Kurani - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Turqia posedon Bibel te vjeter 15 shekuj
Turqia posedon Bibel te vjeter 15 shekuj
Ministri turk per kulture dhe turizem Ertugrul Gunai dha nje lajm senzacional se Turqia posedon Bibel te vjeter 15 shekuj, ne te cilen thuhet se Isai (Jesusi) e ka paralajmeruar ardhjen e profetit Muhamed.
Vlera e Bibles vleresohet te jete rreth 28 milione dollare, ndersa per te eshte e interesuar Vatikani, por edhe vete papa Benedikti XVI ka kerkuar qe ta shohe.
Libri, eshte ruajtur ne sekret 12 vitet e fundit.
"Ajo cka eshte me intrigante me kete lajm eshte se, nese vertetohet si lajm i vertete, se Isai ka pranuar se eshte njeri, e jo Zot, ne kete rast Triniteti i shenjte zhvleresohet", thote Gunai.
Ne Bibel shkruhet per paralajmerimin e Isait per profetin e ardhshem qe do te quhet Muhamed.
Mrekullia e Allahut
Nje Shembull nga Kurani per Parane dhe Pasurine
Historia e Karunit në Kur'anin fisnik është një shembull i influencës së tmerrshme që paratë dhe pasuria mund të kenë mbi qeniet njerëzore me dobësi të pashërueshme. A mundet që paraja vetëm me tërheqshmërinë e saj të sjell sigurinë, paqen e mendjes dhe shpirtit? Fakte nga e kaluara dhe e tashmja thonë se jo, veçanërisht kur njerëzit grumbullojnë pasurinë e tyre në mënyra të paligjshme (haram). Karuni ka jetuar në kohën e Musait, alejhis- selam. Ai ishte një njeri i keq i cili grumbulloj një pasuri shumë të madhe duke shfrytëzuar dhe shtypur popullin e tij. Thesari i tij u shtua dhe u shtua por ai nuk ishte kurrë mirënjohës ndaj Zotit të tij. Ai jetoi si një tiran mendjemadh i cili nuk kujdesej për askënd. Shumë nga njerëzit e tij, të cilët e dëshironin jetën tjetër më tepër sesa jetën e kësaj bote, e këshilluan atë të mos sillej me arrogancë por të bëntë të mira. Megjithatë Karuni nuk i dëgjoi ata.
Ai nuk e mori vesh që e gjitha ajo që ai kishte ishte një begati nga Allahu. Karuni ka thënë me medjemadhësi: "Ai (Karuni) tha:"Më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime"  Kur Karuni ecte në pronën e tij ata njerëzit të cilët dëshironin jetën e kësaj bote e admironin atë dhe dëshironin të bëheshin të njëjtë si ai në pasuri dhe madhështi. Por të tjerë më të ditur i treguan atij që shpërblimi i Allahut është për ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe janë të durueshëm. Megjithatë ai nuk i kushtoi kujdes kësaj dhe kështu meritoi dënimin e Allahut.
Ai u takua me një fund të tmerrshëm që nuk i kalon askujt nëpër mendje: "Po ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati ndonjë që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet"  Historia përsërit vetveten dhe histori të tilla ndodhin dhe kanë ndodhur. Madje edhe në jetën tonë bashkohore ne mund të shohim njerëz të cilët veprojnë si Karuni. Nëse qëniet njerëzore do merrnin në konsiderim gabimet e të tjerëve dhe do përpiqeshin të mësojnë diçka nga ato, jeta do të bëhej më e mirë.
Të pasurit duhet të ndihmojnë të varfërit. Ata duhet të ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre për nevojtarët për t'i bërë ata të kënaqur dhe që vet të shpërblehen me Xhenet. Ndërkohë ata janë të lirë të gëzojnë çfarë ata posedojnë, pa devijime. Me të vërtetë ata me këte do të jetojnë në paqe. Historia e Karunit është në Kur'an si një shembull për çdo kënd të mësojë. Ai është i përshkruar me zbukurimet dhe rrobat e tij kur shfaqej përballë atyre njerëzve të cilët mblidheshin për të parë. Kjo ngase ai fshihej prapa mureve të pallatit të tij gjatë gjithë kohës, duke u gëzuar me veten dhe thesaret e tij, e kur dilte të gjithë e vështronin atë të mahnitur. Si në çdo shoqëri, njerëzit ndryshonin në opinionet rreth tij.
