Sqarim i disa gjërave që i thuhen Islamit
Çështja e gruas në Islam dhe qëndrimi i tij ndaj gjinisë femërore është një prej temave rreth të cilave flasin shumica e atyre që kritikojnë Islamin në këtë kohë. Ky realitet më shtyri që temës në fjalë t'i jap përparësi:
Prej akuzave që i drejtohen Islamit është edhe:
1. Diskriminimi i femrës dhe jobarazia e saj me mashkullin.
Barazinë mes burrit dhe gruas Kur'ani e proklamon në mënyrë elokuente, me një qëndrim të qartë kur flet për të devotshmit dhe ata që logjikojnë:
"Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri…" (Ali Imran, 195)
Nuk ka fjali më precize dhe më shprehëse për barazinë e plotë mes gjinive se:
"Ju jeni njëri nga tjetri…"
Në një ajet tjetër Zoti i gjithësisë thotë:
"O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)…" (El Huxhurat, 13)
Sipas ajetit në fjalë kriteri i dallimit mes meshkujve, mes meshkujve dhe femrave dhe mes vet femrave është devotshmëria (ruajtja nga të këqijat). Me këtë ajet anulohet çdo kriter tjetër që njerëzit e merrnin parasysh për të bërë vlerësimin si raca, ngjyra, gjinia dhe vendndodhja gjeografike.
Nuk do mend se barazia për të cilën flasim është barazi plotësuese e jo barazi nga e cila kuptohet se bëhet fjalë për gjëra identike, sepse çdo i mençur percepton dallimet mes gjinive qofshin ato fiziologjike, biologjike, psikologjike, dallime këto që rezultojnë edhe me dallime sociologjike.
Format e shfaqjes të barazisë ndërgjinore në Islam:
i. Barazia në aspektin ligjor. Kushtet për të përfituar barazinë ligjore janë të njëjta për mashkullin dhe femrën. Kjo barazi nënkupton sigurimin e drejtave ligjore dhe bartjen e obligimeve të ndërmarrura.
Këtë lloj të barazisë Islami e ka aplikuar para katërmbëdhjetë shekuj dhe e njëjta në perëndim është realizuar para një kohë të shkurtër. deri afër librat shkollore të Francës përmendnin rastet e jobarazisë ligjore për femrën në disa sfera të jetës. Ndoshta këto raste i ka pasur për qëllim Gustav Le Bon-i në librin e tij "Qytetërimi Arap" në të cilin shkruan: Legjislacioni Islam grave, për të cilat në perëndim mendohet se nuk gëzojnë trajtim të barabartë, u jep të drejta që nuk i gjejmë në ligjet tona.
Martesa në ligjet e Francës ishte shpallje e unifikimit të përgjegjësisë financiare, me të cilën e drejta e udhëheqjes me pasurinë ishte e drejtë e veçantë e burrit.
ii. Barazia në liritë e përgjithshme dhe në drejtat njerëzore
iii. Barazia në përgjegjësi para ligjit
iv. Barazia në përgjegjësi dhe shpërblime
Megjithatë, si pasojë e injorancës dhe injorimit të fakteve, vazhduan akuzimet kundër Islamit si fe diskriminuese për gruan. Këto akuza ndërtohen mbi dyshimet vijuese:
• Dyshimi i parë: Gruas i takon gjysma e asaj që i takon burrit nga trashëgimia
Sipas këtij supozimi gruaja diskriminohet me hise më të vogël se burri (gjysma e hises që i takon burrit) edhe atëherë kur lidhja fisnore me atë që trashëgohet është në të njëjtën shkallë dhe me të njëjtën fuqi (vëllezër dhe motra prej të dy prindërve, vetëm prej babës ose vetëm prej nënës).
Ky supozim nuk është i saktë sepse nga shtatë rastet në të cilat gruaja dhe burri janë në njëjtën shkallë të trashëgimit, vetëm në tre prej tyre gruaja merr sa gjysma e asaj që e merr burri. Ato raste janë:
a. Fëmijët që janë në shkallën e njëjtë të afërsisë:
"All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra…" (En Nisa, 11)
b. Vëllezërit prej babës dhe nënës dhe vetëm prej babës kur janë në shkallë të njëjtë të afërsisë:
"Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës." (En Nisa, 176)
c. Kur trashëgues janë vetëm baba dhe nëna, nënës i takon një e treta kurse babës i takojnë dy të treta:
"E në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta…" (En Nisa, 11)
Në tre raste hiseja e gruas është e njëjtë me hisen e burrit:
a. Prindërit (baba dhe nëna) kur ka edhe fëmijë që trashëgojnë:
"Për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë…" (En Nisa, 11)
b. Vëllai me motër prej nënës:
"Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta." (En Nisa, 12)
c. Grupit të vëllezërve dhe motrave prej nënës një e treta u ndahet në hise të njëjta:
"… e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesëmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë)…" (En Nisa, 12)
Për rastin e shtatë kur trashëgues janë baba dhe nëna se bashku me bashkëshortin/bashkëshorten dijetarët kanë dy mendime:
Disa jurist janë të mendimit që nënës i takon gjysma e hises që i takon mashkullit (babës) në kohë që të tjerët mendojnë se babës i takon gjysma e hises që i takon femrës (nënës).
Kur shkalla e lidhshmërisë farefisnore me atë që trashëgohet dallon atëherë kemi shumë raste kur femra trashëgon, ndërkohë që mashkulli nuk trashëgon apo hiseja e tij është më e vogël se sa hiseja e femrës.
Pamundësia që apriori të themi se femra në çdo situatë trashëgon sa gjysma e mashkullit është argument i mjaftueshëm se faktori i gjinisë nuk është vendimtari për caktimin e hises që e trashëgon. Përpos gjinisë ka një sërë faktorësh që ndikojnë në trashëgiminë e meshkujve dhe femrave.
Thënë ndryshe caktimi i hises së përgjysmuar, krahasuar me mashkullin në disa raste, nuk është argument për diskriminim ndaj femrës.
Sidoqoftë atyre që e akuzojnë Islamin si "jo të drejtë" ndaj gruas në çështjet e trashëgimisë u themi haptazi ju në ligjet dhe zakonet e juaja keni të tilla që privojnë gruan nga trashëgimia prej fëmijëve të saj. Trashëgues në këtë rast është mashkulli më i rritur ose meshkujt.
Kjo ndodh sepse në shumicën e rasteve ai që trashëgohet nuk dëshiron që pasuria e tij të del jashtë familjes.
