Letersia Shqiptare - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Albanet dhe Iberet e Kaukazit
Keto dy popullsi te pastra pellazge i kane bere fort kureshtare gjuhetaret dhe etnologet e te gjithe botes.
Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe, po te marin parash se duke u nisur nga hipoteza e nje prejardhjeje te vetmen te njeriut, per shembull, nga Pamiri, dhe nje loje te dyndjeve se njerezimit, qe eshte krejt ne kundershtim me ate qe ka ndodhur ne realitet, - domethene qe kurre nuk ka pasur indoeuropiane ose indogjermane, qe do te kene emigruar nga India drejt Europes, por qe ka pasur pellazge, arge ose arias, te cilet duke u nisur, perkundrasi nga Europa drejt Azise, kane pushtuar Indine dhe i kane kthyer ne ariase popullsine e saj, - nuk do te shpjegohej ekzistenca e ketyre popujve, te izoluar ne kete drejtim.
Keshtu emri ALBANI, te cilet gjeografet e lashte i japin nje vend ne Kaukazin Lindor, atje ku sot ndodhet republika e Dagistanit(vendi i maleve), nuk eshte vene kote e rastesisht. Per kete ka pasur arsye, sepse ky vend i rrethuar nga male te larta piktoreske, qe arrijne deri ne lartesine 5500 m mbi nivelin e Detit te Zi mdje me larte nga ana e Detit Kaspik dhe pershkruar nga shume rrjedha uji, qe kane nje bukuri natyrore te hatashme e magjepse, dhe qe e bejne pjellore fushen e pamate qendrore. Te gjitha keto bukuri e cilese, nuk mund te mos u kujtonin argeve, ariasve ose shqiptateve te ekspedites ne vazhdim, vargmalet e vendlindjes dhe te mos i mbanin ne keto vise sa me gjate dhe ti shtynin me kalimin e kohes qe te mbeteshin e te nguleshin aty perfundimisht.
Edhe Straboni e ka pershkruar kete vend si te perbere nga lugina e madhe dhe e bukur e lumit Kuro, qe eshte emri i sotem (qe i jepet) ne persishten; sic thote ai, nga ana lindore ai prek detin Kaspik dhe ne perendim ka nje kufi te perbashket me Iberine e Kaukazit, qe gjithashtu eshte banuar nga pellazge, te cileve iu dha emri ibere. Ne veri te kesaj lugine ngrihen malet e Kaukazit dhe nje jug shtrihet Armenia.
Megjithate, duke ndjekur Plinin, albanet nuk banonin vetem ne territoret e kesaj Albanie te Kaukazit; ato banoni gjithashtu ne gjithe luginat e maleve te Kaukazit dhe ne pjesen tjeter te vendit qe arrinte deri ne Samari.
History Antike
Siç tregojnë egjiptianët, ata u kthyen në shekullin XII para Krishtit. Ishin shumë njerëz të armatosur me qëllime ndër më të këqijat, që përparonin nga Lindja drejt deltës së Nilit, duke lëvizur në tokë e në det: të parët në këmbë apo në karroca të tërhequra nga buaj, të shoqëruar nga familjet e tyre; të dytët mbi anije të ngjashme me gondola të mëdha, me një pemë të vetme, pa rrema e pa timon. Mes tyre, të njohur prej përkrenareve me bri, të tmerrshmit Sherden. E megjithatë, pavarësisht pabarazisë së forcave, egjiptianët arritën të dëbojnë pushtuesit në një betejë epike në det. Ramsesi III u krenua gjatë dhe për t'u siguruar që askush nuk do të harronte këtë fitore të madhe të tij kërkoi të ndërtohet pranë Tebës tempulli i Medinet Habu. Më pas e mbuloi me relievë dhe mbishkrime që kujtojnë edhe sot fitoren e tij mbi ata popuj: për këtë arsye e dimë që kundër tij luftuan Pelesët, Tjekerët, Shekeleshët, Danunanët dhe Uesheshët, përveç Sherdenëve të përmendur tashmë.
