Kinematografia dhe TV - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Regjisori: Filmi i parë porno me shqiptarë, shfaqet në maj
Strip Man Albania Erioni ShowLajmi për realizimin e filmit të parë porno me personazhe shqiptarë zgjoi një interes të veçantë tek publiku shqiptar gjithandej ku jetojnë, edhe përkundër kritikave të shumta të cilat erdhën në adresë të projektit të ri.
Regjisori i filmit tregoi se së shpejti ky film do të shfaqet në ekranet shqiptare dhe skenat hot të këtij projekti, publiku shqiptar do të ketë mundësinë ti shohë së shpejti.
E përditshmja Panorama mëson se premiera e filmit do të shfaqet në maj pikërisht në njërin nga kanalet satelitare si dhe në një television maqedonas, Kanal 5 plus. Ky do të jetë projekti i parë i kinematografisë hard në shqip dhe me personazhe aktorë shqiptarë.
Aktorja Elida Janushi
Pallati176 është i veçantë, teatri është magjik
Ajo të pret me atë buzëqeshjen njerëzore që si hiqet asnjëherë nga fytyra. Flet më shumë për të tjerët se sa për vete. E rritur në Teatrin Kombëtar, ajo se mendon veten jashtë skenës. Në skenë ajo me rolet e saj, ka qarë, ka qeshur, është mërzitur, është gëzuar, është trishtuar, ka marrë forcë… Aty ka njohur korifejtë e skenës shqiptare, por po aty ka marrë dhe emocionet më të mëdha të jetës. Teatri për të është shtëpia e dytë, por më e madhe, se aty ku banon. Dhe pse rolet e saj janë të opanumërt, sërishmi ajo ka pengjet e saj në skenë, pengje që nuk marin formatin e caktuar. Rrëfimi i saj është i sinqertë, pasi ajo flet natyrshëm, dhe pse si ka fort për zemër diktofonët bezdisësh të gazetarëve, që i telefonojnë apo e ndalojnë në rrugë rastësisht.
Znj. Elida, cili është mendimi juaj, për komëdinë “Pallati 176, pse është edhe sot pas 25-vjetësh po aq i shikuar, kërkuar, diskutuar?
Për hir të së vërtetës dua të them se autorja Adelina Balashi gjeti një fabul shumë të bukur, intersante, të spikatur, të veçantë. Dhe fabula është ajo që e mban një komedi apo dramë…Athere nuk kishim këtë entusiazëm dhe as e kishim marrë me mend se kjo komedi do të kishtë athere dhe të ketë ende një sukses të tillë. Jo vetëm brezat e asaj kohe por edhe brezat e sotëm 12-15
vjeçar po e ndjekin me vëmëndje dhe dëshirë.
Sipas jush pse kjo dëshirë edhe e kësaj moshe?
Pasi ajo vepër u punua me shumë dashuri dhe punuam së bashku, bëmë një punë sistematike kolektive..Pra punuam me një dashuri, autore, regjisorë, aktorë, skenografë, kostumograf, pra si një ekip solid. Por dua të them se regjisorët ndoshta qëlluan në shenjë në ndarjen e roleve. Jo gjithmonë qëllohet, jo gjithmonë rolet shkojnë tek personi, aktori që I përshtatet. Kjo komedi qysh athere është ndjekur nga të gjitha grupmoshat. Cdo moshë kishte dhe ka hapësirën e vet në këtë komedi, vendin e saj (tijë).
A pati ndonjë hezitim apo pesimizëm, kur ende ishit në provat e kësaj
komedie?
Kishte edhe disa nga artistët që nuk besonin në suksesin e saj, në triumfin.. Pra kishte disa skeptikë…Por në prova e sipër ky skepticizëm u thye. Puna, loja, bashkpunimi, seriozitetit, dëshira, korrektësia, improvizimi sa lejohej, bënë që komedia të realizohej me sukses. Ajo vepër ngjiti tek spekatatori dhe vazhdon të nëjtin mision si athere tek spektatorët në televizione. Pra ky konkluzion nxirret lehtë pasi 450 shfaqje janë dhënë me sallën plot. Si filloi ashtu përfundoi vënia në skenë e kësaj komedie, me sallën plot që
përbën një record ndoshta.