Jam i mendimit që në këtë vend do të ishte e përshtatshme të përmendi fjalët e Gustav Lupen-it i cili thotë: Parimet e trashëgimisë që i ka caktuar Kur'ani kanë arritur kulmin e drejtësisë dhe mesatarisë..Me krahasimin e bërë mes legjislacionit Islam dhe ligjeve françeze dhe angleze arrita në këtë përfundim: Legjislacioni Islam grave, për të cilat në perëndim mendohet se nuk gëzojnë trajtim të barabartë, u jep të drejta që nuk i gjejmë dot në ligjet tona. (Qytetërimi Arap, fq. 389)
"Bashkëshortët në Francë nuk trashëgohen përpos në rast kur nuk ka trashëgues tjetër. Në Angli burri e trashëgon tërë pasurinë e gruas në kohë që gruaja e merr gjysmën e pasurisë së burrit kur nuk kanë fëmijë. Gjysmën tjetër e merr shteti. Kur kanë fëmijë gruas i takon një e treta në kohë që fëmijët e tyre e marrin pasurinë e mbetur." (Qytetërimi Arap, fq.390-në fusnotë).
• Dyshimi i dytë: Dëshmia e një mashkullit vlen sa dëshmia e dy femrave
Pretendimi se dëshmia e femrës çdo herë vlen sa gjysma e dëshmisë së mashkullit, është pretendim që nuk qëndron edhe pse akuzuesit si bazë e marrin ajetin kur'anor:
"Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra…" (El Bekare, 282)
Ajeti me, qartësinë e tij, flet për dëshminë e bartjes (شهادة التحمل) dhe jo për dëshminë e kumtimit (شهادة الأداء) –dhe kjo shihet nga konotacioni i tekstit- i cili flet për dëshmitë gjatë marrëveshjes për hua, dhe të cilin disa dijetarë e kanë marr si bazë për gjitha marrëveshjet financiare.
Hadithi: "A nuk është dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?" aludon në ajetin fisnik siç shkruan në Fethul Bari (vëll.1, fq. 484)
Sa i përket dëshmisë së kumtimit (شهادة الأداء), që është burimi i drejtëpërdrejtë i dispozitave të fikhut e që në shumicën e rasteve janë gjykime individuale si pasojë e hulumtimit (الاجتهادات) dhe jo tekste të shpalljes (النصوص), ajo varet nga kushte të ndryshme dhe ka raste kur dëshmia e gruas pranohet në kohë që dëshmia e burrit nuk pranohet.
Dallimin mes dëshmisë së bartjes dhe dëshmisë së kumtimit e qartëson krahasimi mes ajetit në kaptinën El Bekare "Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj…" që ka kuptimin kërkoni për dëshmitarë dy myslimanë të drejtë me ajetin në kaptinën El Maide " O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush…" (El Maide, 106) që ka kuptimin lë të dëshmojnë dy dëshmitarë prej myslimanëve të drejtë ose prej jomyslimanëve.
Ajeti i parë ka të bëj me dëshminë e bartjes (شهادة التحمل) në kohë që ajeti i dytë ka të bëj me dëshminë e kumtimit (شهادة الأداء), sepse merr në konsideratë dëshminë e jo myslimanëve që nuk lejohet në rastin e parë.
Dëshmia e kumtimit të teksteve fetare (النصوص الشرعية) është më e rëndësishme se dëshmitë tjera, dhe në këto dëshmi gruaja është e barabartë me burrin.
Vlen të përmendët se shumë nga burrat që kanë transmetuar hadithe janë akuzuar për gënjeshtër në kohë që Imam Dhehebiu (dijetari i madh në këtë shkencë) thotë: Nuk kam rastisur në ndonjë grua që është akuzuar me gënjeshtër gjatë transmetimit të haditheve…
• Dyshimi i tretë: Dëmshpërblimi për vrasje të femrës është sa gjysma e dëmshpërblimit për vrasje të mashkullit
Kjo dispozitë nuk ka lidhje me idenë e barazisë plotësuese mes dy gjinive dhe nuk mundet të konsiderohet diskriminim ndaj gruas, sepse prej dëmshpërblimit përfiton trashëguesi e jo i trashëguari (ai që është mbytur) qoftë ai mashkull apo femër. Ai që analizon kuptimin e kompensimit për ndonjë dëmtim do të arrin në përfundim se kompensimi duhet të varet nga dëmi i vërtetuar. Për këtë pohim nuk ka mospajtim mes legjislacioneve dhe ligjeve.
Dëmi prej vrasjes së burrit është më i madh se sa dëmi prej vrasjes së gruas për trashëguesin e tyre, në veçanti kur trashëguesi është i varur tërësisht nga kujdesi i të vrarit. Dispozitat fetare mu ashtu si gjykimet ligjore ndërtohen mbi tiparet kryesore dhe më të përhapura.
Këtë dilemë akoma më shumë e qartëson fakti se dëmshpërblimi që duhet paguar për dëmtim trupor, dëmshpërblim ky i cili i takon vet të dëmtuarit, është i njëjtë për burrin dhe gruan.
• Dyshimi i katërt: "Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët…" (En Nisa, 34)
Si do që të komentohet fjala përgjegjës, si udhëheqësi dhe drejtim ose si bartës i përgjegjësisë për furnizim dhe mbikëqyrje, ajo nuk e ka kuptimin nënvlerësimit të gruas dhe uljen e gradës së saj vetëm për faktin se ajo i takon gjinisë femërore.
Dispozita e përmendur në ajet është e veçantë me rregullimin e marrëdhënieve mes bashkëshortëve dhe nuk është dispozitë e përgjithshme për lidhjet ndërbashkëshortore.
Nëse themi se ajeti ka për qëllim udhëheqësin dhe drejtimin e familjes përsëri do të themi se nuk bëhet fjalë për dukuri të diskriminimit ndaj gruas.
Në Islam marrëdhëniet shoqërore, qofshin ato shoqëri të vogla si familje ose shokë të udhëtimit apo shoqëri të mëdha rregullohen me parimin e konsultimit dhe udhëheqësisë (الشورى و القيادة).
Sipas mendimit më të përhapur burri (si prindër ose bashkëshort) është më i përshtatshëm për udhëheqje me familjen se grua (si nënë ose bashkëshorte) dhe për këtë shkak atij i është dhënë ky rol.