Lundërtarë
Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre? Shkatërrues barbarë të fuqive të mëdha lindore (mikenasit, hitejtë, egjiptianët, mitanët mund të kenë rënë prej goditjeve të tyre) apo pushtues civilë, luftëtarë të frikshëm apo mjeshtra të lundrimit, me origjinë nga Lindja apo nga Perëndimi: secili prej këtyre përcaktimeve ka nga pakëz të vërtetë. Edhe sepse mbi identitetin e tyre mund të bëhen vetëm supozime. "Bëhej fjalë për popuj mesdhetarë, lundërtarë, por jo vetëm, të cilët përmenden nga disa tekste në shekujt XIV dhe X para Krishtit", shpjegon Giovanni Battista Lafranchi, docent i historisë së Lindjes së Afërme në Universitetin e Padovës. "Në këto dokumente përdoren terma shumë gjenerikë: 'i gjelbër' për ta ishte deti, për këtë arsye sot i quajmë popujt e detit".
Të pakontrollueshëm
Si Ka Lindur Alfabeti Yne?
Letërsia e Moderne
Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve '20 e '30 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës. Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin
edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.
Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve '40.
Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve'30. Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin më. Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura. Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.
Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve '50 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve '50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë
letërsi.
Nga fundi i viteve '50, e sidomos me fillimin e viteve '60, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërish viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.
Letërsia e Vjetër
"Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha të bejtexhinjve etj.
Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta.
Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është "Historia e Skënderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm "Meshari", në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj., në Veri.
Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve. Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770
Ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.
Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.
Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri nër ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-1769). Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës (shek XVIII), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Letërsia Shqiptare
Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. XIX lidhur me lëvizjen e gjerë për glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin europian. U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombëtar i kësaj periudhe është Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i "Historisë së Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik e satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes së Pavarësisëi (1912) letërsia e zhvilloi më tej frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqërore. Përfaqësues i shquar i rrymës demo-kratike është Fan Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte At Gjergj Fishta. Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli. Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfëra dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënon krijimtaria në poezi dhe në prozë e Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publiçistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.
Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i kësaj kohe.
Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga çensura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vertetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar. Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndër më të rinjtë Etvin Hatibi.
Mangësitë dhe ngarkesat në Fjalorin e Gjuhës Sotme Shqipe, T
Komisionin përpilues e ka futur në lajthitje ngushtica (mendjemadhësia) separatiste jo gjithëpërfshirëse e përfaqësuesve gjuhësorë të trojeve tona të Shqipërisë etnike, prandaj dolën mbi 100 vërejtje!
Mangësitë dhe ngarkesat në Fjalorin e Gjuhës Sotme Shqipe, Tiranë-2002 (në tekstin e mëtejmë FSHS) si dhe nevoja për përzgjedhjen nga fondi i po këtij fjalori ato fjalë më të reja e që tingëllojnë më shqip nga ato më të vjetruarat, që nuk tingëllojnë shqip, duke filluar që nga origjina.
Bazuar në këso mishmashesh, fshatari dhe i huaji do ta braktisnin mësimin e gjuhës shqipe letrare standarde, si një nga gjuhët më të pakuptueshme dhe më të pakuptimta në rruzullin tokësor!?
ALBANÓI.Shqiptarët (albanët); në shekullin II të erës sonë e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin si popull dhe si fis shqiptar.
ALBANÓPOLIS.Qytet-Shtet i shqiptarëve (albanëve), që e vendos diku midis Durrësit dhe Dibrës; në shekullin II të erës sonë poashtu e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin e Qytetit-Shtet të shqiptarëve. (dhe kjo datë jetike për ne te FSHS dhe te asnjë fjalor nuk është shënuar kurrë!).
Në f. 39 të FSHS kemi fjalën AMORAL, ~E dhe AMORALSH/ËM (i), ~ME (e); si dhe në f. 503 IMORAL, ~E dhe IMORALITET, ~I: Komisioni përpilues duhet të përcaktohet vetëm për njërin ose tjetrin variant.
ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat. FSHS f. 23: pra, Shprehje përkatëse. Pasqyrim përkatës.
Në vend të këtij mbiemri joshqip, duhet të përdorën dy të tjerë shkëmbyerazi:
GJEGJËS, ~E mb. që FSHS nuk e ka! Dhe:
PËRKATËS, ~Emb. që FSHS e ka, por është shpjeguar keq, duhet të përputhet me mb. ADEKUAT, ~Emb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat. FSHS f. 23: pra, Shprehje përkatëse. Pasqyrim përkatës.
