Benachrichtigungen
Alles löschen

RRETH ALLAHUT NË BIBËL…

31 Beiträge
7 Benutzer
0 Reactions
5,310 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3138]

RRETH ALLAHUT NË BIBËL…

”Nëse nuk është drejtë mos e bëj, nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj.”
- M. Aureli
Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë se Allahu është Zoti i arabëve, i turqëve, i iranianëve, ose thënë më shkurt se Allahu është Zoti i muslimanëve…

Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë se Allahu është Zoti i arabëve, i turqëve, i iranianëve, ose thënë më shkurt se Allahu është Zoti i muslimanëve…
Pra, kjo jo vetëm që nuk është e drejtë, por as nuk është e vërtetë!
Ndërsa po fliste me një grua besimtare, që e takoi te një pus, Jezu Krishti (Hazreti Isai (a.s.) theksoi se duhet të dimë të vërtetën për Allahun…

E vërteta për Allahun

Kjo grua besimtare, e cila ishte samaritiane, e pranoi se Jezui (Isai a.s.) ishte i dërguar i Zotit, por diçka e mundonte.
E mundonte se feja e Jezuit (Isait a.s.) ndryshonte nga feja e saj. Kur ajo ia shprehu këtë merak, atëherë, Jezui (Isai a.s.) i tha hapur:

”Ju adhuroni atë që s’e njihni,
ne adhurojmë atë që e njohim.”

(Bibla, Gjoni, 4:22)

Pra, është me rëndësi jetike të kuptojmë se në çka besojmë, se çka adhurojmë. Çelësi për të njohur Allahun, Krijuesin, Zotin, Hyun apo të madhin Perëndi, i Cili është Një, gjendet te Shpalljet Hyjnore dhe kjo njohuri për krijesat njerëzore është më e madhja fitore…
Allahu është Një. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është kudo, në çdo anë; Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur’an.

Allahu në Bibël

Ç’është Bibla?

Bibla është teksti themelor, kryesor, qendror i dy besimeve monoteiste, Judaizmit dhe Krishterimit.
Prejardhja e emrit “BIBLA” vjen nga greqishtja: “He biblos”, që do të thotë: “Libri”, kurse në trajtën demiunitive quhet: “Ta biblia”, që do të thotë: “Libërthat.”
Prejardhja e demiunitivit origjinal të fjalës “biblion” ose “biblos” rrjedh nga fjala papyrus (letra) e egjyptasve, që vjen nga emri i portit fenikas, Biblos, prej të cilit ekportohej papirusi nga Egjypti në Greqi.
Pra, Bibla ka kuptimin “Libërthat” sepse në një Libër janë përmbledhur shtatëdhjetë e tre libra të ndryshëm, të shkruar nga shumë autorë, shumë prej tyre janë ende të panjohur.
Bibla quhet ndryshe edhe Shkrimi Shenjt, Libri i librave, i cili është shkruar në tri gjuhë: hebreje, aramaike dhe greke, në një hapësirë kohore prej 1300 vjet para e deri në 100 vjet pas Krishtit…
Bibla ndahet në dy pjesë: Besëlidhja e Vjetër e Besëlidhja e Re.
Besëlidhja e Vjetër përfshin librat e Shkrimit të Shenjt të shkruara para ardhjes së Jezu Krishtit (Hazreti Isai, a.s.), që janë 46 libra, të shkruara në gjuhër hebreje dhe aramaike. Këto 46 libra i besojnë besimtarët hebrenj, katolikë dhe orthodoksë, kurse besimtarët protestantë prej 46 librave i pranojnë vetëm 39 libra si të vërteta…
Besëlidhja e Re ka 27 libra, të cilave u besojnë vetëm të krishterët…
Në tërë Biblën emri i Zotit, lavduar qoftë, përmendet 6823 herë. Emrat e bukur të Zotit që përmenden në Bibël si atribute apo si cilësitë e Tij janë 625, si: Zoti një, i fuqishmi, i drejti, i vërteti, i besueshmi, i përhershmi etj.
Bibla fillon me Librin e Zanafillës. Libri i Zanafillës është, pothuajse, themeli i tërë Besëlidhjes së Vjetër, ku shtjellohen në pika kryesore krijimi i gjithësisë.
Tregimi i parë mbi krijimin, në Bibël, fillon me këto fjalë:

”Në fillim Zoti krijoi qiellin e tokën.”

Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilën u shkrue kryesisht Bibla, për fjalën Zoti, në origjinal është përdorur termi Elohim.
Elohim, Elah dhe El janë tre emrat më të vjetër, më të hershëm të Zotit që janë shkruar në Bibël.
Elohim, pra, është emri i parë, më i hershmi i Zotit, i cili në forma të ndryshme përmendet në Bibël mbi 2300 herë…
Elohim është emri i Zotit që përdorët në njëjës dhe shumës, por që ka kuptimin se Zoti është një, i fuqishmi, i forti…
Elah është emri i Zotit në Bibël, i cili vetëm në “pesë libërshin” e Biblës përmendët mbi 7O herë…
Ky emër i Zotit, lavdue qoftë, është gjithnjë në njëjës dhe ka kuptimin: Ai i cili meriton të adhurohet…
Përveç gjuhës hebraishte, ky emër përmendej edhe tek gjuhët tjera semite, siç janë gjuha aramaike, gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti, (Hazreti Isai a.s.), fenikase, siriake, arabe, etiopiane etj.
El është një nga tre emrat më të hershëm të Zotit në Bibël. Ky emër përmendet në Bibël mbi 250 herë dhe do të thotë: I Madhëruari, I Fuqishmi…
El, kryesisht, përdorët si emër i Zotit edhe për të përshkruar atributet ose cilësit e Tij, si për shembull:

