Lajme nga Vendi dhe Rajoni. - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Shkodrani plagosë me thikë tre kosovarë në Ulqin
Policia malazeze ka njoftuar se shkodrani A.N., pas një zënke verbale në qendër të Ulqinit, ka plagosur rëndë një të ri kosovar, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta, raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.
Mat, vëllai vret motrën me armë zjarri
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Madhesht të komunës Ulëz, ndërkohë që policia konfirmoi se gruaja ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje, njofton Bw.
Mësohet se viktima është 27-vjeçarja Shqipe Miza, ndërsa autori i ngjarjes vëllai i saj Mirash Miza, 40 vjeç.
Gatishmëri drejt avancimit për të drejtat e të rinjve të Kos
Gjilan, 26 prill 2012 - Një delegacion i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Rinj, i kryesuar nga kryetarja e grupit, deputetja, Ganimete Musliu, vizitoi departamentin për rini, në komunën e Gjilanit, ku u pritën nga zyrtari për rini, i komunës së Gjilanit, z.Bujar Haziri, si dhe pjesëtarë të organizatave rinore të kësaj komune.
Duke e përshëndetur delegacionin e grupit parlamentar të deputetëve të rinj , Haziri falënderoi ata për angazhimin e tyre, në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe problemet me të cilat ballafaqohet rinia sot.
Kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve të rinj, Ganimete Musliu, fillimisht njoftoi të pranishmit me punën e GP-së të deputetëve të rinj, si dhe me strukturën përbërëse të këtij grupi, ndërsa foli edhe për bashkëpunimin që ky grup ka me OJQ-të e ndryshme, me Parlamentin Studentor, si dhe me organizata studentore, të cilat veprojnë në kuadër të UP-së.
Me këtë rast Musliu përmendi një sërë problemesh të cilat janë evidente sot në shoqërinë tonë, duke u shprehur e gatshme që të merr përsipër çdo brengë të rinjve të kësaj komune, për ta adresuar në Kuvend.
Më tej, Musliu sqaroi se së shpejti ky grup parlamentar do ta bëjë edhe monitorimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, duke kërkuar nga të rinjtë e kësaj komune për bashkëpunim me propozimet e tyre rreth këtij ligji. Ndërkaq, u shpreh e gatshme që të japë kontributin e saj në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që e preokupojnë rininë tonë.
Me këtë rast foli edhe deputetja Valbona Dibra, e cila u shpreh e gatshme që të punojë drejt avancimit për të drejtat e të rinjve të Kosovës.
Vrasja e 5 të rinjve, Gruevski: Mos akuzohet një etnitet i t
SHKUP - Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka apeluar që të mos drejtohen akuza në drejtim të një populli apo etniteti të tërë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Shkup.
“Në rast se vrasësit janë maqedonas nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit, në rast se janë shqiptarë nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët. Këtë e dëshirojnë ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer krimin, për shkak se akte të tilla monstruoze ndodhin në shumë shtete”,- deklaroi Gruevski mbrëmë në një tribunë të partisë së tij , VMRO-DPMNE, me qytetarët e komunës Aerodrom në Shkup.
Sipas tij, shumë individë dhe politikanë po tentojnë që nga kjo tragjedi të bëjnë spekulime dhe të shkaktojnë trazira të mëdha midis qytetarëve, si dhe tensione dhe përleshje ndëretnike.
“Do të vijë koha dhe fuqimisht besoj se do të kapen autorët dhe pavarësisht se cilit etnitet i takojnë, ata do të përgjigjen para ligjit”, - theksoi Gruevski.
Vëllai i njërit prej peshkatarëve: Nuk e kanë vrarë shqiptarët
KRESHOVE - Cvetan Stevkovski, vëllai i Borçe Stevkovski nga Kreshova, njërit prej pesë të rinjve të vrarë në Smilkovc, thotë se nuk beson që vrasësit e vëllait të tij, janë shqiptarë.