Ndoshta këtë kuptim e ka për qëllim vazhdimi i ajetit: "... ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët…"
Dallimi mes mënyrës së shprehjes në ajetin në fjalë "... ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët…" dhe mes formës së mundshme të shprehjes: Ngase All-llahu i ka graduar burrat mbi gratë dhe etërit mbi nënat, është më tepër se i qartë. Nga mënyra e shprehjes në Kur'an kemi mundësi të nxjerrim përfundim se shumica e burrave janë më të përshtatur për udhëheqje dhe drejtim, për furnizim dhe mbikëqyrje të familjes se vetë gratë por jo edhe përfundimin se ky rregull vlen për gjithë burrat dhe gjithë gratë.
Mënyra tjetër si mundet të kuptohet ajeti në fjalë është se All-llahu çdo njërës prej gjinive i ka dhënë cilësi të veçanta dhe cilësinë e përshtatshmërisë për udhëheqje dhe kujdes për familjen e ka bërë të veçantë për gjininë mashkullore, në kohë që gruas i ka dhënë cilësi që më mirë të drejton brendësinë e shtëpisë.
I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, thotë: "Burri është bariu i familjes së tij dhe do të përgjigjet për tufen e tij dhe gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe do të përgjigjet për tufën e saj."
Ndoshta mënyra e dytë e të kuptuarit është më e saktë sepse na favor të saj dëshmon edhe ajeti:
" Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato…" (En Nisa, 32) që do ta parafrazojmë Burrat të mos lakmojnë atë të cilën All-llahu ua ka dhënë grave dhe gratë të mos lakmojnë atë që All-llahu ua ka dhënë burrave.
Ajeti fisnik " Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët…" siç shihet nuk nënkupton vlerësimin e burrit mbi gruan në bazë gjinore, e as që ka qëllimin e diskriminimit të gruas në parimin e barazisë plotësuese duke e veçuar burrin me përgjegjësi të udhëheqjes.
Edhe nëse ajetin e komentojmë me udhëheqësi dhe drejtim të familjes, respekti i gruas ndaj burrit nuk është i papërkufizuar, përkundrazi bindja dhe zbatimi i urdhrave janë të përkufizuar me fjalën "në mirësi" e përmendur në hadithin që e transmeton El Hakem ibën Amër El Gifari: "Me të vërtetë respekti është në mirësi…"
Në këtë fakt aludon edhe ajeti për besatimin e grave: "… dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron prej të mirës…"
Komentuesit e Kur'anit thonë: All-llahu e ka ditur se i Dërguari i All-llahut nuk do të urdhëron në gjëra që nuk janë të mira, dhe i mëson sundimtarët që do të vijnë pas tij se pushteti i tyre nuk është absolut.
Në Islam respekti i plotë i takon vetëm All-llahut.
Në shumë hadithe që gruan e nxisin t'i bindet burrit përmendet përkufizimi "në mirësi".
Në Islam e drejta e udhëheqjes (الإمارة) nuk është diktatoriale dhe imponuese dhe parimi i këshillimit (الشورى) duhet të zbatohet në çdo shoqëri qoftë ajo e madhe apo e vogël.
All-llahu duke e përshkruar shoqërinë e besimtarëve thotë:
" Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë." (Esh Shura, 38)
Kur'ani në mënyrë të prerë potencon edhe nevojën e konsultimit mes bashkëshortëve edhe pas anulimit të kontratës martesore, për çështjen e gjidhënies:
"Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta." (El Bekare, 233)
• Dyshimi i pestë: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre." (El Bekare, 228)
Nga kjo fjali në Kur'an disa njerëz kuptuan se gjinia mashkullore ka përparësi para gjinisë femërore, krahasuar vetëm në aspektin gjinor. Këtë pohim nuk e ndihmon konteksti dhe vendi i kësaj fjalie në renditjen e ajetit:
"E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t’i rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithëfuqishëm, i urtë."
Nga konteksti i ajetit kuptuam se bëhet fjalë për rastin e kthimit të gruas pas shkurorëzimit, edhe pse ata të cilët mendojnë se është dispozitë e përgjithshme për marrëdhëniet martesore e kanë komentuar me komentimin si në rastin e ajetit që flet për përgjegjësinë e burrit në ajetin e kaptinës En Nisa. Mendimi tjetër është se përparësia e përmendur në ajetin e kaptinës El Bekare është fisnikëria që e shpreh burri duke i plotësuar gjithë obligimet që i ka ndaj gruas dhe duke i falur disa obligime që i ka gruaja ndaj burrit. Këtë që e thash në fund është kuptimi i komentimit që ajetit na fjalë ia ka bërë Ibën Abbasi.
Imam Taberiu pas përmendjes së mendimeve të komentuesve rreh ajetit " e burrave u takon një përparësi ndaj tyre" thotë:
Komentimi më i mirë është komentimi i Ibën Abbasit i cili përparësinë të cilën All-llahu e përmend në këtë ajet e komenton me faljen e disa obligimeve që i ka gruaja ndaj burrit dhe me plotësimin e obligimeve të tij ndaj gruas. Për këtë shkak All-llahu, subhanehu ve te'ala, fjalinë: e burrave u takon një përparësi" e përmend pas fjalisë: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi…"
Lënia e mundësisë për kthim në martesë brenda periudhës tremujore dhe falja e dëmit të mundshëm nga fshehja e shtatzënisë nga ana e gruas, janë hyrje para këshillimit që burri t'i falë drejtat e tij dhe obligimet ndaj tij. Këtë kuptim e ka fjala e Ibën Abbasit i cili thotë: Nuk dua t'i shfrytëzoj të gjitha të drejtat e mia që i ka ndaj meje gruaja sepse All-llahu, subhanehu ve te'ala, thotë: "… e burrave u takon një përparësi...".
Sipas të dy komenteve të ajetit nuk bëhet fjalë për diskriminim ndaj gruas…
• Dyshimi i gjashtë: Dhuna ndaj gruas (rrahja e grave)
Goditja –siç nënkuptohet nga vet termi- është lloj i dhunës ndaj grave dhe si e tillë bën pjesë në sëmundjet shoqërore që nxit emocione negative ndaj saj.
Kjo pamje e dhunës së shëmtuar paraqitet tek shumë njerëz kur lexohet ajeti: "E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi)…" (En Nisa, 34). Kjo ndodh tek ata që nuk kanë dije paraprake për natyrën e kësaj dispozite dhe për urtësinë e saj.
Rrahja e përmendur në ajet nuk ka lidhje me dhunën por përkundrazi ka natyrë dhe qëllim të shëron një nga problemet serioze të marrëdhënieve bashkëshortore.
