Kosova - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Turpi i qeveris se Kosoves
O ju të cilët jeni ulur në kolltuqe, në veçanti ministrit të Drejtësisë, sa për informim, hoxhë Shukri Aliu ishte i pari që mbrojti pikat në Sllupçan, kurse për trimërinë e tij, pyete Mateçin, ju tregon se kush ka qenë hoxha.
Lufta e Haraçinës njihet në trojet tona si një ndër betejat më të rëndësishme dhe më të rrepta kundër sllavo-maqedonasve, shkruan portalb.
Hoxhë Shukri ALIU, si çdoherë ku kishte nevojë për mbrojtjen e interesit dhe të drejtat e popullit, ishte aktiv. Ashtu siç u zgjodhën të marrin pjesë në Haraçinë, ngase vetë beteja e Haraçinës kërkonte trimëri, pjekuri dhe vendosshmëri, u zgjedh edhe hoxha të jetë pjesëmarrës në këtë betejë, krah për krah me Komandant Telin, Arbenin, Abazin dhe të tjerët…
Mirëpo, urrejtja sllavo-maqedonase për humbjet e tyre si dhe bashkëpunimi i disa çaqeve anti-shqiptare bëri që të likuidohen të lartëpërmendurit, mirëpo nuk e harruan bashkëluftarin e tyre, hoxhën dhe luftëtarin tonë Shukri Aliun.
A është kjo hakmarrje për ushtarët e UÇK-së apo çfarë është puna. A do të burgoset si mbi 100 ushtarë të tjerë që janë të burgosur me procese të montuara, vetëm pse ishin ushtarë të UÇK-së, apo do të likudiohen, siç u likuidua Teli, Arbeni, Harun Aliu, Ibrahim Sulejmani, Xhavit Morina dhe të tjerë…
…lind një pyetje nga thellësia e zemrës: ÇFARË PO NDODHË ME TRIMAT E KOMBIT, të cilët, për të jetuar shqiptarët të lirë, sakrifikuan gjithçka që poseduan, bile edhe jetët e tyre…
Ky ishte ushtari me lot ne sy ,shiko jeten e ti sot
Me paratë e tripit të Editës mund të shpëtoheshin shumë jetë
Të dhënat zyrtare që i ka gazeta tregojnë se një transplantim veshkash me financim nga Ministria e Shëndetësisë kryhet për afro 17 mijë euro. E për kaq mjete, trembëdhjetëvjeçarit Hamit Haliti nga fshati Syriganë i Skënderajt po i rrezikohet jeta. Ai ka nevojë për transplantimin e veshkës, të cilën e ëma është shprehur e gatshme t’ia dhurojë, por familja nuk ka asnjë mundësi t’i sigurojë 17 mijë euro për operacionin e transplantimit.
Vajzat me shami nuk përjashtohen më nga shkollat
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT të Kosovës, Ramë Buja, ka deklaruar se vajzat kosovare që mbajnë shami islame nuk do të pengohen më të ndjekin arsimin në shkollat publike të vendit.
E premte 22 Korrik 2011
Reagimi erdhi pas paralajmërimit për protesta nga lëvizja “Bashkohu”.
“Ne kemi pasur takime të shumta. Tash për këtë çështje ka mbetur vetëm kohë për t’u rregulluar. Do të shohim bashkë me kryeministrin se çfarë mund të bëhet. Unë do të jem iniciues i asaj që askush të mos pengohet për të vijuar shkollën, pavarësisht përcaktimit të tij fetar”, ka deklaruar Buja për mediat vendase.
Qa mendoni per rritjen e Pagave qe u diskutohet ne Parlamen?
Kisha pase deshir te jep gjdo njeri prej jushe nje koment apo nje mendim te lir per ket tem pa marre parasyshe se ciles parti i perket apo e adhuron,duke len aneshe Partit e te solidarizohet me Popullin e Republikes se Kosoves.
Pasi une bera ket pyetje tashe nuk po dua te shkruej dhe te jap mendimin tim ketu nje her deshta te pres nje her Mendimet e juaja e pastaj do jap mendimin tim qe kam per ket tem.
Dik Marti sulmon UÇK-në
Këtu ditë është duke u folur shumë për raportin e Dik Martit paraqitur asamblesë së Evropës ku në te sulmon në mënyrën më të vrazhdë UÇK-ën dhe figurat më eminente të saj,
kinse ata paskan kontrabanduar me armë dhe me organe të brendshme të ushtarëve e civilëve serbë të zënë rob gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.  Lajm ky i cili u përhap si vetëtima jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në tërë Evropën dhe jashtë saj. Të gjitha mediat i kushtuan rëndësi shumë të madhe këtij lami duke e vërë atë në rend të parë të lajmeve ditore. Bie pyetja a thua vërtet meriton ky lajm ti epet kaq shumë rëndësi të madhe sa që të merren të gjitha mediat me te dhe të flitet për te natën e ditën?! Unë nuk mendoi ashtu, përkundrazi lajmet të tilla as që vlen me u marr me tu se lëre më me i kushtuar rëndësi kaq të madhe. Eh sa njeriu qohet jerum e flet hashamet, e me ja nis ne mu marr me ta, na shkon jeta duke e mbrojtur vetën tonë. Me rëndësi është që të jemi të pastër, e ne e dimë se kush ka qenë UÇK- ëja dhe çfarë pune kanë bërë sepse kemi qenë vet anëtar të saj, e nuk kemi ne nevojë me ardhur askush e me na treguar neve se a kemi qenë të mirë apo të këqinjë, a kemi qenë të ndershëm apo të pa ndershëm. Ai zotëriu mundë ta konsideron vetën të lirë për të shprehur, qoftë edhe për ta akuzuar dikë, por fatmirësisht rregullat e “lojes” janë se nëse e akuzon dikë për diçka duhet të sjellësh argumente dhe dëshmi, përndryshe mund të dënohesh para gjygjit, këtu rregulla janë në tërë botën. Kjo sa i përket të akuzuarit, ndërsa i akuzuari nuk ka nevojë asnjëherë të sjell asnjë dëshmi se ka qenë i pafajshëm, sepse në esencë ai është i tillë derisa të sillen argumentet dhe të vërtetohet aktpadia.
Shkyçe me Serbin, lidhe me Shqipërinë
Aksioni +355, Shkyçe me Serbin, lidhe me Shqipërinë
E hëne 14 Qershor 2010 18:59
Sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, Lëvizja për Bashkim zhvilloi aksionin e quajtur “+355”. Organizata e të rinjve, Lëvizja Rinore për Bashkim, në kuadër të këtij aksioni vendosi pllakatin me kërkesën që Qeveria e Kosovës pa asnjë vonesë t’i fillojë bisedimet me organet përkatëse të Republikës së Shqipërisë për shfrytëzimin e përbashkët të kodit telefonik shqiptar.
“Kështu do të shkëpusnim edhe një lidhje me shtetin serb, përkatësisht në vend të prefiksit serb +381 ne do ta kishim prefiksin shqiptar +355”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.
Po ashtu, në kuadër të këtij aksioni, sot në mbarë qytetin e Prishtinës u shpërndanë fletëpalosje me sqarime lidhur me këtë çështje, ndërsa mbrëmë të rinjtë e organizatës në shumë qytete të Kosovës kanë vendosur pllakate me po këtë përmbajtje.
Largohet për shkak të shamisë, kush e ka radhën?!
Suspendohet për shkak të shamisë, kush e ka radhën?!
E marte 20 Prill 2010 17:18
Raporton: Gentian Jetishi, Ferizaj
Çështja e mbulesës islame ka kohë që është shndërruar në një stereotip të llojit të vet në Kosovën e pasluftës. Fenomeni i përjashtimit të vajzave me mbulesë duke u bazuar herë në ligje të paqena e herë në rregullore të reja e më të reja mbetet si mister për faktorët psike -sociologjike që i nxisin pushtetarët kosovar që të veprojnë një gjë të tillë.
Shamia në Kosovë për shekuj me radhë ka qenë e njohur si obligim i fort fetar që deri vonë ka qenë i shprehur në mas dhe jo që shoqëria kosovare u përball për herë të parë me çështjen e shamisë vetëm në dekadën e fundit. Madje ka edhe prej këtyre kundërshtarëve të hapur të shamisë që familjarët e tyre ende bartin shami, por prirjet e tyre nisen më larg për të mos thënë që janë kryekëput të indoktrinuar kundër saj .
Për ta bërë më të çartë deri para 1 viti në shumicën e rasteve të përjashtuara si justifikim juridik ka shërbyer neni 4.7. i ligjit për arsim fillor dhe të mesëm për të cilën Avokati i Popullit atëherë Antoni Novicki ka treguar çartë që nuk u referohet nxënësve por personalit arsimor dhe vendimet e drejtorive janë konsideruara si jo reale dhe vajzat janë kthyer në shkollë. Duke parë që kjo nuk funksionin ministri i ri i MASHT Enver Hoxhaj ka sjellë një udhëzim administrativ me numër 7/2009 i cili ka qenë edhe më herët por se ndryshimi i vetëm që ka ndodhur me rifreskimin e fundit ka qenë futja e dy nën neneve te neni 4. me konkretisht ftuja e nen nenit 12 që i referohet ndalimit të inventarit dhe mjeteve të punës si dhe nen neni 13 ku thuhet: 13. Ndalimi i bartjes së uniformës fetare.
Kjo e fundit është bërë krejtësisht në kohën e fundit duke e parë që ligjet e më hershme nuk u kanë dhënë luksin e realizimin e planeve të tyre për të cilat nuk mund të paragjykoj dhe për të cilat duhet të përfshihet e gjithë shoqëria kosovare në debat, nëse pretendojmë se jemi shoqëri me tendenca të demokratizimit. Ndërkohë që debatet e mundshme domosdo të bëheshin në ndonjë medium të paanshëm nëse ekziston i tilli sepse në të gjitha herët kur në shumicën e medieve kur diskutohet për problemet e shoqërisë myslimane kemi debate të pabarabarta ku edhe prezantuesi mbanë anën kundër jo vetëm disa individ të konsumuar që sillen herë në këtë e herë në tjetrin medium.
