Filozofi - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Virtyti
Kater virtytet
Kater virtytet klasike "kryesore" te Perendimit jane:
1-pjekuria/urtesia
2-drejtesia
3-fuqia/guximi
Etika
Thënie
"Etika është përgjegjësia e zgjeruar në pakufi kundrejt gjithçkaje që jeton." - Albert Schweitzer, Kultur und Ethik
"Të jesh etik do të thotë, të bëhesh me të vërtetë duke menduar (të jesh i tillë)." - Albert Schweitzer, Kultur und Ethik
Egoizmi
Citate
Egoizmi rregullon botën. (Arthur Schopenhauer)
Mëkati
Mekati krysisht përdoret si sgprehje pak e shumë e përkufizuar në fe, përkatësisht ndër fetë abrahamike (judaizëm, krishterim, dhe islam) për të përshkruar një vepër që dhunon një rregull apo normë morale dhe gjendjen e kryerjes të këtij dhunimi. Sipas këtyre feve çdo mendim, fjalë apo vepër e menduar si jomorale, e turpshme, e dëmshme, apo tjetërsuese në të keqen mund të quhet "mëkat".
Në disa fe vepra mëkatare qëndron përgjithësisht në tejkalimin, edhe pa dashje, te kufijve të vendosur nga sfera e gjërave të shenjta dhe të gjërave jofetare.
Mëkati në Krishterim
Në krishterim mëkati është gjendja e papërsosmërisë së njeriut, i cili u nda nga Perëndia. Kjo ndarje, sipas rrëfimeve biblike u shkaktua nga rënia në mëkat e njeriut.
Epistemologjia
Epistemologjia merret me studimin dhe rishqyrtimin e natyrës së diturisë dhe marrëdhëniet e saj me të vërtetën, besimin dhe shfajësimin (përligjen). Ajo gjithashtu merret me prejardhjen e diturisë, pyetjen "çfarë është dituria ?", "si fitohet ajo ?", "çfarë dijnë njerëzit ?", dhe skepticizmin e pohimeve të diturive të ndryshme.
Arsyeja (greq. λογική, logiki dhe lat. ratio) në filozofi është aftësia ose ecuria nëpërmjet së cilës vetëm qeniet njerëzore ushtrojnë mendimin, kryesisht atë abstrakt (të nxjerrë) në lidhje me botën dhe kuptimin e saj, të njohjes dhe veprimit në jetën tonë të përditshme. Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin "përzgjedhës" dhe vendos apo njeh kufizimet e tij.
Nganjëherë arsyeja i kundërvihet ndijimit, perceptimit (përkapshmërisë), shqisimitt dhe dëshirës. Sipas David Humes arsyeja është në shërbim të dëshirave (d.m.th. mjeti për të mbajtur atë që do).
Për racionalistët arsyeja është aftësi me të cilën fitohen intuitivisht të vërtetat themelore. Këto të vërteta themelore janë shkaku (ose më saktë "arsyeja") për të cilën çdo gjë është ashtu siç është dhe ndodh gjithçka që ndodh.
Për Emanuel Kantin, arsyeja (gjermanisht Vernunft) është fuqia e mbledhjes së koncepteve të dhëna nga mendimi. Arsyeja që është në gjendje të japë parime apriori quhet nga Kanti "e pastër, e kulluar" (emërtim që i dha titullin veprës së tij kryesore, "Kritika e arsyes së kulluar), për ta dalluar nga "arsyeja praktike" që lidhet me moralin e sjelljes.
Mendimi
---është veprimtaria trunore e njeriut që merret me përpunimin dhe sendërtimin e lajmit nëpërmjet përfytyrimit, kujtesës dhe kuptimit për të vendosur, ndërmarrë apo zgjedhur një veprim sipas qëllimit, përfundimit, planeve dhe dëshirës; aftësia e ecurisë së të menduarit ose arsyetuarit dhe njohjes, një besim apo gjykim vetjak që nuk është i bazuar në dëshmi apo siguri.
Cdo gje qe na rrethon na fut ne mendime, koha qe per ne e pa kapshme dhe nuk e shpejtojme dot nuk na len te mendojme shum rreth asaj qe ne kemi ide.
Libri eshte e vetmja menyr per te perqendruar mendimin per cfare kemi nevoj.
Thënie
“Kemi pak kontroll mbi mendimet tona. Jemi të burgosur të ideve.” - Ralf Valdo Emerson.