Grupi i të humburve, të cilët ishin të mashtruar nga paraqitja dhe nuk i interesonte e vërteta mbrapa saj, e admiruan atë. Ata e kishin zili dhe dëshironin për vete një pasuri të tillë. Megjithatë një grup i dytë, i cili përfshin besimtarët me mendjet e ndritura, i doli para duke e paralajmëruar dhe e këshilluan atë. Por të gjitha thesaret, ari, rojet dhe robërit nuk e mbrojtën këtë burrë. Njerëzit u kthyen në drejtim të pallatit dhe papritmas nuk e gjetën atë. Pallati nuk ishte më. Megjithëse ndërtesa ishte e fortë dhe e rrethuar më mirë të larta nuk mundi ti reziston fatit të saj.
Toka e gëlltiti atë dhe Karuni u shkatërrua, me gjithë pasurinë dhe mendjemadhësinë e tij. Shtëpitë e mëdha, paratë e shumta dhe luksi ose autoriteti nuk janë të mira po nuk pati besim dhe bindje ndaj Allahut. Çfarëdo fuqie që një njeri mund të gëzojë nuk mund as ti bëjë mirë e as të dëmton veten e tij. Nuk mund kurrë të shkaktojë stres ose të sjell lumturi pa vullnetin e Allahut, subhanehu ve teala. Pas këtij fundi të tmerrshëm të Karunit, ata të cilët dikur ishin magjepsur nga lavdia e pasurisë së tij u kthyen në vete. Ata patën një goditje të fortë dhe nuk mund të besonin syve të tyre.
Dhe si rrjedhim ndjenjat e tyre ndryshuan: "E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij filluan të thonë: A nuk e shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh do të na rrafshonte në tokë edhe neve, sa habi sesi jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim"
Surja Hud 113:123] me perkthim shqip
Lëkura jonë flet . . . Qoftë i Lavdëruar Allahu!
Në një prej verseteve madhështore që dëshmon që fjalët e Zotit janë të vërteta, Allahu i madhërishëm thotë:
“… E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?”(En – Nisaë, 122)
Për çdo ditë vie deri te zbulimet shkencore e ne gjejmë shumë argumente në Kuran lidhur me këto zbulime, të cilat duhet marrë si indikator që Kurani është Shpallje nga Zoti i madhërishëm.
Njëri prej këtyre verseteve që flet për ndodhinë në ditën e Gjykimit kur skeptikët ndaj Zotit do të ekspozohen zjarrit, i cili do të dëshmojë kundër tyre që kanë qenë gënjeshtarë në këtë botë. Allahu i madhërishëm për këta thotë:
“E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni.”(Fussilet, 19-21)
Këtu duhet bërë disa pyetje në lidhje me këtë verset. Si të dëgjuarit, të parët dhe lëkura mund të flet dhe të bisedojë? Dhe përse Allahu i madhërishëm i ka përmendur në librin e Tij fisnik? Për këtë duhet studiuar këtë verset nga aspekti shkencor, në mënyrë që të rritim besimin tonë dhe që je jetëpërfaqësues i grupit vijues:
“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.”(El – Enfalë, 2)
MREKULLIA NË LËKURË
Lëkura është mbulesë e jashtme e trupit. Te njerëzit kjo është organi më i madh mbulesë e trupit (integumentum commune) dhe përbëhet nga shumë shtresa.
Ajo mbron muskujt, eshtrat, ligamentet dhe organet e brendshme që ndodhen nën te. Lëkura e njeriut është e mbrojtur me qime. Meqë bie në kontakt me mjedisin, lëkura luan rolin kryesor në mbrojtjen e trupit nga bakteret patogjene dhe humbjes së tepërt të ujit. Funksionet tjera të saj janë: izolimi, rregullimi i temperaturës, identifikimi senzorik dhe sinteza e vitaminës D. Te njerëzit, pigmenti i lëkurës tregon variacione nga njëri tek populli tjetër, ndërsa tipi lëviz nga e thara deri te e yndyrshme. Lëkura është në lëvizje të përhershme, mesatarisht çdo minutë ndryshojnë afër 40.000 qeliza të lëkurës, ndërsa çdo muaj të gjitha qelizat e lëkurës ndërrohen, kështu që lëkura ynë ndryshohet çdo muaj, e ne nuk e vërejmë. 95% të qelizave të lëkurës e kanë një mision, e ky është ripërtëritja qelizore, ndërsa 5% të qelizave e ngjyros lëkurën duke podhuar melaninën, i cili i jep ngjyrë lëkurës.