El Ehad: Zoti është Një. (Bibla, Mal., 2:10)
El Sadik: Zoti është i Drejtë, (Bibla, Isa., 45:21)
El Hai: Zoti është i Gjallë, etj, etj,

Të tre këta emra të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë emrat më të hershëm të Zotit që përmendën në origjinal në Bibël, janë të përafërt, të ngjajshëm, në shqiptim, përshkrim dhe kuptim me emrin Allah apo Ilah që janë edhe në Kur’an, sepse kanë një Autor, i Cili është Krijuesi, Frymëzuesi, Dëshmuesi…
Për besimtarët e devotshëm monoteistë, qofshin hebrenjë, të krishterë apo muslimanë, të cilët një Krijues e kanë, Bibla dhe Kur’ani janë gjurmë e gjallë e Zotit të gjallë, i Cili ka një emër të përbashkët, me një fjalë: ALLAH…
Kjo është e vërteta biblike, që ka mbetur e vërtetë edhe sot e kësaj dite…

E vërteta do t’ju lirojë

Kush s’e njeh Biblën, s’e njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton:

”Nëse do të mbani fjalën time,
vërtetë do të jeni nxënësit e mi;
do ta njihni të vërtetën
dhe e vërteta do t’ju lirojë.”

(Bibla, Gjoni, 31:32)

Ashtu qoftë! Amin! Amen!

(Autori është studiues i religjioneve)

Burimet kryesore:

1. Lagrange, (Etudes sur les religious semitiques,
Paris, 1905,
2. Encyclopedia Biblica , New York , 1902
3. The Catholic Encyclopedia, Vol.5, New York , 1905
4. Lexicon Biblicum, Vol.2, Paris , 1907
5. The God in the Bible, An Introduction to the Doctrine of God,
By Robert Lightner, Grand Rapids , 1973
6. Hebrew Grammar, A.E. Cowley, Oxford , 1976…


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 11:03 a.m.
(@nardi)
Beiträge: 690
Honorable Member
 

Paj sille ka ta sillesh dhe pshtillesh Feja Krishetrizmit dhe Feja Muslimane ne botkuptimet kryesore jane te perngjajshme dhe shum me te peraferta se me fejat te tjera , mirpo njerzit kan marer nje fare fanatizmi dhe ndalen ne gjera te imta apo ne gjera te pakuptimta ku kundershtojn njera tjetren.

Botkuptimet kryesore jane Se Egziston nje Zot kurse ne gjuh te tjera quhet Gott Allah etj etj.
Po i njejti Zot ka krijuar Boten
Presim ardhjen e Gjykimit apo diten e Gjyjgjit
Egzsiton sipas te dyjave Ferri dhe Parjsa ( Xhenemi dhe Xheneti)
Besojm ne jeten e amshueshme
Kemi kujdesje ne lutje dhe mditime Zotin
Bejme agjerimin ndoshta ne forma te ndryshem por thauaj njejet te tille diqka
Ka edhe shum tjer perafersi .

Pra ka shum pika te cilat jane te perngjajshme dhe tash mund te themi qe njera nga tjera edhe kan bere vjedhjen e ideologjiva , njera ka shtuar diqka me teper tjetra ka hjekur apo ehste adshur te shkojn ne kundershtim me disa figura dhe ikona e keshtu em radhe dhe ansjelltas .

Feja e Krishterizmit ka beer nje perparim te madhe qe ka ndare fejen nga Shtei dhe politika .


 
Veröffentlicht : 19/06/2009 11:26 a.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

:respekt:


 
Veröffentlicht : 20/06/2009 1:39 p.m.
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
 

Botkuptimet kryesore jane Se Egziston nje Zot kurse ne gjuh te tjera quhet Gott Allah etj etj.
Po i njejti Zot ka krijuar Boten
Presim ardhjen e Gjykimit apo diten e Gjyjgjit
Egzsiton sipas te dyjave Ferri dhe Parjsa ( Xhenemi dhe Xheneti)
Besojm ne jeten e amshueshme
Kemi kujdesje ne lutje dhe mditime Zotin
Bejme agjerimin ndoshta ne forma te ndryshem por thauaj njejet te tille diqka
Ka edhe shum tjer perafersi .

Përshendetje Nardi desha vetëm pak të shtoj këtu edhe të pyes:

Ka disa kuptime që janë të ngjajshme se ekziston një Zot, Allah po e vërtet është kjo. Nëse ti e pranon me deshire me shpirt se ekziston vetëm një Zot atëhere si është e mundur se ju t'a adhuroni Profetin e Zotit apo të dërguarin e Zotit Jezusin si shpëtimtarin e vetëm.