Në një deklaratë për gazetën “Lajm” të Maqedonisë, ai thotë se me shqiptarët familjarisht gjithmonë kanë pasur raporte të mira.
Kapen disa maqedonas, mediat: Do sulmonin fshatin me shqipta
SHKUP-Njësitet speciale policore kanë arrestuar një grup maqedonasish nga Radishani, të cilët tentonin të sulmonin në fshatin Luboten. Keshtu citon sot agjencia e lajmeve INA.
Ne fakt pamjet mbajnë datën 13 Prill janë siguruar përmes një video- xhirimi amator, ku shihet se si nje grup të rinjsh maqedonas nën pranga shoqërohet nga njësitet e ndërhyrjes së shpejt të MPB-së.
Pamjet janë në një zonë që gjendet në afërsi të fshatit të pastër etnik shqiptar Luboten.
Në këtë video janë regjistruar kërcënime ndaj policisë dhe fyerje vulgare, duke kërkuar lirimin e grupit të të ndaluarve.
Burime nga Shkupi thone se pamjet u perkasin disa personave qe protestuan dje per vrasjen e 5 shtetasve maqedonas ne nje liqen nga persoan ende te panjohur.
Sot fshati Luboten i Shkupit vazhdon të jetë i bllokuar, pasi në hyrje - daljet të tij janë vendosur forca policore.
Në dalje të fshatit është bllokuar rruga kryesore, pasi dje protestuesit maqedonas kanë hedhur zhavor në rrugë, duke bllokuar lëvizjen e plotë të banorëve shqiptarë të këtij fshati.
Këto ngjarje vijojnë pas vrasjes së 2 shqiptarëve nga një polic maqedonas si dhe pas gjetjes së 5 trupave të peshkatarëve maqedonas të vrarë në një liqen në Maqedoni. Ngjarje e rëndë u konsiderua dhe rrahja e disa nxënësve shqiptarë në një krahinë me shqiptarë. Autorët besohet se ishin shtetas maqedonas.
Trebeshina: Enver Hoxha, pederast pasiv e dashnor plakash
TIRANE-Kasëm Trebeshina është një shkrimtar që nuk bën kompromise me veten për hir të botimit apo të reklamimit që t'i shiten shumë kopje. E pikërisht për të na e treguar qartë këtë fakt, veprën "Dafina të thara Romani i jetës sime", ai e ka botuar në italisht dhe është një tekst që nuk gjendet në gjuhën shqipe.
Për herë të parë Trebeshina publikoi në 2007 në Itali romanin me kujtime të tij, "Dafina të thara" me titullin "Allori Seçhi" me përkthim të Edmond Çalit, një shkrimtar dhe poet, që nuk njihet dhe aq shumë në Shqipëri, i cili një vit më parë, po në shtëpinë botuese italiane "Aracne", pati botuar një intervistë të gjatë me Kasëm Trebeshinën. Sigurisht që të vjen keq që një vepër të tillë, shqiptarët nuk e lexojnë në origjinal, por vetëm në gjuhën italiane.
Por, për të sjellë diçka nga atmosfera e këtij romani, "Gazeta Shqiptare" publikon, duke u nisur që nga sot, pjesë nga kjo vepër që nuk njihet fare në gjuhën shqipe. Kjo jo vetëm për t'i treguar lexuesit që e do letërsinë e Trebeshinës, se veprat e tij që gjenden ende në dorëshkrim janë një realitet dhe jo fantazi e tij, siç përpiqen të reklamojnë ata që quhen anti-Trebeshinë. Romani, siç thotë dhe Edmond Çali në hyrjen e tij, përfshin një periudhë që nga 1926 deri në 1955, të shkruara gjatë kohës së komunizmit dhe përfunduar pikërisht në 1988. Ata që e njohin gjuhën italiane do ta shijojnë romanin e Trebeshinës, sigurisht dëshirë është që romani të jetë edhe në shqip, por siç edhe përmendëm në fillim, shkrimtari nuk bën asnjë kompromis. Trebeshina tregon në libër rrënjët e tij turke, por tregon dëshirën e madhe dhe idealet e një të riu për t'i shërbyer Atdheut, dhe atdheu për të është vetëm Shqipëria. Në këtë numër sjellim një përkufizim që Trebeshina bën për shqiptarët, që gjatë viteve ata kanë vrarë njëri-tjetrin, e duke qenë se janë vrarë njerëzit më me vlera dhe me kalimin e kohës fituan vetëm mashtruesit. Për të vërtetuar këtë që ai thotë, Trebeshina merret me figurën e Enver Hoxhës dhe komunistëve të tjerë që lanë disa komunistë mediokër, mashtrues dhe antishqiptarë, si Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të drejtonin këtë vend.