Kështu bazuar pikërisht në këtë rregullore që përmendëm më lart vjen edhe suspendimi i vajzës Arlinda Zeka nga Gadimja e Lipjanit nxënëse e klasës së 10 në shkollën e mesme teknike ‘Pjetër Bogdani’ në Ferizaj, që për shkak të insistimit të saj qytetar për të mbajtur shaminë ajo nuk vijon mësimin në shkollë tashmë 1 javë. Gjatë fundjavës që shkoj ky lajm u bë publik nga TV Klan Kosova. Lajmi tronditi opinionin mysliman dhe jo vetëm Ferizajn dhe Lipjanin Çështja e problemit të Arlindës dhe në përgjithësi e mbulesës Islame është çështje që duhet të diskutohet përndryshe mllefi i akumuluar qytetar mund të shpërthej dhe askush nuk mund të bart përgjegjësi për atë e aq më tepër atëherë të diskutohet nga ata super analistët me që tash neglizhohet si problem real . Lajmi për të mori dhenë ngado dhe gjitha reagimet e myslimanëve kryesisht të atyre virtual ishin dhe mbetën të arsyetuara si për kundër çështja duhet të rishikohet me shumë kujdes nga MASHT dhe bashkësitë fetare sepse mbulesa islame nuk është uniformë fetare ose të paktën e ne si njohës të Islamit nuk e dimë për një gjë të tillë.
Shoqëria myslimane kosovare është e irrituar nga këto provokime dhe matje të pulsit të kësaj natyre. Vërtetë që qytetaria duhet të përfshijë edhe respektimin e bindjeve të tjetrit në rastin konkret ligjbërësit kosovar duhet të i lënë anash emocionet personale dhe të kenë në konsideratë që e drejta e shamisë si obligim fetarë është e drejtë e garantuar me kushtetutë.
Për dallim nga gjitha rastet për herë të parë në rastin e Arlindës patëm edhe reagim të shoqërisë civile tërësisht sekulare – reagimi i rrjetit të OJQ-ve AVONET si njohës të jurispodencës ata denoncuan veprimin e drejtorit Isuf Celaj për përjashtim të Arlindës .
Në fakt shoqëria kosovare nuk është kundër mbulesë islame. Në hulumtimin e vetëm të bërë në për çështjen e shamisë 13 qytete të Kosovës dhe atë në vitin 2007 shihet çartë se shoqëria kosovare në kuptim të shumicës absolute nuk është kundër mbulesës. Një nga pyetjet e këtij pyetësori ishte se: A ju pengojnë vajzat me mbuluara? Përgjigjet e respodentëve ishin se 92.01 % nuk u pengojnë ndërsa 7.98 % u pengojnë. Shihet që numri i qytetarëve që kanë qytetari të formuar kanë mendim me të avancuar, madje atëherë janë befasuar nga një pyetje e tillë se çfarë pengese mund të kishin. Ndonëse se kjo anketë është bërë para 3 viteve statistikat mund të kenë lëvizur vetëm për mbarë. (Rezultatet për këtë anketë janë botuar në shator të viti 2007 në revistën shkencore Familja në Shqipëri, revistën shkencore Albislam në Maqedoni dhe në një sërë portale elektronike).
Reagimet e qytetarëve mysliman janë theksuar kryesisht në rrjetet shoqërore virtuale si e vetmja mundësi e artikulimit të pakënaqësisë së tyre me që ka kohë që shumicën e medieve elektronike dhe të shkruara zotërohen nga kundërshtarët e kësaj të drejte qytetare.
Megjithatë çështjen duhet ta shohim edhe më alarmante se ç’mund të na e prezantoj dikush. Në ditët në vazhdim pritet edhe reagimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe Kryesisë së BIK në Prishtinë. Me tepër se kaq myftiu Naim Tërnava duhet të anuloj gjitha takimet e tij por të vij në Ferizaj, të rrijë dhe të flejë në Ferizaj dhe çështja të përfundoj e shamisë mllefit qytetar të përfundoj në Ferizaj. Sepse realisht myftiu nuk duhet të shërbej vetëm për ftohjen e gjakut të myslimanëve sa herë që provokohen . Imamët e terrenit të Ferizajt këtë të premte në ligjëratën fetare duhet të flasin për fenomenin në fjalë për me tepër dita e premte (23.04.2010) duhet të shpallet Dita e Mbulesës Islame në rastin më të mirë si dëshmi e pjekurisë qytetare por edhe si protestë të gjitha vajzat e shkollave të mesme të shkojnë në shkollë me shami, si shenjë solidarizimi dhe revolte për një padrejtësi të tillë. Kjo sigurisht vlen për një shoqëri tamam demokratike dhe të formuar mirë.
Gjithsesi që problemi tashmë ekziston, edhe pse inati i arsyeshëm jo domosdo është drejtuar në personin real siç është drejtori i shkollës së Teknikës por se gjithë presioni qytetar dhe intelektual duhet të drejtohet te MASHT dhe BIRK por edhe organet relevante si gjykata dhe avokati i popullit. Ndoshta planet janë që ndonjë vajzë tjetër por se asnjë qytetar nuk është i obliguar të ndej këto plane gjithnjë po themi eventuale.
RROFTË SHQIPNIJA E VËRTETË ME KUFIJTË E SAJË ETNIKË
Gjithashtu nga ky Kongres duel edhe një REZOLUTË me të cilën kërkohej bashkimi i Kosovës dhe i viseve tjera shqiptare me Shqipërinë. Ky bashkim parashihej të arrihej me ndihmën e Fuqive të Mëdha, përkatësisht të Anglisë dhe SHBA. Ky Kongres i mori disa vendime me vlera historike, mirëpo rrethanat e imponuara politike e sidomos kapja e gjithë udhëheqësisë së KQ nga ana e OZN-ës, i bëri ato të pavlefshme, gjegjësisht të parealizueshme edhe pse dihej se nëpërmjet konsullatës angleze nga Qeveria Britanike u kërkua ndihmë ushtarake e materiale, si dhe mendimi nëse çetat e armatosura duhej të qëndronin në terrenin e Kosovës dhe Maqedonisë, apo të tërhiqeshin jashtë vendit. Gjithashtu, për mbajtjen e lidhjeve me konsullin turk dhe për sigurimin e pasaportave, u caktua Xhavit SELIMI.
Pas 55 ditësh që u mbajt ky Kongres, udhëheqësit e LpLTSH - LNDSH, thirrën Kongresin e ri që do të mbahej në Kosovë. Kongresi do të diskutonte për masat që duheshin marrë për ruajtjen e anëtarëve të LËVIZJES, për BASHKIMIN e të gjitha GRUPEVE që vepronin me emra të ndryshëm në një ORGANIZATË të vetme. Kongresi i tretë i LpLTSH apo Kongresi i V-të i LNDSH, u organizua në malet e Lipovicës, (Blinajës), afër Lipjanit, më 25 korrik 1946. Në këtë Kongres morën pjesë kryesisht veprimtarët e SEKTORIT TË DYTË, luftëtarë të grupeve të armatosura të Osman BUNJAKUT, Ukshin KOVAÇICËS nga Kovaçica dhe të Haradin VIDISHIQIT po nga Shala e Bajgores, Hilmi ZARIQIT nga BAICA e Helshanit (Drenicë), Arif SHALËS, hoxhë nga Sankofci i Drenicës. Përveç udhëheqësve të grupeve ishin të pranishëm edhe veprimtarë të dalluar të LNDSH, si Ibrahim GRAINCA - CERNILLA, Rrustem STATOVCI, Hasan BILALLI, Riza STRELLCI, Eshref SHEQA, Shemsi HAZIRI, Azem JASHANICA, Jetullah MUHARREMI, Ymer FAZLIJA, Bajram MUSLIU, Xhahit GAFURRI, Smajl SLLAMNIKU, Aziz ZHILIVODA, Isuf VISOKA, Ramadan BERISHA, etj. Kongresi i 3-të i LpLTSH apo i -V-ti i LNDSH, ishte më masivi për nga numri i pjesëmarrësve - (250 veta), por më i shkurtri për nga kohëzgjatja.
Kongresi i Lipovicës i zhvilloi punimet me këtë rend dite:
1.Hapja e Kongresit,2.Raporti i K.Q. për Ushtrinë - UPNDSH-, Fjala e delegatit të K.Q. nga Shkupi i cili nuk arriti, sepse ndërkohë ishte arrestuar dhe kongresistët as që e dinin;3.Ekspoze për punën e Organizatës “BESA KOMBËTARE” dhe të Sektorit të Dytë,a.      Fjala e z. Prof. Ymer BERISHËS dhe z. Ajet GERGURI.
b.     Raporti i Sektorit të Parë, ...
4.Përgjigje e letrës së SEKTORIT të DYTË, të datës 5 korrik 1945, dërguar K.Q. nga Greqia ku kërkonin që forcat e armatosura të maleve tona të braktisin jetën e maleve e të emigrojnë në Greqi, ku Kongresi njëzëri e hodhi poshtë me motivacion se NUK LIHEN TROJET TONA dhe familjet nën këmbën e gjaksorëve sllavë. Të mbrojmë atdheun, nderin e familjes e vorret e të parëve deri në pikën e fundit të gjakut tonë - tha para kongresistëve, atdhetari Ukshin KOVAÇICA.5.Zgjedhja e Komandës Supreme të Ushtrisë së Maleve – UPNDSH, të Kosovës dhe viseve shqiptare nën Jugosllavi (Komanda do të duhej të përfshinte organizatorët, përfaqësuesit e Komitetit Qendror të LNDSH në Shkup, të delegacionit dhe të komandantëve të ushtrisë). 6.Zgjedhja e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar dhe e SHTABIT të PËRGJITHSHËM të FORCAVE të ARMATOSURA të MALEVE (në zgjedhje duhej të merrnin pjesë përfaqësuesit e popullsisë shqiptare të të gjitha trevave të Kosovës, Maqedonisë Perëndimore, Kosovës Lindore dhe asaj Perëndimore: Sanxhak, Plavë e Guci deri në Ulqin e Tivar).7.Zgjedhja e Komandantit dhe ndarja e ushtrisë kombëtare në 5 divizione të kompletuara me aradha, si dhe rregullimi disiplinor i ushtrisë - UPNDSH;8.Përgjigje çështjeve përkitazi me rojën, furnizimin, ushtrimin dhe pajisjen e ushtrisë (pritej përgjigja e Komisionit Qendror të KQ të LNDSH, që kishte lidhje me Misionin Ushtarak anglo-amerikan),9.Mbyllja e punimeve dhe redaktimi i rezolutave dhe konkluzioneve të Kongresit të Tretë të LpLTSH, gjegjësisht të -V-tit të LNDSH.