Foto mikroskopike e lëkurës. Vërehen numër i madh i baktereve, papastërti dhe pluhur në lëkurë, për këtë Islami urdhëron të jemi të pastër, duke marrë abdes dhe larë.
MEMORIZIMI I LËKURËS
Vite me rradhë shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë fshehtësitë e memorizimit, duke studiuar lëkurën për të zbuluar për vendin e memorizimit dhe informatave. Ata e dinë që ekziston memorizimi gjenetik në ADN e njeriut. Për këtë, cilët janë hulumtimet më të reja shkencore në lidhje me këtë memorizim?
Kah mesi i vitit 2007 revista “Neuroscience” ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri shkencor. Në këtë hulumtim shkencëtarët kanë gjetur që qeliza përmban molekula të caktuara të quajtura CaMK II, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e memories.
Kur shkencëtarët i dobësuan këto molekula te miu, memoria e tij menjëherë është fshirë, ndërsa kur përsëri u përgatit për ushqim, iu kthye aftësia e mendimit. Ky është proces i ngjajshëm sikurse te disku i fortë në llogaritës.
Kjo memorie padyshim gjindet në qelizat e gjithë organizmave. Shkencëtarët besojnë se ekziston memoria e zemrës dhe lëkurës. Zbulimi i këtij lloji është i rëndësishëm në shërimin e dhembjes kronike. Qelizat e trurit ruajnë ndjenjat e dhembjes, për këtë shkak zgjidhja e memories së fshehtë do të mund të ndihmojë në mënjanimin e informatave të dhembjes në këto qeliza.
Grafiku paraqet prerjen e lëkurës së njeriut e cila përbëhet nga shumë shtresa dhe secila shtresë përmban qeliza që mund t’i mbajnë shënimet për një periudhë të gjatë.
Hulumtimet e reja tregojnë që qelizat e lëkurës mund të mbrojnë nga bakteret dhe që shfrytëzimi intenziv i mobilëve mund të nxit zhvillimin e baktereve të caktuara në sipërfaqen e lëkurës, e kjo varet edhe nga imuniteti njerëzor. Shkas i kësaj është që lëkura ka rolin kryesor në ruajtjen e informatave dhe ngjarjeve, ndërsa shfrytëzimi i kontinuar i mobilëve në afërsinë e lëkurës sonë shkakton konfuzion te këto qeliza për shkak të fushës elektromagnetike të këtyre telefonëve.
SHËRIMI ME PËRDORIMIN E QELIZAVE TË LËKURËS
Sot shkencëtarët përpiqen të shfrytëzojnë qelizat e lëkurës të marra nga embrioni (qeliza amë). Këta besojnë që këto qeliza kanë efekt mrekullibërës në shërimin e djegieve. Gjithashtu, shkencëtarët përpiqen të realizojnë dobinë nga qelizat embrionale në fazat e hershme, pasi që kanë gjetur që ky është burim për trajtim të shumë sëmundjeve. Hulumtuesit përpiqen të modifikojnë ADN e qelizave të lëkurës për ta fshirë memorien e tyre duke i përgatitur kështu për implantim, por, gjithashtu për t’i ikur karcinomit. Sot shkencëtarët i klonojnë minjtë nga qelizat e lëkurës, pasi që këto qeliza janë në gjendje të mbajnë sasi të madhe të memories afatgjatë. Zbuluan se qelizat e lëkurës të femrës mbajnë më shumë informata se qelizat e lëkurës te meshkujt. Tani, shkencëtarët përpiqen të shfrytëzojnë qelizat e lëkurës për shërimin e fëmijëve të sëmurë nga kanceri nëpërmes qelizave të lëkurës të modifikuara gjenetikisht.
Këto qeliza kanë efekt të madh në shërimin e kancerit, përmirësojnë imunitetin dhe parandalojnë përparimin e sëmundjes.
GJUHA E LËKURËS
Shkencëtarët vërtetojnë që ekziston tingulli i lëkurës, por ne nuk e kuptojmë! Kur është shpallur Kurani, nuk ka ekzistuar asnjë informatë në lidhje me këtë zbulim të tanishëm.
Kjo është skicë e trakës së ADN. Shkencëtarët thonë se kjo trakë e komplikuar gjenetike transmeton vibracione të kontinuara të tingujve. Pra, kjo flet! Kjo trakë gjindet në tërë trupin tonë, në qelizat e syrit, veshit dhe lëkurës. Kjo padyshim i mbledh informatat dhe më vonë këto informata mund të merren.