Djali i Vinokashit
Kapitulli i parë
Plagë dhe lule
Ishte një mëngjes pranveror plot diell e pemët po lulëzonin. Për më së shumë se dy javë kisha mbetur në këtë xhami të çuditshme, e kthyer në spital partizan, ku u shtrova për shkak të etheve që më shkaktuan plagët dhe prej një hemorragjie shumë të rëndë.
Plagët nuk i kisha shumë të rënda. Ata, me shpërthimet e tyre ata, më patën goditur vetëm dy herë e pikërisht në krah, në bërryl, por kisha qenë me fat pasi pata mundësinë të përdorja duart për të luftuar deri në pikën që pata thyer rrethimin e armiqve dhe të dilja gjallë që aty. Por, teksa ndiqesha nga armiqtë duke kaluar nëpër zonat e zjarrit, mbërrita në spital tre ditë pasi isha plagosur. Aty më shtroi mjeku italian Vittorio Bruschi dhe nga infermierja Zybra Radhima.
Isha vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç.
- S'ka asnjë shpresë që të mbijetojë! - pati folur në italisht mjeku Bruschi.
- Është shumë i ri, doktor! - pati ndërhyrë në italisht infermierja.
- Do të bëjmë ç'është e mundur, por shpresat janë të pakta! - iu pat përgjigjur doktori.
Shtratin ma shtruan përtokë; fjeta menjëherë. Kur u zgjova në dhjetë të darkës pashë që pranë krevatit, në një stol druri qëndronte infermierja. Lexonte një libër në italisht.
- Po lexon "Quo Vadis"? - i thashë.
Ajo bërtiti: - O Zot!... E di italishten?!...
I thashë: - Pak!...
E ajo ma ktheu menjëherë: - Nuk është e vërtetë!... Doktori bëri shaka!... Ti do jetosh gjatë e do jesh i lumtur!...
Dhe unë: - A të kujtohet ajo që tha doktori kur erdha këtu?!... S'ka asnjë rëndësi!...
Po ajo nguli këmbë: - Po, po!...Do jetosh!
Mëngjesin tjetër më operuan dhe unë me të vërtetë që jetova. Pas dy javësh u ndjeva mjaft mirë dhe i thashë doktorit që kisha vendosur të largohesha.
Doktor Bruschi më tha i mrekulluar: - Po plagët e tua ende s'janë shëruar!...
Iu përgjigja i vendosur: - Nuk ka rëndësi!...
Nuk e di se çfarë më detyroi të lija spitalin!... Ndoshta lulet e majit... apo dëshira për të shkuar në shtëpi, apo dëshira për të ndryshuar horizontet!...
Në spitalin partizan hyra më 18 prill 1944 dhe ika që aty më 3 maj 1944. Kisha qëndruar aty për dy javë, që nuk dinin të mbaronin. Më kishin rrethuar dhe plagosur më 16 prill 1944!...
Shtigjet në ngjitje të maleve ishin të lodhshëm, por lulet dhe valët e gjelbërta të gjetheve, qielli blu i pastër më bënin të ikja me vrap. E kështu ëndërrova ëndrrën më të lumtur që mundja... Ndoshta familja ishte qetësuar disi sepse një mik i joni kishte dërguar një korrier në spital dhe kishte njoftuar nga unë se isha gjallë.
