Ngjarje Shqiptare te quditshme - Zemra – Portali Shqiptar Forum
SHqiptari rrah nusen e vet diten e Marteses
A e dini se cilat janë 50 çuditë shqiptare???
1. Shqipëria kufizohet me popullsi shqiptare
Me ndarjen e kufijve që u bënë në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria mbeti i vetmi vend në botë që kufizohet me popullsinë e vet. Edhe pse ndarja e kufijve ishte një padrejtësi e madhe historike, bëri që të krijohej një çudi e prodhimit shqiptar. Minimalisht edhe pse është një e keqe e madhe, kjo na bën që të jemi me krahët e ngrohtë për sa i përket mbështetjes në kufij. E vetmja pjesë ku ne jemi në mënyrë të drejtpërdrejt në lidhje me një shtet fqinj është Italia, por ky është kufi detar.
2. Relievi shqiptar, me të gjithë komponentët e vetë gjeografikë
Edhe pse jemi 28000 km2, në relievin tonë ka det, ka lumë, ka mal, ka fushë, ka kodra, ka lugina. Shumë shtete të tjera të cilat mund të kenë një sipërfaqe shumë më të madhe se sipërfaqja e Shqipërisë, shumë nga komponentët e relievit i mungojnë. Mjafton të përmendin Zvicrën, e cila ka një territor malor, por nuk ka det. Po pa det është dhe Kosova, por dhe shumë shtete të tjera. Shqipëria jo vetëm që laget nga deti, por nga dy të tillë madje. Relievi shqiptar është një dhuratë natyrore e pakrahasueshme.
3. Të fitosh pavarësinë i fundit
Shqipëria është një nga vendet që ka luftuar më tepër Perandorinë e Gjysmëhënës, por ishte e fundit në vendet ballkanike që e fitoi Pavarësinë. Në fillim të viteve 1900 shumë vende ishin të lira dhe të pavarura nga Perandoria Osmane, e cila i kishte mbajtur me shekuj me radhë nën pushtimin e vet, duke vendosur administratën osmane në këto vende. Të tillë si Greqia Serbia apo dhe të tjera e fituan Pavarësinë duke mos luftuar aq sa vendi ynë. Ne e shpallëm Pavarësinë në kohën kur Perandoria Osmane ishte në agoninë e vet.
4. Vjetërsia e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe dhe pse është një nga gjuhët më të vjetra në botë, dëshmia e parë e shkruar nuk i kalon 800 vjetët. Një nga gjërat që i bën shqiptarët të jenë krenarë dhe të vetëkënaqur është dhe gjuha. Sidomos gjuha e folur. Që në lashtësi kjo gjuhë ka qenë prezent përkrah gjuhëve të tjera të mëdha si greqishtja latinishtja etj. Por çudia qëndron në faktin se dëshmia e kësaj gjuhe nëpërmjet dokumenteve vjen jo më larg se afro 800 vjet më parë. Pra deri në këtë kohë kjo gjuhë ka qenë vetëm e folur.
5. Rrëzimi i komunizmit
Komunizmi në Shqipëri ka qenë në formën më të egër të vet, ndërkohë që ne ishim vendi i fundit i ish-bllokut të Lindjes që e rrëzuan atë. Enver Hoxha qëndroi plot 40 vjet në krye të vendit, duke instaluar një regjim tepër të egër. Shqiptarët regjimin e tij e vuajtën në përmasa të frikshme. Por e çudia qëndron në faktin se dhe pas vdekjes së diktatorit, komunizmi vazhdoi duke u bërë që të jetë i fundit në vendet e Lindjes që rrëzohet. Do të duhej pikërisht fillimi i viteve ’90, kur në Shqipëri ndodhën proceset transformuese, që të përfundonte edhe regjimi diktatorial.
