									Kronika e Zeze - Zemra – Portali Shqiptar Forum				            
            <language>de</language>
Kriza në Greqi, vetëvritet shqiptari, baba i dy fëmijëve
KRETE - Fund tragjik pati jeta e një shqiptari 38 vjeçar, baba i fëmijëve, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij në Lerapetra...]]></description>
KRETE - Fund tragjik pati jeta e një shqiptari 38 vjeçar, baba i fëmijëve, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij në Lerapetra, për shkak të vështirësive financiare. 
Shtetasi shqiptar, 38 vjeç kreu vetëvrasje në Ierapetra të Kretës, duke u hedhur nga ndertësa ku banonte. 
Fqinjët dëgjuan britma në rrugë dhe panë 38 vjecarin të shtrirë në tokë, pa shenja jete dhe me lëndime të rënda në kokë. 
Forca të policisë dhe ambulancat nxituan në vendngjarje, por nuk iu mbeti gjë tjetër vecse ta conin trupin e pajetë në shërbimin mjeko-ligjor të autopsisë në Heraklion. 
38 vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve të cilët ndodheshin me nënën e tyre në Shqipëri. 
Sipas njoftimeve, viktima përballej me probleme serioze financiare dhe ishte i papunë prej një kohe të gjatë. 
Statistikat
Kriza financiare në Greqi dhe masat e ashpra që po aplikohen e kanë vështirësuar së tepërmi jetën e një kategorie njerëzish, shumë prej të cilëve shohin vetëvrasjen si rrugëdaljen e vetme nga vështirësitë financiare. 
Në një studim të shoqatës psikiatrike greke thuhet se 1 në 2 të rritur kanë paraqitur simptoma depresive, që lidhen me krizën ekonomike, 1 në 3 persona kanë ankth dhe 1 në 4 kanë ankth dhe depresion së bashku.
Sipas të dhënave të paraqitura në parlament nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, nga viti 2009 deri në 10 dhjetor 2011, në Greqi u shënuan 1 727 vetëvrasje dhe tentativa për vetëvrasje. ]]></content:encoded>
Historia e një martese që përfundoi në thikë
                        <description><![CDATA[Historia e një martese që përfundoi në thikë 
Familja Buraku prej pesë vitesh banonte në një apartament modest në katin e pestë të një pallati në Rubik! Ajo banesë ishte blerë me sakrifica...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Historia e një martese që përfundoi në thikë 
Familja Buraku prej pesë vitesh banonte në një apartament modest në katin e pestë të një pallati në Rubik! Ajo banesë ishte blerë me sakrifica të përbashkëta të çiftit Ilirjan dhe Diana! Ajo mësuese, ai për shumë kohë emigrant! Ishin shpërngulur aty që kur vajzën e kishin 12 vjeç ndërsa djalin 5! Fëmijë të mbarë që ndanin skamjen e përbashkët me prindërit e tyre!
Varfëria luajti shakanë e radhës në banesën Buraku! Nervat nuk mbajnë më kur vihet në diskutim buka e gojës! 
Portreti i familjes është shumë i thjeshtë. Të ardhur nga një zonë akoma më e thellë me dy fëmijë për të rritur dhe shuplaka hallesh për të përballuar çdo ditë pa pushim përfshi të dielën!
Mësuese Diana ishte e vetmja që mbante në shtëpi katër frymë me nevoja për veshmbathje, ushqim dhe pak kënaqësi tek alkooli ku strehohej bashkëshorti! 
Marrëdhënia nuk ishte më si dikur, kohë në të cilat kryefamiljari Ilirjan ishte ai që siguronte nevojat e përditshme! 
“Ishte një familje e qetë, nuk kemi pasur shqetësime. Jemi habitur me këtë që ka ndodhur, është diçka shumë e shëmtuar”, tregon fqinja e familjes Buraku.