Vijon qartësimi më i hollësishëm:
Pranë ajetit fisnik "E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi)…" në të njëjtën kaptinë qëndron ajeti i cili porosit kështu: "Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim)." (En Nisa, 128)
Shihet qartë që ajeti i parë shëron problemin e kryelartësisë së gruas si problem martesor në kohë që ajeti i dytë shëron problemin e largimit dhe ftohjes që mundet të paraqitet tek burri i cili gjithashtu është problem martesor. Shërimi i ofruar dallon me dallimin shkakut të problemit, në rastin e parë problemi shërohet me këshillë, largim nga shtrati dhe rrahje të lehtë në kohë shërimi i problemit të dytë është pajtim ose ndarje e gruas prej burrit me anë të hul'it (shkurorëzim i iniciuar prej anës së gruas).
Fjala nushuz që e përmend ajeti ka kuptimin e ngritjes dhe lartësimit mbi të tjerët. Insistimin që vazhdimisht me qenë më lartë se tjerët është çështje të cilën ligjvënësi i Urtë e ka urrejtur dhe e ka krahasuar me përhapjen e ç’rregullirave në tokë:
"Ne u kumtuam në libër beni israilëve: Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh." (El Isra, 4)
"Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve." (El Kasas, 4)
"Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë…" (El Kasas, 83)
Këtë që thash e qartëson leximi i ajetit "E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre…" së bashku me ajetet para dhe pas:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi."
Ajeti në vijim është:
"Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijshëm, është njohës i mirë."
Ajetet rregullojnë marrëdhëniet martesore në periudhën para se të rrezikohet martesa me shkurorëzim dhe periudhën kur ka mundësi shpërbërje për martesën, kur akoma ka vullnet për vazhdim të jetës së përbashkët.
Nga konteksti i ajeteve dhe nga tekstet e haditheve na bëhet qartë se rrahja e përmendur në ajet, me qëllimin e saj dhe me natyrën e saj nuk ka lidhje me dhunën kundër grave.
Kjo rrahje shëron një gjendje shpirtërore dhe nga natyra e saj është simbolike, pa qëllim të shkaktimit të dhimbjes dhe dëmtimit trupor. Kjo goditje nuk ka për qëllim nënçmimin e gruas e as abuzimin e saj.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Pasi qe thua qe drejtat e barabarta kane a keni mundesi ne disa pyetje te mia tu pergjigjeni?
Do te ju pyesja, pse nuk njihet ndonje femer qe ka qene profete dhe pse gjinia femrore njihet si gjini e butë
A vlen deshmija e gruas sa gjysma e deshmise se burrit?!!
Pasurija si ndahet kur mbaron nje martes a ndahet e barabart
Kur mbaron nje martes mes burrit dhe gruas femijet kujt i takojen? e tjera e tjera......................
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.
"E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione.
hehehehhe a ka mundesi te spjegoni pse duhet me prit bash 3 menstruacioene ,ku eshte kuptimi ktu si 3 muaj si mbas 1 jave te martohet a mundesh dallimin me naj spjegu i nderuar ![]()
Kur burri ka drejt 4gra ti mare pa prit as nje menstracion te asne gruaje ..kesaj i thu drejta te barabarta
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.
Pasi qe thua qe drejtat e barabarta kane a keni mundesi ne disa pyetje te mia tu pergjigjeni?
Do te ju pyesja, pse nuk njihet ndonje femer qe ka qene profete dhe pse gjinia femrore njihet si gjini e butë
![]()
![]()
A vlen deshmija e gruas sa gjysma e deshmise se burrit?!!
Pasurija si ndahet kur mbaron nje martes a ndahet e barabart
![]()
Kur mbaron nje martes mes burrit dhe gruas femijet kujt i takojen? e tjera e tjera......................
1
Per pytjen e pare qe thua pse nuk nihet ndonje femer profete kjo oshte menquria urtsia e Allahut tu e dite qfare sprova kan me pas profete
2
A vlen deshmia e femres sa gjysma e deshmis se burrit po edhe ja nje video http://www.youtube.com/watch?v=7x_I7tic_84
3
Ne islam ka rregullaa kur te behet oferta per fjes apo martes femra ka drejt te kerkoje mehr qe eshte nje shume parash per aq sa miren vesh nese ndodhe ndarja me islam i takon mehri, ari, argjendi, veshmbathjet qe ti kan dhuruar apo ja kan ble
Nese nuk eshte dhen Mehri (e qe eshte nje shum parash qe i takon gruas kur te martohet me nje burr), atehere te takon Mehr Mithl, pra i takon nje shum parash e mehrit qe eshte i ngjajshem me mehrin e familjes dhe te afermeve te juaj.
Nese nuk eshte tradit tek disa famile kjo gje, atehere e shikohen se sa eshte mehri mesatar i motrave muslimane ne qytetin ku jetoni ju
4
Femijet i takojn nenes ne perkujdesje ndersa babes ne furnizim por nuk ka te drjet qe femiu te vizitoj baben e tij dhe baba ta vizitoj femiun
keshtu duhet te jet perveq nese firgohet se nena nuk do ta edukoj femiun si duhet ne islam
5
Ndersa sa i perket kohes se pritjes 3 menstruacioene kjo oshte per shkak qe te spastrohet qe ne mitren e saje te mos jete ndiqka nga fara e burrit qe u kan i martum me to e mos ta bart te burri tjeter
“O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë Allahun, Zotin tuaj...” (Talak, 1)
“E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni
për hir të Allahut. Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë.” (Talak, 2)
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Enesi Per mua, ka shume rendesi se si kapet nje problem shoqeror, mund te shkruash 500 faqe e s’ke thene asgje, mund te shkruash nje paragraf e ke thene gjithcka.
Kjo gjithcka qendron ne fuqine e reagimit qe zgjon tek lexuesi, i cili i ngacmuar, i jep atij shkrimi stilin , botekuptimin e vet. Dhe perderisa botekuptimet zgjohen ato ndeshen, kur ndeshen ballafaqohen, kur ballafaqohen ndryshohen jipen fakte kur ipen fakte ke drejtesine dhe realitetin …
keshtu qe une kam postu fakte..fakte (rregullore)qe vine dhe kane bere vet shtetet islame per dhunen ne gra,kame nje pyetje per ty dhe te gjithe ketu ne kete forum:
Si mendoni ,si e merrni ju dhunen ? a vetem rrahje ? Dhuna ka shum fetyra i nderuar eshte dhuna psiqike mos te harrojeme, e keto lloje dhune gjinden ne perditshmerin tone shqiptare edhe ne kete kohe ,por mos te flasim ne vendet islame arabe te prapambetura qe jo vetem dhunet i perdorin ne femra ne mosh normale por edhe ne femij qe i thojne dhun sexuale ,se spo e kuptoj arsyen pse e mbron nje popull qe me fakte deklarohen qe perdorin dhune me rrahje,dheune psiqike dhe dhune sexuale ne femije dhe femra.