PO i njejti Zot ka krijuar botën, krijesat, aq i Madh sa që ka krijuar botën edhe gjithë keto krijesa ,si është e mundur që në njërin e ketyre gjitha krijesave të del si Zot për ju e ju t'i besoni atij që ka qenë njeri i thjesht e kam fjalen per Jezusin (Isa a.s).

Presim ardhjen e Ditës së Gjykimit . Gjithë njerezia presim Ditën e Gjykimit ku aty do të gjykohen njerezit sipas veprës se adhurimit mënyrës së adhurimit i Atij Zoti që ka krijuar gjithesinë, botën ,krijesat ,.......etj.Dita e gjykimit do të jetë e lehtë edhe shume e shpejt per ata njerez qe e kan adhuruar vetë Allahun xh.sh.

Kemi ferrin edhe parajsen po kemi a thua vallë! kush do të futet ne parajsë? pres përgjejgie.


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 22/06/2009 12:38 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Pershendetje Nardi,

citat : Botkuptimet kryesore jane Se Egziston nje Zot kurse ne gjuh te tjera quhet Gott Allah etj etj.
Po i njejti Zot ka krijuar Boten
Presim ardhjen e Gjykimit apo diten e Gjyjgjit
Egzsiton sipas te dyjave Ferri dhe Parjsa ( Xhenemi dhe Xheneti)
Besojm ne jeten e amshueshme
Kemi kujdesje ne lutje dhe mditime Zotin
Bejme agjerimin ndoshta ne forma te ndryshem por thauaj njejet te tille diqka
Ka edhe shum tjer perafersi .

Te jap plotsisht te drejt Nardi . :shuplak:


 
Veröffentlicht : 22/06/2009 7:52 p.m.
(@nardi)
Beiträge: 690
Honorable Member
 

Botkuptimet kryesore jane Se Egziston nje Zot kurse ne gjuh te tjera quhet Gott Allah etj etj.
Po i njejti Zot ka krijuar Boten
Presim ardhjen e Gjykimit apo diten e Gjyjgjit
Egzsiton sipas te dyjave Ferri dhe Parjsa ( Xhenemi dhe Xheneti)
Besojm ne jeten e amshueshme
Kemi kujdesje ne lutje dhe mditime Zotin
Bejme agjerimin ndoshta ne forma te ndryshem por thauaj njejet te tille diqka
Ka edhe shum tjer perafersi .

Përshendetje Nardi desha vetëm pak të shtoj këtu edhe të pyes:

Ka disa kuptime që janë të ngjajshme se ekziston një Zot, Allah po e vërtet është kjo. Nëse ti e pranon me deshire me shpirt se ekziston vetëm një Zot atëhere si është e mundur se ju t'a adhuroni Profetin e Zotit apo të dërguarin e Zotit Jezusin si shpëtimtarin e vetëm.

PO i njejti Zot ka krijuar botën, krijesat, aq i Madh sa që ka krijuar botën edhe gjithë keto krijesa ,si është e mundur që në njërin e ketyre gjitha krijesave të del si Zot për ju e ju t'i besoni atij që ka qenë njeri i thjesht e kam fjalen per Jezusin (Isa a.s).

Presim ardhjen e Ditës së Gjykimit . Gjithë njerezia presim Ditën e Gjykimit ku aty do të gjykohen njerezit sipas veprës se adhurimit mënyrës së adhurimit i Atij Zoti që ka krijuar gjithesinë, botën ,krijesat ,.......etj.Dita e gjykimit do të jetë e lehtë edhe shume e shpejt per ata njerez qe e kan adhuruar vetë Allahun xh.sh.

Kemi ferrin edhe parajsen po kemi a thua vallë! kush do të futet ne parajsë? pres përgjejgie.

E nderuara Duda une kam cekur disa ngjashmeri kurse ti ke cekur disa ndryshime apo kunderthenje mund te themi qe kan keto dy feja; Ne themi Zoti na fali te Birin e vet neve njerzimit qe te na tregoj rrugen e qellimit te jetes se pa funnd,per neve Jezusi eshte rruga lidhese ne mes njerzimit dhe Zotit, pyetja jote jep edhe pergjigjen se Zoti ka krijuar gjithqka e para edhe ka derguar Jezusin ai eshte Zoti i biri i tij , ne cilne familje nuk eshte djali Ziot shtepie , kurse Jezusi nuk ishte nje njeri i thjesht mirpo ai eshte shpetimtari ne emer te Zotit , kurse ne permes Jezusit festojm Ditelindjne e Zotit ne qoftse mund ta quaj keshtu ne festojm shum ndodhi dhe permes Jezusit jemi te lihur edhe em Zotin .

Kurse sa i perkte asajna se kush do te futet ne Parajse me ke dhen nje detyre jashtzakonisht te veshtire
Do te marre nje shembull tash frike nga nje Pacient i cili ankohej para mjekut perse ai kishte nje smundje te rende nga zemra , duhanin, alkoholin kurre se kam pire , sport kam bere rregullisht me pesh normal jam, smundjen e sheqerit nuk e kam e perse bash mua perse e pyeste mjekun me rroki me kapi kjo smundje edhe une isha ne perkujdejse te ketij Pacienti; ja si u pergjigj Mjeku ; po ti dinim te gjitha ne ateher do te ishmi mbi Zotin dhe ateher do te egzistoni shum Zotna , mirpo neve Zoti na ka dhene dijen qe me ndihmen e tij te mundemi te bejme zgjdihjen ne shum raste dhe smundje . Pergjigje e thjesht mirpo jashtzakonisht me vend . Edhe ne nuk kemi nevoje te behemi Zotera apo jo edhe te ja kalojm atijana me prognoza .