Kongresi i Lipovicës punimet i filloi me 25 korrik 1945, nga mezi i ditës me një vonesë të madhe për disa shkaqe: E PARA, gjatë ardhjes së delegatëve të LNDSH - LpLTSH dhe të grupeve të armatosura në vendin ku do të mbahej kongresi, u hetuan lëvizje të mëdha të forcave të KNOJ-it dhe të OZN-ës; E DYTA, nuk arritën delegatët as përfaqësuesit e gueriles shqiptare nga Dukagjini; E TRETA, nuk arriti përfaqësuesi i KQ të LNDSH të Shkupit, Kemajl SKENDERI; E KATËRTA, nuk arriti Prof. Ymer BERISHA, kurse një letër që i arriti Kongresit në emër të tij, përgatitur nga OZN-a, se nëse ai nuk “do të arrinte, në vend të tij të fliste Hilmi ZARIQI” - ishte e dyshimtë dhe E PESTA, njësiti gueril i Jetullah ZABELIT të Rezallës, dyshoi në besnikërinë e korrierit për lidhje midis Hilmi ZARIQIT dhe “Prof. Ymer BERISHËS”, dhe pikërisht në Rexhep ALUSHIN e Carrabregut të Deçanit, (Porf. Dr. Muhamed SHATRI thotë në shkrimin e tij se ky tradhtar quhet: Rexhep BEKA), të cilin e arrestoi dhe të lidhur e sollën në vendin e Kongresit. Në Kongres do të përfaqësohet edhe Komiteti QARKOR i Gjilanit prej kryetarit Rexhep Shemë DAJKOVCIT.
Kongresin e hapi Ajet GERGURI, i cili foli edhe për aktivitetin e SEKTORIT TË DYTË (Organizata Nr. 2 e LNDSH), kurse ekspozeja mbi aktivitetin e “Besës KOMBËTARE” nuk u mbajt meqë Prof. Ymer BERISHA i cili ishte paraparë të raportonte për veprimtarinë e saj, ishte vrarë nga forcat jugosllave të ndjekjes. Vrasja e tij më 11 korrik 1946, në HEREQ të Gjakovës, ku ndodhej së bashku me Ndue PËRLLESHIN dhe disa luftëtarë të çetave që vepronin atje, ishte goditje shumë e rëndë për Lëvizjen e Rezistencës Antikomuniste Shqiptare.
Në referatin e tij, Prof. Gjon SERREÇI, pasi analizoi gjendjen në viset e pushtuara shqiptare, vështirësitë e veprimtarisë së LpLTSH - propozoi që tani e tutje kjo Lëvizje të quhet vetëm ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, çka u aprovua me shumicë votash (aklamacion), dhe përcaktoi detyrat e anëtarëve të saj. Kongresi u ndal në domosdoshmërinë e kontakteve ndërmjet RREZISTENCËS në Kosovë dhe demokracive perëndimore, zgjodhi KQ të Organizatës NKDSH dhe kryetar u zgjodh Ajet GERGURI, dhe sekretar Prof. Gjon SERREÇI si dhe ky Kongres zgjodhi KOMANDËN SUPREME të Ushtrisë popullore të NDSH, të kryesuar nga Ajet GERGURI. Kongresi vendosi që të gjithë ata që ishin dekonspiruar, të kalonin në mënyrë të organizuar në Greqi, ndërsa ata që do të mbeteshin në vend, të vazhdonin veprimtarinë e tyre. Mirëpo ky propozim, siç u theksua më lart u hodh poshtë dhe u vendos që të gjithë të QËNDROJNË E TË LUFTOJË PËR LIRINË E ATDHEUT DHE PËR RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR.
OZN-a jugosllave ishte vënë në dijeni për mbajtjen e Kongresit, por fatmirësisht kishin marrë një dezinformatë se Kongresi do të mbahet në “Kosmaq” e jo ku u mbajt, pra në Lipovicë, nëpërmjet spiunit Rexhep ALUSHIT alias Rexhep BEKA nga Carrabregu i Deçanit. Ai pasi u kap, pohoi se kishte marrë pjesë në likuidimin e Prof. Ymer BERISHËS dhe dhokëve të tij dhe tregoi, pasi iu nxu një letër - Leje QARKULLIMI si i besuar i OZN-ës, të nënshkruar nga kryeudbashi i Kosovës, gjakësori Spasoje GJAKOVIQI, me të cilën letër ky far spiuni kishte të drejtë të kërkojë ndihmë nga organet e pushtetit okupator deri në 30 veta të armatosur që do të viheshin nën komandën e tij, se në tunelin në afërsi të fshatit Baicë gjendeshin dy kompani të ushtrisë jugosllave, të gatshme për të vepruar. Tradhtari u ekzekutua nga Roja besnike e Kongresit. Vdiq si vdesin qyqarët e tradhtarët me vaj e lutje për mëshirë. Në këtë mënyrë prita u shmang, ndërsa pas përfundimit të punimeve të kongresit, u shpërndanë delegatët për t’u kthyer në rajonet e tyre.
Nën kujdesin e Ajet GERGURIT dhe të Prof. Gjon SERREÇIT, rrjeti i Komiteteve të ONDSH u zgjerua në Llap dhe në rrethinën e Prishtinës, ndërsa Hamdi BERISHA formoi Komitetin QARKOR të Gjilanit me 9 anëtarë. Po ai formoi edhe komitetin e Kamenicës, me në krye Kadri MISININ. Në radhët e këtij Komiteti, dalloheshin edhe Xhemail KALLABA dhe Ali KABASHI, që ishin në të njëjtën kohë edhe anëtarë të Komitetit të Rinisë Komuniste Jugosllave. Ali KABASHI organizoi vrasjen e Shefki BEQIRIT, oficer i OZN-ës, kurse kryetari i këtij komiteti, Kadri MISINI e përfitoi për këtë organizatë edhe Isa DUJAKEN, komandant i postëkomandës së policisë por që të dy komitetet u dekonspiruan nga një nënshtetas i Shqipërisë që ishte bërë agjent i OZN-ës me sugjerimin e SIGURIMIT të Shqipërisë.
Edhe në Vushtrri vepronte Organizata e RINISË së LpLTSH - ONDSH e përbërë nga Hajdar MAXHUNI, Ramadan REXHA - (më 1992 - 93 ishte Kryetar i Komitetit Drejtues të BKDSH për Kosovë, ku dha vetë dorëheqje nga detyra për shkak të moshës së shtyrë dhe shëndetit të lig), Hamdi ABDURRAHMANI dhe Nazmi PRESHEVA.
Veprimtaria e LpLTSH – LNDSH, ndihej edhe në Mitrovicë dhe në Shalë të Bajgores, ku vepronin Ahmet SELACI, Ukshin KOVAÇICA, Bislim BAJGORA, Haredin VIDISHIQI, Sherif TËRSTENA, Isuf BOLETINI e shumë të tjerë.
Komiteti i RINISË së ONDSH në Skenderaj përbëhej nga: Jusuf KASTRATI, Ibrahim SPAHIU, Sali HOTI, Hamëz ISTOGU, Hajriz DEMAKU, Oruq ISTOGU dhe Bajram DOBRA.
Ishte mjaft aktiv edhe KOMITETI i RINISË së LNDSH së Pejës në përbërje të Skender RIZËS, Engjëll BERISHËS, Ramiz KELMENDIT, Osman BASHËS, Shefqet KELMENDIT, Viktor GASHIT, Kamer PAJAZITIT, etj. Ky Komitet i Rinisë nxirrte revistën ilegale “DRITA E LIRISË”.
Një ditë para se të fillonte Kongresi i Lipovicës, me 24 korrik 1946, OZN-a arrestoi Januz BALLEN, themelues i Komitetit të Tetovës, Mahmut DUMANIN dhe sekretarin organizativ të KQ të LNDSH - LpLTSH - Azem MORANEN. Në atë kohë, u burgosën edhe Mehmet BUSHI, kapiten, Hysni RUDI, Osman CAMI, Dr. Qerem ZLLATKU, Spiro Harilla THEODOSI, Nexhmedin BESIMI, Suad Sylejman MEHMETI, Xhevahit Vesel HOXHA, Gani Mehmet ABDULLAHU, Xhavit SELIMI etj. Ndërkaq, Halim ORANA u likuidua pa dalë në gjyq, ndërsa pas tij u arrestuan Qemail SKENDERI - “Berberi”, Hasan BILALLI, i cili arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe u bashkua në mal me Ajet GERGURIN dhe Gjon SERREÇIN, ndërsa Mexhid ZYBERI, Sherif ALIU, Vedat TËRSTENA, Xhemajl FAZLIU, etj., edhe pse u arratisën u kapën nga OZN-a gjatë muajve gusht-shtator 1946. Po në këtë kohë, u burgosën edhe veprimtarë të tjerë të KOMITETIT të Tetovës, Abdylfari ADEMI, Sadik Qemail YMERI, Et’hem Ali TAHIRI dhe Fahri BEQIRI, si dhe drejtuesit e kësaj Organizate (NDSH) në Gostivar, Dibër, Strugë e në qytetet e tjera shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq arsimtari Jetish VISHI u arrestua pabesisht në Gjilan nga Sinan HASANI, në fakt ishte mik i të vëllait, kurse Hasan BILALLIN, që me shumë vështirësi kishte arritur të ikte në Shqipëri, autoritetet shqiptare të Enver HOXHËS ia rikthyen xhelatëve të OZN-ës jugosllave.