Kjo banesë duhej të ishte streha e katër shpirtrave, por u kthye në ferrin e katër fatkeqëve! Arsye mund të listohen pa fund, por justifikime nuk ka për një bashkëshort që dhunonte gruan e tij me të cilën kishte sjellë në jetë dy fëmijë dëshmitarë të pafajshëm të një agonie të pambarimtë! Dhuna brenda mureve të shtëpisë ishte kthyer në bazë ditore, gati zëvendësonte ndonjërin nga vaktet që mungonte në tavolinë! Diana Buraku nuk e përballoi dot më këtë gjendje dhe iu drejtua gjykatës! Në Lezhë po zhvillohet procesi i divorcit ndërkohë që ajo kishte marrë dhe një urdhër-mbrojtje që e detyronte z.Buraku të qëndronte të paktën 50 metra larg banesës së tij. 
E shtunë! Zgjimi ka qenë i ngadaltë në familjen Buraku! Aty jeton e vetme Diana me 2 fëmijët tashmë 17 dhe 10 vjeç! Nuk ka asgjë për të nxituar pasi e vetmja që i pret është varfëria drejt një tjetër dite të zymtë! Rreth mesditës shfaqet në derë ai që duhej të ishte kryefamiljari! Ilirjani kërkon me ngulm që të hyjë brenda. Do të takojë fëmijët! Do të pajtohet me gruan, por me mënyrën e tij çuditërisht të dhunshme të shfaqjes së dashurisë! Pas disa përpjekeve shkallmon derën! Në shtëpi situata përshkallëzohet! Fëmijët tronditen! Diana Buraku rend drejt telefonit! Policia është vetëm një thirrje larg, por thika e të shoqit është më afër! 
Atë ditë më vjen djali i vogël dhe më thotë që “babi ka therur mamin dhe motrën”. Shkova sipër, mora vajzën dhe e çova në makinë. Gjatë gjithë kohës qante dhe donte nënën e saj pranë”, tregon fqinji që i gjeti i pari të plagosurat.
Thika ngulet në bark! Vajza sulet në mbrojtje të nënës! Babai i përmalluar në vend të përqafimit godet dhe atë! Dinamika e krimit është krejt e parëndësishme! Nënë e bijë janë jashtë rrezikut për jetën tashmë, por tronditja se babai dhe bashkëshorti i theri do të lërë shenjë përgjithmonë edhe nëse qepja e operacionit zhduket nga lëkura e tyre! 
Urdhri i gjykatës nuk u respektua dhe një grua me një vajzë panë vdekjen me sy nga dora e burrit më të rëndësishëm në jetën e tyre! E gjithë jeta e kaluar, gëzimet, vështirësiteë hallet dhe perspektiva u shuan në tehun e ftohtë të thikës! ]]></content:encoded>
E reja shqiptare nuk ha mishin e derrit, rrihet nga i shoqi,
                        <content:encoded><![CDATA[Për shkak të besimit, por pse jo, edhe për faktin se mishi i derrit i përket një kafshe të pistë dhe shkencëtarët kanë provuar se shfaq rrezikshmëri të lartë për shëndetin, një grua e re shqiptare ka vendosur të mos e konsumojë. 
Por për këtë nuk kanë qenë dakord as i shoqi, as vjehrri dhe as vjehrra. Ndaj dajaku është parë prej tyre si mundësi për ta ndalur.
Ngjarja përfshin një familje emigrantësh shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Bari të Italisë, në lokalitetin Bitritto, 10 kilometra larg qytetit Bari.
Gruaja myslimane, besimtare që zbaton ritet fetare myslimane, është e martuar me një 39 vjeçar po ashtu shqiptar i cili punon si artizan.
Ditën e djeshme ndërsa ndodheshin në shtëpi dhe po drekonin. Ishte e frikësuar se mos ndodhte sërish e njëjta gjë: Ajo do të refuzonte të hante gjellë me mish derri, i shoqi, vjehrri dhe vjehrra do të nxeheshin dhe do ta qëllonin.
