Gruaja dhe Familja - Zemra – Portali Shqiptar Forum
EKSKLUZIVE/ INTERVISTË, ARTA ARIFI: ISH-MODELJA RRËFEN RRUGË
Kështu, edhe pse ajo nuk dëshiron të flasë për medie, portali Almakos ka arritur të realizoj me Arifini një intervistë ekskluzive, ku ish modelja nga Gjilani Arta Arifi, rrëfen ndryshimin e saj që ka bërë, një ndryshim ky i cili nuk është tejet i zakonshëm, andaj ju ftojmë që më poshtë të lexoni intervistën e saj të plotë të realizuar nga Almakos.
Almakos: Arta, fillimisht ju falënderojmë që pranuat të intervistoi nga Almakos, duke e ditur se keni patur oferta të shumta për intervista, por që nuk i keni pranuar?
Arta Arifi: Është e vërtetë që nuk kam pranuar të intervistohem, pasi që ka edhe prej atyre njerëzve që mezi presin që t'i deformojnë gjërat e sidomos kur bëhet fjalë për fenë Islame, kështu më mbetet mua të ju falënderoj për kohën që keni ndarë të më intervistoni mua.
Almakos: Tashmë jeni mbuluar, ashtu siç praktikojnë myslimanet, por një kohë keni qenë edhe një modele shumë e njohur, mund të na thoni si nisi karriera juaj, dhe si ndodhu ky ndryshim?
Arta Arifi: Si e re jam marrë me modelizëm, kam qenë 15 vjeçare, kur veç u zgjodha miss "Gjilani", më pastaj në po të njëjtin vit mora çmimin e  "miss sharmi i Kosovës", si dhe "Mis Publiku", njëkohësisht u shpalla "Mis shoqëruesja e parë e Shqipërisë". Ndërkohë, kam punuar 12 vite me radhë si modele me italian, Zvicran, shqiptarë etj.
Almakos: Si ishte jeta juaj si modele e njohur?
Arta Arifi: Realisht unë sa isha modele kisha "gjithçka", por jo edhe lumturinë! Ndjeja një zbrazëtirë brenda vetes gjithmonë... mirëpo, nuk e kisha idenë se çka më mungonte.
Almakos: Përderisa merreshi me modelizëm, çka dinit ju për Islamin dhe myslimanët, atëherë i praktikoje obligimet fetare si një myslimane?
Arta Arifi: Unë atëherë s'kisha ide për Islam, e as që më ka interesuar kjo gjë, bile krejt çka dija për ta ishte se ata janë terrorista, ngase në të shumtën e rasteve ashtu përshkruhen nga mediet e ndryshme, por që një gjë e tillë nuk kishte qenë aspak e vërtetë!
Almakos: Na tregoni si ndodhi ai ndryshim i madh në jetën tënde, pra t'i përkushtoheni tërësisht Islamit, duke i mbuluar dhe praktikuar obligimet fetare si myslimane?
Arta Arifi: Marrëdhënia ime me fenë Islame, pra praktimi i fesë, erdhi vonë. Një ditë, kisha dale me shoqet, më pastaj s'kisha më dëshirë te rrija jashtë, po atë natë erdha në shtëpi më zuri gjumi në dhomën e vëllait Skyfterit, aty pash një ëndërr sikur e tëra isha mbulur me të bardha, lexoja librin e shenjtë Kuranin në gjuhën arabe, dhe në dhomë një njeri me mjekër të madhe, dhe me këmishë të bardhë e ruante derën sikur shumë i shqetësuar që të mos hynte askush, përnjëherë më doli gjumi dhe pashë qe kishte qenë ëndërr. Kur u zgjova e dëgjova ezanin e kohës së namazit të sabahut, dhe thash me vete: jo kjo ska te bëj me mua asgjë! U zgjova isha shumë kureshtare të dija rreth ëndrrës, bisedova me shumë njerëz. Dhe fillova të interesohesha për Islamin, bleva rroba për namaz (Bile shitësit në dyqan u habitën kur më panë se jam duke blerë mbulesë), mësova të mar abdes lexoja shumë dhe qaja shumë, kështu fillova me 5 kohë namaz, duke e mbajtë letrën në dorë sepse duatë nuk i dija përmendsh. I lash të gjitha gjërat e devijuara mënjanë! U përkushtova vetëm në rrugën e Allahut, pastaj e lash edhe punën dhe përnjëherë thash: Fjala e Allahut për mua është ligj, unë po mbulohem dhe pikë!
Almakos: Si e pranuan të afërmit tuaj këtë vendim?
Arta Arifi: Në fillim nëna ishte kundër sepse unë po humbisja gjithçka punën, modelimin, famën etj, por më pastaj ajo pa vendosshmërin time, dhe tani jemi ok.
Almakos: Jeni bija i një atdhetari të famshëm, i  cili ka qenë i dënuar politikisht 13 vite si dhe pjesëtar i UÇK-së, të ndjerit Milazim Arifi ?
Arta Arifi: Babi më ka vdekur qe 2 vite, nuk besoj se ai do te ishte kundër vullnetit tim.
Almakos: Por, si e pranoi shoqëria ndryshimin tënd?
Arta Arifi: Shoqëria që kisha dikur ata u larguan sepse më nuk ju pëlqeja, edhe Elhamdulilah e kuptova se kë kisha shoqe e kë jo, tani nuk kam vetëm shoqe tani kam motra dhe shoqe, e sheh? Tani ndjehem shumë më mirë.
Almakos: A të fyenin njerëzit, pasi që u mbulove?
Arta Arifi: Po si jo, bile ka pas raste  kur kanë ik nga un, ikni se i ka msheft armët ndër hixhab haha (qeshet), Allahu na ruajt, bile jo veq të huajt besa ka pas edhe nga familja ime, sepse për familjen tonë ka qen risi, asnjë të mbuluar se kam pas në familje as një hiq!
Almakos: Si ndjehesh tani pas gjithë këtij ndryshimi ?
Arta Arifi: Totalisht ndryshe, sikur jam dikush tjetër dikush më i mirë më i hareshëm më i vullnetshëm, me një fjalë sikur ta dinin të tjerët njejt do vepronin sikur unë , jeta ime tani ka ngjyra dhe s'është bardhë e zi elhamdulilah.
Almakos: Ju me siguri i dëgjoni ligjeratatat nga hoxhallarët tanë?
Arta Arifi: Po dëgjoj shumë, Elhamdulilah tash ka plot ligjërata e dëgjoj Hoxhë Bekir Halimin, dhe Hoxhë Muhamed Dermakun, Hoxhë Ekrem Avdiun, Hoxhë Enis Rama, Hoxhë Irfan Salihun si dhe plot ligjërata që naj mundësojnë Peace Tv dhe Audionur.
Almakos: Vëllau i juaj Skyfter Arifi është ra dëshmorë në Sllupçan në vitin 2001, na tregoni diç më tepër për vëllaun?
Arta Arifi: Vëllau im Skyfter Arifi ka qenë shume besimtar I devotshëm, I vetmi në tërë familjen tonë, ai bënte namaz, agjëronte dhe ishte shembull për të mirë. Por unë atëherë kam qen 12 vjeçe, Skyfteri dhe Flamuri (Vëllau im tjetër) kanë qen bashkë në luftë të Kosovës, pastaj Skyfteri ka vazhdu në luftën e Preshevës me djalin e axhës Kastriotin, Pastaj nga aty vazhdoj në Sllupçan të Kumanovës ku dhe ra shehid inshaAllah, por pushka e tij nuk pushoi sepse I Ati I Skyfterit. Milazim Arifi e zevendesoi me plot krenari..jam e sigurtë sikur të ishte ai gjallë do të ishte shume krenar me mua!
Almakos: Kjo intervistë realizphet me 11 Qershor 2014, pikërisht në këtë ditë portalet ishin të mbushura për zhveshjen e filan këngëtareve tona?
Arta Arifi: Unë fillimisht as nuk dua me i pa ato, sepse fetarisht e kam haram me i pa femrat e zhveshura, po llogarite ato sa haram e kanë mënyrën se si shfaqen? Prandaj, s'kisha dashtë as me i pa dhe besa ju iki gjithmonë gjërave të tilla, sepse me këta sy unë pretendoj me e pa Allahun Krijuesin tim.
Almakos: Dhe për në fund mesazhi i juaj për lexuesit tanë?
Arta Arifi: Sot kur shoh vajzat e zhveshura në rrugë duke ecur, ose në tv ose ku do qoftë them me vete: Oh Zot a edhe unë paskam qenë kështu?? S'mundem ta besoj! Unë jam e dashuruar shpirtërisht me mbulesën time, nuk jetoj dot pa te, dhe një ditë tek bisedoja me Nënën i thash: dua t'më varrosin natën kur të vdes, tha pse natën? Thash sepse Aisha (radiallahu anha) e ka dashtë të njetën  për arsye që nëse e bartin burrat trupin e saj të vdekur mos të kenë mundësi ta shohin atë fare!
Unë kam një familje të mrekullueshme që i dua më shumë se veten time, tek ata kam gjet përkrahje të pa fund, Të gjitha vajzave qe sot duan ti ecin hapave të mi (modelojnë) ju them Mosni ju lutem, ju vleni më shumë se sa të ju shohin të gjithë, trupi yt nderi yt nuk janë për çdo kënd. Prandaj, mos e ndiqni rrugën e djallit sepse ai është armiku ynë i hapur.
Dhe krejt për fund, sikur të ishte zhveshja civilizim, kafshët e mia para 30 viteve paskan qenë të civilizuara (këtë e  thoshte xhaxhai im që është arsimtar) edhe logjikisht ashtu është, pasi që kafshët gjithnjë janë të zhveshura.
Ja vlen me ndegju ..
BËHU ROMANTIK
Fjala e Mire
- Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve.
- Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Allahut.
Fjala e mirë është:
- Ajo fjalë e cila e gëzon lexuesin dhe bashkon zemrat.
- Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve.
- Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Allahut.
1. Fjala e mirë është moto për thënësin e saj dhe argument për mirësinë e tij.
2. Me fjalën e mirë mbrohesh nga zjarri.
3. Fjala e mirë e kthen armikun në mik, me lejen e Allahut, dhe mllefin e zemrës në dashuri dhe ngrohtësi.
4. Ajo jep fryte punë të mira në çdo kohë me lejen e Allahut.
5. Ajo ngjitet në qiell dhe i hapen asaj dyert e qiellit, dhe pranohet me lejen e Allahut:
“… te Ai ngritet fjala e mire (besimi) dhe veprimi i mire, e Ai i pranon…” (Fatir, 10).
6. Ajo është dhurata dhe mirësia e Allahut për robin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë:
“Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.” (Haxh, 24).
7. Shpërblimi i fjalës së mirë është njësoj si shpërblimi i lëmoshës.
8. Ajo zbut zemrat e të tjerëve, largon lotin e të mërziturit dhe pajton të larguarit.
Pse vendosa të mbulohem? Pse Mbulohen Gratë Muslimane? Dëgjo
Histori e nje çifti -prekese-
"-Dua divorcin" i thashe. Ajo nuk u duk e shqetesuar, dhe m'u pergjigj butesisht "-Pse?"
Iu shmanga pyetjes se saj. Kjo e beri te nervozohej. Hodhi lugen qe mbante ne dore dhe uleriti "-Ti nuk je burre".
Ate nate nuk i folem njeri tjetrit. Ajo po qante, donte te dinte c'kishte ndodhur me martesen tone. Dhe pergjigja ishte se zemra ime i perkiste dikujt tjeter, i perkiste te dashures dhe per gruan ndjeja vec meshire.
Me nje ndjenje faji hartova nje marrevshje ku i lashe gruas shtepine tone, makinen dhe 30% te aksioneve te kompanise. Ajo e lexoi dhe e grisi ne qindra copeza. Njeriu qe kisha ndare 10 vjet me te,tani ishte kthyer ne nje e huaj. Me erdhi keq per kohen e saj te humbur dhe energjite e shpenzuara kot, por nuk mund ta ktheja mbrapa ate qe e kisha thene, doja te dashuren tashme. Filloi te qante me te madhe, dicka qe e prisja. Ta shihja te qante ishte si nje lloj lehtesimi per mua, duke qene se ideja e divorcit me kishte torturuar per jave me rradhe. Diten tjeter shkova ne shtepi shume vone dhe e pashe te shkruante dicka. Nuk e pyeta dhe shkova te flija pas nje dite te ngarkuar ne pune dhe me te dashuren. Ne mengjes me dha marreveshjen e saj te divorcit, nuk donte asgje prej meje pervecse nje muaj vemendje. Kerkoi qe ne ate muaj te perpiqeshim te benim nje jete normale dhe arsyeja e saj ishte shume e thjeshte:djali yne kishte provime ate muaj dhe nuk donte qe divorci yne te ndikonte tek ai. Kjo ishte e pranueshme per mua, por ajo kerkoi edhe dicka me shume. Donte ta ngrija ne krahe cdo mengjes nga krevati deri tek dhoma e ndenjes ashtu sic kishim bere ne ditet e para te marteses sone. Mendova se ajo po çmendej, gjithsesi pranova. Kur ia tregova kete te dashures, filloi te qeshte me te madhe dhe iu duk absurde. Une dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike per nje kohe te gjate.
Kur e ngrita ne krahe diten e pare, djali yne erdhi mbrapa nesh dhe bertiti i lumtur -"Babi po ngre mamin ne krahe".
U ndjeva shume ne faj ne ato momente. Eca me te ne krahe per rreth 10 metra. Ajo me tha me ze te ulet"Mos i trego djalit tone per divorcin" . Serish vura re dhembje ne syte e saj. Diten e dyte ishte e lehte per ne. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim dhe munda te ndjeja parfumin e saj. Kisha kohe qe nuk e shihja me si femer. Vura re se nuk ishte me e re, floket i ishin bere gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq per ate cka i kisha bere. Ne diten e katert kur e ngrita serish ne krahe ndjeva njefare intimiteti te rikthehej. Ne ditet ne vazhdim filloi te rritej edhe me shume. Nje mengjes ajo po kerkonte cte vishte, por te gjitha rrobat i rrinin me te medha. Ne ate moment vura re sesa ishte dobesuar, ja pra pse e ngrija aq lehtesisht ne krahe. Ndjeva dhembje ne shpirt, ajo kishte mbledhur kaq shume vuajtje dhe lot ne zemren e saj. Pa vetedije iu afrova dhe i perkedhela floket. Ne ate moment vjen djali dhe thote " Babi eshte koha te ngresh mamin ne krahe". Kjo ishte bere tashme si pjese e jetes se tij. E ngrita serish, ajo me hodhi duart rreth qafes dhe cuditerisht u ndjeva si ne diten e pare te marteses. Diten e fundit te " marreveshjes" kur e ngrita serish ne krahe, nuk doja ta leshoja me.
Me pas shkova te takoja te dashuren.
"Nuk dua te divorcohem " - i thashe. Me pa, me vuri doren ne balle e me tha mos kisha temperature e ndaj flisja percart.
"- E degjove mire c'te thashe, nuk dua te divorcohem". Me dha nje shpulle dhe perplasi deren e iku. Martesa ime ishte bere e merzitshme sepse une nuk kisha vleresuar gjerat e vogla, jo sepse dashuria nuk ishte me. Shkova ne nje dyqan me lule dhe prosita nje buqete, ku ne nje shenim shkruajta " Do te te ngre ne krahe derisa vdekja te na ndaje". Vrapova ne shtepi me lulet ne dore dhe me buzeqeshje ne fytyre. Ngjita shkallet dhe ne krevat gjej gruan time ne shtrat....te vdekur....
Ajo kishte luftuar me kancerin per muaj me rradhe dhe une isha shume i zene me te dashuren , per ta vene re. Ajo e dinte qe do te vdiste shpejt , por donte qe ne syte e djalit tone une te mbetesha nje bashkshort i mrekullueshem...
VLERESOJINI GJERAT PERPARA SE TI HUMBISNI,
Degjohini keto keshilla per nje familje te shendoshe
Emisioni 'EKO'
A JE TI NJË KUNDËRSHTAR I PRINDËRVE?
Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhënieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.
Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo, duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.
1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame
A          nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre
B          hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje
C          iu përgjigjesh menjiherë
2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie
A          u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur
B          ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin
C          perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me ta
3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë
A          përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve
B          pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre
C          ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor
4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë
A          nuk e respekton dhe e bën ate vepër
B          me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh
ate se ajo çështje është e dobishme për ty
C          hjek dorë nga ajo çështje
5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash
A          u kërkon falje dhe nuk u ndihmon
B          ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit
C          shpejton në dhënien e parave
6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu
A          i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t'u larguar prej tyre
B          i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti
C          i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta
7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit
A          nuk i fton prindërit
B          i fton ndonjëherë
C          ata janë të ftuarit e parë
8)         Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj
A          i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës
B          mundohesh t'i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave
C          i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas
9)         Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe nda¬hesh nga familja
A          e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpi¬në tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i vizi¬ton e as që interesohesh për ta.
B          dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave
C          i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira
10)        Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve
A          i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta
B          largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eli¬minimin e atij problemi
C          mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .
*Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.
*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lid hjet me ta.
*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.
Histori e bukur e dhurimit pa kufi
Kohë më  parë gjendej një  pemë e madhe molle. Pranë saj gjendej dhe një fëmijë i vogël, i cili luante me pemën çdo ditë. Ai ngjitej e luante mbi degët e pemës dhe hante prej frutave të saj… më pas shtrihej të flinte në hijen e saj. Fëmija e donte pemën shumë, por edhe pema e donte fëmijën dhe dëshironte të luante me të.
Kohët kaluan... dhe fëmija u rrit. Filloi të mos luante më me të si më parë. Dhe, një ditë prej ditësh, u kthye ky djalë tek pema, ndërkohë që ishte tejet i mërzitur.
Pema: -Eja dhe luaj me mua!
Djali: -Nuk jam më i vogël që  të luaj me ty. Unë kam nevojë për disa lojëra dhe nuk kam të holla që t'i blej ato.
Pema: -Unë nuk kam të holla, por t’i mund të marrësh të gjitha mollët që gjenden në degët e mia, shiti ato dhe me të hollat e mbledhura ble lodrën që dëshiron.
Djali ishte tejet i lumtur. U ngjit në pemë dhe i mblodhi të gjitha mollët që gjendeshin në pemë, dhe ashtu i lumtur shkoi e u largua.
Por djali më nuk po kthehej, ndaj dhe pema u brengos pa masë! Një ditë djali u kthye sërish, por tashmë ai ishte bërë burrë. Kur pema e pa se po kthehej tek ajo, u gëzua pa masë.
Pema: -Eja të luajmë bashkë!
Djali: -Nuk kam kohë të luaj, ia ktheu ai… tani jam bërë burrë dhe përgjegjës për familjen, dhe kemi nevojë për një shtëpi ku të mund të strehohemi, a ke ti mundësi të më ndihmosh?
Pema: -Sa keq! Unë nuk kam shtëpi, por ti mund të marrësh të gjitha degët e mia dhe me to të ndërtosh një shtëpi.
Burri i mori të gjitha degët që gjendeshin në pemë dhe u largua tejet i lumtur. Edhe pema ishte shumë e gëzuar që e shihte atë të lumtur…por ai nuk po kthehej më tek ajo.
Pema sërish u ndje e vetmuar dhe e kapluar nga trishtimi.
Në një ditë tejet të nxehtë vere, burri u kthye sërish, ndërsa pema si zakonisht ishte tejet e gëzuar.
Pema: -Eja luaj me mua, -i tha sërish pema.
Burri: -Tashmë jam thyer në moshë… dua të lundroj në çdo vend që të qetësohem.
A ke mundësi të më ndihmosh, -i tha ai, a mund të më japësh një varkë?
Pema: -Merr trungun tim dhe ndërto me të një varkë e lundro me të larg… gjeje kështu lumturinë.
Burri e preu trungun e pemës dhe ndërtoi me të një varkë, lundroi me të larg dhe humbi për një  kohë të gjatë, por sërish u kthye.
Pema: E trishtuar i tha: -Më vjen keq biri im, nuk më gjendet diçka të të jap. Unë tashmë nuk kam më as edhe një mollë.
Burri: -S’ka gjë, mua s'më ka mbetur as edhe një dhëmb në gojë që mund ta brej atë.
Pema: -Por, unë nuk kam as degë që ti të ngjitesh e të luash.
Burri: -Tashmë jam kërrusur dhe nuk mund të ngjitem më.
Pema: -Unë tashmë vërtet s'kam asgjë që të mund të jap. Qante e thoshte: -Nuk më ka ngelur gjë tjetër veç disa rrënjëve pajetë.
Burri: -Ajo që më nevojitet tashmë, është një vend ku mund të mbështetem e të rehatohem, vërtet jam tejet i lodhur pas tërë këto viteve.
Pema: -Rrënjët e pemës plakë, janë vendi më i përshtatshëm për të pushuar, ndaj eja dhe ulu tek unë që të rehatohesh.
Burri u ul mbi rrënjët e pemës, ndërkohë që ajo ishte tejet e lumtur, buzëqeshte dhe lotët e gëzimit i mbushnin sytë.
A e di se cila është kjo pemë?!
Ajo personifikon prindërit e tu.
Një grua që deshi ta mbysë fëmiun e saj !
Një grua e shqetësuar shkoi te gjinekologu i saj dhe i tha:
"Doktor, kam një problem serioz dhe kam shumë nevojë për ndihmën tuaj!
Foshnja ime nuk është as edhe 1 vjeç dhe unë jam përsëri shtatzënë.
Unë nuk dua që të kem fëmijë kaq afër me njëri-tjetrin."
Mjeku i tha: "Në rregull, çfarë doni që të bëj?"
Ajo tha: "Dua që t'i jepni fund shtatzënisë sime,
dhe unë llogarisë në ndihmën tuaj rreth kësaj."
Mjeku mendohet për pak, dhe pas disa sekondash heshtje i thotë zonjës: "Mendoj se kam një zgjidhje më të mirë për problemin tënd.
Madje është më pak e rrezikshme për ju. "
Ajo buzëqeshi, duke menduar se mjeku do të pranojë kërkesën e saj.
Pastaj ai vazhdoi: "Shikoni, në mënyrë që ju të mos kujdeseni për dy foshnje në të njëjtën kohë, le të mbysin këtë që mbani në krahë (fëmiun 1 vjec).
Në këtë mënyrë, ju mund të pushoni ca kohë para se tjetri të lind.
Nëse mbysim njërin prej tyre, nuk ka rëndësi se cili është.
Nuk do të ketë rrezik për trupin tuaj nëse zgjedhni këtë që ke në duar."
Zonja ishte tronditur dhe tha: "Jo doktor! Sa e tmerrshme!
Vrasja e një fëmije është krim! "
“E vërtetë”, u përgjigj mjeku. "Por ju duket se jeni dakord me këtë,
kështu që mendova ndoshta do ishte zgjedhja më e mirë."
(Mjeku buzëqeshi, duke kuptuar se ai kishte arritur qëllimin e tij.)
Ai e bindi nënën se nuk ka dallim në vrasjen e një fëmije të lindur dhe një që është ende në mitër. Krimi është i njëjtë!
Së bashku ne mund të marrim pjesë në shpëtimin e jetërave të çmuara!