Duke e lidhur me problermet e sotme, ku është aktualiteti i kësaj komedie?
Tek ajo fabula që thashë. Komedia ka një fabul shumë familjare, shumë aktuale kurdoherë, pasi ëshët vetë familja shqiptare e ço kohe, me të mirat, problemet, hallet, shqetësimet, kërkesat, mënyrën e jetesës, etj…Karakteret janë shumë të bukura, të ndërthurur, ku të gjithë kanë punuar me passion, për të arrirë finalen e menduar apo të ideuar nga regjisorët apo vetë aktorët. Figurat janë reale. Cdo kush e gjen veten tek Vani (sepse ka shumë Vanër), ka shumë Marjeta në jetën tonë shoqërore (siç është personazhi im), të
përkushtuara për familjen, ka të rinj që dashurojnë me atë pastërti dhe me atë sinqeritet (si roli i të dashuruarve, Evës), sikundër janë larguar vulgaritetet. Pra është bazuar mbi dicka jetësore, të pastër, ku spektatori vinte dhe ndihej rehat duke parë, vinte dhe me fëmijën, pasi nuk kishte zhargone, fjaë të pista, banalitete. Nuk dua të paragjykoj x apo y vepër por
dua të them se, veprat që kanë pas dhe kanë banalitete, si në atë kohë edhe sot, nuk kanë jetëgjatësi nuk i rezistojnë kohës. Veçori tjetër ëshët se kjo komedi u ndoq nga të gjithë kategoritë e spekatorëve. Pra ishte një vepër e kompletuar që s’mund ta ndaje me grupime spektatorësh, apo me spektatorë specific. Tek çdo përsonazh, spekatori shikonte veten, të afërmin, mikun, shokun, shoqen, fisin, komshien, komshiun, etj…Një shoqëri e tërë shqiptare e grumbulluar në skenë.
Cilat vepra mund ti rezitojnë kohës?
Jo çdo vepër mund ti rezitojë kohës. Shumë ngelen aty për aty, në konsumin brenda disa shfaqjeve. Kjo është meritë edhe e autorit të komedisë apo e veprës. Duhet punuar shumë që vepra të jetë vizionare, të jetë problematike. Psh, autorja Adelina Balashi, duhet të marrë sërishmi penën dhe të shkruajë. Sot problemet janë shumë ndaj autorët e komedive, apo dramave duhet të punojnë në këtë drejtim…Spektatori i do shumë komeditë, bile në këtë kohë kur ka shumë plagë sociale, probleme, njeriu ka nevojë shumë të qeshë. Pse veprat e Shekspirit i kanëe qëndruasr kohës? Pasi ai ka kapur problemet më pikante të kohës, ato probleme që shfaqen dhe sot. Ai ka qenë një eksplorues, një qëmtus, i problemtikës së kohës që egzistojnë në çdo shoqëri ….Këtë e ka vërtetuar vetë koha.
Ju mendoni për një vepër të tillë sërishmi?
Jo. “Pallati”, mbetet pallat”. S’jam për rivënien e atij në një formë apo mënyrë tjetër. Jam për gjetje të reja të krijuesve, komedianë apo dramatik. Një veëpr e re që të ketë emrin e ri, emrin e tij dhe jo ripërsëritës. Për “Pallatin” është vënë vula. Ajo vulë nuk i ndrohet më. Nuk mund të përsëdytet. Sot duhet një komedi tjetër mbi pallatin, nga të gjitha dejtimet dhe jo një imitim apo përsëritje..Psh, figura e Roland Trebickës nuk mund të përsëritet më në këtë komedi. Ai i ka dhëën të gjitha çduhet personazhit të vete dhe është indetifikuar me të..Kërkesa profesionale e aktorit ka një tendencë që në komedinë tjetër të jetë më lart artsitikisht se sa ka qenë. Në këtë mënyrë mendoj se duhet një punë dhe një ideim tjetër.