6. Ndarja e pushtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore
Gjatë Luftës së Dytë Botërore kur shtete të ndryshme forconin radhët për të luftuar nazifashizmin, në Shqipëri bëheshin llogari se si do të ndahej pushteti pas çlirimit midis forcave politike. Mjafton të përmendin disa konferenca të njëpasnjëshme siç ishte ajo e Mukjes, ajo e Pezës, ku vendosej se si do të ndahej pushteti. Vendi ynë ishte nën pushtim dhe me një rrezik real për t’u copëtuar. Vendet e tjera shtonin radhët e tyre kundër pushtuesve, ne kërkonin ndarjen e pushtetit. Kjo çudi e hidhur historike pas luftës u kthye një bumerang për gjithë shqiptarët.
7. Vendi më i varfër që qarkullon më tepër para në Ballkan
Jemi ndër vendet më të varfra të Evropës (vendin e fundit kemi disa vite që ia kemi lënë Moldavisë) dhe megjithatë zëmë vendin e parë në Ballkan për paranë që qarkullohet për banorë. Kjo sigurisht që është e dhënë e saktë e Bankës Botërore. Kjo nuk na bën të kemi ndonjë të mirë të madhe, pasi këto para janë informale dhe në shumicën e rasteve janë vënë në mënyrë të dyshimtë dhe jo korrekte, siç janë aktivitet e ndaluara, trafikimi i drogës, i mishit të bardhë dhe të tjera si këto. Kjo statistikë përbën një çudi të radhës së shqiptarëve.
8. Fetarët shqiptarë, “nga fryn era”
Shqipëria është vend unik për sa i përket historisë së fesë, kushdo pushtues që ka ardhur këtu e ka pasur të lehtë që të imponojë fenë e vetë, duke hasur fare pak në vështirësi. Që nga lashtësia deri më sot, vendi ynë ka ndryshuar disa herë besimin fetar. Nga paganizmi i hershëm, vjen pushtimi romak, pushtimi bizantin, ai serb, pushtimi turk deri me fitimin e Pavarësisë. Ndryshimi i feve në shumicën e rasteve ka ndodhur nga përfitime të momentit të popullsisë sonë, por nuk përjashtohen dhe rrugët e tjera të përhapjes së fesë si dhuna, arbitrariteti, abuzimi, etj.
9. Shqiptarët, të gjithë politikanë
Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare lidhur me faktin se sa shqiptarë merren me politikë, është e sigurt që në Shqipëri shumica e popullsisë flet për politikë. Nëse në vendet e tjera homologe të Shqipërisë bëhen plane, projekte dhe punohet në mënyrë tepër cilësore, diskutimet në Shqipëri bëhen veçse për politikë. Ky sigurisht është një perceptim apriori, pasi nuk ka një studim apo anketim të posaçëm, por është e sigurt që këtë të dhënë nuk e hedh dot njeri poshtë, pasi është një fenomen që ndeshet për ditë në çdo familje shqiptare.
10. Të të vlerësojnë personalitetet të tjerët
Vendi ynë ka shumë figura të shquara në fusha të ndryshme. Ata më tepër janë vlerësuar nga të huajt se sa nga shqiptarët. Këtu mund të përmend një numër të madh të figurave shqiptare, që nga Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Karl Gega e plot të tjerë, të cilët kanë arritur të kenë një famë botërore, duke e gjetur veten më të vlerësuar në arenë ndërkombëtare sesa në vendin e vetë. Kjo është çudi për vet faktin se ne jemi një vend i vogël dhe nuk kemi luksin të kemi shumë figura të shquara siç mund të ketë një vend të tjetër me një popullsi disa herë më të madhe se ne.
11. Shkollat greke në Shqipëri, “pa nxënës”
Numri i shqiptarëve që ndodhen në Greqi është më i madh se i minoritetit grek në Shqipëri, mirëpo në Shqipëri po hapen disa shkolla greke, ndërkohë në Greqi nuk ka asnjë të tillë. Një luftë e gjatë diplomatike është bërë midis shtetit grek dhe atij shqiptar për një shkollë në gjuhën greke në Himarë. Kjo luftë përfundoi me realizimin e dëshirës së palës greke. Ndërkohë në qytetet greke numri i shqiptarëve është me mijëra, një shkollë shqipe nuk gjen dritë në vendin helen.