Dhe vërtet ashtu ndodhi. Për të disatën herë me radhë edhe dje 30 vjeçarja u dhunua psikologjikisht dhe fizikisht nga i shoqi, pikërisht për shkak se nuk donte të hante mish derri.
Por këtë radhë skena ndodhi në sy të djalit të tyre dyvjeçar dhe kjo e irritoi shumë nënën e cila doli në dritare dhe klithi për ndihmë.
Në pak minuta në vendngjarje kanë mbërritur forca policore. Ata arrestuan 39-vjeçarin nën akuzën e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes.
Gruaja e dëmtuar u dërgua në spitalin lokal ku mjekët vendosën kurim 20 ditor nën kujdesin e tyre.
Sakaq, prindërit e 39-vjeçarit të arrestuar u denoncuan penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë për dhunë verbale ndaj nuses së tyre.
/gazetajone/]]></content:encoded>
Axhen e vrava me pahir
                        <content:encoded><![CDATA[“Pasi kam marrë vesh se gruaja ime do të lindë djalë, kam dalë jashtë dhe kam gjuajtur me armë pesë apo gjashtë herë në ajër. Ka qenë ora 19.30 dhe unë nuk e kam vërejtur askënd para meje, ndërsa pasi jam drejtuar për në shtëpi, unë e kam dëgjuar një britmë dhe e kam kuptuar se çfarë ka ndodhur”, kështu është arsyetuar Behram Hamza nga fshati Livadicë i Podujevës për vrasjen e axhës së tij, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës nën dyshimin se është përgjegjësi kryesor për ngjarjen e para disa ditëve, ku u vra I.Hamza 55 vjeç (axha i të dyshuarit), Behram Hamza është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Prishtinë. Ai gjatë seancës, ku i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ka pohuar se e ka vrarë axhën e tij në mënyrë aksidentale gjatë kohës kur me armë zjarri po festonte lajmin se gruaja e tij do t’i lindte një djalë. Deklaratat e të pandehurit janë konfirmuar nga mbrojtësi i tij avokati Nikë Shala, disa minuta pasi gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë aktvendimin me të cilin Hamza do të qëndrojë në paraburgim për një muaj. “Gjyqtari i procedurës paraprake me vendimin e datës 27. 08 2011 ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Klienti im në deklaratën e dhënë në polici, si dhe në deklaratën e dhënë para gjyqtarit të procedurës paraprake ka deklaruar se veprën në fjalë e ka kryer nga pakujdesia, sepse deri te privimi nga jeta i axhës së tij ka ardhur aksidentalisht”, ka thënë avokati Shala. Sipas tij klienti i tij ia ka bërë të qartë edhe policisë, edhe prokurorit se me axhën e tij tani të ndjerin nuk ka pasur asgjë të keqe. “Klienti im deklaron se në ditën kritike që ka marrë vesh se gruaja e tij do t’i lindë djalë nga gëzimi ka dalë jashtë dhe ka gjuajtur në ajër me pushkë automatike”, thotë avokati Shala. I njëjti, sipas Shalës pretendon se nuk e ka parë viktimën ndërsa e pranon faktin se pushkën e ka mbajtur në mënyrë ilegale.”Mbrojtja konsideron se gjatë hetimeve që do të zhvillohen nga prokurori i çështjes qartë do të rezultojë se në veprimet e të pandehurit manifestohen elemente të veprës penale të vrasjes nga pakujdesia e jo të vrasjes së rëndë, siç pretendon prokuroria”, thotë avokati Shala. Mirëpo, edhe përkundër këtyre pretendimeve të mbrojtjes dhe të të pandehurit se vrasja ishte kryer aksidentalisht, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë është duke zhvilluar hetime mbi bazën e dyshimit se vrasja nuk ka qenë aksidentale. Kjo të paktën është bërë e ditur pas përfundimit të seancës së caktimit të paraburgimit gjatë të cilës prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e kësaj mase, pasi i njëjti ka pretenduar se i pandehuri Hamza ka kryer vrasje e jo vrasje aksidentale siç pretendon mbrojtja. 55 vjeçari I.Hamza është qëlluar për vdekje më datë 20 gusht, ndërsa deri para një dite policia nuk kishte arritur të arrestonte personin përgjegjës për këtë ngjarje. I dyshuari sipas njoftimit të policisë është arrestuar të premten, gjashtë ditë pasi kishte ndodhur vrasja.