Në burgun famëkeq të Idrizovës së Shkupit, anëtarët dhe veprimtarët e tjerë të LNDSH iu nënshtruan torturave çnjerëzore. Azem MORANA, Mehmet BUSHI, kapiten Hysni RUDI, Jonuz BALLA e të tjerë, u akuzuan se “me ndihmën e imperializmit të jashtëm” u angazhuan për përmbysjen e rregullimit shtetëror të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë dhe për formimin e “Shqipërisë së Madhe” - (sllavët kurrë nuk e cekin Shqipërinë Etnike, sepse u dhemb, prandaj shprehen me nocione shoviniste edhe pse dihet botërisht se shqiptarët nuk kërkojnë zgjerim në dëm të të tjerëve, por vetëm atë që u takon - çka ka qenë, është e do të jetë e tyre - Autori), nën udhëheqjen e “zogistëve”, kuislingëve dhe “ballistëve”. Në aktakuzën e tyre kishte edhe aso trillime marramendëse si: ONDSH-ja ishte në “kontakte” me organizatën e shovinistit bullgarofil Vanço MIHAJLOVIT jashtë vendit, me qëllim që të zhvillonte luftë të përbashkët kundër Republikës Federative të Jugosllavisë titiste; se me anë të Halim ORANËS, ish-konsull i Qeverisë “kuislinge” Shqiptare të “pogllavniku”, Dr. Ante PAVELIQI, u lidh me “mbeturina” ushtarake kroate por ajo më absurde në aktakuzën e tyre ishte se gjoja ONDSH paska pasur lidhje me çetnikët e tradhtarit e gjakpirësit Drazha MIHAJLLOVIQIT, etj. Më pas ONDSH u akuzua se në Kongresin e 2-të të LpLTSH, gjegjësisht në Kongresin e -IV- të LNDSH kishte marrë vendim për shpeshtimin e aksioneve “terroriste”, për likuidimin e përfaqësuesve të pushtetit “popullor” dhe të eprorëve ushtarakë. Në fund konkludohej se, sipas urdhrit të udhëheqjes së ONDSH, u likuidua “heroi” i popullit Milladin POPOVIQI me 13 mars 1945, Rexhep ZAJAZI, anëtar i Këshillit Qendror të “Frontit Popullor jugosllav”, Mehmet DAUTI, deputet i “popullit”, Remzi ADEMI, zëvendëskomandanti i batalionit dhe togeri Panta ÇESNOVSKI e të tjerë... “se në bashkëpunim me “bandat” balliste në Shqipëri kishin bërë gjithfarë veprimesh për përmbysjen e rregullimit shtetëror të RP të Shqipërisë, duke rrezikuar kështu sigurinë e “Qeverisë popullore”. Sipas aktakuzës, këto veprime u bënë në bashkëpunim me shërbëtorët e njohur të okupatorit dhe me “tradhtarët” shqiptarë Muharrem BAJRAKTARIN, Mit’hat Frashrin e të tjerë… “?!...
Aktakuza ishte fund e krye trillim.
LNDSH, me gjithë pretendimet e autorit shovinist maqedonas Tone BATKOVSKI, asnjëherë nuk kishte propaganduar dhe nuk ishte angazhuar për thellimin e urrejtjes ndërnacionale, ndërsa udhëheqësit e RREZISTENCËS KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE nuk ishin tradhtarë e as agjentë të okupatorit. Shumica e tyre i takon rrymës irredentiste, mjaft të tjerë kishin marrë pjesë në LNÇ qoftë të Jugosllavisë apo të Shqipërisë, duke marrë pjesë në luftë me ta ose kishin ndihmuar atë dhe, duke shpresuar se përmes saj, do të realizonin aspiratën për çlirimin dhe për ribashkimin gjithëkombëtar. Likuidimi i kriminelit Milladin POPOVIÇI u bë si hakmarrje për krimet e tij të pafalshme ndaj kombit shqiptar. Edhe akuza për bashkëpunimin e LNDSH me VMRO-në, me çetnikët e Drazha MIHAJLLOVIQIT, nuk ishte aspak e vërtetë. VMRO si atëherë ashtu edhe sot, angazhohej për Maqedoninë e Madhe, kurse çetnikët synonin dhe gjithnjë ëndërrojnë për një Serbi të Madhe dhe në këto shtete (Maqedoni dhe Serbi e Madhe) nuk do të kishte vend për shqiptarët. Kjo më së miri po manifestohet sot, pas 50 vjetëve të ngjarjeve për të cilat po flasim. Po ashtu LNDSH nuk luftonte për kthimin e Ahmet ZOGUT në Shqipëri, madje Prof. Ymer BERISHA kishte refuzuar ofertën e Abaz KUPIT që të inkuadrohej në udhëheqjen e “Lëvizjes së Legalitetit”. Dënimet për anëtarët e KQ të LNDSH dhe veprimtarët më të dalluar të LNDSH në Shkup, ishin drakonike. Nga 17 veta që u gjykuan, e nga të cilët 13 ishin intelektualë, 1 tregtar, 1 oficer dhe 3 punëtorë; 9 prej tyre u dënuan me vdekje - pushkatim, 5 me 68 vet burg të rëndë, kurse 3 u liruan.
Në gjykimin publik, që u mbajt në ndërtesën e ish - Shtëpisë së Kulturës në Prizren për 13 ditë me rradhë, duke filluar nga 29 qershori 1946 e deri 11 korrik 1946, me prokuror publik Ali SHUKRIUN, (prokuror publik i Kosovës), me kryetar të trupit gjykues Dragutin JANJIQIN, Kryetar i Gjyqit të Qarkut në Prizren, me gjyqtarë – porotë, Ismet MULËN, drejtor i Spitalit Civil në Prizren dhe Selajdin AHMETIN, nëpunës i Këshillit Popullor të qytetit në Prizren, të dy nga Prizreni, si anëtarë të trupit gjykues, procesmbajtës Branisllav KIJARIQ, nëpunës i gjyqit, ndërsa mbrojtës të të akuzuarve: Bozhidar ZULEVIQ, ndihmës-sekretar dhe Husamedin EJUPI, anëtar i juridikaturës së Këshillit Popullor Krahinor për “Kosmet”, Jovo POZNANOVIQI, nëpunës i zyrës së financave dhe Urosh GOLLUBOVIQ, nëpunës i zyrës së punëve të brendshme të Këshillit Popullor Krahinor, bashkë me të vetmin avokat, rusin Vlladimir ZNAMENSKI nga Gjakova, u nxorën 27 të akuzuarit, anëtarë të organizatës NDSH – “BRSA KOMBËTARE“: 1. Marije SHLLAKU, 2. Atë Bernard LUPI, 3. Kolë PARUBI, 4. Gjergj MARTINI, 5. Marsel VUÇAJ, 6. Isa ÇAVOLLI, 7. Masar BEGOLLI, 8. Hamza BEGOLLI, 9. Muhamet VOKSHI, 10. Jusuf HAXHIYMERI, 11. Viktor GASHI, 12. Frano ÇIVLAKU, 13. Jak KRASNIQI, 14. Osman BASHA, 15. Skender RIZAJ, 16. Engjëll BERISHA, 17. Shefqet KELMENDI, 18. Ramiz KELMENDI, 19. Kamber PAJAZITI, 20. Sebë METEA, 21, Jak SHAHINI, 22. Gita MJEDA, 23. Luçije LEKA, 24. Sebë KOLA, 25. Miftar BALA, 26. Binak SEMA dhe 27. Gjergj DEDA.
Katër të parët nga kjo listë: Marije SHLLAKU, 24 vjeçare, Atë Bernard, LLUPI 60 vjeçar, Kolë PARUBI, 41 vjeçar dhe Gjergj MARTINI 29 vjeçar, më 15 korrik 1946, u dënuan me vdekje dhe më 25 nëntor 1946 u pushkatuan në Prizren dhe u varrosën fshehurazi nga ana e OZN-ës ku, edhe sot e atë ditë nuk dihen varret e këtyre martirëve të Shqipërisë Etnike. Fjalët e fundit të Marijes përpara skuadrës së pushkatimit ishin: “KOSOVË, SA SHPRESËMADHE TË GJETA, SA TË PIKËLLUAR PO TË LE. Po edhe në këtë çast të mbramë, po i lutem Zotit që GJAKU IM TË TË BËHET DRITË”!
Në gusht të vitit 1946, OZN - a burgosi Rexhep BUNJAKUN, që së bashku me Hilmi EJUPIN u përpoqën të organizonin “Shërbimin e Sigurimit Politik” të LpLTSH - ONDSH, në të cilin u inkuadruan 15 veprimtarë nga viset e ndryshme të Kosovës. Së shpejti arrestohen edhe Ibrahim SPAHIJA, Hilmi ZARIQI dhe disa veprimtarë të Skënderajt.
Në shkurt të vitit 1947, Gjygji i Jashtëzakonshëm Ushtarak i Divizionit të Prishtinës, pas torturave çnjerëzore, Rexhep BUNJAKUN, Ibrahim SPAHINË dhe Hilmi ZARIQIN i dënoi me vdekje, ndërsa me burgim shumëvjeçar u dënuan edhe Abdurrahman GERGURI, Jusuf VISOKA, Sabit QAZIMI, Ramadan Hoxhë GOVORI - “Mulla Ram GOVORI”, etj.
Shumë nga të arratisurit, që u dorëzuan për të shpëtuar familjet që i kishin strehuar, u vranë në pabesi nga repartet e OZN-ës si Azem JASHANICA, Musli DUMOSHI, Qazim BAJRAKTARI, Haradin VIDISHIQI, etj. Me vrasjen e tyre si dhe me arrestimin e veprimtarëve të shquar: Gjon SERREÇI, Ajet GERGURI, Ukë SADIKU, Osman BUNJAKU, etj., ONDSH pësoi një goditje të rëndë. Në verën e vitit 1947, Gjykata ushtarake e Prishtinës e dënoi me vdekje pushkatim: Ajet GERGURIN, Gjon SERREÇIN, Ukë SADIKUN dhe Osman BUNJAKUN. Ata u ekzekutuan më 31 gusht 1947, herët në mëngjes në Toukbashqe të Prishtinës dhe u varrosën në një vend të panjohur, ndërsa shumë të tjerë u dënuan me burgim shumëvjeçar.