Në thellësi, brenda qelizave të lëkurës sonë ekzistojnë shkrime që janë të ngjajshëm me fotot kompjuterike, që përmbajnë informata dhe ngjarje që ndodhin rreth lëkurës. Këto shkrime ruajnë tingujt lidhur me këto ngjarje. Dr Clark Otli i cili ka mbikëqyrë qindra operacione të implantimit të lëkurës, thotë: “Lëkura ka mendmbajtje afatgjatë, ajo nuk harron kurrë.” Dr Otli ka vërejtur se më shumë se 70% të njerëzve që kanë qenë të nënshtruar operimit të implantimit të lëkurës, janë sëmurë nga kanceri i lëkurës në periudhë të shkurtër pas implantimit.
Ky është një problem serioz dhe mjekësia nuk ka ilaç për këtë. Shkencëtarët thonë se lëkura e ka eksluzivitetin e saj, sepse mendohet depo e informatave dhe kur bëjmë transmetimin e lëkurës nga një person te tjetri, ne në realitet nuk transmetojmë vetëm lëkurën fizike, por gjithashtu transmetojmë informatat dhe ngjarjet e deponuara.
Për shkak të kësaj mund të vie deri te një lloj konfuzioni në trup, kështu që ai refuzon lëkurën e re. Mirëpo, ne si muslimanë, duhet dhënë një këshillë,, e kjo është që njerëzit para ndërmarrjes së implantimit, do të duhet lexuar versete të caktuara kuranore në lëkurë në mënyrë që ajo të pastrohet dhe riprogramohet.
ÇDO GJË FLET
Para pak kohësh shkencëtarët zbuluan se secili send në kozmos ka frekuencat tingëllore që quhet rezonancë natyrore (natural resonance) dhe secili send në kozmos fillon të reagojë dhe lëviz kur është e ekspozuar tingullit me frekuencë që është e njëjtë me te. Pra, tingulli ndikon në njerëz, objekte, dhe kafshë. Duke falënderuar shkallës mjaft të lartë të zhvillimit të aparateve për matjen e frekuencës, shkencëtarët kanë konstatuar që secili send në kozmos emiton ndonjë frekuencë tingulli. Gjithashtu edhe kozmosi ka emituar tinguj gjatë krijimit të tij sipas asaj që shkencëtarët e NASA kanë zbuluar, por gjithashtu edhe vrimat e zeza transmetojnë frekuenca tingëllore. Botanikët kanë zbuluar që edhe bimët janë nën ndikimin e tingujve dhe i transmetojnë. Poashtu, të gjithë insektet kanë frekuencat e tyre tingëllore, bile edhe qelizat e zemrës i kanë frekuencat e tyre të veçanta tingëllore. Secili send në kozmos flet.
NË ÇFARË ËSHTË MREKULLIA?
1. Mund të themi se çdo gjë që shohim në sipërfaqen e lëkurës sonë janë qeliza të vdekura, por Kurani na këshillon që t’i mbajmë aktive qelizat e lëkurës sonë duke lexuar dhe dëgjuar Kuran. Allahu i madhërishëm thotë:
“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.”(Ez – Zumer, 23)
2. Qelizat e lëkurës ripërtërihen dhe ndryshojnë në mënyrë kontinuale, Allahu i madhërishëm u thotë njerëzve që mohojnë ekzistimin e Tij, që do të ballafaqohen me vuajtje permanente, ngase lëkurat e tyre do të ndryshohen në mënyrë kontinuale. Allahu i madhrishëm thotë:
“Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.”(En – Nisaë, 56)
Çdo herë kur lëkurat e tyre digjen, ndjenja e tyre për dhembje do të shkatërrohet, përderisa Allahu i madhërishëm nuk e ndërron lëkurën e tyre të vjetër me të re, për të filluar përsëri vuajtja, përgjithmonë.
3. Shkencëtarët thonë se qelizat e lëkurës janë nën ndikimin e frekuencave tingëllore, kështu që lëkura mund të rrënqethet kur njerëzit marrin lajme të mira ose të këqija. Për këtë, Allahu i madhërishëm thotë:
“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.”(Ez – Zumer, 23)
Ky verset vërteton që qelizat e lëkurës së besimtarit janë nën ndikimin e tingullit kuranor por te besimtarët i njëjti tingull nuk vepron. Përse?
Për arsye se qelizat e jobesimtarëve janë të shtresuara me ateizëm dhe hipokrizi një kohë të gjatë, kështu që është bërë e pamundur të përgjigjen në tingullin e besimit.