ANEKDOTÍK, ~Emb.1. Që ka natyrën e një anekdote; që ka të bëjë me anekdotën. Tregim anekdotik.2. Që i ngjan një anekdote, që është për të qeshur; që është jo i zakonshëm në jetë, që nuk është për t’u besuar shumë. Ngjarje anekdotike. Rast anekdotik. FGJSSH, f. 33. (çuditërisht ky mbiemër nuk figuron edhe në FSHS, mbase si “e vjetruar”, ama nuk është eliminuar njëherazi poashtu edhe emri-ANEKDOTË: pse mbiemri na qenkësh vjetruar kurse emri nuk është vjetruar njëherazi!?).
ARANÇAT/Ë, ~Af. Pije freskuese, e përgatitur me lëng portokalli. FSHS, f. 49. (e pse jo-PORTOKALLATË!?Shih PORTOKALLATË.
AMNESTÍ, ~A. f. sh. ~, ~TËdrejt. Falje ose ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi. Amnesti e përgjithshme. Përfiton nga amnestia.
AMNEST/ÓJ kal., ~ÓVA, ~ÚARdrejt. Ia fal ose ia ul dënimin e dhënë nga gjyqi.
Kurse AMNISTI, ~A, si dhe AMNISTFSHSÓJ te FSHS, f. 39, të shlyhen fare, ngase në popull gjithandej mbizotëron emri- amnesti, edhe te Sokol Dobroshi: FJALUER SERBOKROATISHT-SHQIP, botoi “MUSTAFA BAKIJA”, Prishtinë-1953, f. 5. e ka: amnesti.
AUTOKRITIK/Ë,~Af. sh.~A, ~AT.Vetëkritikë. Autokritikë parimore (e shëndoshë). Bëri autokritikë. FSHS, f. 67.
Kaq thuhet dhe asgjë më! Pra, me çdo kusht ruhet fjala e vjetër dhe pasivizohet fjala e re, duke mos e trajtuar te shkronja-v: VETËKRITIKË.
BRÓK/Ë,~A,f. sh.~A, ~AT. 1. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. Piu ujë me brokë.2. Masë drithi prej druri, që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). E ka kokën sa një brokë. FSHS, f .141. Ngjashëm e ka edhe FGjSSh:
BROKË I f. sh. 1. Enë druri e rrumbullakët, që përdoret si masë drithi dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). Lëmi hodhi tridhjetë broka. 2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që shërben për të mbajtur ujë, verë etj. Brokë balte (qelqi, porcelani). Brokë uji. Pi me brokë.
BUÇUK,~Um. sh.~Ë, ~ËT.Brokë drithi...
SHINÍK,~Um. sh.~Ë, ~ËT.Enë druri e rrumbullakët, që shërben si masë drithi dhe që nxë nga 25 deri në 110 okë; sasia e drithit sa nxë një enë e tillë. Shiu në korrik, misri me shinik. / fj. u. FSSH, f. 1243.
Vërejtja jonë: e zë Nasradin Hoxha një lepur dhe e fut nën një buçuk dhe shkon t’i thërrasë fshatarët që t’ua tregojë lepurin; ama paraprakisht i thotë gruas që të mos e lëviz buçukun. Gruaja kureshtare e lëviz buçukun dhe lepuri ik në mal. Kur erdhën fshatarët, Nasradini po iu thotë: afrohuni, afrohuni, ama kur e çoi buçukun, s’ishte lepuri! Nasradini iu bërtiti: a e dini pse iu kam thirrur?- dy buçukë bëjnë një shinik, shpërndahuni! Pra, autorët e Fjalorit e kanë shpjeguar ca më keq se Nasradin Hoxha! Ata nuk ia kanë caktuar prejardhjen, dhe broka sigurish vjen nga gjermanishtja, e në rastin konkret, më mirë ka qenë të shpjegohet me:
BAK/ÁLL,~ ÁLLIm. sh.~,ÉJ, ~ÉJTË.FSHS, f. 74.Dhe kjo do të përputhej me gjermanishte-Bröke, si dhe Brökenstube:
BAKALLË/K, ~KUm. kryes. sh.~QE, ~QET.vjet.Sendet që shiste bakalli; Merrej me bakallëk. FSHS, f. 75.