“Njerëzit ndahen në dy lloje: ata që mendojnë dhe ata që lënë që të tjerët të mendojnë.” - Fabricio DeAndre
“Nëse nuk je njeri që mendon, fundja për çfarë je njeri.” - Samuel Teilor Kolerixh
“Kurrë nuk janë të vetmuar ata që shoqërohen me mendime fisnike”. - Filip Sidnei
"Cdo pengese qe kalojme, eshte nje mundesi per tu permisuar" B.Z.
Besimi
---është siguri në kontekst të të qëndrimit (kur e merr formën e mosbesimit), veprimit dhe vendosëshmërisë. Besimi nënkupton qëndrimin e sigurt mbi dhe të pa luhatshëm ndaj çështjes së parashtruar dhe përfshin veprimet për të favorizuar dhe mbrojtur këtë çështje si dhe vendosshmërinë për të promovuar dhe propaganduar vërtetësinë e çështjes së parashtruar.
Besa
--- me kultin e nderit është i lidhur edhe kulti i fjalës së dhënë ose siç njihet ndër shqiptar 'kulti i besës'. Kjo është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës. Në gjuhet ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga shqipja. Shpesh në përkthime nga gjuha shqipe fjala besë duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji të ndonjë gjuhe tjetër, ajo jepet në formë shkrimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalë së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalë: 'Në fillim ishte fjala'. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vet fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt evro-perëndimor pak nga pak mori karakterin e një idomene fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit. Lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin autoritetin më të larë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë përkatësisht në besë. Besa është testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike. Dy baladat më rëndësishme 'Rozafati' që ka motivin e murimit, dhe ajo me motiv të ringjalljes 'Besa e Konstadinit' lidhen me mbajtjen e besës. Në kanun thuhet se e 'folmja është e falme' ajo që premtohet duhet patjetër të kryhet. Besa shqiptare e njohur te bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin besa, kurse te sllavët e jugut si 'Arbanska vjera' përkthehet fjalë për fjalë ajo që besojnë shqiptarët është virtyt themelor i joni i trashëguar nga të parë.
Dituria
---(edhe "dija" apo "dijenia", dhe "njohuria" nganjëherë) është informacioni (lajmi) i përvetësuar nga një person, organizatë apo ndonjë qënie tjetër. Dituria është dijenia dhe kuptimi i ngjarjeve, së vërtetës apo njohurive të përftuara nëpërmjet mësimit, përvojës, arsyes ose botëkuptimit (së dyti), apo nëpërmjet brendashikimit (së pari). Dituria është vetëndërgjegjja e të zotëruarit të informacioneve të lidhura ndërmjet tyre të cilat, të marra veçmas, kanë një vlerë dhe një përdorim më të vogël . Dituria është kuptimi i besueshëm i një çështjeje, mundësisht me aftësinë e përdorimit të tij për një qëllim të caktuar.
Mosbesushmëria e kujtesës kufizon sigurinë e diturisë mbi të kaluarën, ndërsa mosparashikueshmëria e ngjarjeve që do ndodhin kufizon sigurinë e diturisë mbi të ardhmen.
Thënie
"Si është e mundur që di mbi gjithçka? u pyet një njeri shumë i mençur e i ditur; dhe përgjigja ishte - sepse nuk kam pasur kurrë frikë ose marre (turp) të pyes gjithçka që nuk dija." - Gjon Abot
"Unë mendoj një pjesë e madhe e informacioneve që kam, u fitua nga kërkimi mbi diçka dhe gjetjen e diçkaje tjetër rrugës" - Franklin P. Adams
"Dituria është ajo që, pranë virtytit, me të vërtetë e ngre një njeri mbi tjetrin." - Jozef Adison
"Njeriu di më shumë se ai kupton." - Alfred Adler
"Dituria e vërtetë, si çdo gjë tjetër me vlerë, nuk fitohet me lehtësi. Duhet të punohet, studiohet, mendohet, dhe më shumë se të gjitha, duhet të lutet për të." - Tomas Arnold
"Ji gjithmone kureshtar! Sepse dituria nuk do të fitojë ty: ti duhet ta fitosh atë." - Sudi Bek
Gnoseologjia
Empirizmi
Empirizmi (gr. empiria - përvoje) konstaton se mënyra kryesore dhe e vetme e njohjes së njëmendtë është pikërisht përvoja. Përfaqësues më të njohur të empirizmit janë Protagora në Greqinë e vjetër, Xhon Loku në shekullin XVII-XVIII, Uiljem Xhemsi në shek. XX, etj.