12. Dëshirë për shkollë apo shmangie nga puna
Në asnjë vend të botës nuk ka një kërkesë aq të madhe për shkollë sa në Shqipëri, ndërkohë për sa i përket punësimit ne jemi një vend me papunësi tepër të lartë. Kur mbarojnë shkollën e mesme shqiptarët në këto vitet e fundit i dëgjon se do të vazhdojnë shkollën e lartë dhe masterat pa pyetur fare se me çfarë rezultatesh e kanë përfunduar gjimnazin. Kjo është sigurisht një çudi shqiptare, pasi në çdo vend tjetër njerëzit pas gjimnazit në varësi të rezultateve kërkojnë shkollë ose punë. Madje më tepër shkojnë në punë sesa vazhdojnë arsimin e lartë.
13. Burri dhe gruaja, me të drejta të ndryshme
Ky është sigurisht një problem që ka ecur në vijimësi me shoqërinë njerëzore që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Por në Shqipëri hendeku midis burrit dhe gruas ka qenë disa herë më i madh se në vendet e tjera. Mjafton të përmendin një zakon të para disa viteve, ku ishte e ndaluar të ulej në një tavolinë burri dhe gruaja. Kjo sigurisht ka qenë një handikap shumë i madh, por në realitetin tonë ka qenë prezent. Në vitet e fundit janë bërë përpjekje për një barazi midis gruas dhe burrit, por që është tepër larg asaj që duhet të jetë.
14. Kabineti qeveritar shqiptar, më i madh se ai kinez
Shqipëria ka diçka më tepër se tre milionë banorë. Në kabinetin qeveritar të para disa viteve ka pasur 19 ministri, ndërkohë që shteti kinez, i cili ka afro 1.5 miliardë banorë, nuk i ka pasur kaq ministri. Ka qenë qeverisja socialiste e udhëhequr nga zoti Fatos Nano, e cila krijoi disa ministri krejt të çuditshme. Disa me portofol, të tjerë pa të. U krijua një situatë e çuditshme, pasi për të kënaqur ambiciet për karrierë të disa kolegëve të vetë, kryeministri i asaj kohe i bënte ministra.
15. Parti, më tepër se anëtarë
Në raport me popullsinë që kemi, jemi vendi i parë në botë për numrin e partive, plot 114 të tilla janë të regjistruara zyrtarisht. Numri 114 është një numër i cili konfirmohet nga regjistrimi i këtij viti, ndërkohë që të tjera mund të jenë shtuar. Kjo situatë ka të bëjë me çudinë që përmendëm më lart, që shqiptarët flasin më tepër për politikë. Po t’i referohesh standardeve që duhet të këtë një parti politike, në vendin tonë as që mund të flitet për to. Ka parti që i voton vetëm farefis
16. Popull mysliman, Heroi Kombëtar, i krishterë
Shqipëria në pjesën më të madhe të popullsisë është myslimane, ndërkohë Heroin e vetëm Kombëtar e ka katolik. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili u ndesh me turqit për plot 25 vjet, njihet në të gjithë botën dhe si një mbrojtës i flaktë i krishterimit, duke mos lejuar që ordhitë otomane të shkonin në drejtim të Perëndimit. Ai për hir të së vërtetës historike nuk qëndroi vetëm i krishterë, pasi u konvertua në mysliman gjatë kohës që shkoi nizam në Stamboll.
17. Vendi i varfër, me jetëgjatësinë më të madhe
Teksa shoqëritë e tjera vuajnë nga shëndeti i tepërm, qytetarët shqiptarë gëzojnë shëndet të mirë edhe pse jetojnë në një vend të varfër si Shqipëria. Jetëgjatësia e qytetarit shqiptar është 67 vjet për burrat dhe 74 vjet për gratë. Këto të dhëna të bëjnë të mendosh se, Shqipëria është vendi i çudirave. Kjo e dhënë bëhet dhe më e larmishme kur treguesi i moshës më të re i takon përsëri vendit tonë, duke u bërë kështu një nga vendet me moshën mesatare më të re në Evropë.