CINGËR/OJjokal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. vet. veta III. Nxjerr një zë të hollë, të zgjatur dhe si të çjerrë; kuis, pingëroj (për kafshët e kandrat); qaj me zë të hollë e vajtues (zakonisht për fëmijët e vegjël). 2. fig. Ankohem për diçka, qahem. 3. Më kumbon në vesh një tingull i hollë e i zgjatur. Më cingëroi veshi. FSHS, f. 173.
Kaq "shpjegon" fjalori. Për autorët e fjalorit nuk cingëruaka: ora e zgjimit, zilja e derës, zilja e biçikletës!
CUB,~Im. sh.~A, ~AT. 1. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Doli cub. 2. Trim kokëkrisur; kaçak. Cub mali. FSHS, f. 177. (sic!): që nuk bën të vihet shenja e barazimit midis emrit cub-kaçak, në krahinën tonë të Gallapit e di çdokush.
DASHÁR,~Im. sh.~Ë, ~ËT.Dasmori që sjell sipas zakonit dash në dasmë. FSHS, f. 214. (Mrekulli! Shpikje e shekullit! Kush e di nga cila trevë “aq e begatë” paska lindur kjo fjalë!? Ngase zakonisht shqiptari e çonte në dasmë gjysmë kilogram sheqer, oriz... Po nëse dasmori sjell një cjap, a mund të quhet-cjapar!? E nëse e sjell një-sheleg- shelegar!?).
DEMUSH, ~I m. sh. ~A, ~AT. Dem i ri e i shëndoshë. FSHS, f. 222.
Shih MËZ/ÀT, ~ÀTI m. sh. ~ÈTËR, ~ÈTËRIT.
Sepse Demush, është emër përkëdhelës për- Adem: Dema, Demushi.
DINJITÁR, ~Im. sh.~Ë, ~ËT.vjet.Aiqë zinte një vend të rëndësishëm në shoqëria, në hierarkinë feudale etj.; funksionar i lartë. FSHS, f. 241. ( fill nën këtë emër trajtohet emri DINJITÉT, ~I m. (me të gjitha cilësitë e vlerave- dhe i pavjetruar!?) Shpjegimi i parë na qenkësh-feudal, kurse shpjegimi i dytë-bashkëkohor!?! (sic!).
DIVERGJÉNC/Ë, ~Af. sh.~, ~AT. 1. libr. Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje. Divergjencë ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Divergjenca e vektorit/mat. Divergjenca e tipareve/biol. Divergjenca e dialekteve/gjuh. FSHS, f. 246.
Shih NDËRANËSIM/I m. sh. ~, ~ET.
DIVERGJÉNT, ~Emb. spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze divergjente/fiz. Zhvillimi divergjent. Zhvillimi divergjent i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) divergjente. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër. Mendime (qëndrime) divergjente. FSHS, f. 246.
Shih NDËRANËSIM/E mb.
BEFASÍ,~A f. Gjendja në të cilën jemi të papërgatitur për diçka; të qenët i papritur; veprim i papritur e i menjëhershëm. E zuri (e kapi, e gjeti) në befasi. E sulmuan në befasi. Përdori befasinë. FSHS, f. 99.- është shpjegim i mangët, sepse nuk lidhet dhe me:
SURPRÍZ/Ë,~Af. Fjalë e huazuar nga frëngjishtja. FGJSSH këshillon që në vend të saj të përdoret fjala shqipe e papritur; p. sh. e papritura e madhe e kampionit. Një e papritur e këndshme (e pakëndshme, e hidhur). Ardhja e tij qe e papritur. FJALOR-i nga AKADEMIA E SHKENCAVE E RSH, f. 175.- as ky Fjalor nuk e shpjegon mirë as nuk e lidh me emrin-befasi; as FGJSSH nuk “këshillon”!? Përkundrazi, edhe FSHS vijon me të tijat shah më vete, pa përfillur FJALOR-in e Akademisë!? E që është edhe më keq dhe më e befasishme, dy nga anëtarët e grupit të përpunimit, Emil LAFE e Jani THOMAI janë edhe te njëri edhe te tjetri Fjalor, gjë që në fakt do të thotë se ata nuk pajtohen dhe janë në shpërputhje e në kundërshtim edhe me vetveten e tyre!?
