Lajme nga Bota - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Bota Sod
E dhimbeshme :"(
"Më lini të vdes me time bijë në kraharor"
Ky është momenti në të cilin një baba 34-vjeçar, po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur.
Kjo është edhe historia e trishtë e rreshterit Gary Coleman, publikuar të shtunën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”.
Pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne.
Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru.
Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzanë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës.
Femiu 8 vjeqe vdes naten e marteses nga plaget e mbrendshhme
fëmijë 8 vjeç vdes natën e martesës për shkak të plagëve të brendshme
Një grua- fëmijë vetëm 8 vjeç vdiq në Jemen natën e martesës për shkak të plagëve të brendshme.
Ajo ishte martuar me një burrë pesë herë sa mosha e saj.
Vajza, e quajtur Rawan, vdiq në zonën e Hardh në veriperëndim të Jemenit, në kufi me Arabinë Saudite.
Aktivistët kanë nisur të bëjnë thirrje që dhëndri 40 vjeçar dhe familja e tij të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.
Ata thonë se arrestimi i tij do i japë fund praktikave të martesave të fëmijëve me të moshuar në zonat e varfra të vendit.
Një aktivist tha se edhe anëtarët e familjes së vajzës nuk janë njerëz.
“Ata nuk e meritojnë që të kenë fëmijë,” tha ai.
Më shumë se një e katërta e vajzave në Jemen martohen përpara moshës 15 vjeç, thuhet në një raport.
Në shtator të vitit 2010 një vajzë 12 vjeç vdiq në Jemen duke lindur fëmijë.
Ndërkohë parlamenti pati vendosur moshën 15 vjeç si moshën minimale për martesë, por më vonë një ligj i tillë u hodh poshtë pasi deputetët thanë se prindërit duhet të vendosin se kur i martojnë vajzat.
Aktualisht në të gjithë botën janë 57.5 milionë nuse- fëmijë. 40 përqind e tyre janë në Indi.
Nëse Modeli e Pejngamerit Muhamed :Ligji i sheriatit vazhdon, mendohet se në vitin 2020 do të ketë 140 milion gra- fëmijë.
Ligjet e sheriatit janë të detyrueshme për të gjithë njerëzit në një shoqëri islamike dhe mu kjo eshte arsya qe  keto femij vdesin.
Ligji i sheriatit thot :qe edhe femia vajze 1 vjeqare mund ta martosh.
Shiko videon drejt per drejt ne Televizion Dr Ahmad Al-Mu¨bi
http://www.youtube.com/watch?v=Q5t9U9r9Kfs
kom lexu nje nat ket rast.  ky  ka dal ne gazet vetem se ka vdek femija se askush sdo kishte mor vesh se ne kto shtete o normal sikur te ne ks qe o me pre nje pul per kta o me martu femij pa mbush hala 10 vjet.
po zoti ja u kthen ktyre i ke pa si jan si jetojn si kafshet qka pret njeri prej dikujt qe nusen e ka qik te agjes.
ne ger kan dal gjygj shkaku qe skan leju  vajzat me mor pjes ne notim se bashku me meshquj se sju lejon feja dhe kan humb jan te detyrum te morin pjes ashtu ka vendos shteti german.
Tezja
Momenti i rrezimit te nxeneseve ne Peje Karagaq
RITA ORA
E tmerrshme: Siriani groposet i gjallë
Disa njerëz të armatosur afrohen pranë gropës, duke i thënë njërit - që duket se është oficer: “Zotëri, kemi gërmuar (gropën), dhe e kemi varrosur deri në kokë”. Oficeri thotë: “Varroseni këtë shtazë”. Ndërsa, viktima lutet: “Nuk ka zot tjetër pos Allahut”. Oficeri pastaj i thotë që ta ndryshojë lutjet e tij nga “Jo Allah po Bashar”, duke iu referuar presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, që akuzohet për vrasjen e mbi nëntëmijë vetëve në tentimin e tij për të shuar kryengritjen në vend.
Në incizim dëgjohen ushtarët tek thonë se aktivisti është zbuluar derisa me kamerë po incizonte forcat ushtarake. Viktima cilësohet si “shtazë” dhe “qen nga Al-Qusayr” - qytet kryengritës afër Homsit.
Filmi është bërë më 25 prill dhe shfaq ushtrinë siriane. Kjo nuk është konfirmuar saktë, meqë tash vonë janë lëshuar këto pamje, ndërsa nuk shihet fytyra e asnjë ushtari të pranishëm. Një teori është se ajo është vënë në internet për të penguar aktivistët e tjerë, ndërsa një sugjerim tjetër është se ushtari i tronditur nga brutaliteti i vrasjes mund ta ketë lëshuar vetë këtë incizim.
Grupet e opozitës siriane tha se ata janë duke u përpjekur për të përcaktuar origjinën dhe origjinalitetin e filmit - të fundit në vargun e videove të tmerrshme të kasaphanës siriane.