Gjata kësaj periudhe të krimit e genocidit sllavokomunist mbi shqiptarët e trojeve dardane, u zbuluan 111 anëtarë të Komiteteve të Rretheve të LpLTSH - ONDSH, nga të cilët 14 ishin zejtarë, 45 intelektualë, 34 fshatarë të pasur e të mesëm, 2 punëtorë e 2 shtëpiake. Prej tyre, 16 u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, 58 veta me 581 vjet burg, 32 u liruan gjatë hetimeve, kurse mbi 850 u dënuan në mungesë sepse kishin ikur përtej kufirit jugosllav dhe kishin dalë në Greqi si dhe në shtete të tjera të Perëndimit: Itali, Austri, etj. Gjithashtu, u zbuluan 67 anëtarë të Komiteteve të Rinisë së KNDSH-së, prej të cilëve 40 ishin intelektualë dhe nxënës, 8 tregtarë, 11 zejtarë, 4 punëtorë dhe 4 amvisa. Prej tyre: 30 veta u dënuan me 154 vjet burgim. Sipas të dhënave zyrtare, nuk ishin zbuluar rreth 840 anëtarë të Komiteteve të Rinisë, kryesisht nga Gjakova, Rahoveci, Mitrovica, Shala e Bajgores, Vushtrria, Podujeva, Prishtina dhe Gjilani me rrethinë.
Në Komitetet Lokale të ONDSH u zbuluan 183 anëtarë, prej të cilëve 68 fshatarë të pasur, 76 të mesëm, 15 të varfër, 14 tregtarë dhe 10 intelektualë, prej tyre u dënuan me vdekje 12 veta (dhe u ekzekutuan), me burgim 33 veta me gjithsej 504 vjet burg, 1 u arratis, kurse 135 veta u liruan gjatë hetuesisë pasi kishin pësuar rrahje e keqtrajtime psikike dhe fizike. Nuk janë zbuluar 233 anëtarë të Komiteteve të Vendit.
Në mungesë të dokumentacionit është vështirë të përcaktohet me saktësi roli dhe ndikimi i Shërbimit Informativ Britanik në veprimtarinë e LNDSH, edhe pse dyshohet se Kominterni, nëpërmjet agjentëve të tij, pikërisht në qendrat kryesore britanike si dhe të SHBA, kishte informata të mjaftueshme për irredentën shqiptare të cilat ia servonte fillimisht Beogradit e ky Tiranës dhe anasjelltas, e pastaj direkt Tiranës. Dihet se, vetëm fillimisht anglezët inkurajonin udhëheqësit e kësaj Lëvizje për të vazhduar veprimtarinë e tyre, me premtime dhe në interes të përpjekjeve për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri, por ata nuk mbështetnin aspiratat e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera për bashkim me shtetin amë. Në këtë kohë, Britania e Madhe dhe aleatët perëndimorë shpresonin ta ndanin Jugosllavinë nga orbita e bllokut sovjetik, prandaj nuk ishin të interesuar që t’i shkaktonin Titos telashe duke përkrahur irredentën shqiptare. Aq më tepër kur dihet se Britania e Madhe ishte e interesuar të rimerrte koncesionet në Trepçë dhe në objekte të tjera në ish-Jugosllavi. Nga ana e tij “INTELIGJENT SERVISI”, britanik, bashkëpunonte me Shërbimin Informativ Jugosllav, madje mjaft kuadro të OZN-ës u specializuan në Angli. Për rrjedhojë, kërkesat e LNDSH për qeverinë britanike mund të jenë shfrytëzuar nga OZN-a, që në çdo rast ishte në dijeni për veprimtarinë, kontaktet dhe përmbajtjen e kërkesave të Lëvizjes së NDSH. Lidhjet ndërmjet Shërbimit Informativ shqiptar e atij jugosllav dhe të këtij të fundit me atë britanik, u bënë praktikë e zakonshme  nga e cila e pësuan shumë veprimtarë shqiptarë këndej e andej kufirit të 1913-ës.
Veprimtaria politiko - ushtarake e LNDSH, ashtu siç kishte ndodhur më parë edhe me organizatat e tjera atdhetare, ka pasur rëndësi të veçantë për ruajtjen e frymës luftarake dhe liridashëse të popullit shqiptar. Ajo mbajti barrën e rezistencës së armatosur, ndërsa drejtuesit e saj: Prof. Ymer BERISHA, Gjon SERREÇI, Halim SPAHIU, Ajet GERGURI, kapiten Hysni RUDI, Marije SHLLAKU,  Halim ORANA, Luan GASHI, Selman RIZA, Ukë SADIKU, Shaip MUSTAFA, Mehmet BUSHI, Mulla Idriz GJILANI, Ejup BINAKU, Hysen TËRPEZA, Haredin VIDISHIQI, Ukshin KOVAÇICA, Bislim BAJGORA, Ahmet SELACI, Azem JASHANICA, Sadik LUTANI, Ibrahim GRAINCA, Kolë PARUBI, Atë Bernard LLUPI, Adem GLLAVICA, Shyt MAREVCI, Bahtir DUMNICA, Gjergj MARTINI, Hilmi ZARIQI, Osman BUNJAKU e të tjerë, do të mbeten shembuj të shkëlqyer të patriotizmit shqiptar. Ndërmjet këtyre patriotëve e udhëheqësve të shquar, patjetër duhet të përmenden edhe dëshmorët e fundit: Ibrahim LUTFIU, Hasan Ali REMNIKU me shokë: Mustafë Hetë KOKËN dhe Agush MEHMETIN me gra: Qibrije MEHMETIN dhe Rabije KOKËN që u vranë pabesisht më 10 tetor 1951 - tridhjetë vjet para se të vritej dëshmori ynë, Vehbi IBRAHIMI, po në të njëjtën datë.
Qëndresa e organizuar e forcave patriotike - demokratike nën udhëheqjen e kësaj Lëvizje që tani e njohim vetëm me emrin: “Organizata Nacional Demokratike Shqiptare”, e jo siç ishte vendosur në Kongresin e Kopilakës: “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare”, e bëri atë një udhërrëfyese të denjë edhe për forcat që po udhëheqin sot luftën e popullit shqiptar në trojet tona etnike për të jetuar të lirë, të pavarur e sovran në trojet e veta, me idealin madhor: RIBASHKIMIN GJITHËKOMBËTAR NË SHQIPËRINË ETNIKE. Këtë amanet të atyre dëshmorëve të flijuar në altarin e Atdheut për liri, demokraci e Bashkim kombëtar, që patjetër do ta realizojë, herët a vonë, por gjithsesi po, është: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE.
Çka ndodhi në trojet Dardane pas plojës së OZN-ës jugosllave ndaj LNDSH dhe veprimtarëve të saj? A u shua vallë kjo Lëvizje mbarëkombëtare? Sigurisht që jo. Ajo nuk u shua kurrë, edhe pse pësoi trauma të vështira; humbi gati tërë udhëheqësit e K.Q., si dhe të shumë Komiteteve Qarkore, Komunale e të Vendit, prapë se prapë LNDSH, si zogu mitologjik, Feniksi, u ngjall nga shpuza dhe hiri i flakës e i zjarrit të shkaktuar nga okupatorët sllavokomunistë. Që nga viti 1948 e gjer në vitin 1972, vetëm në territorin e ish Krahinës së Kosovës, lindën 5 organizata politike me karakter e program kombëtar, pra të djathta, si dhe disa Grupe e 2 organizata majtiste nën ndikimin e ideologjisë së regjimit të Enver HOXHËS. Për këto të majtat deri sot u shkrua e u fol shumë në Kosovë si dhe në Shqipëri, ndërsa për partitë dhe organizatat nacionaliste janë heshtur fare, ose edhe nëse janë përmendur, është bërë në mënyrë nënçmuese dhe me plot ironi e shpesh herë edhe me akuza e shpifje difamuase duke u përpjekur që ato t’i paraqesë në shërbim të armikut, ndërsa veprat e tyre patriotike duke i përvetësuar si vepra të “tyre” (majtistëve). Në lidhje me këtë pohim, mjafton të shfletohen artikujt e të ndjerës “Rilindje” të viteve 1950 - 60, e posaçërisht të vitit 1961 si dhe nga viti 1987 e deri më 1990, kur u mbyll sepse “devijoi” rrugën e përcaktuar të okupatorit. Dhe aty kuptohet urrejtja e shfrenuar e pushtetarëve komunistë ndaj çdo ideje kombëtare që ata e quanin “nacionalizmi shqiptar”. Mirëpo këto le t’ia lemë historisë që t’i gjykojë por jo asaj “Historie” të hartuar dhe botuar me 1994 në Tiranë e cila qëllimisht i hesht të gjitha këto veprimtari të LNDSH që u përmendën deri tani dhe që do të pasojnë më tutje.
Kështu, me 6 gusht 1952, në rrethin e Mitrovicës lindi Organizata e Rinisë Kombëtare (nacionaliste) Shqiptare me një emër simbolik por tepër kuptimplotë: “VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE”. Kjo Organizatë, fillimisht lindi dhe u përhap në Gjimnazin e Mitrovicës, pastaj në Tetëvjeçaren e Staritërgut dhe brenda pak kohësh u zgjerua edhe në Shkollën Normale të Prishtinës, në Podujevë, Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Istog e Rakosh, etj. Dega e Istogut u krijua më 22. 5. 1955 në fshatin Bellopojë ku merrnin pjesë disa të rinj nga këto treva, e një ndër ta ishte edhe aktivisti Ibrahim METAJ, i cili në momentin kur shkruhen këto rrëfime, gjendet si emigrant politik në Suedi dhe që ndërkohë, ka një kontribut shumë të çmueshëm ndaj kauzës shqiptare. Brenda 8 vjetëve të veprimtarisë së dendur të kësaj Organizate Rinore, ajo përfshiu në gjirin e vet një numër prej 387 anëtarësh besnikë e të gatshëm për çdo sakrificë. Me rastin e zbulimit të saj nga UDB - a jugosllave, në verën e vitit 1960, u arrestuan 47 veta. 4 prej tyre ishin në shërbim ushtarak në Zagreb, andaj këta të 4 edhe i dënoi Gjyqi ushtarak i Zagrebit, ndërsa 43 veta u dënuan në Kosovë. Prej tyre, 26 u liruan nga burgu gjatë hetimeve për mungesë argumenti, mirëpo kuptohej se torturat e rrahjet nuk u munguan, ndërsa të tjerët u dënuan me dënime prej 1 deri 5 vjet burg të rëndë. Të tjerët nuk u zbuluan fare sepse konspiracioni i tyre ishte më i fortë dhe ata, të burgosurit, nuk i zbuluan për kurrfarë çmimi. Autori i këtij shkrimi u dënua atëherë nga Gjyqi ushtarak i Zagrebit bashkë me tre shokë të tjerë: Baki DULLOVI me 2 vjet e gjysmë, Mehmet TREPÇA me 18 muaj, Hilmi AJVAZI me 9 muaj, ndërsa unë, Emin Fazlija, me 8 vjet burg të rëndë, ku edhe i kam mbajtur 6 vjet të plota, ndërsa 2 vjet “mu falën”, pas rënies së Rankoviqit në Plenumin e 4-të të Brionit më 1 korrik 1966.