18. Populli më i armatosur, duke mos bërë asnjë luftë
Nga vitet 1945 deri në vitin 1990 kemi qenë shteti me popullsinë më të armatosur, ndërkohë që gjatë kësaj kohe nuk kemi zhvilluar as edhe një luftë të vetme. Enver Hoxha, Sekretari Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, që nga viti 1941 deri në vitin 1985 në projektet e tij politike kishte armatimin e vendit, pasi sipas tij, vendet imperialiste do të sulmonin vendin tonë, sulm që nuk erdhi asnjëherë. Koha e zborit ushtarak kujtohet jo pa nostalgji nga brezi i dytë dhe i tretë në vendin tonë.
19. Gjakmarrja shqiptare, me përmasat e Mesjetës
Gjakmarrja është një çudi shqiptare. Në asnjë vend të botës ky fenomen obskurantist nuk aplikohet, me përjashtim të vendit tonë. Në zonat rurale, por jo vetëm të vendit, fenomeni i gjakmarrjes është me përmasa të frikshme. Kështu në një vend që ka Kushtetutë dhe ligje të sanksionuara është e patolerueshme që të ketë individë që bëjnë vetëgjyqësi. Për sa i përket vendit tonë ky fenomen absolutisht negativ e vendos vendin tonë në një kuadër me shumë vende të prapambetura. Gjakmarrja në Shqipëri procedon si teori kompensimi “më vrave, të vrava”.
20. Të humbasësh në zgjedhje dhe të mos njohësh humbjen
Jemi i vetmi vend në botë që kemi 16 vjet në demokraci dhe humbësi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Që nga vitit 1996 e më pas, thuajse çdo herë humbësi i zgjedhjeve i ka klasifikuar si të manipuluara. Ky është një fenomen vetëm shqiptar, pasi të gjithë vendet e tjera me demokraci nuk hasin në një problem të tillë, i cili duket se ka fituar kombësinë shqiptare.
21. Të shpallesh mbret se të mbushet mendja
Mbreti Ahmet Zogu u vetëshpall mbret i shqiptarëve pa pasur as origjinë dhe asnjë vendim të posaçëm për një post të tillë. Që jemi vend me çudira, këtë e vërteton një mori veprimesh dhe qëndrimesh që kanë ndodhur në historinë e Shqipërisë. E tillë është vetëshpallja Zogut mbret i shqiptarëve. Ky moment në historinë e vendit tonë është trajtuar gjatë dhe veprimi i Ahmet Zogut është cilësuar si i çuditshëm. Në historiografinë shqiptare figura e mbretit Ahmet Zogu është parë më konfiguracione
22. Të jesh kohën më të madhe në luftë dhe të mos sulmosh asnjëherë
Një nga vendet që ka bërë më tepër luftëra, ndërkohë që nuk ka sulmuar asnjëherë një vend tjetër, është Shqipëria. Që në lashtësi deri në Luftën e Dytë Botërore, ne kemi qenë përherë në furinë e sulmeve të huaja. Por për çudi të së vërtetës historike, ne asnjëherë nuk kemi sulmuar asnjë vend të huaj, duke qëndruar gjithmonë në pozita paqësore kur nuk kishte luftë ose në pozita mbrojtjeje kur kishte të tillë. Sot në historiografi kjo është parë dhe se një pamundësi për të sulmuar nga pala shqiptare.