Sot ka shumë qytete pa teatër profesionist, pa trupë, pa asnjë sallë teatri, kjo është nëj indiferencë e shtetit, polittikës, pushtetit vendor ndaj teatrit, apo vetë shoqëria është indiferente dhe se ndjek?
Jo shoqëria e ndjek dhe e do teatrin. Por ndoshta ende nuk është gjetur ajo rrugë, ajo forma, ajo metodë që teatri të jetë sa më funsksional. Besoj se problemi është sa tek mos gjetja e një rruge të re, po aq dhe e pati njëfarë çorodtitje tek teatri pas ndërimit të sitemeve. Në vitet 1990 e më tej, pati shumë aktorë, regjisorë, autorë komedish, dramash që ikën jashtë. Për disa vite asnjë nuk e pati mendjen tek teatri. Krysore ishte mbijetea. Sot duhen parë apo ideuar politika të reja për teatrin.
Si është sot raporti mes aktorëve të rinj dhe juve që tashmë përfaqsoni një brez që keni lënë gjurmë në teatrin dhe kinematografinë shqiptare?
Raportet janë të mira. Edhe sot nga Akademia po dalin aktorë të talentuar që i futen punës, studiojnë, bëjnë prova, realizojnë…Por mund të them nëjhereazi që ka disa aktorë të rinj, që sa i thërrasin në një rol, gjëja e parë që bëjnë thonë “sa është paazari?!”. Sigurisht në kohën që jetojmë ekonomia ka rolin e saj. Njeriu duhet të mbijetojë. Por aktori në radhë të parë duhet të shohë, punën, rolin, të ketë formuar personalitetin, të ketë lënë gjurmë, pastaj të pyesë dhe për paratë. Ata në fillim duhet të bëjnë të pamundurën të marrin një rol, të luten tek regjisorët për tu futur në një dramë apo komedi, të tjerat vijnë vetë…
Kryeqyteti ynë, Tirana, sot vetëm me një teatër Kombëtar, a është i mjaftueshëm?
Për mendimin tim jo. Tirana tashmë po bëhet me një popullsi 1 milionshe dhe jam i mendimit që duhet të ketë 4-5 teatro. Këtë e kërkon jo vetëm spekaktori, por dhe numri i madh i aktorëve. Kështu do rritet dhe konkurenca, por dhe cilësia. Teatri është shpenzim, por megjithatë them që për të duhet investuar, pasi tregon kulturën e një populli. Pra duhet të shtohen teatrot permanent, ku dhe teatrot privatë duhet të subvecionohen nga shteti. Vetëm kështu rritet përgjegjësia, cilësia, serioziteti,..
Tashmë shumë aktorë kanë ndrruar jetë,..
(Më ndërpret…Psherëtin dhe loton.).Eh.. Unë kam punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve. Vendi ynë ka nxjerrë aktorë klasi që dhe bota i ka vlerësuar. Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, (pa folur dhe për regjisorët se teatri sot vuan dhe për regjisorë), mbeten ata… Kështu dhe me aktorët e rinj duhet të dinë se noti mësohet në thellësi jo në cektinë, teatri është stërvitje e përhershme jo me hope.
Po këtë vit si ka punuar Teatri Kombëtar?
Ndoshta ishte viti më i suksesshëm i teatrit. Janë vënë në skenë më shumë vepra se kurdoherë tjetër. Vepra me dinjitet që janë vlerësuar. “Elektra”, “Darkë e gabuar”, etj…
Mendimi juaj për shoqërinë e sotme shqiptare. A është ende një shoqëri maskiliste?
Jo. Them se femra, me punën e saj, me idetë e saj, me shkollimin, me mënyrën e komunikimit, çdo ditë dhe ëm tepër po gjen vetveten. Skalla e emmancipmit po rritet. Gruaja ëshët bërë factor në çdo sektor të jetës shoqërore. Tabut janë thyer…femra po avancon dhe nuk është më aq e paragjykuar. Nuk di se meshkujt kanë lëshuar terren, për hir se i kërkon koha këto lëshime, apo me dëshirë, ndjenjë, se e kuptojnë se duhet të bëhen ndryshimet ne menatalitetin e tyre rreth femrës? (qesh).