I nderuari Enes ju mundeni te flisni per ju veteveten mesiguri jeni nje njeri shum i drejte dhe flet me shkrime te kuranit ,se e shof ju nuk flitni nga vet mendja dhe analizat e juaja por me shkrime te Kuranit,ju kame then Kurani ka shkrime te mira dhe ka shkrime qe me ben te semuhem kur e lexoje qe sme pelqejne,si te kishit lexuar Kuranin e dini se dijetrat kan bere shum ndryshime ne Kuran dhe hadithet ,i nderuar jane shkruar 3 shekuj mbas Kuranit e aty jane bere ndryshime si ju ka konvenu dijetarve kete mos e harro se jane leximet jane shenimet kan lene nje histori qe gjeneratat e ardhshme te lexojne por jo te lexojn vetem lexim ta kryejne si obligime , por te lexojne me vemendje dhe te bejn analiza.
Dashte zoti qe keto gjenerata jane shum te afte te mendojne dhe te analizojne dhe te kuptojne realitetin,e mos te bazohen ne baze vetem te shkrimeve qka te lexojne dhe te ngelin aty jo ashtu nuk ben ashtu seshte fer jeta ta jetojsh ,Nuk e mohoj une qe Kurani ka gjera te kshija jo ka edhe te mira por ka edhe te kshija .
Prano te mirat pamare parasysh ku gjinden ato mesime te dobishme per jeten e njeriut qofte ne Kurane qofte ne Bibel qofte ne shkence.
Enes shiko keto video dhe me jep nje koment ju lutem:
Femiun (vajzen 3 vjeqare e ka martu ky njeri) dhe me thuaj eshte mire kjo mendon se bota i mbyll syt siq i mbyllin shum te tjere jo jo jo :lotet:
http://www.youtube.com/watch?v=1v76EVXN ... re=related
kjo 47 njeri i plakur ka martu nje vajze 8 vjeqare -mendon e drejte fe eshte kjo Jo jo jo
http://www.youtube.com/watch?v=Dyg_ENqvnpk&NR=1
Ketu 12 vjet femin tu e dhunu sexualisht dhe tu e kall me cigare po kjo eshte tmerr ore tmerr
http://www.youtube.com/watch?v=OaP_sGRs ... re=related
Me jep koment Enes ju lutem a eshte e drejte kjo ,dhe dilni dhe me thoni islami nuk perdor dhune ne gra ,po islami perdore te gjithat dhunat qe egzistojne ne gra dhe ne femij
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.
es-selam alejkum
islami nuk thirret ne barazi,por thirret ne drejtesi,sepse nese neve i barazojm mashkullin dhe femren atehere kjo eshte pa drejtesi ndaj femres,sepse mashkulli dhe femra dallojn ne shume pikpamje dhe vet krijusi e ka dalluar femren nga mashkulli ne shume aspkete,dallojn nga antomia,nga fiziologjia nga ndjenjat dhe shume gjera tjera,( nuk mundet me qene i barabart molla me portokalle kur kane dallime) pershembull nese i barzojmi femrat edhe meshkujt ne sport ,ne atletik,atehere meshkujt do ta zenin gjithmone vendin e pare ne cdo disciplin dhe kjo menyr e garave nuk do te ishte e drejt per femrat,sepse ato krijusi nuk i ka jap fuqin e mashkullit edhe femres.
Krijusi kur e ka krijuar mashkullin dhe femren ia k treguar edhe misjonin( detyrat) qe i kan ne kete bote,prandaj nese nje mashkull kerkon nga nje femer qe te punoj nje pune qe i perket mshkullit atehere kjo eshte mekat,sepse femra nuk do mund ta perballoj nje pune te till.
jetaaa Ti qe po e kritikon islamin ne baze te akuzave qe sot bejen cdo dite pabesimtaret,kam nje pytje per ty e nderuar,a e din ti e nderuar se drejta e grave qe jane te mbrojta me ligje ne OKB ,ato ligje te grave mbi 80% jane te bazuara ne kuran,kete e kan deshmuar edhe vete hartusit e ligjit mbi drejtat e gruas.
Para 130 viteve vajzat e perendimit nuk kan pas drejt trashigimie ,ndersa famrat muslimane i kan pas keto qe 1500 vjet .kjo eshte nje e drejt themelore.
Nuk ben te testohet automobile me shofer te keq,nese e testojm mercedesin me nje shofer te dobet,nuk eshte e drejt te i them se mercedesi eshte i keq,kur shoferi ska dite ta ngasi mercedesin.mercedesi eshte i mire por shoferi eshte i keq.
Edhe islami eshte me i drejti sepse eshte vet fjala e krijusit,por ne islam ka njerez qe nuk e praktikojn islamin ashtu si duhet, ndoshta edhe ty JETA nese te pyte dikush thua se jam muslime ndersa ti nuk punon aspak me ligjet e islamit,dhe tash me ardh dikush tjeter edhe me difeniuar islamin me ane te sjelljeve tuja.ISLAMIN E DEFINON KURANI dhe shembulli me i mire se si duhet punur me kuran eshte pejgamberi Muhamedi a.s.
ISLMI ESHTE PERFEKT,por ne islam ka njerez qe jane hipokrit.

Pershendetje Jetaa , 

Problemi qe shoh une si femer, eshte se sipas gjith ketyre bisedimeve te me larta, femra nuk eshte e barabarte me mashkullin, dhe duke pasur femra nje nivel me te ulet i bie qe mashkulli e ndjen te lejushme keqtrajtimin, ata qe me siper thone qe nje rrahje "e "lehte" eshte normale, kur meritohet si rrjedhoj e nje gabimi, ose gjeje te keqe qe ben femra, por zoterinj te nderuar, pse ju mendoni qe nje mashkull ka te drejte ta beje kete gje, me thoni me ku e mere ate drejte ai mashkull te qoj dore mbi nje femer ,po kjo ishte edhe tema e ksaj bisede keto drejta vin nga kurani ,nga traditat qe kam cekur nga hadithet siq e kam cekur ketu:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi."