23. Izolimi nga bota, absurd shqiptar
Në vitet ’60 dhe ’70 vendet kërkonin që të vendosin marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën, Shqipëria vetizolohej, duke u larguar nga bota. Politika e vendosur nga Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij ishte për një mbyllje me botën e jashtme. Me përjashtim të disa vendeve, të cilat për shkak të regjimit të njëjtë me ne, me të tjerët, sidomos me perëndimorët u krijua një barrikadë tepër e madhe. Për të gjithë shqiptarët marrja e informacionit apo kulturës perëndimore ishte një utopi. Deri më sot as një vend të tjetër nuk ka krijuar një hendek kaq të madh me vendet e tjera sa vendi ynë
24. Shpif se diçka do të mbetet, normë e kulturës shqiptare
Në periudhën post-komuniste në Shqipëri politikanët i kanë lejuar të drejtën vetes që të shajnë, të shpifin për këdo dhe për çfarëdo, dhe të mos mbajnë përgjegjësi. Kemi një kategori politikanësh, të cilët në mënyrë krejt të papërgjegjshme akuzojnë, shajnë dhe fyejnë ata që nuk janë në linjën e tyre. Kjo sigurisht që ndodh dhe në vende të tjera, por ajo që në vendet e tjera do të ishte e papranueshme është fakti se këtu nuk kanë marrë një herë të vetme mundimin që të vërtetojnë qoftë dhe një akuzë të vetme.
25. Emri Fronti Demokratik, në krye qëndronte Enver Hoxha
Vrau të atin në Fier, xhaxhai: Faji i spitalit që e la të li
Përsëritet historia e vrasjes nga të sëmurët mendorë. Vetëm pak ditë pas ngjarjes në Donofrose të Beratit ku një 9 vjecar u masakrua për vdekje nga një 26-vjecar me çrregullime mendore, një tjetër ngjarje ka trondituar qytetin e Fierit kur djali vrau te atin e tij.
ME shum detalje  shikoni Videon ne vijim
Vajza Muslimane (shqiptare)me armikun ne shtrat
Pjesa 1
http://www.youtube.com/watch?v=tdfxZ2RK ... r_embedded
Pjesa 2
http://www.youtube.com/watch?v=EplI7L55 ... r_embedded
Pjesa 3
http://www.youtube.com/watch?v=lfdpdCCU ... r_embedded
Misteri i "Shpellës së ujkut"
Këto mistere lidhen me legjenda dhe rrëfime shpesh edhe të frikshme, mbi shpella, vendkalime, fortesa, gjurmë e burime, mbi të cilat qëndrojnë varur gojëdhana që flasin për ngjarje të mbinatyrshme, ndëshkime apo fenomene të tjera të çuditshme që kanë bërë bujë.
Një prej këtyre legjendave lidhet me një shpellë misterioze. Nga vendasit njihet si "Shpella e ujkut". Do udhëtojmë drejt Korçës, në fshatin Tren, ku ende edhe sot, shumë banorë kujtojnë me frikë atë që ndodhi qindra vjet më parë, brenda një shpelle ku u zhvillua një skenar i denjë për filmat horror.
Reportazhin e plotë mund ta ndiqni në kronikën e përgatitur nga stafi i "Pasdite në Top Channel".
Prizren 14-vjeqarja dhunohet nga Babai saj
Mire po i rriten gjinjte Bijes sonë !!
Vajza 17 Vjeqare Dhunohet nga Babai i Vet.
Pse gjyqtarë i fshehin dhunimet?
Dite me pare , nga shkalla e dyte ne gjykaten Supreme te Kosoves , Po shqyrtohej rasti ku babi e kishte lene shtatzene vajzen e tij 17 vjeqare dhe ajo priste te abortonte , ndersa ate , ligji e kishte denuar vetem me 3 vjet burgim.
Majlinda.G. i kishte floket e shprishura , trupi i saj dridhej , ndersa e ëma dhe i vellai ngjanin nje kufoma . Ajo here pas here fillonte te qaje ndersa koridori gjyshem i erret me shum e bente bindese at dhembje dhe at mjerim Dhunuesin , gjyqi e kishte denuar vetem me 3 vjet heqje lirie , ndersa ai i kishte larguar dhe nuk i linte me te jetonin ne shtepi ku jetonin gjithnjer.