Edhe pse rasti në fjalë mbetet të shikohet nëse në të vërtetë ishte një vrasje aksidentale apo një vrasje e qëllimshme, që nga paslufta e deri më tani dhjetëra qytetarë kanë pësuar si pasojë e të shtënave pa kontroll me armë zjarri. Fushatat e shumta të realizuara nga policia apo organizata të tjera nuk kanë mundur ta ndalojnë këtë fenomen, i cili çdo ditë e më tepër po shkakton viktima dhe fatkeqësi në vendin tonë ku llogaritet të qarkullojnë me mijëra armë pa leje.]]></content:encoded>
Vlorë, vritet një 30-vjeçar, dyshohet për larje hesapesh
Një 30-vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri mbrëmë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”, rreth orës 23:00. Mësohet se Glaudio...]]></description>
Një 30-vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri mbrëmë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”, rreth orës 23:00. Mësohet se Glaudiol Leka, jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë.
I riu ka qenë pranë banesës së tij, kur autorët e vrasjes, dy persona që udhëtonin me motorr kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.
Leka ka marrë plumba në pjesë të ndryshme të trupit, plot 6 të tillë. Autorët ende nuk janë identifikuar. Ajo çka dihet paraprakisht për ta është se udhëtonin me një motorr, dhe pikërisht prej andej i kanë drejtuar armën Lekës, duke e qëlluar për vdekje.]]></content:encoded>
Berat, vret djalin pse shkoi në dasmën e dajës
                        <description><![CDATA[Berat, vret djalin pse shkoi në dasmën e dajës
Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme rrethin e Beratit. Një 65-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij 36 vjeç për shkak të pj...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Berat, vret djalin pse shkoi në dasmën e dajës
Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme rrethin e Beratit. Një 65-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij 36 vjeç për shkak të pjesëmarrjes së viktimës në një dasmë.
Y.C, 65 vjeç nga fshati Arrëz ka qëlluar brenda banesës djalin e tij duke e lënë të vdekur për shkak se ky i fundit kishte marrë pjesë në dasmën e dajës me të cilin i ati nuk fliste prej kohësh.
Autori i vrasjes i është dorëzuar policisë pas disa minutash.]]></content:encoded>
Tragjedi ne Prage!
Dita e martesës së një çifti ka përfunduar në mort. Dhëndrri 28-vjeçar me origjinë nga Rusia dhe nusja 25-vjeçare me origjinë nga Lituania vendosën të kurorzonin në martesë dashurinë e tyre pikërisht në Pragë.Pasi zgjodhën një vend romantik dhe nje ballkon antik i cili të sillte ndërmend skenat e filmit tragjik ‘Romeo e Zhulieta’, bashkëshortët kanë shkëmbyer një puthje pasionante mes tyre por pa kuptuar se vendi ku qendronte ishte i rrezikshëm e këmbët po u rrëshkisnin nga kangjellat e ballonit.Brenda pak sekondave ata kanë rënë nga ballkoni.Nusja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa dhëndëri është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku dhe ka arritur të mbijetojë.Ngjarja është ndjekur nga dhjetra të pranishëm të cilët po sodisnin çiftin e dashuruar pa kuptuar se ceremonia festive do të shndërrohej në vdekje.]]></content:encoded>
Kosovari i vrarë në Viene Valmir Lezi
Vienë/Simmering: Në hyrjen e një rrokaqiei gjendet trupi i plagosur nga thikat i Valmir Lezi-t, një Kosovar 18 vjeqar. Alfred. S është mirëmbajtësi i kësaj ndërtese, i cili menjëherë njoftoj emergjencën dhe policinë.