Pas shpartallimit të KQ të LNDSH e gjer me 1970 - 72-ën në trojet shqiptare të okupuara nga ish federata jugosllave, u krijuan këto Organizata ilegale: Grupi Demokrat Shqiptar Kosovar, Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë, Grupi Demokrat Indipendent Shqiptar i Kosovës, Grupi “Veteranët e Luftës Shqiptare” - Rezistenca malësore -, si dhe Shoqëria Demokratike Shqiptare “Ismail QEMAJLI” që e pat themeluar në Gjilan patrioti i mirënjohur, Vehbi IBRAHIMI me Metush DAJKOVCIN - KRASNIQI, ndërsa në Shqipërinë lindore që padrejtësisht u pagëzua “Maqedoni” qenë krijuar: “Lidhja e Vardarit - Besa Demokrate Shqiptare” dhe “Lidhja Shqiptare e Sharrit”. Kurse me 1964 doli në skenën politike të Kosovës Organizata e Adem DEMAÇIT me emër: “LËVIZJA REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE”, si dhe një Organizatë tjetër me ish-anëtarë të LNDSH por që tani kishin ndryshuar bindjet e tyre ideologjike dhe kishin përvetësuar idenë e “Xhaxhit Enver”. Dhe tek, kah fundi i viteve ’80, lindën në Kosovë Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës - OMLK, Fronti i Kuq Popullor, që në të vërtetë u krijua në Gjermani e jo në Kosovë, si dhe PKMLSHJ, por ndër to luante një rrol të veçantë LNCKVSHJ, e cilat vetëm pas vrasjes së vëllezërve GËRVALLA, do të shkriheshin në një Lëvizje të përbashkët e cila fillimisht u quajt: “LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE TË KOSOVËS NË JUGOSLLAVI”, dhe vetëm pas 13 vjetësh do të dalë me emrin e ri: “LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS” - LPK.
VOTRA KOSOVARE, N.D.SH.-, trashëguese e denjë e LpLTSH – NDSH, nuk pushoi së vepruari as atëherë kur pësoi një goditje të tillë aq të rëndë kur u zbuluan, u kapën e u dënuan gati tërë udhëheqja e saj. Ajo vazhdoi aktivitetin e saj, kuptohet duke shtuar vigjilencën dhe konspiracionin dhe duke ndërruar taktikën e strategjinë e veprimit, duke përsosur metodat e konspiracionit dhe të komunikimit gati të përsosura dhe shumë efikase.
Me qëllim që të ruhet ideja e shëndoshë kombëtare për ribashkimin e trojeve etnike në një Shqipëri të lirë demokratike, “Votra Kosovare NDSH” mori idenë e bashkimit dhe njësimit të të gjitha rrymave dhe organizatave që kishin programe e platforma kombëtare që i kishin trashëguar sadopak diçka nga Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare, gjegjësisht Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare dhe kështu, pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve me plot sakrifica, me përfaqësuesit e atyre Grupeve dhe Organizatave, më në fund, më 16 gusht 1972, në Vushtrri u mblodhën përfaqësuesit e Grupeve dhe Organizatave të lartpërmendura dhe aty morën një vendim historik, pasiqë me kohë ishin njoftuar me përmbajtjen e Programit të përbashkët, duke u BESATUAR njëri me tjetrin, krijuan një Lëvizje të përgjithshme mbarëkombëtare, të cilën nuk e quajtën as parti, as Organizatë e as Lëvizje, por thjesht dhe shqip: “BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - (BKDSH) ku edhe u nënshkrua AKT-THEMELIMI i kësaj BESËLIDHJE, i cili ka këtë përmbajtje:
P R O C E S V E R B A L I
I KUVENDIT THEMELUES TË BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE
Mbajtur më 16 gusht 1972 në Vushtrri të Kosovës, (ilegalisht).
Sot, të mërkurën më 16 gusht 1972, në hapësirë, afër Vushtrrisë, në mënyrë ilegale u mbajt MBLEDHJA e fshehtë dhe shumë konspirative, e Përfaqësuesve të grupeve dhe Organizatave politike nacionaliste dhe demokratike të shqiptarëve që veprojnë në territorin e trojeve tona shqiptare të okupuara nga okupatorët sllavë. Pas bisedimeve në mes të disa eksponentëve të Grupeve dhe Organizatave të ndryshme shqiptare dhe me iniciativën e z. Zekë Kosova, u mblodhën sot në këtë Kuvend këta përfaqësues (në origjinal janë shënuar pseudonimet e pjesëmarrësve të këtij Kuvendi për shkaqe të mirënjohura të ilegalitetit si dhe BETIMIT të dhënë nga të pranishmit që të mos zbulohet identiteti i tyre deri sa të mos arrihet qëllimi përfundimtar i të gjithë neve), Çlirohet Atdheu ynë shqiptar në tërësinë e vet etnike.
Këtu shënojmë me qëllim që në këtë Kuvend të vihen bazat e shëndosha e të sinqerta të një MARRËVESHJE rrespektive që tash e tutje do të quhet Besëlidhje në mes Grupeve politike dhe dy Organizatave të mirënjohura kombëtare dhe ku u arrit marrëveshja mbi pikat që vijojnë:
Organizatat dhe Grupet Politike shqiptare përfaqësohen në Mbledhjen e sotme nga:
1.Për ORGANIZATËN NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE - ONDSH - (janë 4 përfaqësues);2.Për Organizatën “VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” (3 përfaqësues);3.Për “GRUPIN DEMOKRATIK SHQIPTAR TË KOSOVËS” - (4 përfaqësues);4.Për “GRUPIN SHQIPTAR KOMBËTAR TË MAQEDONISË” - (3 përfaqësues);5.Për “GRUPIN DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR” - GDIK - (2 përfaqësues);6.Për “GRUPIN VETERANËT E LUFTËS SHQIPTARE dhe RREZISTENCËS MALËSORE” - (2 përfaqësues) dhe7.Për SHOQNIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE “Ismail QEMAILI” - (2 përfaqësues).
Pra gjithsej ishin 20 Delegatë në këtë Kuvend historik.
- 1 -
Konstatohet nevoja e domosdoshme e një bashkëpunimi të thjeshtë e të sinqertë ndërmjet të gjitha forcave progresive kombëtare të shqiptarëve nga trojet e pushtuara, i cili mund dhe duhet të pagëzohet me emrin BESËLIDHJA e të gjitha grupeve politike shqiptare apo shkurtimisht: BESËLIDHJA NACIONALE (Kombëtare) DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH., me qëllim për të ndihmuar me çdo mjet e sakrificë personale, të çdo anëtari, ÇLIRIMIN e pjesëve të atdheut tonë Shqiptar nga pushtuesit aktualë dhe ribashkimin tokësor e të popullatës së Atdheut, që, padrejtësisht iu shkëputën Shqipërisë Amë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën famëkeqe të ambasadorëve në Londër më 1913.
- 2 -
BESËLIDHJA e porsaformuar hyn në fuqi të plotë me 28 Nëntor 1972, për shkak se deri atëherë, udhëheqja e çdo Grupi dhe Organizate politike e përfshirë në këtë Marrëveshje është e OBLIGUAR t’i njohë të gjithë anëtarët e vet me këto KONKLUZIONE si dhe në shenjë të 60 VJETORIT të SHPALLJES së PAVARËSISË SHTETËRORE E KOMBËTARE, të shënohet ky BASHKIM I SHENJTË KOMBËTAR e ANTIKOMUNIST dhe të ngrihet bashkëpunimi i sinqertë ndërmjet palëve nënshkruese të kësaj Marrëveshje, që ka për qëllim luftën e pakompromis me çdo mjet ligjor e të përshtatshëm për shpëtimin e Atdheut nga robëria komuniste dhe nga okupimi sllavo – grek; nga terrori dhe shfarosja e racës sonë që dita ditës po i kanoset rreziku i shfarosjes dhe asimilimit total nga torturat e bolshevizmit të stepave karpatiane; dhe këta besëlidhës shqiptarë duan t’i sigurojnë këtij populli të përvuajtur dhe paqedashës, SOVRANITETIN dhe INTEGRITETIN tokësor e demografik të tërësisë etnike, si dhe të gjitha liritë demokratike që i gëzon bota e lirë dhe e qytetëruar, e sidomos ato të shprehjes së lirë të votës për caktimin e formës konstitucionale të shtetit të RIBASHKUAR SHQIPTAR.
Për tu përpjekur dhe duke përdorur çdo mjet të përshtatshëm, për ruajtjen dhe kultivimin e MORALIT, EDUKATËS KOMBËTARE të të gjithë anëtarëve të BESËLIDHJES sonë KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, është duke ushqyer gjithmonë ATDHEDASHURINË e SINQERTË ndaj mbarë kombit dhe Atdheut si dhe mundësisht edhe bashkëpunim reciprok me ato forca politike të emigracionit shqiptar që kanë ide dhe Programe të ngjashme me tonat.
Çlirimin e trojeve të okupuara nuk guxon askush ta kushtëzojë me çfarëdo koncesioni që dëmton integritetin dhe sovranitetin e plotë të kombit shqiptar.
Bashkëpunimi duhet të zhvillohet përmes propagandës së shtypit si dhe kontakteve direket me forca të tilla. Kurse në trojet e okupuara do të botohet Organi ilegal i kësaj Besëlidhje, i cili do të quhet: “BESA SHQIPTARE”!
Përfaqësuesi ynë në botën e lirë ka për detyrë të veprojë që çështjen kombëtare shqiptare ta sensibilizojë pranë Qarqeve të ndryshme politike dhe diplomatike të botës, si dhe të angazhojë njerëz të racës sonë që janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kësaj Besëlidhje dhe të veprojnë në kuadër të Statutit dhe Programit të BKDSH-së.