Ecja me hap të shpejtë edhe pse plagët ende i kisha të hapura dhe pse s'e komandoja dot krahun e djathtë. Doja të mbërrija sa më shpejt të jetë e mundur në Komandën e Grupit në fshatin Drizar. Ishte një ngut i pashpjegueshëm, por në të vërtetë kisha një nostalgji për shkuar diku, të shihja dikë. Imazhet e nënës më shoqëronin gjithnjë dhe ato përziheshin me mendimet e mia.
Atje, në atë rrethim të mallkuar ne ishim tre vetë kundër rreth pesëqind burrash dhe një togë gjermane. Njëri prej nesh u vra e tjetri u konsiderua i zhdukur. Unë mbeta aty deri sa qëllova dhe plumbin e fundit. Tani mbaja me vete armët e partizanit të vrarë, por ato tre orë rrugë s'ishin asgjë në krahasim me atë dëshirë të djegur të diçkaje që nuk e dija. Më në fund mbërrita në fshatin ku ishte vendosur Komandoja e Grupit. Në këmbët e një kodrine plot gurë takova disa partizanë që po diskutonin për mitralozët anglezë. Teksa më panë e ndërprenë diskutimin dhe erdhën drejt meje duke thirrur; u takuam, u përqafuam dhe më mbytën me pyetje.
I kënaqa me aq sa munda dhe në fund iu bashkova debatit të tyre. Ia tregova se mitralozët anglezë qëllonin objektivin. Më pas shkuam në Komandën e Grupit ku i dorëzova armët vëllait të të vrarit, të cilat ia kisha hequr të vdekurit atje në fushën e betejës.
Pasi mbaroi ceremonia zyrtare, një nga Komisarët e Batalionit të Grupit më tha se më duhej të shkoja në Këlcyrë, pasi isha transferuar në zonën e Mallakastrës.
-Po, - shtoi ai, - duke qenë se nuk je shëruar ende, mos shko menjëherë. Kthehu në spital, shëroju mirë e më pas hajde na tako atje...Edhe unë jam transferuar në atë zonë.
Ky njoftim më lehtësoi dhe i thashë menjëherë:
- Jo!... Do nisem!... Ndjehem mirë!
Në të vërtetë transferimi ishte një gjë e mirë për mua. Kisha ardhur në këtë zonë kisha ardhur me plot ëndrra... Doja t'i shërbeja Atdheut...
E para, s'kisha qenë asnjëherë në atë zonë... Dhe të them të vërtetën, që nga larg më dukej që kjo Mallakastër ndoshta ishte një vend zanash!...
Për atë Zot! Që nga larg të gjitha gjërat kanë poezinë e tyre, kur u afrohesh, të gjitha gjërat ndryshojnë imazh dhe...
U kisha dhënë diçka atyre burrave e ndoshta ato më kishin kthyer këtë diçka!... Dy herë isha promovuar në nivelin e Komisarit të Batalionit dhe dy herë më patën shkarkuar... Ndoshta ata kishin të drejtë: S'isha shumë i përshtatshëm për organizimin komunist!... Në fund e provuan edhe njëherë dhe më bënë anëtar i Komitetit Rajonal të Organizatës së të Rinjve të Vlorës. Më pas ndodhi rrethimi, plagët dhe spitali.
Gjendesha sërish në udhëkryq: Ku po shkoja?!...
Gjithsesi tani kisha mundësinë të shihja nënën, babanë, tezen!...
Të nesërmen më dhanë një kalë dhe ne, batalioni partizan, u nisëm drejt së ardhmes në atë luftë civile të çuditshme!
Kapitulli dhjetë
Komunistët
...Në atë kohë nuk kisha mbushur ende trembëdhjetë vjeç e kjo tregon qartë se nuk jam në gjendje të tregoj me saktësi e të shpjegoj arrestimet e komunistëve në vitin 1939. Nga ajo çfarë më kanë thënë, nga ajo çfarë thuhet dhe nga ajo që është e qartë, qeveria e Zogut, arrestimet i bëri për të fituar simpatinë e fashizmit italian... Ose për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm i papritur nga brenda. Kushedi!