Për fat të keq Valmir Lezi vdiq në transportuesin e emergjencës. Valmiri nuk kishte ndonjë dokumentacion me vehte- gjë që nuk mundësoj Mediat të shkruajn diq mbi të.
Vetëm pas analizës së DNA-së është zbuluar identiteti i tij. 6 plagë nga Thika kan përshkruar trupin e tij njoftojnë entet e obduksionit dhe policia. Dëshmitarë të rastit kishin parë se si dy persona largoheshin duke vrapuar.
Nuk u vonua shumë dhe policia kapi që të dy, njëri nga ta ishte lënduar gjatë pvrdorimit të thikës dhe ishte lajmëruar në spitalin e afërmt në Semmering- pjesë e qytetit të Vienës.
Policia supozon që Valmiri ka provuar të ndihmoj vëllaun e tij Selimin i cili disa orë më parë kishte filluar një grindje i cili kishte marrë plagë nga Thikat pranë një Studio Fitnesi.
Se a është lënduar për vdekje nga të njëjtit persona të cilët plagosën Vëllaun e tij Selimin apo është një rast i veqantë , policia nuk ka dhënë ndonjë Informatë. Kjo vrasje është vrasja e parë në Austri e vitit 2011 njoftojnë mediat.]]></content:encoded>
Itali: të shtëna mes Shqiptarëve, 1 i qëlluar nga plumbi, 3
                        <description><![CDATA[Itali: të shtëna mes Shqiptarëve, 1 i qëlluar nga plumbi, 3 të arrestuar
Bellaria:Mbrëmë rreth orës 20  dëshmitarë të rastit kan ftuar policinë për të reaguar ndaj dy grupeve rivale, turi...]]></description>
Bellaria:Mbrëmë rreth orës 20  dëshmitarë të rastit kan ftuar policinë për të reaguar ndaj dy grupeve rivale, turistë nga Shqipëria. Gjatë aksionit policor janë arrestuar 3 shtetas nga Shqipëria, ndërsa një bashkëkombas është dërguar në spitalin e Rimini-t. Informatat nga Spitali në Rimini kan informuar se personi 32 vjeqar ishte goditur nga një plumb në kofshë dhe është operuar.
Gjendja e 32 vjeqarit nuk është në rrezik jete, mirëpo ai duhet të qëndroj në spital edhe disa ditë, ngase kishte humbur shum gjak. Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 3 thika, një revolver të kalibrit 7.65 si dhe ka arrestuar 3 persona, të cilët sipas informatave nga dëshmitarët e rastit ishin të involvuar në këtë rast. Vështirësi kishte emergjenca e arritur, ngase i lënduari nga plumbi i marrë, ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte alivanosur diku në brigjet e detit. Fati i tij, policia dhe Emergjenca kan ndjekur gjurmët e gjakut të cilat shpien deri tek Shqiptari i alivanosur.]]></content:encoded>
Belgjikë: Dy të vrarët janë Shqiptar ( e aktualizuar)
Me rastin e Atentatit te planifikuar ne lokalin “Tornado”, Policia ka zbuluar identitetin e njerit nga te vraret. Sipas policise behet...]]></description>
Me rastin e Atentatit te planifikuar ne lokalin “Tornado”, Policia ka zbuluar identitetin e njerit nga te vraret. Sipas policise behet fjale per nje shtetas nga Kosova 28 vjeqar.
Poashtu nje nga mysafiret, nje femer 27 vjeqare eshte shtetase e Kosoves, e cila ishte  goditur nga nje projektil. Nga 3 personat e lenduar, jeta e dy nga ta eshte tejete alarmante dhe ne rrezik.
Polcia ende nuk ka arritur te zbuloj autoret e ketij atentati. Femra 27 vjeqare ka marre lendime ne fytyre dhe nuk ehste ne gjendje te flas, mirepo permes nje letre ka informuar policine se ajo ishte presente.]]></content:encoded>