- 3 -
Ky vendim merr formën e prerë (Plotëfuqizohet) pasiqë të akordohet nga të gjithë Përfaqësuesit e pranishëm të këtij Kuvendi me nënshkrimet e tyre të plota në tekstin unikat të dorëshkrimit të kësaj MARRËVESHJE, e cila do të shumëzohet nga jashtë Atdheut dhe emrat e vërtetë të Përfaqësuesve të shndërrohen në pseudonime ose shifra përkatëse që i dinë vetëm të pranishmit dhe që BETOHEN se do të ruajnë sekretarin e konspiracionit. Procesmbajtësi është Përfaqësues fuqiplotë dhe ky i nënshtrohet BETIMIT dhe OBLIGIMIT për ruajtjen e fshehtësisë së identiteteve të personave pjesëmarrës në këtë Kuvend.
- 4 -
Nënshkruesit e këtij Procesverbali angazhohen se nuk do të zhvillojnë ndonjë veprimtari politike individuale jashtë BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, deri sa të çlirohet Atdheu ynë Shqiptar në tërësinë e vet Tokësore dhe kombëtare.
- 5 -
Për realizimin e kësaj Marrëveshje obligohen pjesëmarrësit e këtij Kuvendi, që secili prej tyre, të organizojë Mbledhje, takime dhe forma të tjera informimi të bazës po sa të kthehen në mjediset ku veprojnë dhe në ato Mbledhje e takime t’i informojnë gjerësisht anëtarët e tyre, për hollësirat dhe rëndësinë e këtij BASHKIMI dhe riemërtimin e mbarë Lëvizjes sonë kombëtare me emrin e ri dhe simbolik: “BESLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - B.K.D.SH. Duhet sqaruar për të gjithë të interesuarit se shkaqet që na shtynë të marrim këtë hap si dhe rrethanat politike e historike të motivuara me argumente të shëndosha e prirje kombëtare, na çuan në ndrrimin e emrit. Kjo punë duhet kryer para 28 Nëntorit të vitit 1972, ashtu që Ditën e Madhe, Ditën e FLAMURIT Besëlidhja jonë të ketë legjitimitetin fuqiplotë nga të gjithë anëtarët, për t’ia filluar aktivitetit intensiv për realizimin e detyrave të parashtjelluara në KANUNOREN e BKDSH.
- 6 -
KANUNORJA e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, e parashtruar në këtë Kuvend si projekt, pasi u lexua me zë, pranohet në tërësi pa asnjë ndryshim. Dhe si e tillë, duhet përshkruar e shumëzuar (Botuar) që të mundemi t’ua shpërndajmë, së paku nga një kopje Kryesive të Grupeve dhe Organizatave në fjalë që sot u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Po ashtu, duhet të sigurohen kopje (ekzemplarë) edhe për anëtarët e Grupeve dhe Degëve të reja që do të krijohen nga vetë BKDSH, sepse vetëm kështu, anëtarët tanë mund të dinë të veprojnë dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre politike dhe kombëtare, konform Programit, Statutit dhe Parimeve Themelore të BKDSH.
Të gjithë anëtarët e BKDSH janë të obliguar moralisht dhe shpirtërisht që t’i respektojnë të gjitha normat ligjore të Statutit, Parimeve Themelore dhe Programit të BKDSH.
Çdo veprim i anëtarit/es që nuk përputhet me normat ligjore të këtyre dokumenteve, është kundër interesave të përgjithshme kombëtare dhe si i tillë nuk duhet zbatuar nga anëtarët tanë besnikë.
Çdo pikë, nyje, kryerresht apo kapitull i Statutit, Programit dhe i Parimeve Themelore të BKDSH është përpiluar në atë mënyrë që i mbron dhe duhet t’i mbrojë të DREJTAT KOMBËTARE dhe NJERËZORE mbarëshqiptare dhe të shtetasve të tjerë të Shqipërisë Etnike.
Kanunorja në fjalë, origjinali i së cilës është shkruar vetëm në një kopje në dorëshkrim, duhet të botohet mundësisht brenda një kohe sa më të shkurtër. Këtë detyrë do ta kryejë “Arben KOSOVA”.
- 7 -
Besëlidhjen tonë Kombëtare Demokratike Shqiptare në botën e lirë si dhe pranë Organizatave ekzistuese politike të mërgatës shqiptare si dhe ato të huaja, tani e tutje do ta përfaqësojë i autorizuari i këtij Kuvendi, “Arben KOSOVA”.
I sipërmenduri autorizohet nga ky kuvend që për nevoja zyrtare të BKDSH të porosisë një vulë modeste me mbishkrim: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE dhe në mes të asaj vule të rrumbullakët, të jetë simboli i kësaj BESËLIDHJE: shqiponja dykrenore e mbi kokat e saja dy duar të lidhura BESA-BESË. Si dhe t’i krijojë të gjitha mjetet e tjera për funksionimin e përfaqësisë sonë në botën e lirë.
- 8 -
Ky Procesverbal u nënshkrua si PROTOKOLL i MARRËVESHJES së arritur për riemërimin e Lëvizjes Kombëtare për Lirimin e Tokave Shqiptare - LNDSH në: “BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi të sotëm të bashkimit në një kopje të vetme unike - në dorëshkrim, me porosi që Procesmbajtësi ta kopjojë ose shumëzojë brenda një afati fare të shkurtër pasi të jetë kryer shumëzimi i tij, t’iu jepet secilit pjesëmarrës të këtij Kuvendi nga një kopje, ashtu që të gjithë të kenë dokumentin e arritjes së MARRËVESHJES historike të një BASHKIMI të shëndoshë dhe të ndërgjegjshëm mbarëkombëtar.
- 9 -
Në Kuvendin e lartpërmendur u propozua dhe u aprovua unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit që sot të vendoset një RREGULL i VEÇANTË, i cili do të sanksionohet edhe me Statut dhe Rregullore të Brendshme të Punës së BKDSH, për mënyrën e komunikimit intern partiak, kështu që u vendos se çdo anëtar që pranohet në radhët e BKDSH duhet të betohet me shkrim dhe në bazë të betimit të dhënë, u drejtohen njëri tjetrit me: besnik - besnike e jo kurrsesi me “shok”, “shoqe”, ose: “zonjë”, “zonjushë”,”zotëri”, sepse fjalën e bukur e të pastër të shqipes sonë të stërlashtë “shok” (shoqe) e ka komprometuar shumë keq regjimi komunist i Enver HOXHËS, ndërsa shprehjet:”zonjë”,”zonjushë” dhe “zotëri” janë shprehje të klasave të privilegjuara, dhe BESËLIDHJA jonë është kundër çdo privilegji që shkon në dëm të bashkësisë kombëtare Shqiptare, sepse duke u bazuar në Parimet tona Themelore, BESËLIDHJA jonë lufton për një Shqipëri të lirë, demokratike, humanitare, të Ribashkuar, ku nuk do të ketë shfrytëzues e as të shfrytëzuar, por të krijojë një shoqëri të drejtë humanitare, të barabartë për çdo qytetar dhe shtetas të Shqipërisë së Lirë Etnike e Demokratike.
...... etj.
Vushtrri, më 16 gusht 1972
(vazhdojnë nënshkrimet) ..........
Se besëlidhja jonë qëndron në baza të shëndosha të traditës sonë kombëtare, më së miri dëshmojnë aktivitetet e saja politike për çështjen mbarëkombëtare gjatë gjithë këtyre viteve si dhe shtrirjen e saj edhe jashtë kufijve etnikë, pra në Perëndim ku ka krijuar shumë Degë, Nëndegë dhe Aktive, jo vetëm në Gjermani por edhe në shumë shtete të Perëndimit si në Austri, Belgjikë, Hollandë, Zvicër, Danimarkë, Suedi, Norvegji, SHBA, Turqi dhe në Australinë e largët. Gjithashtu për seriozitetin e Besëlidhjes sonë flasin edhe aktet e saj juridike, që siç u theksua më lart, janë përfshirë me një emër të përbashkët: Kanunorja e B.K.D.SH. Në këtë Kanunore janë përfshirë: Parimet Themelore prej 14 pikave kryesore, Programi me 18 Nene, e që ndahet në: Pjesën e Përgjithshme, prej 7 pikave, Programi Politik me 10 Nene dhe 12 Pika të veçanta, Programi Ekonomik prej 7 pikave kryesore, Programin e Edukimit dhe të Arsimimit prej 10 pikave kryesore, Programin e Politikës Sociale prej 12 pikave kryesore, Programin e Mbrojtjes së Natyrës dhe të Rrethit Shoqëror prej 6 pikave kryesore me shumë nënpika; Programin e Rregulloreve të Brendshme të Punës së BKDSH, ku në realitet janë përfshirë dy Rregullore: ajo e Komitetit Kombëtar si dhe ajo për Aktive, Nëndegë, Degë dhe për tri Komitetet Drejtuese të BKDSH - Komitetin Drejtues në Shqipëri, atë në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare nën okupimin e ish - Jugosllavisë si dhe atë të Mërgimit. Gjithashtu, BKDSH ka një Statut të përsosur, të aprovuar po në atë mbledhje historike të 16 gushtit të 1972-ës, kur u bë shkrirja e ONDSH-së dhe Grupeve e Organizatave të tjera në BKDSH. Ky Statut deri në Kuvendin (Kongresin) e Shtatë kombëtar që u mbajt në Tiranë për herë të parë, me 3 e 4 mars 1994 ka pasur gjithsej 6 Kapituj, dhe 43 Nene e shumë “pika”, “nënpika”, alineja e formulime të tjera juridike, kurse Kuvendi në fjalë, bëri disa përmirësime apo ndryshime fare të vogla që duhej të përputhen me ligjin e shtetit shqiptar dhe aty u vendos që BKDSH është përpunuar në mënyrë të denjë juridike, ku janë përfshirë 30 Nene, shumë “pika” dhe “nënpika” e formulime të tjera juridike. Me fjalë të tjera: BKDSH posedon të gjitha karakteristikat e një LËVIZJE mbarëkombëtare qoftë juridikisht, qoftë historikisht edhe pse formalisht për hir të rrethanave të imponuara ligjore në Shqipëri u desh të regjistrohet si parti politike, sepse BKDSH është vazhduese e idesë së shenjtë të “BESA KOMBËTARE”, të të pavdekshmit, Prof. Ymer BERISHËS si dhe e mbarë LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE, po ashtu edhe të drejtën politike e morale sepse ka vepruar dhe vepron në kornizat e shqiptarizmit të vërtetë, pa pasur nevojë importimi të ideologjive të huaja, qoftë nga Lindja apo nga Perëndimi. Ideologjia e BKDSH është ideologji autoktone, ideologji mbarëshqiptare. Ideologjia jonë është: Jeta e lirë e frymëzuar dhe e mbështetur nga traditat dhe kultura jonë shumëshekullore; sipas Kuvendit Popullor (të Odave) të pasuruar me norma të reja ideologjike përparimtare dhe bashkëkohore, dhe duke ua njohur të drejtën e tyre edhe minoritarëve të tjerë që jetojnë si pakicë në atdheun tonë - Shqipërinë Etnike.