4. Të gjitha qelizat në trupin tonë kanë aftësi të memorizimit, në veçanti dëgjimi dhe të parët, andaj këta të dy do të dëshmojnë kundër nesh! Në Ditën e ringjalljes njeriu do të pyet lëkurën e vet me fjalët: “Përse dëshmoni kundër nesh?” Lëkurat e tyre do të përgjigjen: “Allahu i Cili i ka dhënë aftësi të folurit çdo sendi, na ka pajisur me të folur edhe ne.” Këtu kemi edhe një mrekulli. Fjala është për atë që çdo send do të flasë.
5. Secili send e ka frekuencën tingëllore të veçantë. Allahu i madhërishëm thotë:
“Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.”(El – Israë, 44)
Në Ditën e ringjalljes njeriu do të jetë në gjendje t’i dëgjojë të gjithë këta tinguj. Gjithashtu do të dëgjojë lëkurën e tij sesi i tregon Allahut të madhërishëm për gjitha mëkatet dhe gabimet e bëra.
NË FUND
Duhet ta kemi këtë panoramë para syve. Kur lëkura ynë dëshmon kundër nesh, por gjithashtu duhet ditur që Allahu i madhërishëm e ka bërë lëkurën në këtë botë për të na shërbyer dhe mbrojtur, por kjo do të jetë për botën tjetër armiku ynë, kur do të flet para Zotit për veprat tona të mira dhe të këqija.
I lutemi Zotit të madhërishëm që çdo moment të jetës sonë ta kalojmë në bindje ndaj Tij, dhe me vëmendje t’i shqyrtojmë versetet në vijim duke i ruajtur në zemrat tona.
Allahu i madhërishëm thotë:
“E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni.”(Fussilet, 19
Knaqu me ket ? dhe perfito
Pas veshtirsis vjen letsimi
Universaliteti i Kur’anit!
Në javën e kaluar cekëm disa thënie të njerëzve të mençur të cilët kanë folur rreth vlerave të Kur’anit, e më pas cekëm se populli ynë nuk e njehë sa duhet bukurinë e tij, për çka e ndjejmë obligim që të mundohemi tua sqarojmë atyre në pika të shkurtëra, në veçanti “intelektualëve” të cilët marrin guxim dhe e kundërshtojnë këtë libër madhështorë duke e konsideruar si të prapambetur dhe si të ngushtuar vetëm në rrethin e besimit, por jo edhe më shumë. Thënë të vërtetën Kur’ani edhe është libër fetar dhe se qëllimi kryesor i tij ashtu si i librave tjera të shenjta të mëhershme është të informuarit e njerëzve se kush është Zoti, kush është Krijuesi i njeriut dhe i kësaj gjithësie, pse Ai e dalloi njeriun nga krijesat tjera, pse e solli në këtë botë, çka kërkon nga ai, çfarë obligimi ka njeriu ndaj Tij, çka do bëhet me të pas vdekjes së tij, pse ta ketë jetën e limituar në këtë botë, pse mos të jetë përgjithmonë në të....
a ka botë tjetër pos kësaj, si është realiteti i asaj bote, çka e pret njeriun atje, çka duhet të veproi ai që të jetë i lumtur në të dyja botrat...dhe shumë pyetje tjera përgjigjen e të cilave nuk mund ta gjesh askund pos në Kur’an; pastaj aty gjenden udhëzimet e përsosura se si ta ushqej njeriu shpirtin të cilin e bartë në trupin e tij dhe kurrë nuk arriti ta njoh si duhet, ngase ai është i pa dukshëm dhe i pa prekshëm, por pa të çdo gjë e humb kuptimin! Kur’ani ia mëson njeriut besimin e shëndosh, e ruan atë dhe e largon nga çdo besim i kotë, e mëson sesi duhet ta adhuroi Krijuesin e Tij, në çfarë mënyre duhet ti drejtohet Atij, si ta fitoi kënaqësinë e Tij, etj, për këtë arsye Ai sjellë shembuj të shumtë për ta bindur njeriun se vetëm Ai i ka krijuar njerëzit, se Ai i furnizon ata, Ai ua jap shpirtin dhe ua merr, Ai i ringjall sërish në botën tjetër dhe se çdo gjë në këtë gjithësi është nën dirigjimin e Tij.