Ju kisha lute vetem ne kete hadith lexoni me vemendje dhe do te argumentoheni sa mekate behen ne kete hadith
Mekati pare (e më në fund), edhe rrihni (lehtë)
Mendimi ime eshte ne kete shkrim :Asnje njeri nuk ka te drejte te ngreje dore mbi nje femer.
Asnje lloj sjellje e femres nuk e meriton nje gje te tille.
Kur ngrihet dore s'ka rrahje te lehte apo te rende,e njejta gje eshte
Mekati i dyte eshte ne kete hadithe: ( madje largohuni nga shtrati )
vjen ne vijim poligimia tjetri mekatqe lejohet ne Kurane , largohen nga shtrati per arsye se kurani jep drejten nje mashkullit te ket 4 gra ,dhe ne hadith citohet largohuni nga shtarti e shko te e dyta ose e treta ose e katerta ,por pamenduar qe e lendone te paren
Dhe per ta quar me thelle biseden, e zeme dhe e perseris mir, E ZEME SIKUR nje femer qe gabon duhet ndeshkuar, meshkujt jan human, dhe humanet nga vet natyra e tyre, jan qenje JO Perfecte, qe te japesh nje gjykim/ndeshkim duhet qe te jesh neutral,duhet te jesh perfect ne vendimin qe merr, duhet te mos jesh i influencuar nga faktor te ndryshem,dhe nje mashkull qe rritet ne nje fryme te kushtezuar nga feja, dhe qe nuk i ka njohurit universale, detyrimisht nuk eshte ne lartesin e duhur te ndeshkoj/gjykoj nje tjeter, qofte ai mashkull ose femer.
Tani si rrjedhoj e faktit qe nje mashkull mundet te rrahi "lehte" bashkshorten, dmth qe ky mashkull e konsideron veten si i plotfuqishem edhe perfect qe tja lejoj vetes nje gje te tille, por dihet shume mire qe qdo gje eshte relative, dhe se opinionet lidhur me te njejten teme jan shum te ndryshme, dhe se seicili nga keta individ qe japin opinionin e tyre mendojne se kan te drejte.
Por mbi te gjitha fakti qe keta meshkuj e konsiderojne veten superior ndaj femrave provon dhe hedhin poshte ate qe thoni ju: qe ne jemi te drejte se feja na ben te tille, se ne i rrespektojme femrat, se ne japim ndeshkim kur meritohet etc etc etc. (dmth kur dike nuk e konsideron si te barabart me ty, detyrimisht rrespekti bie posht, dhe superioriteti i ben njerzit ti lejojne vetes shum gjera)
E kame thene edhe me larete per mua ka shume rendesi se si kapet nje problem shoqeror, mund te shkruash 500 faqe e s’ke thene asgje, mund te shkruash nje paragraf e ke thene gjithcka.
Edhe ju Lutem ju Lutem keto jane argumente ,keto jane Fakte qe kam sjell por duhet njerzit te perdorin trurin per ti kuptuar.Luz gjeneratat e reja qe te din te dallojne te miren dhe te keqen nga Kurani qka eshte e shkrume perndryshe do te mbetet tradite kjo dhume ne femra edhe me mijra vjete t'jera.
Dhuna ne familje perkrahet ne Kuran. Quajeni si te doni, dhune apo perkedhelje per mesim, per e verteta eshte se Kurani te lejon te vesh dore mbi gruan e femijet.
Me ne funde nje proverb i bukur thote:
Pyetjen dhe dyshimin e ben edhe nje injoratn por dyshimn dhe pergjigjen e jep vetem i dituri!
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.
Me Falni deshte ta komentoje edhe njehre kete hadithe ku citohet:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi."
Si eshte e mundur ore te mere ate drejte ai burr i imi i ardhshem te qone dore ne mua sepo shpenxojka para ne mue ![]()
Sod me Miljona femra jane te pa mvaruara nga askushi ,une flase per veten sjam e mvarur nga askush as nga prinderit e mir ,shkollohem vet punoje vet ,banimin kam siguru vet,kame makine kam te gjithat qka duhet vet i kam siguru per jete timen ,tash kerkoj nga ju nje sqarime ,pasi qe shenon ne kete hadith qe nje burr ka te drejt te rrah femren (gruajen ) per arsye paskan shpenzuar por ja ne rastin tim ndoshta jam une ajo grua qe do te shpenzoje per burrin dhe me tregoni e kam ate te drejte te rrahi burrin une ,sepse une e mbaj ska pune ai une paguaj gjith noten ne pages ,e kame ate te drejte??
Kjo eshte qellimi ime qe mos te blehen gjithqka qka lexohet por te blehet dhe te mirret si mesim ajo qka ke dobi
Keto gabime qe kam gjetur une jane vetem ne nje Hadith por mereni parasysh sa hadithe jane te shkruara qe duhet te analizohen mir e mir .......ska kufi
E di qe lexuesit e ketij forumi nuk e din te gjithe qe nje nga synimet e atyre qe drejtojne fene (dhe e manipulojne ate) eshte qe t'ja shpelajne trurin njerezve, qe te mos flasin me fjalet e tyre, por me "fjalen e Zotit".Por zoti se thote te lendosh askend keto jane citime te dijetarve qe ju ka konvenu kanuni i tyre dhe mbas saj kan bere ligjet per te gjithe
Nejse qe te mos dal jashte teme ( se me siguri do ta fshijne postimin), me pak fjale dmth ai qe ushtron dhune brenda familjes nuk beson tek allahu, keshtu i bie apo jo.
Eh mire, pyesni grate e myslimaneve per kete. Faktikisht nuk do ti pyesni dot, se nuk ju le njeri as ti shikoni. Po dhe po i pyetet (ne prani te burrit) do t'ju thone jo sapo te shikojne veshtrimin e burrit te tyre.
E di qe do me kundershtoni te nderuar besimtare, por ju lutem pa me sjelle citime nga Kur'ani copy paste sme duhet ateher humb kuptimin Debati
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.
Enesi Per mua, ka shume rendesi se si kapet nje problem shoqeror, mund te shkruash 500 faqe e s’ke thene asgje, mund te shkruash nje paragraf e ke thene gjithcka.