Sipas mendimit të atyre që u arrestuan ngjarjet ndodhën kështu: Listat me emrat e komunistëve, të gjithë të Grupit të Shkodrës, apo të njerëzve të lidhur me këtë grup, u dërguan në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë në shtator të 1938. Policia kishte agjentë mes radhëve të komunistëve të të gjithë grupeve, dhe ajo që është më e çuditshme, Enver Hoxha, i mbajti afër këto agjentë deri në fund.
Thuhej se forcat e Xhandarmerisë kishin thirrur Sami Bahollin, që e kishin kërcënuar nëse nuk do të ndihmonte në zbulimin e komunistëve shqiptarë. A është e mundur që ky person të tregonte gjithçka çfarë dinte? Në një mënyrë a në një tjetër forcat e xhandarmërisë mblodhën aq material sa për t'i dhënë një goditje të fuqishme Lëvizjes Komuniste Shqiptare. Nëse nuk gabohem Zef Mala u dënua me dymbëdhjetë vjet burg, Vasil Shanto e Tuk Jakova me gjashtë ndërsa Qemal Stafa u dënua me vetëm tre vjet. Për më tepër Qemali jo vetëm që u mbajt në Burgun e vjetër të Tiranës, po iu dha leja për të shkuar në shtëpi kur i vdiq i vëllai, Veli Stafa. Të dënuarit e tjerë u dërguan në Berat me punë të detyruar. Qemali ishte një i ri i talentuar dhe liberal dhe nuk ka nevojë për spekulime dhe gënjeshtra të mëdha nga ana e atyre që ndihmuan armiqtë e tij që ta vrisnin, nuk ka nevojë për zbulime të atyre që për vite e vite talleshin me njerëzit, duke e përkujtuar rregullisht këtë figurë. Edhe në varreza pikërisht këta komunistë vendosën para tij një farë Gogo Nushi dhe një farë Hysni Kapo!
Kapitulli i dymbëdhjetë
Drejtuesit komunistë
...Gjatë gjithë vitit shkollor Qemal Stafa ishte në Itali me bursë në fakultetin e jurisprudencës. Qemali ishte gjysëm student e gjysëm politik, dy gjysma që nuk plotësuan kurrë një të plotë. Vasil Shanto, që për një periudhë kohe në kohën e mbretit Zog, thuhej se kishte mbajtur kontakte me konsullatën jugosllave, në të vërtetë vazhdonte aktivitetin komunist kryesisht në Tiranë, por nuk ishte një njeri me kulturë, mbështetës i një doktrine pa doktrinë dhe me këtë farë bagazhi në një garë të tillë, humbja dhe shkatërrimi ishin të pashmangshëm. Drejtuesit e tjerë ishin të të njëjtës prerje dhe të paaftë të drejtonin një parti. Kontaktet me Zef Malën bëheshin gjithnjë e më të pakta. Direktivat nga burgu vinin me shumë vonesë. Nga ana tjetër, Koço Tashko ishte një dhelpër e vjetër dhe tashmë kishte gjetur një ndihmës perfekt për planet e tij. Ky njeri ishte Enver Hoxha, një individ i dyshimtë që ishte dërguar në Francë për të studiuar, por që kishte preferuar më tepër argëtimin se sa studimin, që kalonte kohën duke bërë rolin e pederastit pasiv nganjëherë, e herë tjetër dashnor i plakave për para, e herë duke vjedhur ndonjë gjë miqve të tij. Përfundimisht i mbylli studimet dhe Musa Juka, ministri i Brendshëm i mbretit Zog, si një baba i emëroi në postin e të besuarit në ambasadën shqiptare të Brukselit. Ndoshta misioni i tij ishte të ndiqte lëvizjet e emigrantëve politikë shqiptarë. Sigurisht, ishte personi që i duhej Musa Jukës sepse Bahri Omari, një nga emigrantët kryesorë politikë të asaj kohe, ishte martuar me motrën e Enver Hoxhës. Më pas, ky gjysëm profesor në mënyrë të çuditshme u dërgua si mësues në Liceun e Korçës, ku shumë shpejt vendosi lidhjet miqësore me familjen e Koço Tashkos. Koço Tashko e vlerësoi si një person të zgjuar e të aftë dhe e futi menjëherë në punë kundër partisë e kundër Zef Malës. Por, Koço Tashko i mbivlerësonte aftësitë e veta personale, konsiderohej mjaft i mirë dhe duke nënvlerësuar shkathtësinë e Enver Hoxhës, siç e tregoi koha, gaboi në mënyrë tragjike, dështoi në projektet e veta dhe e pagoi shtrenjtë këtë gabim. Duke u zvarritur me kujdes dhe në heshtje drejt fronit, ndoshta duke i paguar shuma të mëdha parash Koço Tashkos, përmes Esad Dëshnicës, nga portofoli i Ibrahim Biçakut, Enver Hoxha priste momentin e duhur për hapin vendimtar...