Sensualizmi
Formë ekstremë e empirizmit është sensualizmi (lat. sensus - shqisë) sipas të cilit njohja është e mundur vetëm me anë të shqisave (Kondiaku, etj.)
Empirizmi është pikëpamje filozofike sipas së cilës burim kryesor i njohjes së botës nga ana e njeriut është përvoja. Përvoja ndijore është burim i pazëvendësueshëm i njohjes ; për ta njohur botën së pari duhet të shihet, dëgjohet, të preket, të nuhatët dhe të shijohet, përkatësisht të ndihet dhe të perceptohet ajo. Kjo është e ashtuquajtura përvoje e jashtme. Perveç kësaj, për ta njohur botën dhe vetveten e vet, njeriut i duhet edhe përvoja e brendshme, refleksionet lidhur me atë se ç'ngjet në jetën e brendshme të tij.
Racionalizimi
Racionalizimi (lat. ratio - arsye), sipas tij burimi kryesor (ose i vetëm) i njohjes së botës është arsyeja apo mendja ; vetëm arsyeja apo mendja është në gjendje ta kuptojë atë që është themelore, thelbësore, e përgjithshme dhe e domosdoshme, pa njohjen e të cilave nuk mund të ketë as shkencë të vërtetë. Përfaqësuesit më të shquar të racionalizmit janë: Platoni, Dekarti, Spinoza, Lajbnici, etj.
Kriticizmi
Sipas këtij koncepti njohja është e mundur vetëm me anë te "bashkëpunimit" të shqisave dhe të mendjes apo të arsyes. Sipas Kantit, i cili është përfaqësues kryesor i kriticizmit, njohja fillon me shqisat dhe përvojën, por formën e saj përfundimtare e jep mendja ; mendja e formëson materialin kaotik të shqisave dhe vendosë një ligjshmëri të caktuar. Prandaj, Kanti përfundon duke konstatuar se "mendja është ligjëdhënese e natyrës".
Intuitivizmi
Intuitivizmi (lat. intuor - i nguli sytë, sodis drejtpërdrejt etj.) konstaton se njohja e vërtetë, njohja e njëmend, është e mundur vetëm në bazë të intuitës si aftësi irracionale e njeriut, sipas Anri Bergsonit, i cili është përfaqësuesi kryesor i intuitivizmit, vetëm intuita është në gjendje ta kuptojë, ta njoh atë që është më kryesore - jetën si një rrjedhje të parreshtur, si një procesualitet permanent.
Përmasat e mundësisë së njohjes
Lidhur me përmasat e mundësisë së njohjes së botës ekzistojnë dy pikëpamje po aq të skajshme mes veti : dogmatizmi dhe skepticizmi.
Dogmatizmi
Dogmatizmi (gr. dogma - besim, opinion eshte ne mbeshtetje te se kaluares gjitmon ne kundershtim me te rejen.)
Skepticizmi
Nietzsche
është një nga filozofët më të mëdhenj gjerman të shek. të 19.
Ai ka qenë një kritik i bindur i Krishtërimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar. Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik. Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nënshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane.
Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne veçanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles. Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u sëmur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t’i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme “Lindja e tragjedise’. Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa. Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese.
Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij “Keshtu foli Zarathustra’( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone. Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ‘Perendimi I idhujve’ dhe Ecce Homo – Si behet njeriu ai qe eshte. Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ‘momentit dionisiak’. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ‘çfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem’. Koncepti i njohur i Nices ‘ vullneti per fuqi’ luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se‘ eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu siç eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim."
kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje. Nje nga theniet me te famshme ne histori, ‘Zoti ka vdekur’, eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ‘sikur Zoti te kishte vdekur’, sipas Nietzsche‘..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq’. Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit.
Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme. Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar. Trashigimia e Nietzsches Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.
Froid
Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera.
Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve.
Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».
Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave.
Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës).
Ciceron
Është njohës i mirë i gjuhës dhe i kulturës greke, studioi poetët grekë dhe latinë, gramatikën, retorikën, të drejtën, historinë dhe filozofinë. Rëndësia e tij qëndron, para së gjithash, lidhur me bartjen dhe popullarizimin e mendimit grek në truallin romak. Ndonëse veten e radhit në shkollën e akademisë së re, si filozof nuk është origjinal në mënyrë të veçantë, por në vete sintetizon studime të shumta, kështu që konsiderohet përfaqësues tipik i eklekticizmit.