Kjo gjithcka qendron ne fuqine e reagimit qe zgjon tek lexuesi, i cili i ngacmuar, i jep atij shkrimi stilin , botekuptimin e vet. Dhe perderisa botekuptimet zgjohen ato ndeshen, kur ndeshen ballafaqohen, kur ballafaqohen ndryshohen jipen fakte kur ipen fakte ke drejtesine dhe realitetin …
keshtu qe une kam postu fakte..fakte (rregullore)qe vine dhe kane bere vet shtetet islame per dhunen ne gra,kame nje pyetje per ty dhe te gjithe ketu ne kete forum:Si mendoni ,si e merrni ju dhunen ? a vetem rrahje ? Dhuna ka shum fetyra i nderuar eshte dhuna psiqike qe dhem dhe len shej me shum se dhuna Fizike , e keto lloje dhune gjinden ne perditshmerin tone shqiptare edhe ne kete kohe ,por mos te flasim ne vendet islame arabe te prapambetura qe jo vetem dhunet i perdorin ne femra ne mosh normale por edhe ne femij qe i thojne dhun sexuale ,se spo e kuptoj arsyen pse e mbron nje popull qe me fakte deklarohen qe perdorin dhune me rrahje,dheune psiqike dhe dhune sexuale ne femije dhe femra.
I nderuari Enes ju mundeni te flisni per ju veteveten mesiguri jeni nje njeri shum i drejte dhe flet me shkrime te kuranit ,se e shof ju nuk flitni nga vet mendja dhe analizat e juaja por me shkrime te Kuranit,ju kame then Kurani ka shkrime te mira dhe ka shkrime qe me ben te semuhem kur e lexoje qe sme pelqejne,si te kishit lexuar Kuranin e dini se dijetrat kan bere shum ndryshime ne Kuran dhe hadithet ,i nderuar jane shkruar 3 shekuj mbas Kuranit e aty jane bere ndryshime si ju ka konvenu dijetarve kete mos e harro se jane leximet jane shenimet kan lene nje histori qe gjeneratat e ardhshme te lexojne por jo te lexojn vetem lexim ta kryejne si obligime , por te lexojne me vemendje dhe te bejn analiza.
Dashte zoti qe keto gjenerata jane shum te afte te mendojne dhe te analizojne dhe te kuptojne realitetin,e mos te bazohen ne baze vetem te shkrimeve qka te lexojne dhe te ngelin aty jo ashtu nuk ben ashtu seshte fer jeta ta jetojsh ,Nuk e mohoj une qe Kurani ka gjera te kshija jo ka edhe te mira por ka edhe te kshija .
Prano te mirat pamare parasysh ku gjinden ato mesime te dobishme per jeten e njeriut qofte ne Kurane qofte ne Bibel qofte ne shkence.Enes shiko keto video dhe me jep nje koment ju lutem:
Femiun (vajzen 3 vjeqare e ka martu ky njeri) dhe me thuaj eshte mire kjo mendon se bota i mbyll syt siq i mbyllin shum te tjere jo jo jo :lotet:
http://www.youtube.com/watch?v=1v76EVXN ... re=related
kjo 47 njeri i plakur ka martu nje vajze 8 vjeqare -mendon e drejte fe eshte kjo Jo jo jo
![]()
http://www.youtube.com/watch?v=Dyg_ENqvnpk&NR=1
Ketu 12 vjet femin tu e dhunu sexualisht dhe tu e kall me cigare po kjo eshte tmerr ore tmerr
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
http://www.youtube.com/watch?v=OaP_sGRs ... re=related
Me jep koment Enes ju lutem a eshte e drejte kjo ,dhe dilni dhe me thoni islami nuk perdor dhune ne gra ,po islami perdore te gjithat dhunat qe egzistojne ne gra dhe ne femij
![]()
Jeta si mundesh me pas ti ket mendim kur i thu vetes muslimane nuk i din rregullat dhe te drejtat qe i ka femra per zgjedhjen e saje
Martesa në Islam është një marrëdhënie e bekuar mes gruas dhe burrit, në të cilën ata fillojnë një udhëtim të gjerë ku do të ketë dashuri, harmoni, bashkëpunim, tolerancë... All-llahu xh.sh në Librin e Tij thotë: "Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi palën (gratë) nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. ..." (ER RRUM, 21).
Kjo është një nga lidhjet më të forta në të cilën All-llahu xh.sh i bashkon dy partnerët muslimanë, të cilët lidhin kontratë mes veti në bazë të dashurisë, kuptimit dhe bashkëpunimit të tyre, si dhe e krijojnë një familjme muslimane në të cilën do të rriten dhe do të jetojnë fëmijët e tyre. Familja muslimane është komponenta më e fortë e shoqërisë islame kur anëtarët e saj (familjes) janë konstruktivë dhe produktivë, duke u ndihmuar dhe inkurajuar tjerëve për të qenë të drejtë dhe duke u garuar me ata në punët e mira.
Femra e drejtë është shtylla, gurthemeli e bazamenti i familjes muslimane. Ajo konsiderohet si gëzimi më i madh në jetën e mashkullit. Pejgamberi s.a.v.s ka në një hadith të tij ka thënë: "Kjo botë është një argëtim i përkohshëm dhe qetësia më e mirë është gruaja e mirë." [Muslimi 10/56]
Një grua e mirë është bekimi më i madh që All-llahu xh.sh mund t'ia japë mashkullit, në të cilën ai mund të gjejë prehje. A mundet që gruaja të jetë qetësimi më i mirë në botë? A mundet që ajo të jetë grua e suksesshme në raport me bashkëshortin e saj? Natyrisht që po, edhe atë e arrin kur:
Ajo zgjedh bashkëshort të mirë
Një ndër mënyrat që Islami e ka nderuar gruan është që ajo e ka të drejtën ta zgjedhë atë person që ajo e dëshiron. Prindërit e saj nuk kanë të drejtë ta detyrojnë atë të martohet me dikë që ajo nuk e dëshiron. Femra muslimane e di këtë të drejtë, por ajo nuk e refuzon udhëzimin dhe këshillat e prindërve të saj në rast që dikush ia kërkon dorën e saj për martesë.
Ka shumë argumente të cilat e përkrahin femrën në këto çështje sensitive. E kemi shembullin që Buhariu e transmeton për el Kansa bint Kidam, e cila thotë: "Babai im më martoi me kusheririn e tij, por unë nuk e doja këtë lidhje, kështuqë iu ankova pejgamberit s.a.v.s., e ai s.a.v.s. më tha: "Rrespektoje atë që babai yt e ka vendosur!" Unë pastaj i thashë: "Nuk dua ta pranoj atë që e ka vendosur babai im." Pastaj ai s.a.v.s. tha: "Atëherë, kjo martesë nuk bën (duhet të shkyhet), ndërsa ti shko e martohu me kë të duash!" Unë pastaj i thashë: "E kam pranuar atë që e ka vendosur babai im, por desha t'ua bëj me dije femrave se baballarët e tyre nuk kanë të drejtë të përzihen në çështjet e vajzave të tyre (t'i detyrojnë të martohen me ata që nuk u pëlqejnë atyre)" [Fet-h el Bari, 9/194]
Në fillim, pejgamberi s.a.v.s. i tha el Kansës që ta dëgjojë babain e saj, e që ashtu edhe duhet të jetë, por kur vërejti se babai i saj kishte tentuar ta martojë atë me forcë, ai s.a.v.s. ia dha asaj lirinë të zgjedhë kë ta dojë (për martesë).