Nga analiza, militantët e përfshirë dyshohet se mund të jenë nga njësitet jo të rregullta, si grupi kriminal “Shabiha”, i afërt me regjimin, që përdoret për provokime dhe vrasje. /Telegrafi/
Burri Hyn Në Internet Për Të Parë P*Rno, Sheh Grua
Ramadani kishte hyrë në një internet kafe dhe për të parën herë siç tregon vetë ai, kishte vizituar një adresë web-i me përmbajtje p*rno.
Gati sa nuk i ra të fikët, pasi teksa lundronte në faqe interneti p*rno, gjeti disa video ku protagoniste ishte as më pak dhe as më shumë por vetë gruaja e tij me të cilën kanë katër fëmijë.
Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, egjiptiani vrapo në shtëpi për ti kërkuar shpjegime së shoqes e cila fillimisht i mohoi akuzat duke e quajtur të çmendur.
Pas kësaj gruaja e zënë mat pranoi pasi i shoqi Ramadan, i tregoi një nga 11 filmat ku ajo bënte seks me një tjetër.
Gruaja pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një ish të dashurin e saj gjatë martesës pasi nuk e donte më të shoqin edhe pse kishin katër fëmijë bashkë.
“Pranoi se ishte ende e dashuruar me ish të dashurin dhe më tha se ai është i ri si ajo ndërsa unë jam i moshuar”, u shpreh Ramada.
Greqi, vritet me plumb shqiptari, të birit i është prerë fyt
Vrasin babain shqiptar dhe të birin 2-vjeçar, inskenojnë aksident në Kallamatë
Kallamata – Mesinia, N.Samaras - E tmerrshme. Por e vërtetë. Një djalë vetëm dy vjeç është masakruar deri në vdekje, pak pasi iu mor jeta frikshëm edhe babait të tij 35 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka për viktima dy shqiptarë, atë e bir, emigrantë në Greqi.
Korrespondenti i NOA në Greqi, citon burime zyrtare policore që flasin për ngjarjen dhe konfirmoi emrin e prindit, Filip Mezai, 35 vjeç, emigrant shqiptar në Greqi.
Vogëlushi dhe i ati u gjendën të vdekur në Kallamatë, në orën 18.00 të pasdites së djeshme 29 nëntor 2011.
Ishte një qytetar ai i cili sinjalizoi policinë duke raportuar se një autoveturë tip Benz Mercedes me ngjyrë të zezë, e përmbysur gjendej buzë rruge në një përrua, në zonën e Arios, te fshati Prati, lokaliteti Piperica, pranë Kallamatës.
Me të mbërritur, forcat policore kanë gjetur trupat e 35-vjeçarit dhe djalit të tij dy vjeçar.
Në dukje, fillimisht u dyshua për një aksident rrugor. Por shpejt u zbardh se kishim të bënim me një vrasje e cila nga autorët ishte “mbuluar” duke provokuar një aksident pas krimi.
Ekspertiza mjekoligjore sot ka konfirmuar se plagë në kokë i kishin shkaktuar vdekjen babait dhe plagë fatale në fyt, të birit. Ekspertiza tha se plagët ishin pasojë e përdorimit të armëve dhe jo nga aksidenti. Filip Mezai është qëlluar me pistoletë në kokë, kurse të birit i është prerë fyti me thikë.
Policia duke folur për hetimet, tha se atë e bir ishin vrarë dhe më pas autorët e kishin shtyrë makinën drejt greminës me pasojë përfundimin në përroin aty pranë. Makina kishte ngecur në përrua siç shihni edhe këtë foto, me drita ndezur dhe kjo bëri kalimtarin që ta shohë edhe pse ishte muzg dhe të thërrasë policinë e cila sikundër shihni te foto e dytë, transportoi kufomat për në morg.
Policia tha se makina ishte pronë e të ndjerit Filip Mezai. Ndërkohë duke konfirmuar se po heton pistën e vrasjes së dyfishtë dhe inskenimit të aksidentit për të mbuluar krimin, theksoi se po merr në pyetje të afërm e të njohur të Filip Mezait.
Sakaq provat e mbledhura në vendngjarje po analizohen për të zbardhur sa më shumë misterin e krimit monstruoz që këtë radhë nuk kurseu as jetën e vogëlushit dy vjeçar, i cili, vetëm disa muaj pasi erdhi në këtë botë, ka parë një fund të frikshëm të jetës së tij aq të shkurtër.
Ndërkohë gjendje shoku ka shkaktuar në Kallamatë dhe sidomos në fshatin Plati, ku jetonte familja Mezai, vdekja e dyfishtë. Filipi ka lënë gruan dhe një djalë 11 vjeçar jetim.
Filipi udhëtonte shpesh për punë dhe nuk qëndronte rregullisht në shtëpi.
Disa banorë të fshatit Plati, thanë për mediat greke se ata e njihnin djalin 2 vjeçar si të birin e Filipit, por shtuan se disa të tjerë kishin dyshimet e tyre për këtë.
