukoma kongjentale ndahet në:
a. Glaukoma kongjenitale primare ( 20-22 % frekvenca)
b. Glaukoma kongjenitale me syndrome ( 44-46 % fr.)
c. Glaukoma kongjenitale secondare ( 32-34 % fr.)
Epidemiologjia
* Në 12.000-18.000 lindje, kemi një rast me glaukomë kongjenitale dhe mesatarja sillet nga 1- 4.71% të nr. total.
* Te 70% të rasteve, glaukoma kongjenitale paraqitet në të dy sytë dhe raporti në mes të seksit mashkull/femër është 2 me 1 apo 67-70%, me 30-33%.
Fiziopatologjia
Në rastet më të shumta, glaukoma kongjenitale (e lindur) është pasojë e një embriogjeneze, që e mbyll trabekulumin.
Tek fëmijët, muri korneo-skleral nuk e ka akoma ngurtësinë e cila karakterizohet me atë njerëzve të rritur. Ajo është elastike dhe që zgjatet dhe pëson, nën ndikimin e TIO, një ekspansion, i cili e shpie syrin të bëhet mbidemensional për të arritur, në format më të rreptë, një gjendje buftalmike (sy demi).
Simptomalogjia - shenjat
As i porsalinduri, as fëmija në moshën më të njomë nuk paraqet vështirësi vizuale të aftësisë së të pamurit. Obligim e kanë rrethi, dhe sidomos prindërit dhe pediatrit të alarmohen me shenja koreale shumë tërheqëse.
Megalokornea – (rritja mbi normale e madhësisë së kornesë)
Është e përcaktuar nga një korne e diametrit të zmadhuar në masë jo normale, mbi 12 mm. Diagnostikimi është shumë i vështirë me forma mashtruese, sepse anomalia paraqitet si përparësi estetike e pamohueshme.
Keni kujdes tek të porsalindurit, i cili na tërheq vëmendjen nga bukuria e “syve të mëdhenj”.
Errësira korneale
Distensioni korneal na shpie, në format e rënda, deri te ndërprerja e endotelio-descemetit dhe deri te humbja e transparencës me konstituimin e një edeme korneale parakimatoze kronike. Dalëngadalë, kornea bëhet tërësisht e padukshme dhe ngjyrë të bardhë në të thinjët. Kur kjo leukomë korneale (turbullimi i kornesë) paraqitet që nga lindja, prognoza është definitivisht e komprometuar dhe aftësia e të pamurit e humbur.
Fotofobia - (frika nga drita) është shenj e zakonshme e dhimbjes së kornesë në glaukomën kongjenitale. Mund të jetë një shenjë thirrëse dhe duhet të interpelojë rrethin dhe mjekun.
Te të porsalindurit të cilët i shmangen dritës, mendoni në glaukominë kongjenitale.
Buftalmia
Ky nivel shumë i përparuar dhe përfundimtar i glaukomës disgjenezike është nga njëherë kongjenital; atëherë ai e shënon një formë të rëndë të një zhvillimi postnatal; atëherë ai e shënon një neglizhencë fajtore të marrjes për sipër të pasojave nga prindi apo mjeku.
Syri është në mënyrë globale i zmadhuar në të gjitha diametrat dhe merr dukjen e një pseudo-egzoftalmie. Distensioni paraqitet sidomos në regjionin e limbit sclerokorneal, e cila merr dukjen si në të kaltër për arsye të rezultimit të dobësimit. Në këtë nivel, funksionet vizuale janë shumë të zvogëluara, madje edhe të shuara deri tek verbërimi.
Diagnostikimi
Mbështetet në një ekzaminim okular të detajuar i cili, në rastet më të shpeshta, mund të përcillet mirë tek fëmijët e rinjtë dhe ekzaminimi të bëhet nën narkozë.
Përveç paraqitjes në evidencë të HIO, ai mundëson:
- saktësimin e gjendjes së kornesë;
- njohjen e anomalisë së KIK;
- observimin e retinës, nervit optik dhe hulumtimin e shenjave të E/D (ekskavacionit/delfekcionit) glaukomatoz.
- realizimin e matjeve okulare të sakta të cilët do të shërbejnë për mbikëqyrjen e zhvillimit: të diametrit të kornesë, gjatësisë aksiale, etj;
- hulumtimin e keqformimeve okulare të bashkangjitura të cilët na mundësojnë vendosjen e diagnozës të glaukomës kongjenitale në një kontest të keq formuar të KIK më të zgjatur se sa disgjeneza e thjeshtë e KIK.
a. Atrophia dhe Excavacioni te GK; b. Excavacioni i Papillës te GK; c. Excavacioni i papillës dhe “Halo glaucomatosus”- (Shoka glaukomatoze) te GK.