Islami nuk e lejon që femrës t'i imponohet ndonjë barrë e padurueshme, kështu duke i detyruar ato që të martohen me ata (meshkuj) që ato dëshirojnë, sepse ai (Islami) do që martesat të jenë të suksesshme, të bazuara në pajtueshmëri mes njëri-tjetrit (mes partnerëve); duhet të ketë përshtatje edhe në pamjet e tyre fiziologjike, në qëndrime, shprehi, qëllime e kështu me radhë.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Enesi''-
Jeta si mundesh me pas ti ket mendim kur i thu vetes muslimane nuk i din rregullat dhe te drejtat qe i ka femra per zgjedhjen e sajeMartesa në Islam është një marrëdhënie e bekuar mes gruas dhe burrit, në të cilën ata fillojnë një udhëtim të gjerë ku do të ketë dashuri, harmoni, bashkëpunim, tolerancë... All-llahu xh.sh në Librin e Tij thotë: "Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi palën (gratë) nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. ..." (ER RRUM, 21).
Si merrni guxim te me thoni martesa ne islame eshte nje mardhenie e bukur mes gruas dhe burrin ,shoku shiko video kur nje femij 3 vjeqare smundet gru mu be more a jeni n'vete qe fslisni keshtu ,ju thash shum her mos dilni me citime copy nga kurani une ju kam sjellur fakte ,vajza 3 vjeqare gru po kjo vetem te feja jone lejohet ,e normale qe lejohet se profeti yne ka bere atre ai ka qen shembull i pare dhe ka bere ate akte ka martu femiun 9 vjeqare,dhe kto dukuri nga ai kane mbetur ne vnedet muslimane deri 3 vjeqare ka ardhurnumri i viteve ,kjo eshte nje turp i madh shum i madh per te gjith qe besojne ne te
dhe vazhdojne te besojne atyre haditheve qe jane lene ,e ceka me nalte vetem ne nje hadith 3 gabime kam analizu por mos i mbyllni syt ku sdoni te shifni dhe te pranoni padrejtesit
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.
Pershendetje Jetaa,
Paj kapak duhet duhet se po ka asi mazohiste qe pe lyp bre . O ilaq esht se ju duhet , tek atehere e ndjen veten te lumtura .
Edhe eshte mire per lekure se e ruan lekuren prej celuliteve.
Shpejton gjakderdhjen . hihihiihihihihihi ![]()
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi."
Une edhe pse nuk jam njeri qe merrem me hadithe,dhe ndoshta mund te gaboj,gjat spejgimit sikur qe ke gabuar ti,inshAllah Allahi me fal gabimet.
une nuk po shoh dicka gabim ketu ne kete hadith,sepse gjithmone per te pas sukse dicka duhet me pas edhe prijs,dhe ne familje duhet me pas dikush qe udheheq fmiljen,dhe cdo kund ka rregull,dhe ne islam ka gjithmone rregulla,nese nuk i perfill dikush,normal qe edhe pason ndeshkimi,keshtu ehste cdo kund,dhe organizimi shtetve qe behet sot,dhe ligjet e te gjitha jane emitim i muslimanve,por ata kan dasht cdo kund kinse na ma te mencur se Zoti dhe gjithmone kan dasht me ndryshuar dicka.
Eshte mire qe ketu ne kete hadith shihet durimi i muslimanit,pra ne kete hadith thot pejgamberi kur gabon dicka gruaja keshilloni,dhe tani pas keshillimit nese nuk merr vesh,tregohet mendjemadhe pason ndeshkimi i dyte,dhe ndeshkimi i dyte eshte me larguar nga shtrati,dhe prap nese nuk merr pason ndeshikimi i tret thot me rreh leht,pra ketu po shihet shume mire se sa i durushem eshte muslimani,dhe inshAllah ka kesi muslimanesh qe durojn kaq shume,se shumica fillojn nga e fundit.Jobesimtaret nuk e durojn kete gjendje fare dhe at menjehere e largojn jo nga shtarti por nga shtepia,menjehere kerkojn shkurorzimin,ndersa muslimanet bejn perpjkeje dhe i japin mundesi per permisime.Por nese kursesi nuk ka permisim edhe muslimani ka te drejt te kerkoj shkururzimin.
Ndersa aty ku thua se a kam te drejt une me rref burrin,une po te them inshAllaha nuk ta bjen Zoti me marr nje asi burri qe mundesh me rreh ti.
Sepse burrit i ka jap Allahi me shume fuqi se sa femres,dhe per keta arsyje burrit i duhet me u kujdes per femren,se nese nuk kujdeset burri atehere mundet me ardh kush te doj dhe me lujt me gruan e tij.Por burri e ka obligim qoft edhe me jete me mbrojt nderin e gruas se vet.

Nje sqarim ky oshte Ajeti i Kur'anit En-Nisa 34 nuk oshte hadithe
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi."
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
edhe un jam i mendimit te jetes se me ja nis me shenu ktu qaq nuk kam lexu po i di shum sene nga feja po sipas mendimit tem nuk te vyn ajo pse falesh a lexon kur nuk ki tru e kur e ki shpirtin e zi ,se kam shum raste nuk i vyn sen feja as pse esht musliman kur e lendon grun a pa par parasysh se kend sen si vyn atij njerit se po shprena pak si katundar se pom vrajn shum do sene nga feja e spo kam qare pa u shpreh se shpesh her me vjen marre me i than vetit pse jam musliman kur qka kam pa me syt e mi isha ik nga kjo jet ma mir se shum do do ja mbajn vetit musliman e sjan kerkah hiq sen si vyn e me shet mend feja kshtu jo ashtu klm jeta se besom ka shenoj edhe jam ka qartna se te pa drejtat spo mundem me i perballu se pom vrajn shum ma mir em lexu e mos me shenu se sjem kerkah na hiq..klm jetaaa veq perpara kopmlimente 