Shih BEFASÍ,~A f. sh. ~,~TË.
DÍSHT/Ë, ~Af. sh. ~A, ~AT.Govatë ose kuti ku bie mielli a diçka tjetër e bluar. Dishta e mullirit. Dishta e kafesë. FSHS, f. 244. (as është “govatë” e as “kuti”!! Ajo mund të shpjegohet: Magje, Arkë ose Sënduk.); kurse për pjesën e mullirit të kafesë, Shih DÍSHTËZ, ~A f. sh. ~,~AT.
DIVORC, ~I m. sh. ~E, ~ETlibr. Zgjidhje e martesës; ndarje. FSHS, f. 246.
Ismail KADARE anuloj viziten e tij në Greqi
kishte programuar në datën 19 prill për shkak të sloganeve raciste ndaj
shqiptarëve në datën 25 mars nga Njësitë Detare greke.
Shkrimtari ynë dërgoi një letër ku me anë të së cilës anulon
leksionin që do të jepte në datën 19 në Megaro Musikos (Megaron Plus):
“Duke pasur parasysh ngjarjet e kohëve të fundit shumë të pakënaqshme
që ndodhën në Athinë duke shënuar racizëm ndaj shqiptarëve vendosa të
anuloj vizitës time në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë admirim që kam për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klimë të tillë, të cilës i mungon çdo gjurmë e qytetërimit, vizita ime do të ishte e parakohëshme.” Përgjegjësit e Megaro Musikis në Athinë,përsa i përket letrës së dërguar nga shkrimtari shqiptar,deklaruan se “Ne mendojmë se në raste të tilla është i domosdoshëm promovimi i dialogut konstruktiv dhe bëmë çdo përpjekje për ta sjellë Kadarenë në Athinë duke shpresuar se në të ardhmen shkrimtari do të vijë dhe ta shikojnë nga afër adhuruesit e tij
të Greqisë.”
Duhet te tregojme ne fillim qe kemi rrespekt per vete, pastaj per te tjeret. Nje vendim shume i llogjikshem. Sado qe kam disa rezerva per Kadaren, e pershendes per kete.
Studimet për gjuhën shqipe (2)
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, që ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis përëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
histori
Giza është qytet arab ne Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil. Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe , ka afër 2 milion e 700 mijë banor sipas një statistike të bërë në vitin 2006.
Popullsia e saj e madhe ne raport me sipërfaqen e bënë përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më te mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë.
Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitor, dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar, dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti.
Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me emrin “kompleksi i piramidave të Gizës”. Ky tempull bashkë me piramidën e madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike, misteri që mundon sot njerëzit anë e mbanë.
Gjithashtu ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të lashtë egjiptian, pë r të cilët historia që njohim flet vetëm me supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë te panjohura mbi këtë vend të cilat edhe sot e kësaj dite, s’gjejnë dot zgjidhje.
Ekzistojnë shumë teori të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, puna vije edhe aty, saqë thuhet nga disa shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion te tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër.
Më poshtë do të paraqes strukturën e piramidave (tre sa janë gjithsej), dhe mendimet e shkencëtarëve në lidhje me këto ndërtime të rralla.
Historiku i Egjiptit
Njerëzimi është qenje që është civilizuar shkallë-shkallë, këtë renditje kaq komplekse shoqërore, e prish qytetërimi egjiptian. Egjiptianët edhe pse janë qytetërimi më i vjetër i historisw njerwzore, ata kaq qenë shumë më të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës se sa babilonasit, arabët,e romakët, që cilësohen shumë më të vonshëm se sa egjiptianët.
Egjiptianët janë qytetërimi më i lashtë që e njeh relativisht njerëzimi, qytetërim i cili është zhdukur krejtësisht, nga arsye ende të panjohura. Nuk ka qenë popull arab, kurse egjiptianët sot nuk janë po ata egjiptian që kanë qenë atëherë, egjiptianët në kohën tonë janë arab apo sllav.
Ata ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik, e parimeve gjeometrike. Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar, në aspektet shkencore e kulturore, si popull i cili qysh në kohët më të hershme kishte paraqitur për herë të parë kalendarin, dhe herioglifet , të cilat ishin paraardhëse të numrave romak e arab, me të cilët u zhvillua në përmasa gjigante shkenca.