Edhe une njejt do te pergjgjem por ne qoftse do te me merrte Zoti ne anen e tije si Sekretar hahahhahaa pakez humor ateher ne Parjas do te shkonin te gjithe njerzit qe kan bere mire , e miresia nuk ka fund e dijme te gjithe te mirta me siguri.


 
Veröffentlicht : 03/07/2009 9:55 a.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Diana1 respekt .

sidomos me kete fjali :Cka me bon me thon "besoj ne zot" osht dashuria ndaj jetes edhe dijes, e jo frika. Muj shume leht mu kon edhe ateiste si qysh kam qene ni koh, se une nuk i kom ato vlera te zakonshme qe ni debill besimtar e qesin perpara ni te urtit dyshues.

Pra ma mire chillen ne planetin qe jemi .

klm.


 
Veröffentlicht : 26/09/2009 5:12 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Per ty Diana1
Allahu te udhezoft qika e mire.
Te kisha sygjuri ta shikosh kete video qe ndoshta sa do pak do te ndihmon qe te udhezohesh dhe te besosh,se ekziston zoti,ekziston edhe xheneti edhe gjehnemi,dhe kur e dijm se ekziston gjehenemi,atehere duhet ta ekzistoj edhe frika.Por Zoti eshte i meshirshem ndaj robit te vet,dhe fal shume,por Ai fal kur na e lusim,kur na i pergjerohem,dhe kur i besojm te gjitha qe na kan ardh prej tij,dhe nuk behmi injorant dhe te mohojm ekzistimin e Zotit.
Ia linku--->
http://www.youtube.com/watch?v=q8QTUGhK ... AD&index=2
.
te kisha lutur ta shikosh kete video,dhe ta ndiqesh me vemendje .


 
Veröffentlicht : 03/10/2009 7:56 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

zem-zem Ju pershendes me se pari juve,zem-zem une jam e zoja me udheheq vehten por ajo eshte cka kam ceke jan mendimet e mija , dhe per cdo gje nisem nga mendimet e mija e sme duhet linka te shikoj, dhe e respektoj se ju jeni asi dhe besoni ne qka besoni sme intereson por e respektoj,por kerkoje edhe nga ju te respektoni mendimet e mija .kl.m

Une jam njeri nga ata qe kam frike se mos me djeg zjarri i gjehenemit dhe ju keni shkruar per njerzit sikur une,dhe deshta te tregoj se pse kemi frike neve ndaj Zotit,por çte bej une kur ju injoroni cdo fakt qe ekziston dhe nuk doni te degjon faktet qe na i ka dhen zoti per ekzistencen e tij,dhe per jeten pas vdekjes.
_me vjen mire nese vertet jeni e zonja ta udheheqni veten,por nuk besoj qe mund njeriu te ta udheheq vet-veten,sepse askush nuk mund ta ndaloj vdekjen,dhe kjo eshte nje fakt i rendesishem se ju nuk mund ta udheheqni veten.sot jeni,neser mund te mos jeni.
Dhe une ju respektoj juve,sepse si besimtar qe jam,jam i obliguar t'i respektoj njerzit.Por edhe nese te respektoj,nuk do te thot se pajtohem ne mendimet e tua,ky eshte forum,dhe secila ka te drejt te debatoj,dhe te sjell fakte mbi ate qe debatohet.
Une nuk vjedhi sepse i frikesohem denimit te Allahut,
une nuk i bej keq njeriiut,sepse i frikesohem denimit te Allahut,
une nuk pergojoj njerzit,sepse i frikesohem denimit te Allahut,
Une nuk i ofendoj njerzit,sepse i frikesohem denimit te Allahut,
Une nuk i bej artak Allahut,sepse i frikesohem denimit te Allahut,
Une nuk jam tradhetar,sepse i frikesohem denimit te Allahut,
Une nuk marr,dhe as nuj japi para me komat,sepse i frikesohem denimit te Allahut,
Une nuk bej avantura me femra,edhe pse mi ka endja shume,por nuk guxoj nga Allahu te bej diçka te till,etj.
E po te mos ishte frika nga denimi i Allahut te gjitha keto do i beja,dhe vetem do shikoja a po me sheh dikush,edhe nese nuk me kish par askush ,do vjedhja e do beja keq gjithcka,por elhemdulilah jam mysliman,dhe besoj ne Zot,dhe Zoti me sheh ku do qe jam,dhe per mua ska nevoj as polic as njerez rojtar, sepse une i frikesohem vetem zotit,dhe nuk bej asgje keq sepse kam frike Zotin.
Une ju ndihmoj te tjerve ,sepse shpresoj ne shperblimin e Allahut,
une i pershendes njerzit sepse shpresoj ne shperblimin e Allahut,
Une i duroj te tjeret sepse shpresoj ne shperblimin e Allahut,
Une i respektoj te tjeter sepse shpresoj te shperblimi i Allahut,
Une jam i mire me te tjeteret ,sepse besoj ne shperblimin e Allahut,
Une jam besnik ndaj te tjreve sepse besoj ne shperblimin e Allahut,
Une jam i moralshem,sepse besoj ne shperblimin e Allahut,
Une i falem dhe i lutem Allahut,sepse une jam njeri,dhe mund te bej mekate dhe pa e dit se kam bere mekat,dhe e lus Allahun te me fal mekatet,dhe te me shperblej me Xhenet.Amin inshalla te gjithe takohemi ne xhenet.
Dhe per kete arsye islami i ben muslimanet,me te devotshem, me te sinqert,me te meshirshem,me te sjellshem,me te solidarizuar,me te dashur dhe pa as nje te keqe.
Pra nuk eshte aspak e turpsheme nese e ke frike Zotin,sepse ai na ka krijuar,dhe kjo frike vetem na ndihmon qe te jemi me te mire.
Ju faleminderit ne lexim,dhe shendet e lumturi per juve e nderuar.