Kapitulli i katërmbëdhjetë
Shkëmbimi tragjik
...Në këtë kohë në Shqipëri gjërat shkonin krejt ndryshe. "Bar Flora" po i jepte djalit atë që priste dhe me ndihmën e emigrantëve politikë të kthyer në Shqipëri nga Jugosllavia, po përgatitej një dredhi e madhe. Në atë kohë në Peqin, qytet i Shqipërisë së mesme, gjendeshin në internim dy komunistë jugosllavë: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Krerët e komunistëve organizuan arratisjen e tyre. Mustafa Gjinishi e realizoi këtë aksion dhe Miladini dhe Dushani ishin të lirë...
Ata, njerëzit e "Bar Flora", gjatë mungesës së Zef Malës, kishin gërmuar një tunel të thellë nën Lëvizjen Komuniste Shqiptare e tani, të mbështetur nga Miladin Popoviç dhe nga Dushan Mugosha, duke përfituar dhe nga naiviteti, entuziazmi dhe nga mungesa e eksperiencës të Qemal Stafës dhe Vasil Shantos, nga prapambetja jonë e madhe politike, ia imponuan kapitullimin Partisë Komuniste dhe përgatitën terrenin për formimin e një partie leninisto-staliniste. Formalisht u deklarua që kjo parti terroriste u formua në nëntor të 1941. Dihet mirë edhe data. Baballarët e këtij Tempulli të Ri Fetar të Kominternit ishin Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, dy antishqiptarë të bindur dhe antisocialistë...Të gjithë drejtuesit kryesorë që vinin nga Grupi Komunist i Shkodrës u vranë në një mënyrë që lë shumë dyshime. Mustafa Gjinishi, Mynyr Xhindi e shumë të tjerë u vranë më pas...si është e mundur që Qemali dhe Vasili i kthyen krahët drejtuesit të tyre, shokut, mikut të tyre (Zef Malës)? E dyta: Si ndodhi që Shqipëria e Lashtë e Shkëmbore u gjen në një situatë të tillë që çelësat e saj ishin në duart e Qemalit, të Vasilit dhe të tjerëve të kësaj stature? Një përgjigje e thjeshtë është e mjaftueshme për të dyja pyetjet që u bënë.