Ishin gjithashtu shpikësit e parë të letrës në të cilën shkruajmë. Qytetërim me një kulturë shumë ndryshe nga te gjitha kulturat tjera botërore, më ceremoniale, më unike, e shumë më e veçantë .
Besohet se qytetërimi Egjiptian filloi 5000 vjet më parë.
Piramida më e madhe e Gizës ajo e Keopsit është ndërtuar gjatë dinastisë së katërt në Egjipt nga faraoni Khufu.
Egjiptianët thamë se e përdornin për nevojat e tyre edhe shkencën e astronomisë për matjen e kohës, për stinët e vitit, muajt e tjerë.
Ata posedon bibliotekat më të vjetra në botë, që cilësohen të parat ne llojin e saj, të ndërtuara e projektuara po nga ky qytetërim, këto biblioteka janë gjetur kohëve të fundit nën rërën e Egjiptiane.
Piramidat
Piramidat e Gizës
Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha).
Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e bart edhe një kamion i madh.
As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, bile janë xhuxh çdo ndërtesë tjetër në botë më të për madhësi, peshë, e përpikëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani.
Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinorë, madje edhe nga hëna.
Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar.
Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh.
Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptian, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion sllavë. Pikën e parë shumë shkencëtar po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës, dhe teknologjisë së atëhershme.
Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtet në inxhinieri e arkitekturë. Sot ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi.
Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e ligjeve matematikore. Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër te thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin një numër aq të madh njerëzish?
Kësaj pyetje ende nuk është mundur t’i gjendet një përgjigje.
Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër.
Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë.
Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit.
Ne kohët e kaluara është menduar se në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar.
Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka.
Nga disa studiues mendohet se nën piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore.
Shkenca konstaton se ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare.
Shkenca supozon se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj te mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj.
Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi vizitoj dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument?
Është vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte, edhe ndërtimin e shtëpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo?
Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte te njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit.
Sepse edhe vetë praktika tregon se egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët?
Thuhet se civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës.
Në historinë e tij Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej ne disa perëndi ndër të cilat ishte edhe perëndia “Ra”, perëndia e diellit e cila ishte mbi të gjitha.
Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin ne atë pikë saqë ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport.
Bauvalin e mahnit fakti se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t’ia siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të, bile edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një funksion tjetër.
Ka të tillë qe mendojnë se piramidat janë ngritur si stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i përshtatshëm për një eksplorim të një race tjetër, pikërisht në qendër të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha.
Disa të tjerë mendojnë se Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Dhe një supozim tjetër thotë se ato janë përdorur si observator astronomik.
Deri vonë piramida e madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u ndërtua në Paris Kulla e madhe e Ajfelit.
Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale: Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden ne mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta. Pikërisht “kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet në qendër të tokës.
Si është e mundur që egjiptianët t’i dinin dimensionet e sakta të tokës, përderisa toka ende atëherë paramendohej si një pllakë?
Egjiptianët përveç tjerash ishin edhe matematikan të zot, është e mundur kjo?
Sipas historisë në kohën e dinastisë egjiptiane nuk ishte shpikur ende ligji ndoshta më i thjeshtë matematikor, ai për raport, ndonëse egjiptianët kishin bërë llogaritje shumë më të ndërlikuara.
Piramida
Matemiatika në Gizë
Vetë piramida dhe pozita e saj tregojnë se aty është përdor një matematikë e pashoq e shumë komplekse...
Së pari ajo nuk është ndonjë piramidë e çrregullt, ajo është saktësisht e rregullt, dhe që i përshtatet formulës së Pitagorës për trekëndësh C2=a2+b2. Por Pitagora këtë formulë e kishte shpikur mija vjet pas ndërtimit të piramidave, si është e mundur?
Piramida e vogël e Gizës (Menkaure) : lartësia- 65 metra, brinja a- 103 m
Piramida e mesme e Gizës (Khafre): lartësia- 136 metra, brinja a- 215 m
Piramida e madhe e Gizës (Khufu): lartësia- 146 metra, brinja a - 230 m.
Ta marrim per studim matematikor piramidën e Keopsit (Khufu), piramida me përmasat më të mëdha, në mënyrë që ta vërtetojmë rregullsinë e saj.