 
Veröffentlicht : 03/10/2009 11:37 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

;-)


 
Veröffentlicht : 04/10/2009 4:48 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

;-)


 
Veröffentlicht : 04/10/2009 4:49 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
 

Pershendetje Diana, se pari desha te them se je e mireseardhur ne forum mos u largo te lutem por gjeja tjeter eshte qe temat ekzistojne edhe behen debate ne lidhje me fe.

Une se besoj ne dicka hyjnore sipas menyres tem. Une besoj se te gjithe, cfardo feje qe ki, cfardo menyre, te gjithe e adhurojm ni hyjnore, ni mister. Une mendoj se krejt fet jane te krijume prej njeriut, por cka ka ktu te pashenjt?

Keto qka mendoni ju e nderuar nuk jane te sakta. Po flas per fene time te vertet Islamin .Feja Islame nuk eshte e krijuar prej njeriut . kete fe e ka zgjedhur Allahu xh.sh per njerezimin si shpetim per ta fituar xhehnetin.E per fete tjera mund te them qe jane nga njeriu sepse nuk i ka zgjedhur Allahu xh.sh per njerezit tek Ai eshte vetem nje fe e pranuar edhe ai eshte Islami.

zem-zem Ju pershendes me se pari juve,zem-zem une jam e zoja me udheheq vehten por ajo eshte cka kam ceke jan mendimet e mija , dhe per cdo gje nisem nga mendimet e mija e sme duhet linka te shikoj, dhe e respektoj se ju jeni asi dhe besoni ne qka besoni sme intereson por e respektoj,por kerkoje edhe nga ju te respektoni mendimet e mija .kl.m

E nderuar perderisa shoh nje mendim te gabuar te dikujt e kam obligim me korigju per nje gje qe jam shume e sigurt se nuk eshte mendimi i sakte, menyra e besimit nuk shkon ne mendime se njeriu mund te mendoje si i konvenon .

E pash se keni thene se keni lexu Kur'anin por jo me vemendje. Kur'ani lexohet me vemendje per arsye se te mbahet n'mend diqka , por nuk jeni qe sdini dini sigurisht edhe ju por nuk ju konvenon te besoni se ne Kur'an gjindet e verteta sepse po ta kuptonit Kur'anin nuk do te shkruani sipas mendimeve tuaja por do ti mernit argumentet. Po e shoh s e nuk ju konvenon te gjeni te verteten sepse koleget tuaj kan sjell link qe fare nuk deshiron ta shikosh te pakten shikoje sigurisht ka diqka aty qe ju ben te mendoheni.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 05/10/2009 12:11 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