Keni ndonjë peng në skenë?
Peng? Skena pavarsisht sa arritje ke, të lë gjithmonë pengje…Pengjet
Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të film
Filmi i fundit qe keni pare??!!
Me pelqejn gati te gjith llojet e filmave, nga.. aksion, aventure, drame, fantazi, horror, komedi, romanc, ...
Dua te di dhe nga ju cilat filma u pelqejn dhe cili eshte filmi i fundit qe keni pare..
Kerkoj ndjes nese tema ne fjal ekziston, n.q.s ekziston lus moderatoret qe ta mbyllin apo ta bashkojn ne te njejten. Flm per mirkuptim!!!
Filmi i fundit qe kam par eshte: The Last Song
ku behet fjal per Jeten e 17-vjeçares Veronica ‘Ronnie’ Miller
Kinemaja Shqiptare
Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.
Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare. Në një vend me përqindje të lartë të analfabetizmit në vitet ‘40-’50, shteti i dha rëndësi shtimit të numrit të sallave dhe aparateve lëvizës, si dhe importit të filmave kryesisht nga vendet e Europës Lindore, Franca e Italia.
Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë – Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës). Filmat e parë artistikë të kineastëve shqiptarë janë Fëmijët e saj, film i shkurtër, punë diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).
Vitet ’60 shënojnë prodhimin sistematik të filmit artistik në mesatarisht 1 film në vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundë pushtuesve fashistë e nazistë (1939-44) dhe nga reformat e viteve të para pas Luftës. Bënë filmat e tyre të parë regjisorët e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.
Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës,u shenua një rritje të ndjeshme të prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit në fillim të periudhës, deri në 8-10, për të arritur në 14 në vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndër filmat e saj përmendim Beni ecën vetë, 1975); kinokomedia e parë Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas të tjerëve bënë filma një brez i ri regjisorësh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muçaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikë edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).
Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Në ekran u afirmuan regjisorë të tjerë me filma si Ballë për ballë (1979, regj. K. Çashku e P. Milkani), Dora e ngrohtë (1983, regj. K. Çashku), Agimet e stinës së madhe (1981, regj. A. Minga), Kohë e largët (1983, regj. S. Pecani), Tela për violinë (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Në vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarë u stabilizua në rreth 20-40 në vit, dhe pati tipare të thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri në 16 filma në vit.
Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike. Deri më 1990, nga rreth 200 filma artistikë 80 janë ekranizime nga letërsia shqiptare. Në fund të viteve ’80 në Shqipëri kishte 450 salla kinemaje e kinema lëvizëse. Por baza industriale e teknike në këtë periudhë erdhi duke u vjetëruar.
Në vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella.Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike private (kryesisht regjisorë të kinostudios së mëparshme) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), të ngritur në mesin e viteve ’90, dhe me producentë të huaj. QKK është qendër e re e administrimit të filmit në Shqipëri, që ka dhënë tashmë rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet në bazë të Ligjit për Kinematografinë, mjaft i diskutuar nga kineastët.
Shkollimi i kineastëve shqiptarë nisi në vitet ’50 në vendet e Europës Lindore; më pas, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u bë më jashtë vendit, por brenda vendit, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, ose me specializime në Kinostudio.
Kritika dhe studimet për kinemanë u zhvilluan disi krahas rritjes së prodhimit, kryesisht nga vetë kineastët apo nga gazetarë. Revistë e posaçme ka qenë në vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi së botuari në fillim të viteve ’90. Në Qendrën e Studimeve të Artit të Akademisë së Shkencave historia e kinemasë shqiptare studiohet në një departament të veçantë.
Deri në fillim të viteve ’90 kineastët kanë qenë të organizuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; më pas ata u veçuan dhe formuan Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë.
Arkivi Shtetëror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipëria e Re”, në vitet ’90 u bë institucion më vete. Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit.