Dhe .. pas disa minutave , ajo u alivanos . E ëma u shqetesua . i vellai nuk jipej dhe aq Shikimi i tij i vrazhde . dhe trupi qe i kishte shkakturar atij e kishin shenderruar ne njeri hijerende
Majlinda.G.E derguan ne spital pasi qe edhe ashtu duhej te abortonte.
Mjekeja e pyeti : '' Pse duhet te abortosh? A nuk mund ta lindesh femijen? Pse po e vret!?''
Ajo mbeti ne spital . ndersa vellau dhe e ëma u larguan
Pasi e kishin kryer abortimin nje gazetare e ngulte kembe qe ajo te ja jipte rrefimin e saj.
Pak E njihja babin tim!
Majlinda.G. Perbiu lotet kush e di per te saten her edhe tha: '' Un kete njeri qe e quajta me vite baba , e kisha pare shum rralle ., me kujtohet pak nga Femirija dhe ndonjeher kur nena thoshte se babai na ka derguar pak para sa per te mbetur gjallë. Krejt cka kujtoj para dhunimit qe me beri ishin ca dhurata qe na i solli , kur u kthye nga Gjermania . Jam rritur pa pranin e tij ndaj kur ai erdhi dhe me puthte un ndihesha keq . ndihesha sikur kete ta bente nje njeri i hauj e jo babai im. Ai me perqafonte vazhdimisht dhe jo vetem qe kalimthi perkedhelte vithet e mija , por qe kete dashuri njesoj nuk ia shfaqte edhe vllaut tim te vetem.
Gruaja dhunon burrin e saj polic
Gruaja dhunon burrin Dhuna ne Familje  Dhuna në familje që zakonisht është një fenomen që u adresohet femrave vazhdon të shtoje radhët me burra. Pas dy vitesh dhune fizike dhe psikologjike nga e shoqja një ish-efektiv i policisë se shtetit 53-vjeçari Kujtim Katana ka vendosur te rrëfehet.
Absurde, prindi shqiptarë dhuroj organet e të birit të vrarë
“Në spitalin Universitar të Rios, Patër, Greqi, indiferentizmi kaloj çdo cak morali, injorance dhe mospërfillje. Kjo Greqi, gjoja Europiane dhe e ‘qytetëruar’ është shumë herë më e pa qytetëruar dhe e shpërfytyruar, si ideologjikisht edhe moralisht se sa ishte Shqipëria e dikurshme”, ishin këto fjalët e gazetarit grek i cili përshkroi këtë ngjarje, sa tragjike dhe humane të një shqiptari shpirtmadh e të qytetëruar, i cili dhe pse dhimbja e tij shpirtërore ishte e shumë e rënd, si pasoj e humbjes së djalit të tij 18 vjeçar aksidentalisht, ai arriti të gjej kurajën dhe fuqi për të dhuruar organet e djalit të tij, por indiferentizmi, racizmi, injoranca e përgjegjësve të spitalit universitar të Rios, është e pa precedent, pasi ata e refuzuan atë.
Ngjarja.
Një shqiptarë 18 vjeçar, Zakaria, u vra në një aksident automobilistik. Augustini, babai i tij, i cili punon në një fshat bregdetar, Shën Spoiridon (Ntouvas)
Një shqiptar 18 vjeçar, Zakaria, u vra në një aksident me makinë. Augustini dhe babai i tij, i cili punon në fshatin bregdetar të Agios SPIRIDON (Ntuvja) u lëshua mes dëshpërimi të tij, drejtë spitalit universitar të Rios, për të dhuruar organet e të birit të tij. Por aty, nuk ishte askush dhe askush nuk ‘ e vuri ujin në zjarr’, u interesua për të marrë në dorëzim organet e 18 vjeçarit të pa jetë, veç kësaj, përgjegjësit e spitalit u treguan naiv , indiferent ndaj këtij prindi shqiptarë shpirt madh…. Ata treguan injorancën e tyre…
Greku Dhimitër Danika, i cili është kritik arti, opinionist, gazetar, letrar etj, shkroi: “Emri i tij Zakaria.