I informon njerëzit se Zoti është i Gjallë, Dëgjon, Sheh, është absolut dhe i pavarur nga askush dhe se çdo kush tjetër pos Tij është i varur nga Ai, të gjithë kanë nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për askënd, e tjetër e tjerë. Kur’ani sjell edhe tregime të shumta të popujve të mëhershëm për të treguar se që nga fillimi i kësaj bote njerëzit kanë besuar Allahun në formën e drejtë dhe të duhur, por ndërkohë janë paraqitur edhe besime të devijuara, për çka është paraqitur nevoja për të dërguar profet apo pejgamber të cilët ua kanë tërhequr njerëzve vërejtjen se Allahu do dhe pranon vetëm një fe, vetëm një besim, e ajo është feja të cilën e ka zgjedhur Ai për njerëzimin, siç thotë në një ajet kur’anor: “...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…” (Maide, 3). Fe kjo që ka qenë nga njeriu i parë Ademi dhe ka vazhduar deri sot e kësaj dite dhe se jo rrallë herë Allahu edhe është hidhëruar në disa popuj për shkak të kokëfortësisë së tyre para profetëve të Allahut për çka edhe i ka ndëshkuar, por edhe të tjerët i ka shpërblyer dhe se shpërblimi e ndëshkimi i vërtetë është në botën tjetër pasi të kthehen tërë njerëzit e të ringjallën atje. Por përpos këtyre çështjeve që kanë të bëjnë drejt për së drejti me besim, ky libër në vetën e tij ngërthen edhe shumë gjëra tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njeriut, ngase ai ka zbritur për tua rregulluar njerëzve jetën e tyre fizike dhe shpirtërore, jetën e kësaj dhe botës tjetër. Ai është një katalog i cili e mëson njeriun se si të jetoj, si të punoj, si të jetë i lumtur dhe i sukseshëm me kuptimin e plotë të fjalës. Në Kur’an gjejmë etikë, bile morali është një nga bazat e Kur’anit, prandaj në të është sqaruar mënyra se si duhet të sillet njeriu me prindin, vëllain, fqiun, shokun, mikun, pastaj si duhet respektuar e kujdesur për shtresat e ulëta, si jetimi, i varfëri, e veja, i shtyri në moshë, invalidi etj etj. Në të gjejmë edhe shumë shkenca të cilat i shtjellon disa më gjerë e disa më shkurt për tua zgjuar kurreshtjen shfrytëzuesve të intelektit, ashtu që në oqeanin e tij të madh të dijes e gjen vetën matematicienti, historiani, biologu, gjeografi, fizikanti, gjuhëtari, mjeku, farmacisti, psikologu, filozofi, strategu, eprori, ushtari, polici, tregtari, ekonomisti, biznesmeni dhe shumë e shumë të tjerë. Për të gjithë këta ka mjaft çka tu jap Kur’ani, ngase ai përpos çështjes së besimit –siç u cekë-, shtjellon edhe anën sociale, familjare, shtetërore, ekonomike, politike, ushtarake, e të tjera. Ai shkon edhe më lartë ku i paraprinë shkencës në shumë gjëra ashtu që për çdo ditë sa më shumë që po përparon shkenca aq më shumë po vie në përputhshmëri me Kur’anin dhe se po binden njerëzit e shkencës se ky Libër e përmban të vërtetën absolute siç vet Allahu dëshmon në Kur’an: “ Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53). Prandaj nuk është e çuditshme të shohim se si ky Libër po ndikon me të madhe që njerëzit e dijes të gjunjëzohen para tij, e jo rrallë herë edhe të bëhen mysliman, siç është rasti me filozofin francez Rinih Jinu (Abdul Vahid Jahja) i cili pasi që studioi shumicën e feve pranoi Islamin dhe shënoi shumë libra. Pastaj doktori i njohur francez Morris Bokay , i njohur me librin e tij “ Tevrati, Ingjili dhe Kur’ani”, pastaj Dr.Robert Kirin (Faruk Abdulhakk) doktor në ligjet ndërkombëtare, këshilltarë i ish Kryetarit amerikan Nikson për çështje të jashtme, pastaj studiuesi dhe politikani francez Lijon Rossi, pastaj Fan San Monteh profesor pranë universitetit të Parisit, Yusuf Estes prift protestant në Texas i konvertuar në Islam dhe dhjetra e qindra të tjerë të cilët është e pamundur të përmblidhen në këtë shkrim të vogël. Po të nderuar vëllezër dhe motra, ata nuk kanë qenë ithtarë të Kur’anit, por e kanë studiuar atë ndërsa ne po mjaftohemi vetëm me besimin në të, sikur nuk e dimë se toka edhe nëse është pjellore pa e punuar nuk jep fryte dot! Mbesim me shpresë se të gjithë do ti kthehemi Kur’anit më me seriozitet për ta kuptuar më mirë universalitetin e tij sepse në të është udhëzimi e drita, qetësia e kënaqësia, lumturia e shpëtimi. Kaq kësaj radhe dhe deri në javën e ardhshme paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju
Sa e njeh populli ynë Kur’anin?