C2=a2 + b2
C2=1/2 a2 + b2
C2= 1152 + 1462
900 + 510+ 390 = 1800
1800 = 1800 185.922=13225 + 21316
185.92= 34541
185.9= rrënja katërore te 34541
185.9=185.9m
Pra llogaritjet kanë qenë tepër të sakta. Por për arsye të kohës dhe zhvendosjes së piramidës ka devijuar për shumë pak milimetra (sepse për llogaritje, a-në dhe b-në kemi marrë të rrubmullakësuar) është e njohur nga bota shkencore se çdo ndërtesë në botë devijon për disa metra me kalimin e kohës, shkencërisht është konstatuar se në kohën kur ajo është ndërtuar ka qenë frikshwm e saktë në mënyrë milimetrike.
Shtëpia e bardhë ka devijuar nga përmasat e saj, prej kohës së ndërtimit e deri më sot, për disa metra, kurse piramida e Keopsit për afro 5000 vjet ka devijuar vetëm me milimetra , edhe ky është një fakt shumë i habitshëm
Ky është vetëm fillimi i mistereve të piramidave të Gizës...
Është gjithashtu e çuditshme se lartësia e piramidës korrespondon saktësisht me lartësinë e diellit nga toka.
Ajo është vendosur 4 gradë nga skajet e busullës, një saktësi që nuk është arritur kurrë.
Një egjiptolog tjetër thotë se kush do që do ta kishte ndërtuar piramidën ai ishte plotësisht i aftë të përcaktonte gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, kjo është e habitshme sepse teknologjia për ta zbuluar gjerësinë gjeografike u shpik në vitet 1600.
Një fakt tjetër interesant është se forma e piramidës është përsoshmërisht e përshtatshme për reflektimin e radarëve.
Ja edhe disa llogaritje tw tjera matematikore, disa parime tw gjeometrisw, qw kishin shfrytwzuar egjiptianwt. Fillimisht vlenw tw theksohet se tw gjitha brinjwt e tri piramidave janw saktwsisht paralele njera me tjetren.
Simetralia e cila lwshohet horizontalisht nga piramida Khufu, pritet saktwsisht nwn kwndin 900 me simetralen vwrtikale qw lwshohet nga piramida Khafre, dhe formohet saktwsisht kwndi i drejtw, dhe hypotenuza qw foromohet nga kulmi O i pirwmidws Kahfre kalon nwpwr kulmin B, kalon nw kulmin C1 tw piramidws Khufu, dhe pwrfundon saktwsisht nw qendrwn e piramidws sw madhe- nw kulmin O1.
Kjo paraqet njw lidhje fasionuese ndwrmjet dy piramidave (fig 5). Tw dhwnat i keni nw figurw dhe mund ta vwrtetoni edhe nwpwrmjet teoremws sw Pitagorws saktwsinw e trekwndwsiht tw formuar. Sa pwr informatw Cubits, wshtw njwsi qw wshtw pwrdorur nw figurw, wshtw njwsi egjiptianw e lashtw, e cila wshtw e barabartw me ½ e metrit. C duhet tw jetw 929.5 cubits, ose dikur afer 464 m.
E njwjta vlenw edhe tek piramida e vogwl e Gizws me piramidwn e madhe. Nw fillim e bwjmw tw njwjtin veprim. Lwshojmw simetralwn horizontale nga piramida e madhe e Gizws, dhe simetralwn vwrtikale nga piramida e vogel e Gizes (Menkaurit), ato priten saktwsisht nwn kwndin 900, dhe drejtwza qw lwshohet nga qendra O1 deri nw qendrwn O, formon saktwsisht hipotenuzwn e njw trekwndwshi tw forumuar kwndwdrejtw.
Pwr tw mos vazhduar, ky rregull wshtw i pranishwm ndwrmjet cdo piramide nw kompleksin e Gizws.
Lidhja e piramidave me yjet, është një ndër faktet më të mahnitshme në kompleksin e Gizës
.Për të vërtetuar se a kishin piramidat e Gizës ndonjë lidhje astronomike, që besohej shumë kjo nga shumë njerëz, nëpërmjet disa mjeteve me teknologjinë e fundit, është kthyer pozita e yjeve në të kaluarën, për të shikuar mos ka ndonjë ngjashmëri priamidat me yjet.