Shqiptarët gjatë tre mijë vitesh, në vorbullën e pushtimeve të vazhdueshme, patën humbur dinjitetin e tyre dhe patën filluar të vriteshin me njëri-tjetrin në prita. Brez pas brezi u vranë njerëzit më guximtarë të racës, dhe me kalimin e kohës, triumfuan vrasësit imoralë dhe gënjeshtarët. Kjo ishte arsyeja se pse një popull i tillë nuk ishte i aftë të nxirrte në dritë një klasë drejtuesish me vlera me drejtues që ia vlejnë. Është një shkretim për shqiptarët që janë krenarë me heronj të tillë si Skënderbeu, Ali Tepelena dhe shumë të tjerë! Kjo krenari e kjo mendjemadhësi janë pasoja direkte e kompleksit të inferioritetit. Vetëm popujt që vuajnë kompleksin e inferioritetit mund të shkaktojnë një masakër të tillë në atdheun e tyre. Vetëm njerëz si ata, që digjeshin nga dëshira që të njiheshin nga Kominterni, mund të pranonin Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën si Baballarët e Shenjtë dhe mund t'i shndërronin në padronë të shumëpushtetshëm në shtëpinë e tyre. Kjo është përgjigja e pyetjeve që bëmë e këto ishin kushtet në të cilat politikanë mediokër nga Jugosllavia si Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, morën në duart e tyre çelësat e Shqipërisë. Që nga ajo kohë drejtuesit komunistë, ata që bënë atë pakt të tmerrshëm, bënë garë për të fituar simpatinë e Miladin Popoviçit. E kjo është e gjithë historia, një histori që vazhdon edhe sot me krime monstruoze dhe absurde.
Medicus’, Dik Marti thirret të dëshmojë
Një panel i dominuar nga gjyqtarët e Bashkimit Evropian në këtë proces, tha se “do të lejojë deklaratë” të Dik Martit, raportues i Këshillit të Evropës për dyshime për trafikim të organeve, gjatë luftës në vitet 1998-'99 në Kosovë.
Rasti 'Medicus" ka të bëjë me akuza të ngritura për shtatë persona, nën dyshimet për trafikim organesh dhe transplantim të paligjshëm.
Në mesin e të akuzuarve janë Lutfi Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini, dhe Ilir Rrecaj, të cilët janë akuzuar për kryerje të veprës mjekësore të jashtëligjshme, si dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.
“Dik Marti pretendon e se ai ka disa informata të rëndësishme për këtë çështje, prandaj ne do të kërkojmë nga ai të tregoj se çfarë lloj të informacioneve ka dhe cilat janë burimet e këtyre informacioneve”, ka thënë gjyqtari kryesues, Arkadiush Sedek nga Polonia.
Në raportin e tij, Dik Marti pati akuzuar pjesëtarët e ish UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, për involvim në krim të organizuar dhe trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës.
Kosova dhe Shqipëria në mënyrë të fuqishme i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë hedhur poshtë raportin e Dik Martit.
Prokurori special i Bashkimit Evropian, Xhonatan Ratel, në seancën e 23 marsit, pati kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit, të thirret Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës.
“Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se ai (Dik Marti) mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori Ratel.
Ndaj propozimit të prokurorit Ratel, kishte reaguar mbrojtja, duke thënë se nëse Dik Marti ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast penal, atëherë gjykimi do ta humbë esencën e penales dhe do të shndërrohet në politike.
Përdhunoi vajzën e paralizuar, gjykata e dënon me 5 vite bur
TIRANE- Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Sherif Kovaçin, të cilin e gjeti fajtor për përdhunimin e një vajze të paralizuar. I pandehuri ishte shpallur fajtor më parë dhe dënuar me gjashtë vite heqje lirie, për të njëjtën ngjarje. Pas ekstradimit, ai kërkoi rigjykimin, pasi këmbëngulte se nuk kishte aspak lidhje me ngjarjen në fjalë. Pas shqyrtimit të çështjes për të dytën herë, gjykata firmosi për dënimin e tij për akuzën e "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur". Në vendimin e gjykatës thuhet se Kovaçi nga Tirana ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë e cila kishte zhvillim të vonuar mendor dhe qëndronte në një karrige me rrota, pasi ishte dhe e paralizuar.
Mali i Zi: 1 mijë euro gjobë nëse mban flamurin shqiptar
Mali i Zi, vend i cili tashmë ka marrë statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe pret hapjen e negociatave për anëtarësim ka miratuar një vend që ndalon mbajtjen e flamurit shqiptar.
Çdo person që përdor pa një leje të posaçme flamurin kuqezi atëherë rrezikon të gjobitet deri në 1000 euro.
Turp i Turpit