Shkruar nga Pr.Dr.Shefqet Krasniqi | 28 Mars 2011
Secili njeri dëshiron të jetoj në paqe e qetësi, ta lartësoj shpirtin me moral të mirë, ta pasuroj mendjen me dije të dobishme dhe ta ushqej trupin në mënyrë të shëndetshme. Dëshira e tij për të qenë i suksesshëm në profesion, në familje, në shoqëri dhe në çdo segment të jetës, e shtyen të jetë vazhdimisht në kërkim të gjeneratorëve të lumturisë.
Natyrshmërisht e beson pafundësinë ndaj edhe është i etur për burimin e saj! Në këtë rrugëtim jetik, ai më siguri do të ketë rastin që ta ketë në duar një univers të tërë mrekullish me emrin Kur’an! Ja se si e përshkruan atë dijetari italian Kont Edward: “Kam studiuar në hollësi fetë e vjetra dhe të reja dhe kam ardhur në përfundim se Islami është feja qiellore e vërtetë dhe libri qiellor i kësaj feje i cili është Kur’ani ka përmbledhë në vetën e tij çdo nevojë materiale dhe kuptimore të njeriut e cila e ngrit atë drejt përkryeshmërisë së moralit dhe të shpirtit”. Me të vërtetë ka dallim të madh mes atij që e shiqon detin nga larg dhe atij që lundron në valët e tij. Këtë e thekson edhe një ekspert francez Joel le Bon kur thotë: “ O ju njerëz analizojeni Kur’anin derisa ti kuptoni të vërtetat e tij, shikoni historinë e do të kuptoni se llojet e ndryshme të shkencave e arteve nuk i kanë arritur botës ndryshe vetëm se nëpërmjet myslimanëve që i kanë nxjerr ato prej Kur’anit që është oqean dijesh nga i cili rrjedhin shumë lumenjë për ti ujitur të eturit për dituri e shkencë”  Nuk ka njeri që e lexon Kur’anin e që ngopet me të, apo i bëhet monoton leximi dhe studimi i tij, siç thotë filozofi i njohur francez Jozef Ernest Renan: “ Në bibliotekën time kam mijëra libra me tema sociale, letrare, filozofike, shkencore dhe të tjera, por kurrë nuk kam mundur ti lexoj ato më shumë se një herë dhe shumica e atyre librave janë vetëm për estetikë. Mirëpo aty e kam një libër i cili sa herë që e lexoj më freskon, e ai është libri i myslimanëve Kur’ani. Sa herë që ndjej lodhje, dua të ngritem e të forcohem e lexoj Kur’anin ku gjej pushim e kënaqësi dhe asnjëherë nuk më bëhet monoton leximi i tij. E nëse do dikush të bindet se ka ndonjë libër të zbritur nga qielli le ta di se ai është Kur’ani e asnjë tjetër pos tij, ngase librat tjera nuk i kanë specifikat që ka ai”. Ndërsa Muhamed Gazaliu është shprehur: “Kur’ani është libër që drejton njeriun kur gabon, e kujton kur harron dhe ja zgjon zemrën kur në gjumë devijon...”.  Më madhështorja është se ky libër i Zotit mbeti i pandryshueshëm nga dita që zbriti para 1400 viteve dhe si i tillë do të mbetet deri në Ditën e Kiametit, siç thotë profesori i universitetit  Cambridge Kent Greek :
Një shembull nga Kur'ani për paranë dhe pasurinë
Historia e Karunit në Kur'anin fisnik është një shembull i influencës së tmerrshme që paratë dhe pasuria mund të kenë mbi qeniet njerëzore me dobësi të pashërueshme. A mundet që paraja vetëm me tërheqshmërinë e saj të sjell sigurinë, paqen e mendjes dhe shpirtit? Fakte nga e kaluara dhe e tashmja thonë se jo, veçanërisht kur njerëzit grumbullojnë pasurinë e tyre në mënyra të paligjshme (haram). Karuni ka jetuar në kohën e Musait, alejhis- selam. Ai ishte një njeri i keq i cili grumbulloj një pasuri shumë të madhe duke shfrytëzuar dhe shtypur popullin e tij. Thesari i tij u shtua dhe u shtua por ai nuk ishte kurrë mirënjohës ndaj Zotit të tij. Ai jetoi si një tiran mendjemadh i cili nuk kujdesej për askënd. Shumë nga njerëzit e tij, të cilët e dëshironin jetën tjetër më tepër sesa jetën e kësaj bote, e këshilluan atë të mos sillej me arrogancë por të bëntë të mira. Megjithatë Karuni nuk i dëgjoi ata.