Që prej vitit 1976 në Shqipëri janë organizuar Festivale Kombëtare të Filmit, në fillim një herë në dy vjet për të gjithë filmat, e më pas në mënyrë alternative, një vit për filmin artistik, e një vit për filmin dokumentar e vizatimor. Në vitet ’90 festivalet janë organizuar një herë në pesë vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithë prodhimin e pesë vjetëve, 10 filma artistikë, 27 dokumentarë, 14 vizatimorë. Në prodhimin e viteve ’90 vazhdon të ndjehet tipari i thellë social, preokupimi i artistëve për problemet e shoqërisë, në veçanti të lidhura me dukuritë e reja të periudhës së tranzicionit. Një numër filmash kanë stigmatizuar totalitarizmin. Në këtë festival, për herë të parë u shfaqën prodhime të kineastëve shqiptarë nga trevat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në dy festivalet e fundit (1995, 2000), përveç çmimeve të tjera, u dhanë edhe çmime të karierës, të cilat u fituan nga regjisorët Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorët K. Roshi e S. Pitarka.
koha e kometes
Ushtarë të painformuar përfshihen në konflikt dhe tronditje kulturore në filmin “Time of the Comet,” të regjisorit shqiptar Fatmir Koçi ("Tirana viti zero"), që i bashkon absurditetin e luftës me absurditetin e plotë që në një kohë ka qenë Shqipëria.
I vendosur pak para Luftës së Parë Botërore, filmi rrëfen për aventurat pikareske të një heroi të ri që i bind pesë bashkëfshatarë për ta ndjekur atë në betejë. Gjatë rrugës, ata ndeshen me udhëheqësin homoseksual të banditëve, me një mbret të sjellshëm prusian, me një murgeshë të kryqëzuar dhe një mysliman që vetëflijohet, derisa fati i kombit varet nga një lafshë penisi. Romantik, tragjik dhe thellësisht shumë zbavitës, “Time of the Comet” mund të gjallërojë vendtakimet artistike.
Pasi mëson se Shqipëria nuk është më nën sundimin otoman, Shestani (Blerim Destani), i armatosur me një hartë të vjetruar (kufijtë kombëtar ndërrohen për çdo javë), fillon një aventurë me njerëzit e vet për të mbrojtur mbretin e sapoemëruar të Shqipërisë. Banda e fundërrinave kapërcen kufij të brendshëm të panumërt, secili i deklaruar si protektorat i një fuqie të huaj.
Në një prej shakave më të dalluara të filmit, grupi arrin pranë shtyllave drejtuese të ngjeshura që mbajnë shigjeta në drejtim të gjysmës së kombeve të Europës.
Grupi i improvizuar më në fund arrin te Mbreti Wied (Thomas Heinze), i cili ka problemet e veta të veçanta etnike. I ballafaquar me një zgjedhje ndërmjet fronit të tij dhe
lashkës së penisit (popullata shumicë myslimane e Shqipërisë kërkon nga ai që të bëhet synet), Wied abdikon.
Ndërkohë, vetë Shestani ka vëmendje tërheqëse – disa e mirëpresin, e disa jo. Gjatë rrugëtimeve të tij, ai takohet befas me Agnesën (Masiela Lusha), një femër e re e këndshme e detyruar nga babai i saj për t’u bërë murgeshë në mënyrë që t’u ikë ushtarëve shkatërrimtarë.
Magjepsja gjithashtu e preokupon kryekomandantin e frikshëm, që kërkon kthimin e Sulltanit, Kus Bababj (Çun Lajçi), i cili, në vend që ta sulmojë Shestanin, i qepet pas, i çmendur nga epshi për heroin tonë të bukur.
Shqipëria e përshkuar nga Shestani paraqet një multikulturalizëm tolerant që i gjen në luftë alternativat e veta të krisura. Përplasja e Shestanit me një tufë maqedonësh rezulton me një show muzikor në të cilin meloditë folklorike të të dy anëve lëshohen para e mbrapa me aranzhime dhe instrumente të ndryshme.
aktori dhe aktorja
Filmi The Boys Of Ghost Town
Shkarko
pse
cili film
desha tju pyes se cili film ju ka mbet ashtu zhig qe edhe 100 her me pa
me qef e kshyrni edhe ni her dhe cili film ju ka dok palidhje