									Gjuha Shqipe - Zemra – Portali Shqiptar Forum				            
            <language>de</language>
GJUHA SHQIPE, GJUHA E SHQIPTARVE
                        <description><![CDATA[Lexova artikullin e Mehmet Krajës: " Shizma kosovare e gjuhës “ i botuem në gazetën TEMA.
Kush e ka jetue dhe e kujton kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës në Shqipni, e din mir...]]></description>
Kush e ka jetue dhe e kujton kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës në Shqipni, e din mirë se çdo e drejtë e njeriut asht dhunue. Për gjysë shekullit, që nga viti 1944, viti i “ çlirimit “, i asht imponue gjithë popullit shqiptar në Shqipni politika e Enver Hoxhës dhe e grupit të tij, tue mos lejue asnji parti tjetër politike. Që nga viti 1945, viti i “ çlirimit “, i asht imponue gjithë popullit shqiptar në Shqipni pushteti i Enver Hoxhës dhe i grupit të tij, tue eleminue çdo formë tjetër të pjesëmarrjes në Pushtet. Që nga viti 1944, viti i “ çlirimit “, iu hoq shqiptarve në Shqipni e drejta e lëvizjes mbrenda vendit e aq ma tepër jasht vendit. Që nga viti 1967 i asht imponue popullit shqiptar në Shqipni ateizmi dhe i asht hjekë njeriut e drejta e ndërgjegjes. Që nga viti 1944, ”çlirimi i vendit “, gradualisht u ç’pronësuen njerzit dhe i asht hjekë njeriut edhe e drejta e pronës deri në pikën që as fshatarit nuk i lejohej të mbante bagëti apo pula. Që nga viti 1972 i asht imponue si gjuhë zyrtare të gjithë popullit shqitar, mbrenda dhe jasht Atdheut, dialekti jugor i Enver Hoxhës. Arrijtme deri në ate pikë sa s’kishim as çka me hangër. 
Sot mbas 15 vjetësh edhe na kena fillue me i harrue këto gjana e aq ma teper të rijtë e sotëm që këto gjana, që po tham, u duken qesharake dhe të pabesueshme. Por këto gjana kanë ndodhë me të vërtetë, ma besoni!!! 
Rifitimi i të gjithë këtyne të drejtave dhe ndërgjegjësimi don kohë. I ashtuquejtuni “Pluralizëm” , edhe pse jo i mirefilltë, asht nji hap i madh përpara për vendin tonë, edhe pse partitë e formueme nuk janë gja tjetër veçse pjellë e “Nënës Parti”. Me kohë, me dashje a padashje, edhe këto parti, siç thuhej në ate kohë, do të bahen “revizioniste” dhe njeriut dalangadale do t’i kthehen të drejtat simbas principeve të demokracise europiane. Edhe vetë njerzit e ndrydhun nga diktatura dalngadale do të ndërgjegjësohen për këte demokraci. Nuk ka forcë ma në botë, që ta rikethejnë sistemin falimentar socialist dhe diktaturën komuniste, aq ma pak të tipit të Enver Hoxhës. As vetë bijt e Enverit dhe të bashkëpuntorve të tij (shumica jo kot “anmiq të Popullit dhe të Partisë“), nuk kishin me pranue ma kthimin mbrapa.
Sot lejohen parti të ndryshme, lejohet pjesmarrja e përfaqësuesve të partive të ndryshme në Pushtet, lejohet nga qeveria shqiptare lëvizja e lirë e njerzve mbrende dhe jasht vendit, lejohet prona private, po kthehen (demek) pronat, lejohet aktiviteti privat, nuk ndalohet ma mbajtja e pulave, nuk denohet ma si krim besimi fetar, por lejohet lirisht, janë rihapë kultet fetare, lejohet me ndigjue radio te hueja dhe me pa televizione te hueja, sot ke të drejtë të vallzojsh si të duesh bile janë hapë diskoteka, lejohet me diskutue lirisht për politikën pa pasë frigë se të fut kush në burg, lejohet me u veshë simbas modës, sot në proceset gjyqësore ke prap të drejtë të kesh avokat mbrojtës, sot ke të drejtë të mbajsh valutë të huej dhe ta thyesh valutën lirisht, sot ke të drejtë ta pengojsh tjetrin me t’u përzi në punët e tueja personale, e shumë e shumë gjana të tjera, që në kohën e diktaturës komuniste ndaloheshin. 
Mbasi sot asht ba demokratizimi i jetës dhe heqja e dhunimit në të gjitha fushat, pse mos të hiqet edhe dhunimi që iu ba gjuhës, dhe të lejohet populli të flasë dhe të shkruej gjuhën e vet lirisht? 