Ai nuk e mori vesh që e gjitha ajo që ai kishte ishte një begati nga Allahu. Karuni ka thënë me medjemadhësi: "Ai (Karuni) tha:"Më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime"  Kur Karuni ecte në pronën e tij ata njerëzit të cilët dëshironin jetën e kësaj bote e admironin atë dhe dëshironin të bëheshin të njëjtë si ai në pasuri dhe madhështi. Por të tjerë më të ditur i treguan atij që shpërblimi i Allahut është për ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe janë të durueshëm. Megjithatë ai nuk i kushtoi kujdes kësaj dhe kështu meritoi dënimin e Allahut.
Ai u takua me një fund të tmerrshëm që nuk i kalon askujt nëpër mendje: "Po ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati ndonjë që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet"  Historia përsërit vetveten dhe histori të tilla ndodhin dhe kanë ndodhur. Madje edhe në jetën tonë bashkohore ne mund të shohim njerëz të cilët veprojnë si Karuni. Nëse qëniet njerëzore do merrnin në konsiderim gabimet e të tjerëve dhe do përpiqeshin të mësojnë diçka nga ato, jeta do të bëhej më e mirë.
Të pasurit duhet të ndihmojnë të varfërit. Ata duhet të ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre për nevojtarët për t'i bërë ata të kënaqur dhe që vet të shpërblehen me Xhenet. Ndërkohë ata janë të lirë të gëzojnë çfarë ata posedojnë, pa devijime. Me të vërtetë ata me këte do të jetojnë në paqe. Historia e Karunit është në Kur'an si një shembull për çdo kënd të mësojë. Ai është i përshkruar me zbukurimet dhe rrobat e tij kur shfaqej përballë atyre njerëzve të cilët mblidheshin për të parë. Kjo ngase ai fshihej prapa mureve të pallatit të tij gjatë gjithë kohës, duke u gëzuar me veten dhe thesaret e tij, e kur dilte të gjithë e vështronin atë të mahnitur. Si në çdo shoqëri, njerëzit ndryshonin në opinionet rreth tij.
Grupi i të humburve, të cilët ishin të mashtruar nga paraqitja dhe nuk i interesonte e vërteta mbrapa saj, e admiruan atë. Ata e kishin zili dhe dëshironin për vete një pasuri të tillë. Megjithatë një grup i dytë, i cili përfshin besimtarët me mendjet e ndritura, i doli para duke e paralajmëruar dhe e këshilluan atë. Por të gjitha thesaret, ari, rojet dhe robërit nuk e mbrojtën këtë burrë. Njerëzit u kthyen në drejtim të pallatit dhe papritmas nuk e gjetën atë. Pallati nuk ishte më. Megjithëse ndërtesa ishte e fortë dhe e rrethuar më mirë të larta nuk mundi ti reziston fatit të saj.
Toka e gëlltiti atë dhe Karuni u shkatërrua, me gjithë pasurinë dhe mendjemadhësinë e tij. Shtëpitë e mëdha, paratë e shumta dhe luksi ose autoriteti nuk janë të mira po nuk pati besim dhe bindje ndaj Allahut. Çfarëdo fuqie që një njeri mund të gëzojë nuk mund as ti bëjë mirë e as të dëmton veten e tij. Nuk mund kurrë të shkaktojë stres ose të sjell lumturi pa vullnetin e Allahut, subhanehu ve teala. Pas këtij fundi të tmerrshëm të Karunit, ata të cilët dikur ishin magjepsur nga lavdia e pasurisë së tij u kthyen në vete. Ata patën një goditje të fortë dhe nuk mund të besonin syve të tyre. Dhe si rrjedhim ndjenjat e tyre ndryshuan: "E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij filluan të thonë: A nuk e shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh do të na rrafshonte në tokë edhe neve, sa habi sesi jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim"
Të gjithë bukurisë së kësaj jete do t'i vijë fundi herët ose vonë.Vetëm besimtarët të cilët punojnë shumë për të kënaqur Allahun dhe duke iu larguar të vepruarit keq ose të pendohen dhe do të jetojnë në Parajsën e përhershme-Xhennet.
Dr. Hanan Abdu el-Tahavi