Trajtimi
Bëhet me anë të kirurgjisë:
a) Goniotomisë
b) Trabekulotomisë ose sklerotomisë të thellë,
c) Trabekulektomisë,
d) Implanti i valvulave filtrative – valvula e Ahmed-it (sistemi i drenimit artificial)
Trajtimi hipotonizant me një kolir Beta-bllokues me një dozë të kontrolluar mirë mund të parashihet vetëm në fazën fillestare.
Përcjellja postoperative
Duhet të bëhen kontrollat e vazhdueshme te oftalmologu.
E ardhmja e pacientit
* Shumë rezultate të favorshme janë dukur te fëmijët që i janë nënshtruar operimit mes muajit të dytë dhe të tetë të jetës.
* Në moshat më të vjetra, operacioni është më pak i efektshëm në prevenimin e të pamurit. TIO është një faktor signifikant në vendosjen e shikimit të ardhshëm të fëmijës. Megjithatë, edhe kur TIO është mirë i kontrolluar, afërsisht 50% e fëmijëve nuk arrijnë shikim më të mirë se 20/50 (V = 0.4).
Parandalimi
Nuk mund të bëhet parandalimi, por në rastet suspekte, menjëherë duhet të bëhet tretmani nga oftalmologu që mund të mbroj shikimin e ardhshëm të fëmijës dhe të prevenoj humbjen e të pamurit.
Ashtu sikur në shumë raste të glaukomave, marrja përsipër dhe afatgjate të glaukomës kongjenitale korrespondon me mbikëqyrje të rregullt, çdo gjashtë muaj, me efikasitet terapeutik aq të rëndësishëm sa realizimi, madje edhe trajtimi.
Evitoni:
- Neglizhencën e fotofobisë të një të sapolinduri ose të një fëmije të ri.
Defektet e lindura të organit seksual mashkullor
Ka disa defekte të lindura të organit seksual mashkullor dhe këto defekte nuk janë shumë të shpeshta.
Në mesin e këtyre anomalive futen: hipospadia, mungesa totale e penisit, mikrofallusi (penisi i vogël), duplikacioni i penisit (dyfishimi i penisit), etj. Më e shpeshta është hipospadia e që është defekt i hapjes së kanalit që përçon urinën prej fshikëzës urinare jashtë trupit (uretra). Kjo hapje normalisht është në majën e penisit, ndërsa në rastet me defekt kjo hapje ndodhet më poshtë majës së penisit, biles deri në rrënjën e tij apo edhe më tej në qesen skrotale (herdhe).
Hipospadia është gjendje e rrallë, që ndodh 1 në 250 djem të lindur gjallë. Janë disa lloje hipospadish që klasifikohen në bazë të vendndodhjes së hapjes së uretrës, e që në përgjithësi ndahen në distale (afër majës së penisit të cilat janë më të shpeshta, por më të lehta) dhe proksimale (afër rrënjës së penisit, të cilat janë mjaft të rënda, por më të rralla).
Çka shkakton hipospadinë?
Në të shumtën e rasteve shkaku i kësaj anomalie të lindur nuk është mirë i njohur. Trajtimi me hormone (progesteron) i nënës gjatë shtatzënisë mund ta rris rrezikun për këtë sëmundje. Poashtu dështimi i testiseve të fetusit për të prodhuar sasi të mjaftueshme të testosteronit apo mospërgjegja e organizmit të fëmijës ndaj testosteronit shton rrezikun e zhvillimit të hipospadisë apo dhe të problemeve tjera gjenetike.
Si paraqitet hipospadia, çfarë janë simptomat?
Hipospaditë e formave të lehta zakonisht nuk shfaqin simptoma, sidomos tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël.
Hispopadia nëse nuk trajtohen në mënyrë korrekte kirurgjikisht, atëherë fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit mund të kenë probleme gjatë aktit të urinimit duke e pasur çurgun e urinës jo të drejtë apo si spraj. Në raste më të rënda mund të kenë vështirësi në derdhjen e urinës gjatë qëndrimit në këmbë. Kjo gjë i bën ata të frikësuar për “defektin” e tyre, sepse ata fillojnë ta diferencojnë gjininë. Ata tanimë e dinë që janë djem dhe që detyrohen të urinojnë si vajza, prandaj këta mundohen ti shmangen shokëve të tyre duke u mbyllur në vete. Kjo është shumë serioze në aspektin psikologjik. Djemtë me hipospadi janë të predispozuar të kenë edhe testis retent (të ngecur lartë, pra jo të zbritur në qese).