Për Cieronin filozofia, para së gjithash, është shkathtësi e të shëruarit të shpirtit, ngushelluese, e cila njëkohësisht i mëson njerëzit si të sillen në jetë për të arritur lumturinë. Dëshira për lumturi është dëshirë e natyrshme e të gjitha qenieve të gjalla, ndërsa rrugën deri te lumturia e vërtetë duhet ta tregojë filozofia. Një seri i elementeve të mendimit skeptik akademik, i tezave stoike dhe peripatetike gërshetohen në mënyrë të jashtëzakonshme në veprën voluminoze të Ciceronit, të shkruar me një gjuhë të qartë dhe të bukur. Kontributi i tij kryesor për kulturën romake qëndron para së gjithash në veprat dhe letrat retorike.
Në teorinë e tij mbi artin,Ciceroni tregoi ndjejshmëri të jashtëzakonshme për larmi, individualitet të veprës së çdo artisti veç e veç dhe nuk synoi themelimin e estetikës në identitetin e kuptimit të vlerave dhe kanuneve estetike. Ndërkaq, njëkohësisht, ai dëshiron të provojë sesi fenomeni më i çuditshëm i artit qëndron pikërisht në faktin se të gjitha veprat e ndryshme të papërsëritura mund t'i quajmë artistike dhe t'i subsumojmë kështu me nocionin unik të artit.
Platoni
Ai ia kushtoi jeten e tij filozofise dhe themeloi Akademine, nje lloj universiteti qe mbijetoi per 10 shekuj. Platoni,sikurse Sokrati, e shihte procesin e te mdnuarit si edukues te shpirtit. Platoni ishte filozofi i ideve dhe ishte i bindur se vetem idete jane te perhershme dhe mbeten te pandryshuara ne gjithe procesin e ndryshimit. Idete e te bukures, te se drejtes dhe te vertetes Platoni i quante ''forma''.
Per Platonin, format ishin modele qe ekzistonin te pavarura nga Bota mendore ose natyrore. Niveli me i larte i formave ishte forma e te mires. E mira eshte pra synimi te cilit i kushtohet cdo njeri,dhe rezultati i te gjithave perpjekjeve. Ne librin ''Republika'' Platoni shkruan se e mira eshte ''gjeja me e rendesishme qe duhet te mesojme''.
Nje koncept i rendesishem ne doktrinen e Platonit eshte reminishenca. Sipas tij, shpirti ekziston ne Boten e ideve para se te futet ne trupin e njeriut . Ne kete Bote idesh, shpirti njerezor i ka njohur idete ne unitetin e tyre, duke bere te mundur njohjen e botes shpirterore. Idete vijne qe nga lindja e shpirtit dhe jan bere te pavarura nga pervoja.
Ato sherbejne si modele per gjithcka konkrete. Pra, Platoni koncepton nje bote te perbere nga idete e perjetshme (ku ekziston dhe shpirti njerezor) dhe nga nje bote me inferiore te perbere nga imazhet (ku ekzistojne gjerat konkrete dhe te perkohshme) dhe kjo perbene ''dualizmin platonian''
Platoni besonte ne:
-Nje Bote te dukshme, bota e shqisave dhe e mendimeve
-Nje Bote qe duhet kuptuar, Bota pertej shqisave, Bota e njohjes se vertete .
Sipas Platonit drejtesia nenkupton harmoni, dhe harmonia eshte drejtesi. Kur gjithcka eshte ne vendin qe i takon,atehere ka edhe drejtesi, edhe harmoni. Shqetesimi i nje shoqerie duhet te jete formimi i qytetareve me shpirtin e se drejtes,te afte te dallojme te miren e vertete ,te afte te udhehiqen nga idete,dhe sipas tij kjo mund te arrihej vetem nepermjet edukimit.
Te ''Republika'' Platoni shpjegon teorine e tij te formave me ''Alegorine e shpelles'' Personazhi i Platonit pershkruan disa njerez qe qendrojne te lidhur ne shpelle, ku eshte ndezur nje zjarr dhe ku nuk deperton drita e diellit. Te burgosurit e shpelles i interpretojne hijet qe lindin si rezultat i zjarrit, si reale.