Policia tha se po e heton këtë dyshim, kurse ka si pistë dhe mundësinë e vrasjes së fëmijës për arsye se ishte dëshmitar në ekzekutimin e të atit.
Flet vëllai i Filipit
Korrespondenti i NOA në Greqi citon se vëllai i Filip Mezait dhe xhaxha i vogëlushit të ndjerë, ka folur sot mbi atë që ndodhi: “Jemi të shokuar. Ende s’po kuptojmë asgjë. Nuk e kemi asnjë ide se kush janë vrasësit dhe pse e bënë këtë”.
Vëllai i Filipit tregon se ai jeton në Argos dhe shton: “Tani jam në Korinth. Kam me vete edhe gruan e vëllait tim”, - thotë vëllai i Filipit duke shtuar se e shoqja e të ndjerit është në gjendje të rënduar.
Gruaja e të ndjerit nuk flet fare greqisht dhe kishte ardhur në Greqi vetëm në fillim të nëntorit që po mbyllet. “Ajo erdhi këtu që të ndihmojë tim vëlla Filipin në mbledhjen e ullinjve ngaqë kishte nisur sezoni, ashtu siç bënte çdo vit që vinte”, - tregon vëllai i Filipit.
“Këtë radhë solli me vete edhe djalin e tyre dyvjeçar”, - thotë kunati i gruas së vë dhe shton: “Do të marr dhe nipin tjetër 11 vjeçar e të gjithë bashkë do të kthehemi në Shqipëri. Varrimet do t’i bëjmë atje. Do të ikim sa më shpejt që të mundemi. E të shohim se çfarë do të thotë policia”.
Sakaq, xhaxhai tregon se nipi i madh i mbetur i gjallë, nuk di ende se çfarë ka ndodhur pasi gjendet në Athinë: “Ai ka shkuar në Athinë ku është shtruar tek Spitali i Fëmijëve sepse po bën ca vizita mjekësore dhe nuk e di që Filipi dhe vëllai i vogël kanë vdekur”.
Flet shitësi, fqinjë me familje Mezai
Njjë nga banorët, shitësi i ushqimores në fshatin Plati, tregon se e njeh mirë familjen Mezai dhe Filipin.
“Ishte një njeri i qetë. Gruaja e tij jetonte me dy djemtë në Shqipëri dhe herë pas here vinte këtu. Vitin e fundit, djalin e madhe e kishte Filipi këtu sepse po bënte ca vizita mjekësore. Gruaja vinte me fëmijët dy herë në vit dhe kjo ka 15 vjet që ndodh. Vijnë për të mbledhur ullinj bashkë me Filipin. E shoqja kishte një muaj që kishte ardhur këtu dhe mblidhte ullinj me vëllezërit e Filipit”.
Duke u ndalur tek orët e fundit të Filipit, fqinji tregon: “Ai kishte lënë djalin e vogël tek një grua që ta mbante sa ishte në punë. Kur u kthye pasdite nga puna shkoi dhe e mori. Pastaj, ndodhi ajo që ndodhi. Çfarë t’ju them. Kishim dëgjuar gjëra kohët e fundit por çfarë t’ju them”.
Flet kryeplaku i fshatit
Jorgos Xhavaras, kryeplak i fshatit Plati, duke folur sot për mediat, tha se kishte 15 vjet që e njihte Filip Mezain.
I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët
Një grua në Britaninë e Madhe fitoi titujt e parë të gazetave, pasi vendosi që të birësonte të pesë fëmijët e shoqes së saj të ngushtë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.
Nënë e tre fëmijëve, familja e Julie Jones është zgjeruar tashmë në dhjetë antarë (8 fëmijë, ajo dhe bashkëshorti) dhe ajo e thotë se është e sigurt që edhe që nëse do të kishte ndodhur e anasjellta, shoqja e saj e ndjerë do të kishte bërë të njëjtën gjë.
Tre djemtë dhe dy vajzat e Caroline Atkins, duhet të shoqëroheshin në një jetimore, por Julie thotë se nuk mund ta lejonte që kjo të ndodhte.
Caroline u diagnostikua me një tumor të paoperueshëm në tru në prill 2009 dhe ndërroi jetë disa muaj më pas në moshën 45-vjeçare. Në një rastësi fatkeqe të fatit, babai, gjithashtu u diagnostikua me një tumor edhe më agresiv në tru disa muaj më vonë dhe ndëroi jetë në fillim të 2011-s, pothuajse njëkohësisht me bashkëshorten e tij.
”Jam e sigurt që ata të dy ndihen të qetë në parajsë kur shohin që fëmijët e tyre do të rriten me dashuri dhe me dy prindër që do të kujdesen sikur të ishin David dhe Caroline”, thotë Julie.
Tashmë, në shtëpinë e saj, përveç fëmijëve të saj, Adam (20 vjeç) Peter (18), Christian (14) shtohen edhe Micheal (12), Keiran (11), James (10), Emma (8) dhe Chantelle (6).