Dhunimi i gjuhes i vitit 1972 ka qenë nji hap mbrapa në fushën gjuhësore dhe nuk ka qenë gja tjetër veçse nji dhunim, që as ky nuk ka se si t’i rrezistojë kohës si nji proces i pashmangshëm demokratizimi edhe në këte fushë. Ndalimi me ligje i përdorimit të gegnishtes ishte nji krim jo vetëm ndaj përqindjes ma të madhe të popullit shqiptar, por ka qenë nji krim edhe ndaj autorëve shqiptarë ma me vlerë, tue fillue që nga autorët e dokumentave të para të gjuhës shqipe e deri tek autorët e fundit të kryeveprave me famë botnore të letërsise shqipe të persekutuem përmatepër edhe fizikisht. 
Lind pyetja: Me ç’të drejte “Tirana e kuqe” pretendon që kosovarët, vetëm se janë shqiptarë, që përmatepër jetojnë jasht Shqipnijet, duhet t’u nënshtrohen ish ligjeve të diktataturës të vitit 1972 në Shqipni?!! Këto janë pretendime imponuese, absurde, nostalgjike “ akademistash “ të kuq të Shqipnisë, të cilët bijnë në kundërshtim edhe me vetë “Ligjet e zhvillimit dialektik të gjuhës“, të propaganduem prej atyne vetë. Këto janë pretendime anakronike dhe kontrakorrente me kohën e zhvillimit të sotëm të Shqipnisë dhe të Rrajonit]]></content:encoded>
Ka filluar punimet seminari i 28 ndërkombëtar për gjuhën, le
                        <content:encoded><![CDATA[Seminari për gjuhën,letërsinë dhe kulturën shqiptare , i rritur dekada me radhë prej studiuesish, intelektualësh shqiptarë nuk prezentoi gjithmonë vetëm çështje të studimeve albanologjike por edhe të vërtetën për Kosovën, të kaluarën e saj ndër shekuj", ka thënë në fjalën përshëndetëse, ministri i arsimit z. Enver Hoxhaj
Ky seminar që organizohet në bashkëpunim me Fakultetin Filologjik të Prishtinës dhe Fakultetin Histori - Filologji të Tiranës, është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme kulturo-arsimore e shkencore mbarëkombëtare brenda një viti
Fjalën e hyrjes e mbajti prof.dr. Liman Matoshi,drejtor i këtij seminari i cili foli për rrjedhojat zhvillimore të këtij seminari ndër vite. Ai e vlerësoi si ngjarjen më të rëndësishme për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare të realizuar brenda vitit duke shtuar se, interesimi për të marrë pjesë me punime shkencore nga autorë të ndryshëm ishte shumë i madh Drejtori i seminarit z. Matoshi ka shprehur keqardhje që kësaj here nuk kanë pasur mundësi të përfshihen në program të gjithë të interesuarit, njëherësh ka falënderuar për pjesëmarrje dhe interesim të gjithë punëtorët shkencorë ndërkombëtarë që këto ditë do të qëndrojnë në Prishtinë. 
Të pranishmit i përshëndeti edhe ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë prof. dr. Enver Hoxhaj i cili me këtë rast tha se seminari për gjuhën,letërsinë dhe kulturën shqiptare, i rritur për dekada me radhë, është një ngjarje e rëndësishme përmasash gjithëkombëtare. Seminari,ka qenë dhe mbetet një ngjarje e veçantë për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan dhe më gjerë.
Gjenerata të tëra intelektualësh kontribuuan në rritën dhe zhvillimin e tij.
Duke folur për rolin shumëdimensional të këtij seminari, ministri Hoxhaj theksoi se në këtë eveniment, dekada të tëra nuk janë paraqitur vetëm çështjet e studimeve albanologjike por edhe problemet dhe e vërteta për Kosovën, për të kaluarën e saj në mënyrë shkencore .
Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Akademisë së Shkencës dhe të Arteve të Kosovës prof.dr.Besim Bokshi, i cili tha se ky seminar ndër vite ishte urë e fortë komunikimi të ndërsjellë. Vite të tëra seminari ishte hapësirë e dëshiruar dhe respektuese ndaj punës së dijetarëve albanolog,dëshirës për të njohur kulturën e popullit tonë edhe nga studiues të huaj dhe si tillë ishte dhe e vazhdon ende të mbetet inspirim edhe për brezat që vijnë.
Rektori i porsazgjedhur i UP-së, dr. Mujë Rugova është shprehur se ky seminar e mbajti të gjallë kujtesën historike për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë .
Punimet e seminarit i shpalli të hapura dekani Fakultetit Filologjik të Prishtinës prof.dr. Nuhi Rexhepi.