Si diagnostikohet hipospadia?
Hipospadia diagnostikohet me ekzaminim fizik qysh pas lindjes së pacientit, apo edhe më vonë gjatë rritjes së tij. Ndonjëherë është e nevojshme të bëhen disa teste tjera shtesë për të analizuar anomalitë e mundshme të bashkëshoqëruara të traktit urinar, siç janë ultrazëri apo ekzaminimet me kontrast me rëntgen (urografia intravenoze dhe cistografia miksionale).
Si trajtohet kjo sëmundje?
Në të shumtën e rasteve kërkohet intervenimi kirurgjikal për të korrektuar vendndodhjen e hapjes së uretrës në vendin e gabuar. Intervenimi zakonisht kryhet gjatë vitit të parë të jetës, me saktësisht gjatë moshës 6 deri 18 muajsh, për të minimizuar efektet emocionale të kësaj eksperience, por mund të kryhet edhe më vonë. Identiteti gjinor tek fëmijët nuk definohet deri në moshën 18 muajsh, prandaj nëse nuk realizohet deri në këtë moshë, duhet shtyre edhe për 1,5 deri 2 vite që ai të vetëdijësohet dhe të ketë kontroll ndaj urinimit.
Ekzistojnë disa teknika kirurgjike në lidhje me trajtimin e kësaj sëmundje, varësisht tipit të hipospadisë dhe këto teknika përfshijnë repozicionimin e uretrës, korrektimin e vendndodhjes së hapjes së uretrës në kokën e penisit dhe rekonstruktimin e lëkurës së zonës përreth hapjes së uretrës. Ngaqë lafsha e penisit mund të nevojitet si material për reparimin kirurgjikal, djemtë me hipospadi nuk duhet të bëhen synet pa u rregulluar problemi i hipospadisë më parë.
Komplikimet të cilat në të shumtën ndodhin tek fëmijët e rritur, apo tek të rriturit, përfshijnë gjakderdhjen, infeksionin, ngushtimin e kanalit (uretrës), hapjen e ndonjë vrime të re (e ashtuquajtura fistula uretrokutane), rekurvimin (shtrembërimin) e penisit, etj. Përqindja e dështimit të këtij operacioni është mjaft e lartë, ajo shkon 10 deri 15%.
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor
Osteoporoza eshte semundje metabolike e kockave, qe shoqerohet me humbje progresive te mases kockore, qrregullim te mikroarkitektures kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundesine e frakturave spontane.
Kjo semundje paraqet problem social dhe shendetesor ne gjithe rruzullin tokesor ne shtetet e zhvilluara, por edhe ne shtetet ne zhvillim (Kosove). Osteoporoza eshte semundje e moshes se shtyre. Eshte e rendesishme per shkak te kostos se larte te shpenzimeve te mjekimit dhe prevalences se larte te thyerjeve, te lidhura me lendimet per shkak te dobesimit te reflekseve, pengesave ne te pamurit, koordinimit te dobet te levizjeve dhe semundjeve neurologjike.
Osteoporoza postmenopauzale te femrat, paraqitet pas menopauzes dhe shoqerohet me nivel te ulet te estrogjeneve dhe rritje te nivelit te citokineve (IL-1,6, TNF-α) qe qojne ne resorbim te rritur kockor dhe kane rol ne sistemin RANKL-OPG (osteoprotegerin)-RANK. Perveq kesaj, estrogjenet luajne rol ne sistemin RANKL-OPG-RANK, per pjekjen dhe funksionimin e osteklasteve. OPG (osteprotegerini) futet ne superfamiljen e TNF-receptoreve, lidhet për RANKL ( receptorin e aktivatorit te faktorit nuklear KB-LIGAND) dhe e pengon lidhjen e RANKL me RANK ne osteoklastin e posadiferencuar. Per pasoje do te veshtiresohet diferencimi dhe inaktivizimi i osteoklasteve te pjekura. Ne mungese te estrogjeneve niveli i RANKL eshte i rritur, ndersa niveli i OPG i zvogeluar qe per pasoje shkakton resorbimin e rritur kockor.