Kështu e pagëzuan në Greqi, gjithmonë i gatshëm, optimist, i buzëqeshur dhe zor se i kishte mbushur të Tetmëdhjetat. Një ditë, tek po transferoja një pllakë mermeri, në formë ‘govate’ me makinën time, i them ashtu duke buzëqeshur “A mund të më ndihmosh të transportoj këtë gur gjigand?”. Menjëherë pa humbur kohë, thirri dhe të vëlla e tij dhe hop, pa hap e mbyllur sytë, ‘guri gjigand’ u gjend në shtëpin time, thash t’i ofroja 5 euro, për ndihmën e shpejt që më ofroi. Por, ai e quajti këtë gjë ofendim. Ai gjithmonë ishte i gatshëm, gjithmonë human, me të gjithë ishte i buzëqeshur dhe i gatshëm t’ju ofronte ndihmë, ashtu pa u marrë kurrfarë leku.
O zot thash, njeri perëndie…
Ai një shqiptar! Ndërsa ne ‘Hellines’, me fëmijët tanë thashethemexhinj, grindavec, përtac, e më e keqja dembel e të papunë, tërë ditën me një ‘frape’ në dorë… Indiferent, të pa aftë, e të gjithë të depresionuar nga fermentimi dhe pasiguria. Armiqësor ndaj solidaritetit. Egoist dhe kurnac për të ofruar. Të më japësh, në do të japë. Gjithmonë të dyshimtë. Gjithmonë armiqësor. Gjithmonë jo mikpritës. Gjithmonë interesaxhinjë. Gjithmonë autistik.
Deri në momentin kur një lajmë hapi një vrimë në zemrën time.
Djaloshi u vra në një nga ato aksidentet e pa kuptimta të këtij vendi të botës së tret (Ellinotritokosmika). U përlota, në çast, mu prenë gjunjët. Si përfundim, njerëzit r mirë gjithmonë vdesin të rinj, zoti i merr gjithën pranë vetes. Mendova kështu për të ngushëlluar veten time dhe dhimbjen që ndjeve. Por, vazhdimi akoma më tronditës. Babai i tij; Augustin e quajnë se është katolik, ndërsa në fshat e thërrasin Vangjel, ishte punëtor, një punëtorë që punonte ditë e natë për të fituar bukën e gojës por, Shpirt Gjerë, Krenar, i Drejt, i Zgjuar dhe Trim, Burrë me Vend, Tradita e Zakone, cili ishte kurdoherë i gatshëm për të ofruar ndihmën dhe bujarin e tij. Me njëherë, në panikun që e kishte kaptuar, shkoi drejt Spitalit Universitar të Rios, për të dhuruar organet e të birit të tij. Një gjest vërtet human, njerëzor dhe bujarie. Ashtu siç i shkon për shtat një njeriu të mirë e shpirt madh, një krijese të talentuar dhe unike. Por, veprim i gabuar! Askush nuk ishte për t’i marrë në dorëzim…
Kjo Greqi gjoja Europiane dhe e qytetëruar, është shumë herë më e pa qytetëruar dhe e shpërfytyruar, si ideologjikisht, edhe moralisht dhe është shndërruar më keq se një vend i kategorisë së tretë, më keq se Shqipëria e vjetër. Në të gjitha nivelet. Po jua them juve këtë gjë mor Grekër…. Ta dini! Se këtyre të bekuarave (Shqiptarëve) u kemi borxh gjithçka. Sepse i dashur, këto krijesa të përbuzura janë qytetërimi i vërtet Grek. Ahh mor Zakaria, të jesh i sigurt, se një ditë gjithçka këtyre këtu (grekëve) do ty bjer mbi shpinë, do të paguajnë borxhin e madh që ju kanë. Pa kufij, të gjithë njerëzit një ditë, pa dallim race, ngjyre apo besimi do të krijojnë një vend më të mirë me copëzat e