BISMILAHERRAHMANIRRAHIM
Pershendetje . TE LUTEM LEXOJE TERE TEKSIN.
Kjo video qe keni bere ju ketu nuk eshte gje tjeter vec se nje prapagande kunder islamit,dhe sic ka then edhe vet nje pastor krishter i konvertuar ne islam."sikur mos te kish ekzistuar prapaganda dhe shpifjet kunder islamit,atehere te gjithe do ta pranonin islamin,sepse krejt ajo cka predikojn te jene katoliket gjindet ne islam.
Dhe nje kuptoje e nderuar,"Arab edhe i keq mundet me qene,a musliman edhe i keq nuk mundet me qene.nese nje njeri sjellet keq,ai nuk mundet me qene musliman,edhe nese falet edhe nese agjeron,te gjitha i shkojn kote nese sillet keq me njerzit.
SHBA-ja,eshte marre si shembull,nga se ne bote njihet si shteti me demokratik,dhe ia si po e pranon edhe vet, atje ndodhin krime,ndodhin dhunime,dhe ndodh hajni,,ku dijetari islam ne kete video ka then se sikur te kish punuar USA me ligjin e zotit,do te ishte zvogluar kjo perqinde e dhunimeve e krimeve,dhe e shume gjerave negative,sepse kjo perqindje eshte ne vendet muslimane shume e ulet ne krahasim me vendet jo muslimane,dhe si musliman qe jemi neve kemi qef qe te mirat te ia shperndajm edhe te tjerve.
Une mendoj edhe besoj,qe ka edhe ne vendet muslimane dhunime,por jo nga muslimanet,ata jane pseodo musliman,dhe per te tillet ka then Allahu se do te denohen me gjehenem ,sepese muslimani i vertet nuk guxon ta dhunoj askend,muslimani e ka te ndaluar (haram) ta shikoj femren ,se lere me te dhunoj.As me deshir te vete femres muslimani i vertet nuk guxon te kete mardhenje intime jashte-martesore.Haram eshte kjo,dhe kjo eshte me KURAN e ndaluar,dhe cka bejn Arabet eshte dicka tjeter,para zotit secili pergjigjet per veti.
Krimi ne Kuran eshte i ndaluar rreptesisht,nese e ke lexuar Kuranin,a nuk e ke lexuar edhe ajetin qe thot,se: Ai qe mbyt nje njeri,eshte njejt sikur ta mbyt mbare njerzimin,dhe ai qe shpeton nje njeri,eshte sikur ta shpetoj mbare njerzimin.Dhe nese don me kuptu ,kjo te ben te kuptosh ,se si Allahu xh.sh. e denon ate qe e mbyt nje njeri,dhe si e shperblen ate qe e shpeton nje njeri.
Ju e nderuar,ose nuk keni lexuar rreth jetes se Muahmedit a.s. dhe rreth perhapjes se feze islame,ose mbani inati,dhe beheni injorante,dhe nuk e pranoni te verteten.Sepse ne kohen para shpalljes se Muhamedit a.s. si pejgamber dhe i derguar i zotit,femrat u vorroseshin per se gjalli,dhe ishte Muhamedi a.s. ai i cili tha se:"femra eshte amanet i Allahut dhe nuk duhet mbytur,por duhet te ruhet sepse e kemi amanet nga Allahu xh.sh.
"Ai njeri qe mbyt femijen e vet,eshte i mallkuar nga Zoti xh.sh.keshtu ka then i derguari i Zotit, Muhamedi a.s.ne nje rast kur nje njeri e ka varros vajzen e vet per se gjalli,dhe Muhamedi a.s. i ka then pendohu para zotit,krijusit tend,se ju paskeni bere nje mekat te rend,se ajo vajze per ty ka qene si amanet nga Allahu,dhe ti e ke mbyt.
Dhe kur flisni per drejtat e femrave ne islam,mos harroni se ligji i OKB,mbi drejtat e grave 90% eshte i bazuar ne KURAN,kete besoj qe e dini,sepse kete e ka then edhe autori i cili e ka shkrujt ligjin per te drejtat e grave.
Allahu xh.sh. ka then se "nuk ju kam krijuar per asgje tjeter,per vec se te me adhuroni",Allahu adhurohet ne shume menyra,duke i bere ibadet,duke punuar,dhe duke vepruar me vepra te mira ashtu isc na ka then,sepse musliman i mire eshte ai qe vepron,dhe jo ai qe vetem flet dhe rrin,Melaqet nuk e cojn te Zoti ate se cka e flasim,per deri sa nuk veprojm ashtu sic kemi then.
Zoti na ka krjuar te gjithve dhe nje dite tek Zoti do te shkojm te gjithe,ata qe bejn ,dhunime,krime dhe gjera te keqija do te pergjigjen para zotit,pa marr parasysh se a jetojn ne USA,Arabi,apo ndoj vend tjeter,te gjithe do dalemi para Zotit,ata qe kan bere keq,le te pendohen,sepse Allahu eshte falsi me i madhi,dhe Ai fal kur na me zemer pendohemi.
Nese KURANI per ty nuk ka asgje per tej intelegjences se nje njeriu te shkeullit te 7-te,ateher ti si vajze e shkolluar e shekullit 21,perse nuk e botoni nje liber qe do ia kaloj Kuranit,kur dihet se Kurani edhe sot eshte nder librat me te lexuar ne bote.
Kurani po thoni ju se eshte imagjinat e njeriut,imagjinat e nje njeriut sic ishte Muhamedi a.s. i pa shkolluar analfabet.si pat mundesi ky njeri analfabet te i dij gjithe keto gjera,qe shkenca tani pas 1400 vjetesh po i verteton gjerat qe jane te shkrura aty,si diti nje analfabet te na tregoj zhvillimin embrional te nje femije ne barkun e nenes para 14 shekujsh,kur atehere,nuk kishte as mikroskop dhe asgje nga mjetet qe te i ndihmojn per ta ditur zhvillimin e femijes ne barkun e nenes,dhe sot shkenctaret qudietn dhe mahniten se sa shkrut dhe sakt eshte paraqitur ne kuran ky argument.
Si pat mundesi qe nje analfabet i shekullit te 7,te na tregoj,se majet e gishtrinjeve dallojn nga njeri ne njeri,dhe as nje neri nuk i ka majet e gishtrinjeve te ngjajshme.Ku tash kriminalistika i zbulon kryrsit e krimeve me ate te gishtrinjeve.
Si pat mundesi ta dij Muhamedi a.s. i pashkolluar,analfabet,se dikur hena eshte çarë ne dysh,dhe tash krejt vone,shkencatret amerikan,pas nje hulumtimi qe i kan bere henes nga mbrendesia e saj,astranautet qe ishin ne mison hapsinor ne hene,kan pa nje vij per gjat henes dhe kan marr materjal nga ajo vij,dhe kan sjell ne toke,dhe nga kjo shkencartet thon se kjo vij eshte ardh si pasoj e çarjes se henes.
Si ka mundesi pat mundesi ta dij,nje njeri analfabet i shekullit te 7,e njerzit e shkolluar te shekullit 19 nuk e dini,dhe thojshin se toka nuk leviz,por dielli sillet rreth tokes,tani me vone than toka sjellet rreth diellit,ndersa ky njeri analfabet i shekullit te 7,na ka treguar se te gjitha planetet sillen ne hapsir,edhe sillet toka edhe sillet dielli,pra te gjitha planetet notojn ne hapsir,sipas Kuranit.dhe tash edhe shkencartet,edhe pse akoma ka prej atyre qe thojn toka nuk silet,por e kan zbulu edhe tash se te gjitha planetet notojn ne hapsirë.
Ne Kuran gjinden shume fakte,te cdo lamije,si nga mjeksia,gjeografia,hidrologjia,astrologjia.e tjera e tjera,dhe te gjitha keto a ka mundesi te i dij nje njeri i pa shkolluar i shkeullit te 7.
Une them se nuk ka mundesi te dij keto te gjitha nje njeri analfabet qe nuk ka pas as nje dite shkolle,dhe qe ka jetu ne shkeullin e 7,Por e them bindeshem se KURANI ESHTE FJALA E ZOTIT xh.sh.
Aty ku thua ti se Kurani ka marr,nga greket,nga aristoteli,nga hipokriti,kjo nuk qendron,sepse dihet shume aristoteli dhe hipokriti kan dhen edhe teori te gabuar,keto jane te vertetura tash se shume gjera nga ata kane qene edhe te gabuara,Ndersa nese Kurani ka marr nga ata ,si ka mundesi qe ata kan dhen teori te gabura,ndersa ne Kuran nuk mund te thot askush se ka dicka gabim,mund te mos e besoj,a te argumentoj dicka se ka gabim ne kuran nuk mund ta bej askush kete me argumente.
Por per ata qe e kan qelluar greket,aristoteli dhe hipokriti,e kan qelluar sepse e kan marr dhe jane bazuar ne librat e me hershem qe ka zbrit Zoti xh.sh.ne toke per njerzimin,siq kan qene tevrati,dhe inxhilli.
Ndersa per ate se Kurani ka marr nga krishteret,Kurani nuk e mohon,te derguarin e zotit Isan a.s.(jezusin) dhe ai na tregon neve per Isain a.s.dhe eshte nder pejgameret e dalluar te fese islame, dhe na tregon se atij i ka zbrit libri i shenjt "ingjili" dhe na besoj se ky liber eshte nga Zoti xh.sh.por une nuk i besoj qe "bibla"e sotit eshte fjala e Zotit,kete nuk e besoj,sepse ai liber qe i eshte zbritur Isait a.s. inxhili nuk ekziston me,biblen e kan shkruar njerzit,dhe per kete arsye ekzistojn sot shume bibla,me verzjone te ndryshme,dhe me gabime qe njeriun ne kohen e sotit edhe me klase te pare mund te vrej keto gabime,sidomos ne fushen e matematikes ,ka gabime qe asesi nuk mund ti gelltit mendja e nje njeriu te kohes se sotit.
A ka mundesi te bej gabime Zoti,une them JO,por aty ka nderhyre mendja e njeriut,dhe sot edhe vet krishteret jane te hamendur per keto gjera.