Nuk ka nevojë të flasim kësaj radhe mbi veprimtarinë politike gjatë këtyre viteve që nga riemërimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në BKDSH, as për 6 Kongreset e kësaj Besëlidhje që u mbajtën në mërgim, e as për Kuvendin e 7-të mbarëkombëtar që për herë të parë u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë së lirë demokratike, sepse për këtë do të flitet e shkruhet në librin e veçantë që së shpejti do të botohet, kushtuar Lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare - asaj që fillimisht njihej me emrin: LpLTSH (Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare) që në Kongresin e Shkupit (1 qershor 1946) të riemërohet në: “LËVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” - LNDSH, në krye të kësaj Lëvizje ishte Komiteti Qendror i LNDSH dhe që pas 26 vitesh prapë do ta ndryshojë emrin e vet, kësaj radhe në: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, por që të gjitha këto ndryshime e “riemërtime” asnjëherë nuk e ndryshuan Planprogramin kombëtar që e kishte përcaktuar “BESA KOMBËTARE” e të pavdekshmit, Prof. Ymer BERISHA, sepse burimi i shqiptarizmit se vërtetë rrjedh nga dokumentat e pakontekstueshëm të VENDIMEVE të marra me 12 shtator 1943 në Mbledhjen themeluese të “Besës Kombëtare” në Pejën e Haxhi ZEKËS, përvjetor rë cilin po e përkujtojmë sot pas 53 vitesh të asaj ngjarje me rëndësi historike si dhe 50 vjetorin e vrasjes tragjike të prijësve të kësaj Lëvizje mbarëkombëtare e njëkohësisht edhe 24 vjetorin e riemërimit të LpLTSH në BKDSH. Mirëpo nuk do të ishte e drejtë që kësaj rradhe mos të përmenden edhe veprimtarët më të dalluar të BKDSH gjatë këtyre 24 vitesh aktiviteti e ata janë:
Gjok SPAÇI nga Velezha e Prizrenit, Metush KRASNIQI i Dajkovcit, Mehmet TREPÇA i Mitrovicës, Hamit EMINI - “doktori” nga Baica e Gllogovcit, Vehbi IBRAHIMI nga Uglari i Gjilanit, Rasim ZENELAJ nga Sllatina e Podujevës, Hyen ÇAMI nga Çamëria, banor i Suedisë, Shahin VOCA i Shalës së Bajgorës si dhe Ymer DODA i vrarë në New  York nga agjentët e UDB-ës, Shaban DERGUTI tani me banim në SHBA, Hasan DALIPI nga Kumanova e shumë patriotë të tjerë që nuk kursyen asgjë në jetën e tyre për çështjen kombëtare dhe për afirmimin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Prandaj duke i përkujtuar dëshmorët e kombit në përgjithësi, nuk mund të mos i përmendim edhe ata që ranë si dhe ata që akoma jetojnë por që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë për kauzën e shenjtë kombëtare e posaçërisht që dhanë ndihmesën e tyre të pa kursyeshme për Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare, ku një vend të veçantë nderi e admirimi zenë dy motrat tona patriote e besnike të idealit mbarëkombëtar: Kimete TOPALLI dhe Lulzime SHEMALLARI. Të gjallëve, nderimet tona më të larta, kurse të vdekurve për mbrojtjen e shenjtërisë më të çmueshme: patjetërsimin e trojeve Arbënore: nderimet tona më të larta e më të thella; lavd i përtejshëm u qoftë. Prof. Ymer BERISHËS, Ndue PËRLLESHIT, Patër Bernard LLUPIT, Kolë PARUBAJ, Gjergj MARTINIT, sokoleshës shkodrane, heroinës së Luftërave çlirimtare të Kosovës, Marije SHLLAKUT, Gjon SERREÇIT, Ajet GERGURIT, Mulla Ilaz Brojës, Mulla Idriz GJILANIT, tribunit Shaban POLLUZHËS, Mehmet GRADICËS, Bislim BAJGORËS, Ahmet SELACIT, Haradin VIDISHIQIT, Xhemë GOSTIVARIT, Mustafë Hetë KOKËS, Hasan REMNIKUT, Gjok SPAÇIT, Hamit EMINIT, Metush KRASNIQIT, Ymer DODËS, Shahin VOCËS, Vehbi IBRAHIMIT e gjithë atyre që ranë në Altarin e lirisë dhe të tërësisë arbërore - LAVDI i PËRJETSHËM U QOFTË! NDERIME DËSHMORËVE dhe AMANET të gjallëve: MOS E HARRONI AMANETIN E TË PARËVE: JA VDEKJE, JA LIRI ! Sepse PA KOSOVË E ÇAMËRI NUK KA SHQIPËRI dhe PA SHQIPËRI NUK KA AS KOSOVË E AS ÇAMËRI!
RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE E DEMOKRATIKE - IDEALI i GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JETOJNË NËPËR BOTË!
RROFTË FLAMURI KUQ E ZI !
KUVENDI I DYTË I ORGANIZATËS “BESA KOMBËTARE
Pas shumë bredhjesh ilegale ne shumë rajone të Kosovës, prof. Ymer Berisha, patriot i shquar dhe strateg i luftës guerile ne Kosovë, ne konsultim me Ukë Sadikun, prijës dhe luftëtar i njohur që nga Lufta e Shaban Polluzhës ne Drenicë dhe më parë ne luftërat që i udhëhoqi i ati i tij, Sadik Rama, ndërmori këtë iniciativë. Për ta përballuar armikun shumë herë më të fortë në numër njerëzish dhe me arme, duhej të bashkohëshin krerët shqiptarë dhe te bashkëpunonin rreth një organizimi më të ngjeshur politik e ushtarak.
MBLEDHJA E PLLAÇICËS - PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN E DOBËRDOLIT
Ne mbledhjen e krerëve prijës te Çetave kryengritëse te Llapushës dhe te Drenicës, mbajtur me 4 korrik te vitit 1945, ne fushëgropën e quajtur “Livadhi i Hajdinit” ne male te Pllaçices, te cilën e kryesoi Qazim Bajraktari i Astrazupit, u moren vendime te rëndësishme, ne mes të tjerash, edhe për kohën e mbajtjes së KUVENDIT TË DYTË te 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, Kuvend i cili do të mbahet ne Dobërdol. Kuvendi duhej te mbahej pikërisht ne Llugën e Dan Pjetrit. Pas përgatitjevë te nevojshme dhe ftesave që iu bënë krerëve te Çetave kryengritëse shqiptare, sipas vlerësimëve që vinin nga terreni, situata për mbajtjën e Kuvendit të Dobërdolit ishte e mirë. Ishte caktuar data: 4 gusht 1945 dhe vendi i mbajtjes së tij, ku do te merrnin pjesë 19 grupe ilegale me përcjellësit e tyre, ndër te cilët edhe përfaqësuesit prej Rozhaje, Sjenicë, Plavë, Gucie dhe Tregut të Ri, Shalës së Bajgorës, Llapit, Gallakut, Karadakut, Shkupit, Tetovës, Kuma - Novës, Gostivarit, Kërçovës dhe Shqipërisë Veriore (londineze).
Profesor Ymer Berisha, edhe pse ne kushte tejet te vështira, zhvilloi një aktivitet te dendur politik ne çdo pëllëmbë toke te Rrafshit te Dukagjinit dhe te Kosovës ne tërësi. Ai punonte me ngulm dhe me vendosmëri që te bënte lidhjen e te gjithë krerëve te Rezistencës shqiptare si ne Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri. Këtë qellim ai e arriti me kontaktimin e Pashuk Bibë Mirakajt nga Iballa e Pukës, i cili ishte njëri nder udhëheqësit më me ndikim ne lëvizjen e rezistencës shqiptare që zhvillohej ne Shqipërinë e Veriut. Ne mars të vitit 1945, Pashuk Bibë Mirakaj ia dërgon një letër prof. Ymer Berishës, me te cilën kërkon te takohej me te. Duke ia dërguar letrën, ne rrugë e sipër, korrierët bien ne pritë, dy prej tyre vriten, ndërsa njëri shpeton dhe ik, megjithatë, letra i ra ne dorë prof. Ymer Berishës. Takimi ne mes tyre realizohet, por me vonesë, e çdo vonesë ishte e dëmshme për Lëvizjen NDSH.
Pas takimit që pati prof. Ymer Berisha me Pashuk Bibën, me 20 korrik të vitit 1945, ne fshatin Vogovë te Hasit (jo larg Gjakovës), rezultatet ishin prezente, ngasë aty u mor qëndrimi per lidhjet e te gjitha grupeve ilegale që vepronin ne Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Pastaj Pashuk Mirakaj e njoftoi prof. Ymer Berishën me shokë, se kishte rënë ne kontakt me një MISION perëndimor, që përkrah Lëvizjen shqiptare antikomuniste.
Dhe u vendos që diku në fillim te shtatorit te atij viti të mbahet një takim i të gjitha grupeve ilegale të Shqipërisë ne Mirditë, ku u kërkua që te marrin pjesë edhe grupet ilegale nga Kosova. Kur u kthye ne Gjurgjevik të Madh, profesori e njohu Ukë Sadikun për tërë atë që u tha dhe çka u vendos ne takimin e Vogovës. Te dy bashkë, caktuan korrierët dhe ua dërguan ftesat te gjithë udhëheqësve te formacioneve ilegale kryengritëse që te marrin pjesë ne Kuvendin e Dobërdolit, që do te mbahet me 4 gusht 1945, ne vendin “LLUGA E DAN PJETRIT” ne Dobërdol te Llapushës.