Gjatë punimeve të këtij seminari përveç tjerash do të ketë kurse intensive për mësim të gjuhës shqipe nga ndërkombëtarët , tryezë të rrumbullakët që i kushtohet 100 vjetorit të lindjes së gjuhëtarit Selman Riza dhe 30- vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Jakov Xoxa. Ditëve në vijim do të ketë ligjërata të ndryshme, sesione shkencore për gjuhën me temë "Shqipja e folur dhe shqipja standarde", sesion shkencor për letërsinë me temë "Romani i sotëm shqiptar" etj .
Seminari i 28 është sponsorizuar nga Ministria e Arsimit , e Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve e Kosovës, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës së Shqipërisë, Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Rektorati i Universitetit të Tiranës]]></content:encoded>
Maturantet jashte, provim per gjuhen shqipe
......GJUHA SHQIPEEEEEEE
                        <content:encoded><![CDATA[Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull â€œUeber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungenâ€]]></content:encoded>
Letersia e Rilindjes KOMBETARE .......
Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqëror...]]></description>
Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror. Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësiâ€ž i "Historisë së Skënderbeutâ€ž dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. mirepo figure tjeter me rendesi ishte edhe Jeronim de Rada .,
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare. 
Fjal të urta popullore
                        <description><![CDATA[Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)
 Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)
C' ke bere do te ta bejne. ...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)
C' ke bere do te ta bejne. (populli)
Dardha bie nen dardhe. (populli)
Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)
Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.Ã¡(populli) 
Edhe bari i njomeÃ¡ digjet neper te thate. (populli)
Fashati qe duket, s do kallauz.Ã¡(populli)
Floke gjate mendje shkurter.Ã¡ (populli)
Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli) 
Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)
Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)
Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)
Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)Ã¡
I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)
 I talluri, te tall. (populli) 
Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)
Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)
Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)
Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)
Koka ben koka peson. (populli)
Kush te do te shan. (populli)
Kush mungon, bluan. (populli)
Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)
Mat shtate here, e pri njehre. (populli) 
Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)
Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)
Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)
Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)
Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)
Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)
Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)
Mollen e mire, e ha derri. (populli)
Mos u mundo teÃ¡ nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)
Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)
Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli) 
Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)
Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)
Nuk ngopet ariu me miza. (populli)
Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli) 
Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)
Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)
Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)
Nje gur s mban mur. (populli)
Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)
Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)
Peshku i madh e ha te voglin. (populli)
Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)
Pi rakine, mos pi mente. (populli)
Pune shume, e fjale pak. (populli)
Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)
Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)
Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.Ã¡(populli)
Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)
Rri shtrember e fol drejt. (populli)
S' behen petullat me uje. (populli)
S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)
Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)
 S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)
S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)
Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)
Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)
Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa 
Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët 
Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij 
Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët 
Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven 
Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë 
Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
Emra Shqip
                        <description><![CDATA[Emrat Mashkullor
Adamat,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Adan,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Admet,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Admirim,-i fjal? e shqipes
Adomat,-i nga nj? em?r njeriu, ili...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Emrat Mashkullor
Adamat,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Adan,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Admet,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Admirim,-i fjal? e shqipes
Adomat,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Adrian,-i nga fjal? e shqipes
Afrim,-i fjal? e shqipes
Afron,-i nga fjal? e shqipes
Agim,-i fjal? e shqipes
Agimor,-i fjal? e shqipes
Agon,-i nga fjal? e shqipes
Agron,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Aidan,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Aimir,-i nga fjal? e shqipes
Ainur,-i nga fjal? e shqipes
Aj/?r,-i fjal? e shqipes
Ajrim,-i fjal? e shqipes
Akal,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alaron,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alasin,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alban,-i em?r i mo??m
Albanor,-i nga nj? em?r i mo??m
Albehar,-i nga fjal? t? shqipes
Albion,-i em?r i mo??m
Albun,-i nga nj? em?r vendi
Algas,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alk,-u nga nj? em?r vendi
Alkan,-i nga nj? em?r vendi
Almarin,-i nga nj? em?r vendi
Almat,-i em?r i mo??m
Alper,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Altin,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alzan,i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alzen,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Alzet,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Amant,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Amat,-i em?r i mo??m
Amnor,-i nga fjal? e shqipes
Andam,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Anden,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Andet,-i nga fjal? t? shqipes
Andik,-u nga nj? em?r njeriu, ilir
Ar,-i fjal? e shqipes
Aranit,-i em?r i mo??m
Arb,-i nga nj? em?r vendi
Arban,-i nga nj? em?r vendi
Arbar,-i nga nj? em?r ilir
Arb?nor,-i fjal? e shqipes
Arb/?r,-ri fjal? e shqipes
Arb?resh,-i fjal? e shqipes
Arb?rim,-i nga nj? fjal? e shqipes
Arb?nor,-i fjal? e shqipes
Arbian,-i nga nj? fjal? e shqipes
Arbor,-i nga fjal? e shqipes
Ard,-i nga nj? em?r vendi ilir
Ardian,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Ardit,-i nga nj? fjal? t? shqipes
Argjel,-i em?r i mo??m
Argjend,-i fjal? e shqipes
Arianit,-i em?r i mo??m
Arion,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Aril,-i nga nj? em?r vendi
Arlind,-i nga fjal? t? shqipes
Armend,-i nga fjal? t? shqipes
Armir,-i em?r i mo??m
Arnen,-i fjal? e shqipes (nj? lloj pishe)
Arsim,-i fjal? e shqipes
Art,-i fjal? e shqipes
Artan,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Artar,-i nga nj? fjal? e shqipes
Artas,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Artian,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Artin,-i nga nj? fjal? e shqipes
Artir,-i nga nj? fjal? e shqipes
Artmir,-i nga nj? fjal? e shqipes
Artor,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Artoran,-i nga nj? em?r njeriu, ilir
Arzan,-i em?r i mo??m
Arzen,-i fjal? e shqipes
Asdren,-i nga nj? pseudonim
Askan,-i em?r i mo??m
Astrit,-i fjal? e shqipes
Atdhe,-u fjal? e shqipes
Atintan,-i nga nj? em?r njeriu, ilir]]></content:encoded>
Letersia e vjeter shqipe
                        <description><![CDATA[Letërsia e vjetër shqiptare
Konteksti historic dhe kulturor-
Letërsia e vjetër shqiptare që rrok tre shekujt e para të shkrimit të saj nga Barleti deri te De Rada duhet parë në veshtri...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Letërsia e vjetër shqiptare
Konteksti historic dhe kulturor-
Letërsia e vjetër shqiptare që rrok tre shekujt e para të shkrimit të saj nga Barleti deri te De Rada duhet parë në veshtrimin historic dhe tipologjik të saj. Nëpërmjet vështrimit historic jepet rrjedha kohore afro trishekullore e shfaqjes së letërsisë së vjetër shqiptare si dhe zhvillimit të saj në mjedisin shqiptar. Veshtrimi tipologjik shfaq hapur karakterin e kësaj letërsie të shfaqur në kohë dhe në hapësirë pa një vazhdimësi te fortë te ndërmjetvjetshme. Në këtë këndveshtrim letërsia e vjetër shqiptare ka kaluar nëpër tri faza letrare.
    * E para Letërsia e humanizmit ne shekullin XVI me përfaqsues kryesor Marin Barletin.
    * E dyta Letërsia filobiblike që përfshin autorët e shekujve XVI ,XVII ,XVIII siç janë Gjon Buzuku , Pjetër Budi , Frang Bardhin etj.
    * E treat Letërsia jofetare laike e Vjershëtarëve të shekullit XVIII me përfaqsues Nezim Beratin , Hasan Zyko Kamberi , Muhamet Kyçykun etj.
Humanizmi dhe nacionalja
Si kudo në Evropë edhe ne shqipëri humanizmi u zhvillua nën ndikimin e humanizmit Italian. Veçori themelore e humanizmit shqiptar ishte qëndrimi kundër turqve për të ruajtur mëvetsin jetësore dhe kulturore. Humanistët shqiptar I përkasin përkatsisht elites kulturore të shqiptarëve që ikën ne Itali pas vdekjes së Skenderbeut.
Kultura e krishterë
Shkrimtarët filobiblik duke qenë të gjithë priftërinjë dhe duke I botuar te gjitha veprat nga propaganda Fide shkrimin e vet letrar e mbështesin në shkrim biblik.
Kultura e lindjes
Në shek XVIII një prodhim të veqantë letrar në shqip e bëjnë autorët e qendrave jugore të Shqipërisë. Në vështrimin e sotëm të termit këta autorë janë : Letrarë dhe Laikë.]]></content:encoded>
Ismail Kadare- nje nder personazhet me kryesore ne letersin
                        <content:encoded><![CDATA[Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Është poet, prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptareRrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema lirike-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.
Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë" pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur", thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.]]></content:encoded>
Poezi dhe krijime që i kushtohen Gjuhës Shqipe
                        <description><![CDATA[Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S"i muar, që s"i muar.
Kur panë se gjuhës
S"i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjith...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S"i muar, që s"i muar.
Kur panë se gjuhës
S"i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi,
Të bukurën gjuhë
Ta bënin leshharpi.
Të të bënin ty, donin,
Shqipëri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Ismail Kadare]]></content:encoded>