Sa i perkete jetes se pejgamberit tone te dashur Muhamedit a.s. dhe lidhjes se tij me Aishen r.a ,ku Ajshia ne fen islame quhet nena e njerzimit ,une te kisha propuzuar te lexosh argumente nga ky link ketu ,dhe besoj se do bindesh per moshen e saj,se cfare moshe ka pas kur eshte martuar ,ketu ke materjal shume bindes.Te sugjeroj ta lexosh deri ne fund keto dy pjese,dhe besoj qe do te kuptosh edhe vet ,se sa i paster ka qene Pejgamberi a.s. ku as vet kundershtaret e asja kohe nuk kan mundur ta njollosin figuren e tij.
pjesa e pare; ---> http://www.youtube.com/watch?v=m_GrBNUh ... o_response
pjesa e dyte:----> http://www.youtube.com/watch?v=4tsg8egX ... re=related
Paske then se ti mendon me large se sa une,nuk e dij deri ku mendon ti,por une mendoj edhe per tej vdekjes,dhe synimi im eshte te arrij lumturin pas vdekjes,ndersa sipash shkrimeve tuja me ben te kuptoj se mendimet e tua ndalen aty ku edhe frymarrja jote ndalet.
Ne fund i lus te me fal Allahu xh.sh.nese dicka kam gabuar,nese dicka i kam hyre ne hak,apo nese e kam lenduar dikend pa drejtesisht me teksin tim,Amin inshalla na fal te gjithve mekatet e bera dhe na udhezon ne rrugen qe na dergon ne parajsen e vertet.


 
Veröffentlicht : 05/10/2009 5:04 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
 

Po normal ka qen se abuzim sexual ka be ne kete kohe quhet Pedofili ,si mos te dini fjalen Pedofili cka d.m.th hyni ne Mjeksi aty keni detalje qe mesoni per Pedofili.