Rezultati është i frikshëm.
Ne vitin 2450 para lindjes së Krishtit, pikërisht ne kohën kur janë ndërtuar piramidat, ne hartën grafike të yjeve figurojnë tre yje të cilat ne sy të parë ngjajnë me pozitën e tre piramidave të Gizës.
Pas llogaritjeve matematikore, tre yjet e yjësisë së Orionit përshtaten matematikisht me tri piramidat e mëdha të Gizës, ketë mund ta vëreni edhe në figurën e paraqtiur.
Duket e çuditshme por përshtatja e tyre siç po shihet është milimetrike. A mos na tregon kjo diçka? Është pothuajse e pamundur qe kjo saktësi të rrjedh nga rastësia.
A mos vallë na tregon se raca që ka ngritur këto piramida vjen nga yjësia e Orionit?
Të gjitha ato hieroglife, të gjitha ato vizatime të pakuptimta deri më sot, mos japin një mesazh për njerëzimin. Ato përveç që janë të pakuptimta, nuk i ngjajnë aspak kulturës së njerëzimit në përgjithësi, është krejtësisht e veçantë.
Përse faraonët gjithmonë e kanë pamjen jo njerëzore, me kokën e zgjatur pas, me një veshje ceremoniale, e shumë karakteristika të tjera jo njerëzore. Përveç tjerash nuk është gjetur ende asnjë vizatim pa këto pamje të çuditshme, nuk është gjetur asnjë përshkrim njerëzor i faraonit, asnjë vizatim në të cilën paraqitet si njeri, përse ka ndodhur kjo, përse asnjë faraon nuk duket si njeriu që e njohim? Mos vallë pamja reale e tyre ishte kjo?
Piramida e Sfinksit
Vazhdojmë me disa fakte interesante...
Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër komplekse dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët.
Ky qëllim i tyre është arritur.
Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat...
Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend qe përbëhet prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë qe tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot shumë vështirë bëhet ai në hapësira ku nuk ka gurë.
Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, qe sot është tepër e vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, bile është diçka e pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit.
Doktorr Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, qe njihet me emrin “ISiS”. Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë emër.
Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është gjetur një krijesë jo njerëore ne arkivolin e faraonit Khafu.Për këtë Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video – materialin mbi kete ekspedite. Kjo ekspeditë është organizuar nga organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISiS ishte projekt shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye:
-për kerkime shkencore për fuqitë telepatike
-për dosjet UFO dhe.
-për piramidat në Egjipt.
Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte marrë kufomën , dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë KGB-ja, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë, dhe në një paqartësi.
Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i cili la dijet e njohurit tek qytetërimi egjiptian.
Gjatë kësaj ekspedite është vërejtur edhe nje fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një forcë magnetike, për te cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së madhe.
Gjithashtu Ivanovici thotë se KGB-ja zbuloi prova dhe argumente të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh, të një race jashtëtokësore.
Kjo teori shumë besohet nga njerëzit, dhe është shumë e mundur që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga shkenca.
Sipas po këtij studiuesi alienët nuk erdhën në tokë për t’i parë piramidat e Gizës, por për t’i ndërtuar ato, si stacione jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar.
Ja të shikojmë mundësitë që njeriu atë stad të zhvillimit mund të ndërtoi diçka kaq gjigante.
Problemi fillestar apo misteri fillestar më mirë të themi, është lëvizja e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk ka asnjë mundësi teorike që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat, dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme sepse kohëzgjatja do të ishte me mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar.
Teoria tjetër thotë se janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve gjigante. Është konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme.
Pastaj kur të përmendet fakti se Egjipti është një ndër vendet më të varfra në botë sa i përket numrit të pemëve.
Si do që të jetë piramidat mbeten projektet më gjigante, më madhështore, e më misterioze qw njeh sot njerëzimi, qoftë ato të ndërtuara nga njerëzit apo nga një specie tjetër, as një projekt tjetër njerëzor as që mund të krahasohet më to. Sipas fakteve të mbledhura ka vetëm dy mundësi:
1. Piramidat janë ndërtuar nga Egjiptianët, të cilët ishin një qytetrem tepër i zhvilluar nga ana teknologjike e shkencore, dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.