Pershendetje Diana

Motrushe te thuhet për një Profet të Zotit pedofil kete kurr në jetë nuk e kam dëgjuar e as nuk e kam lexuar sidomos kam vizituar edhe webfaqet krishtere ku eshte folur shume per Muhammedin a.s vetem kete qe ti thua pedofil kjo me duket e pabesueshme te ndegjoj diqka te tille.

Moter nuk eshte mire kjo qe thua ti


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/10/2009 9:51 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Pershendetje Dijana1

Ju ose nuk po i lexoni shkrimet e mija ose nuk po doni ti kuptoni,apo me qellim po i shtremberoni.
Une askund nuk kam cekur ne shkrimin tim,se Muhamedi a.s. e ka marr Ajshen r.a.per arsye se i kan djeg vajzat ne ate kohe,kete se kam shkruar une askund .Une kam then se para se te ardhte i derguari yne Muhamedi a.s. ,kjo eshte qujt koha e "gjahiletit'apo kohe e injoraces,kur dikujt i ka lind vajze ,ai e ka varros per se gjalli.Ndersa lidhje me martesen e Muhamedit a.s. me Ajeshen r.a. te kam jap linkat qe ti te hysh dhe te lexosh faktet se sa vjet i ka pas Ajshja r.a. kur eshte martuar,dhe nese i ke shikuar te dyja ato pjese ju eshte dashur ta kuptoni se mosha e saj duke u bazuar ne hadithe te forta ,del se Ajshja i ka pas 17,ose 18 vjet kur eshte martuar.

ARGUMENT PER KETE :
Sipas gati te gjtha transmetimeve dhe historjanve,Esma motra e Ajshes,ishte 10 vjet me e vjeter se Ajshja,Eshte raportuar ne "Taqri'bu'l-tehzi'b" ,sikur edhe ne Al-bidayah wa'l-nihayah" se Esma vdiq ne vitin 73 te hixhrit ne moshen 100 vjeqare.Tash eshte e qart se nese Esma ne vitin 73 te hixhrit i kishte 100 vjet,ajo do ti ket pasur 27,ose 28 vjet ,ne kohen e hixhrit,(rreth se ciles date sillet martesa e Muhamedit a.s. me Ajshen r.a. E nese Esma ishte 27,apo 28 vjet ne kohen kur filloj hixhri,Ajshja e cila i kishte 10 vjet me pak,duhet ti kishte 17 apo 18 vjet,keshtu qe nese Ajshja u martua me Muhamedin a.s. ne vitin e 1 ose 2 pas hixhrit ,sic thone te gjitha traditat,ajo do te kishte qene 18-19 vjeçe,ne ate kohe.
Kundershtaret e Muhamedit a.s. te asaj kohe ,qe ishin shume dhe ishin shume te keqij,nuk kan mundur ta akozojn Pejgamberin a.s. per kete martes,dhe per asgje rreth moralit.
Mos harro se Muhamedi a.s. me moral,me meshire dhe me devotshemri i ka fituar zemrat e njerzve.Po te mos ishte i till askush nuk do ta pasonte rrugen e tij.Sepse te jesh musliman ne kete bote eshte sakrifice dhe nuk eshte lehet.
VINI RE
KURANI -eshte fjala e Zotit xh.sh. dhe te gjitha fjalet te shkrura ne Te jane te verteta.
HADITHET - Jane fjale te Pejgamberit a.s. jo te shkruara nga Muhamedi a.s. sepse ai nuk ka dit shkrim as lexim,por jane te shkrura shume vone pas qe ai la kete bote,dhe Hadithet ndahen ne hadithe te forta ( te besushme ) dhe hadithe te dobeta,(pak te besushme ) hadithe te forta jane ato hadithe te cilat jane transmetuar nga njerz te besushem dhe jane transmetuar me shume se nga nje njeri dhe ka fakte per te tilla,ndersa hadithet e dobeta munde te jene te rrejshme apo fabrikime te dikujt tjeter.

Ndersa ju Diana1 qe keni shkrujt me lart,dhe keni cekur se kjo ehste e shkruar ne kuran,ajo qe keni shkrujtur ju aty me ngjyren e kalter ajo nuk eshte ne kuran,dhe nese ju thuani se eshte Kuran te lutem me trego cilai ajet ,apo sure e kuranit eshte kjo qe keni shkrujtur ju ketu ? Te lutem pergjigju ?
Sa po e kuptoj une ne baze te shkrimeve te tua ,pas juve qendron dikush tjeter,dhe sigurisht eshte ai miku qe te ka then terhiqu ,ai qendron prapa teje,dhe ti shkruan me mendjen e atij,sepse ti nuk je duke e perciell biseden mes meje dhe teje,se gjithmone shkruan dicka tjeter nga ato qe te ofroj une.

Une nuk jam teolog,as hoxhe,as mejzin,as hafuz,por jame nje pasus,prej pasuseve te thjesht te fejes ISLAME.
E lus te madhin Zot te me fal nese kam bere mekat ,nese kam gabuar,nese i kam hyre ne hak,dhe nese e kam lenduar dikend me shkrimet e mija .AMIN --O ALLAH ME FAL--


 
Veröffentlicht : 06/10/2009 1:32 p.m.
Seite 1 / 3
Teilen: