Falja e Namazit - Zemra – Portali Shqiptar Forum
Rritja e vullnetit për namaz
Ka thënë Thabit El Benani: 20 vite jam përpjekur shume per namaz por 20 vite kam ndier kënaqësi().
Ka thënë një njeri i devotshëm: Nuk me ka ndodhur te dëgjojë thirrjen për namaz (ezanin) e te mos e përkujtoje tmerrin e thirrjes se daljes para Allahut,Subhanehu ve teala Ditën e Gjykimit.
Ka thënë Muhammed El Himsi: E kam pare Ibni Ebi El Hivariun duke u falur dhe posa e filloi namazin me kaptinën e Fatihase,lexoi deri te " إياك نعبد وإياك نستعين Ty te adhurojmë dhe prej Teje ndihme kërkojmë"( Fatiha 4).Shkova dhe bëra tavafin rreth Qabese dhe kur u ktheva e pashe se ende nuk e kishte kaluar atë ajet,madje kishte vazhduar ta përsëriste deri ne mëngjes.
Hatim El Esammi,kur ishte pyetur per namazin e tij kishte thënë: Kur ngritëm per t'u falur,Qabene e vendosi ne mes dy syve te mi,Siratin() ne mes dy këmbëve te mia,Xhennetin ne te djathte ndërsa Xhehennemin ne te majte,Melaqen e vdekjes pas meje dhe mendoj se ai ehste namazi im i fundit".
Ibrahimi kur e përfundonte namazin,qëndronte një kohe sikur te ishte i sëmurë.
Harith Hasani ishte martuar dhe i kishin thënë shokët natën e martesës: Si po vie ta falesh namazin me xhemat ndërsa ti sot je martuar?! Tha: Për Zotin! Grua e keqe është ajo qe me pengon mua prej namazit te sabahut me xhemat.
Ka thënë Ibni Mes'udi: Prej nesh ,ne namazin me xhemat nuk mungonte askush,përveç atij,hipokrizia e te cilit ishte e qarte. Kishte njeri,qe bartej zhargas derisa arrinte ne saf.
Ebi Abdurrahman Es Selemiu edhepse ishte i sëmurë,urdhëronte njerëz ta bartnin deri ne xhami.
I është thënë Seid Bin Musejjibit: Një i pandershëm ia ka mesyer te te mbys andaj rri ne shtëpinë tende! Kishte thënë: Unë po e degjoj " Ejani ne shpetim"() e te mos i përgjigjem".
Buhariu transmeton nga El Esvedi,se atij kur i kalonte namazi me xhemat shkonte ne xhaminë tjeter.
Ebu Derdaja,ne sëmundjen,prej se cilës edhe vdiq,kishte thënëëgjoni dhe kumtojuani pasardhësve tuaj: Përkujdesuni për ato dy namazet,Jacine dhe Sabahun,dhe po ta dinit se cfare (shpërblimi apo edhe kërcënimi per mosprezentim ne to) do te vinit zhargas ne bërryla e gjunjë ( duar e këmbë).
Omeri ,radijallahu anhu kishte shkuar tek Seid Bin Jerbu'i qe ta ngushëllonte per humbjen e syve.Me atë rast i kishte thënë: Mos e braktise xhumanë dhe as namazin ne xhaminë e Pejgamberit,Alejhi selam.
Ishte pyetur Nafiu,sherbetori i Ibni Omerit: Cfare bën Ibni Omeri ne shtëpi? Kishte thënë : Ju nuk mundeni ta beni atë ,qe ai e ben...abdes per cdo namaz dhe lexim te Kur'anit ne mes tyre (namazeve).
Nafiu transmeton se nëse,rastësisht i kishte kaluar Ibni Omerit namazi me xhemat,atëherë ai falej tere atë nate.
Ka thene Adijj-u: Nuk ka hyre asnje kohe e namazit e te mos jem përmalluar për te.
Ka thene Ibni Musejjibi: Per dyzet vite me radhe nuk me ka kaluar namazi me xhemat.
Poashtu ka thënë: Kush përkujdeset për pese namazet me xhemat,ai veç e ka mbushur token e detin me ibadet-adhurim.
Ka thënë Dhehebiu ne librin Es Sijer : Amir Bin Abdu Kajsi falej prej lindjes se diellit e deri ne ikindi.Kur e përfundonte namazin i fryheshin-ënjteshin këmbët ndërsa ai thoshte: O shpirti urdhërues për te keq! Ti je krijuar për ibadet.
Ishte pyetur Amir Bin Kajsi: A te ndodhe te harrosh ne namaz? Kishte thënë: Pse a ka ndonjë bisede me te bukur sesa Kur'ani qe te me preokupoje prej tij.
Rebiu e kishte blere një kali dhe kishte luftuar me te pastaj e kishte dërguar shërbëtorin e tij,Jesarin, gjetiu dhe kishte filluar te falej ndërsa kalin e kishte lidhur. Erdhi shërbëtori dhe i tha: O Rebi' ! Ku e ke kalin? Tha: Është vjedhur o Jesar. Tha: Ndërsa ti shikoje ne te? Tha: Po..Unë isha duke biseduar me Zotin tim( falur) dhe nuk me pengoi prej saj asgjë.
Ka thënë Sufjan Bin Ujejne: Mos u be sikurse rob ii keq,i cili nuk vie derisa ta therrasesh…por shko ne namaz para ezanit.
Ka thënë Maliku : Abdullah Bin Utbe e zgjaste namazin dhe nuk e shkurtonte apo përshpejtonte për aske.
Ali Bin Husejni kur u ngrinte per namaz dridhej.Ishte pyetur për këtë e kishte thënë: Ju po e dini se para kujt pod al dhe me ke po flas (dtth: Allahun,subhanehu ve teala,).
Ibrahim Et Tejmiu ka thënë: Nese e shef njeriu qe (as) tekbirit te pare nuk i kushton rendësi fshiej duart prej tij.
Ka thënë Thabiti: E kam shoqëruar Enesin 40 vite dhe nuk kam pare me te përkushtuar ne adhurim sesa atë.
Ka thënë Ebu Is'haku: Me kaloi namazi dhe u dobësova,sepse unë tani falem dhe nuk lexoj ne një rekat me tepër sesa Bekaren dhe Ali Imranin.
Alahu te meshirofte! Ti brengosesh se nuk ke mundësi te lexosh me shume ndërsa ne nuk i lexojmë as këto.
Mensurit përherë i thoshte nena: O biri im! Ti ndaj syve tu ke obligim,ndaj trupit tënd ke obligim..ndërsa ai ia kthente: Oj Nena ime! Lere Mensurin se vërtet ne mes dy fryrjeve ( fryrjes për kataklizëm dhe fryrjes për ringjallje) ka gjumë te gjate.
Ka thënë Ibni Mehdiu,duke rrëfyer per Sufjan Eth Thevriun: E shikoja çdo nate Thevriun,flinte ne fillim pak pastaj ngrihej i frikësuar dhe thoshte: Zjarr! Zjarr! Zjarri ma largoi përkujtimin e epsheve…pastaj kthehej dhe falej.
Ka thënë Evzaiu: Kush qendron gjate ne namazin e natës,Allahu, subhanehu ve teala, do t'ia lehtësoje qëndrimin ne Ditën e Gjykimit.
Ka thënë Velid Bin Muslimi: Nuk kam pare njeri qe ka bere me shume përpjekje për namazin e natës sesa Evzaiu.
Ka thënë Muhammed Es Suriu: Seidit kur i kalonte namazi me xhemat qante.
Ka thënë Velid Bin Muslimi: Seid Bin Abdul Azizi falej tere natën ndërsa kur vinte agimi e ripërtërinte abdesin dhe shkonte ne xhami për namazin e sabahut.
Ka thënë Ibrahim Bin Veki': Babai im falej dhe nuk e linte sake ne shtëpi pa u falur madje edhe robëreshën.
Ka thënë Ahmed Bin Hishami : Jezidi dhe Heshimi ka qene te njohur për namazin e gjate ditën e natën.
Ka thënë Hasani: Uthman Bin Ebi El Asi e kishte martuar njërën prej grave te Omerit,radijallahu anhu dhe kishte thënë: Pasha Allahun! Nuk e kam martuar pse kam lakmuar ne pasuri ose kam patur kureshtje për fëmije,por pata dëshirë te me njoftonte për namazin e natës se Omerit.
Ibni Kethiri për Omerin kishte thënë: Ua falte njerëzve jacine pastaj hynte ne dhome dhe falej derisa gdhinte agimi.
Omeri,radijallahu anhu,i kishte thene Muavije Bin Hadixh-it: Nese flej gjate ditës ,do ta humbas pushtetin tim ndërsa nëse flej gjate natës do ta humbas veten time…atëherë cfare t'i bej gjumit o Muavie kur i kam këto dy probleme?!
Ka thënë Ebu Uthman En Nehdiu: Pata nderin për musafirllek të Ebu Hurejres shtate dite.Pashe se ai,gruaja dhe shërbëtori i tij e ndanin natën ne tri pjese;njeri falej pastaj e zgjonte tjetrin e kështu me radhe.
Kur Muadhe El Adevijje ishte bere nuse per Sile El Eshimin,nipi i tij e kishte dërguar Silen,para dhenderise,ne Hamam te bënte banjo,pastaj e kishte future ne një shtëpi te bukur. Filloi te falej deri ne mengjes.Edhe gruaja veproi keshtu.Kur u zgjuan ne mëngjes,nipi e qortoi për këtë,ndërsa ky ia ktheu: Ti se pari me fute ne nje shtëpi,ne te cilen ma përkujtove zjarrin,pastaj me fute ne nje shtepi te bukur,ne te cilën ma përkujtove Xhennetin dhe kështu,koka ime mbeti e preokupuar me këto dy gjera deri ne mëngjes.
Pse nuk falesh...!???
Do te Mundohemi t'ia ofrojme zemren e tije, All-llahut tone.
Per arsye se ne e dojme All-llahun tone, dhe duam qe te gjtha krijesat ta duan All-llahun tone.
Duam qe te gjitha krijesat tona ta duan All-llahun tone.
E kur Ai ti udhezoje , do ti qoje ne Xhennet te cilin ua ka premtuar.
O ti qe e ke braktise Namazin !...
Sante e therrasim ate qe e ka braktise Namazin !....
Per duhanxhiun, ne kaseten : " Lufta kunder Duhanit " kam thene: "Vella Musliman"
Ndersa per ato pa mbulese, ne kaseten " "Zhurma dhe Pershperitja " kam thene : " Moter Muslimane",
Po per kete qe e braktise Namazin...Nuk e dij se si ta therras ?!
Si ta ofroj, Si do ta dua, Si ta done dhe te behet prej te Zgjedhurve ?!!!
Si do ta therras, kur nuk mundem ti theme :"Vellau Im"...?!!!
Si do ta dua, kur nuk munde ti them se eshte Musliman ...?!!!
Po , per duhanxhiun thashe: "Vellau Im " , edhe pse duhani eshte Mekat,
e te gjithe ne jemi Mekatare...
(All-llah, Falna neve dhe te gjthe Muslimanet Mekatare) ...Amin
Per ato pa mbulese, thashe : "Motra Ime" , edhe pse te jeshe pa mbulese eshte Mekat,
E te gjithe ne jemi Mekatare....
(All-llah, na ndihmo permbi dhe nen toke, ne diten kur do te qendrojme para Teje, Fale secilin Musliman mekatare dhe udhezo ç'do musliman te pa udhezuar)...Amin
Po, i kemi thirrur me emra Islam.
Por si t'i therrasim Musliman, ata te cilet nuk e falin Namazin?!!!
Kur Pejgamberi a.s ka thene: " se eshte mosbesimtare...qafir ".
Kjo tash eshte bere Problem...!
Si ta therras ?!!! Si kam mundesi ta Ofroj ?!!
Nuk munde te dua, kur ti ne te njejten kohe e Urren All-llahun.
E dij se do te thuash: " Si ka mundesi te thuash ashtu ? "
" Si ka mundesi te thuash se nuk e dua Zotin tim ? "
Une e dua Zitin tone..
Por, une te them: " Nese e don Zotin tone, pse nuk i kthehesh Atij ? "
" Pse refuzon qe te vijsh ne shtepine e Tij ( ne xhami) ? "
" Nese e don Zotin tone, pse refuzon t'i afrohesh Atij ? "
Pse nuk deshiron qe te degjosh ?...
Po ta kishe dashur Zotin tone, ti kishe per te qendruar para Duarve te Tij..!
Keshtu qe te kesh mundesi qe ta drejtosh fytyren tende kah fytyra e Tij, derisa qendron (ne Namaz)
ndermjet Duarve te Tij....
Thua : "Une e dua Zotin Tone " !!!
Nuk dua te theme se Genjen, Por ty qe nuk falesh, dua qe te pyes nje Pyetje...:
dhe te me pergjigjesh qartazi, dhe sinqerisht ajo kerkon pergjigje direkte..
Pse ti nuk falesh ?!!
Te me pergjigjesh?!
Mu pergjigj ne menyre qe te kam mundesi qe te dua...
Mu pergjigj ne menyre qe te te ndihmoj...
Nuk ka nevoje te me pergjigjesh..por Mendo ne vete dhe Pyete veten Tende.
E vertete !...Si kam mundesi une qe te mos falem?
" Keta njerez qe falen dhe i mbushin xhamijat, ne ç'ka ata jane me te mire se une ?! "
" Pse ata falen, e une nuk falem ?! "
Harro tani kete...Duhet te pyetesh..pse Une nuk falem?!...
...keta njerez qe bejne ruku dhe sexhde, ne ç'ka jane me te mire se une ?!...
Ndoshta ne veten tende , ke Mendjemadhesi ...?!!!
A ke mendjemadhesi ?!.... Refuzon t'i biesh ne sexhde, Zotit tone ?!...
ke mendjemadhesi dhe refuzon qe te qendrosh ndermjet Duarve te All-llahut, dhe t'i vesh duar tua ne gjoks (kur te lidhesh ne namaz ?)
Joooo. Nese je Mendjemadh ndaj All-llahut...Jo Jo Jo Jo..
Jo, e Lus All-llahun qe te te ruaj prej kesaj. Mendjemadhesia ndaj All-llahut eshte bela e madhe.
Atehere ai eshte nje problem i madh. Por ty, i cili nuk falesh, dua te te them dicka...
Si te therrash ty...a po kupton se cka po te them ...?!!!
O Rob i All-llahut ..!
All-llahu ju ruajt dhe ju befte prej Atyre qe keni frige All-llahun..
dhe qe e faleni Namazin.. amin
es-selamu alejkum.
kur e themi Duajen e Kunutit?
Namazi I Vitrit
Mënyra e faljes së namazit të vitrit
Këtu do ta sqarojmë mënyrë e faljes së namazit të vitrit tri rekate
Së pari bëjmë njet Njeti bëhet vetëm me
zemër.
Rekati i parë
Në këmbë ngrisim duart dhe themi:
“All-llahu Ekber”
Vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë
dhe i ven¬dos kështu duart në gjoks, në këtë
gjendje thuhet:
“Subhaneke All-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke”
E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.
El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, Er-rahmanir-rahim
Maliki jeumid-din, Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal mustekim, Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin. (Amin)
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Kul Huvall-llahu Ehad All-llahus-Samed lem jelid ue lem Juled ue lem Jekun Lehu Kufu-ven Ehad
Pastaj, duke thënë “All-llahu Ekber”,
dhe njëko¬hë¬sisht duke i ngritur duart në
lartësinë e supeve ose të veshëve
,shkon (përkulesh) në ruku.
Duke ndejtur në ruku themi tri herë: “Subhane Rabbijel ‘Adhim”
Duke thënë “SemiAll-llahu limen hamideh” çohesh nga rukuja njëkohësisht duke i ngritur duart deri te supet, tamam sikur merr tekbir (dhe thua: “Rabbena ue lekel hamd”
Duke thënë: “All-llahu Ekber” shkon
në sexhde duke i lëshuar së pari duart,
e pastaj gjunjët. Në këtë gjendje thuhet: “SubhaneRabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj, duke thënë: “All-llahu Ekber”,
ulesh mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë janë kthyer në drejtim të Kiblës. Në këtë gjendje, duke qëndruar ulur, thua: “Rabbi-gfir li, Rabbi-gfir li”
prapë duke thenë: “All-llahu Ekber” biem në sexhde dhe themi “Subhane Rabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj çohesh duke i bërë duart grusht dhe duke u mbështetur me duar në tokë dhe njëkohësisht duke thënë “All-llahu Ekber”, ngritesh për ta fal rekatin e dytë
Rekati i dytë
Vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë
dhe i vendos kështu duart në gjoks, në këtë
gjendje thuhet:
E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim,
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.
El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, Er-rahmanir-rahim
Maliki jeumid-din, Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal mustekim, Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin. (Amin)
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Inna Eatajnakel-keuther fe sal-li li Rabbike uenhar, inne shanieke hovel ebter
Pastaj, duke thënë “All-llahu Ekber”,
dhe njëko¬hë¬sisht duke i ngritur duart në
lartësinë e supeve ose të veshëve
shkon (përkulesh) në ruku.
Duke ndejtur në ruku themi tri herë: “Subhane Rabbijel ‘Adhim”
Duke thënë “SemiAll-llahu limen hamideh” çohesh nga rukuja njëkohësisht duke i ngritur duart deri te supet, tamam sikur merr tekbir dhe thua: “Rabbena ue lekel hamd”
Duke thënë: “All-llahu Ekber” shkon
në sexhde duke i lëshuar së pari duart,
e pastaj gjunjët. Në këtë gjendje thuhet: “SubhaneRabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj çohesh duke i bërë duart grusht dhe duke u mbështetur me duar në tokë dhe njëkohësisht duke thënë “All-llahu Ekber”, ngritesh për ta fal rekatin e tretë.
Rekati i Tretë
Vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë
dhe i vendos kështu duart në gjoks, në këtë
gjendje thuhet:
E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.
El-hamdu lil-lahi rabbil alemin, Er-rahmanir-rahim
Maliki jeumid-din, Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal mustekim, Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin. (Amin)
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.
“Uel Asr In-nel insane lefi Husër il-lel-ledhine Amenu ue Amilus-salihati ue tevasav bil Hakki ue tevasav Bis-sabri”
Pastaj ngrit duart (njësoj sikurse kur të bën dua) për ta bër duan e kunutit e cila është:
“All-llahum-mehdini fi men hedejt ue Afini fi men afejt ue tevel-leni fi men tevel-lejt ue barik li fi ma a’ëtajt ue kini sherre ma kadajt fe ineke takdi ue la jukda alejk ue innehu la jedhil-lu men valejte ue la jeiz-zu men adejt tebarekte Rabbena ue tealejt”
Pastaj, duke thënë “All-llahu Ekber”,
dhe njëko¬hë¬sisht duke i ngritur duart në
lartësinë e supeve ose të veshëve
shkon (përkulesh) në ruku.
Duke ndejtur në ruku themi tri herë: “Subhane Rabbijel ‘Adhim”
Duke thënë “SemiAll-llahu limen hamideh” çohesh nga rukuja njëkohësisht duke i ngritur duart deri te supet, tamam sikur merr tekbir dhe thua: “Rabbena ue lekel hamd”
Duke thënë: “All-llahu Ekber” shkon
në sexhde duke i lëshuar së pari duart,
e pastaj gjunjët. Në këtë gjendje thuhet: “SubhaneRabbijel a’la” (tri herë)
Pastaj, duke thënë: “All-llahu Ekber”,
ulesh mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë janë kthyer në drejtim të Kiblës. Në këtë gjendje, duke qëndruar ulur, thua: “Rabbi-gfir li, Rabbi-gfir li”
prapë duke thenë: “All-llahu Ekber” biem në sexhde dhe themi “Subhane Rabbijel a’la” (tri herë)
Pataj duke thënë: “All-llahu Ekber” ulesh në uljen e dytë dhe thua këto dua duke e lëvizur gishtin tre¬gues:
“Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu vet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin
Eshhedu en la ilahe ila-ll-llah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.”
“Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu vet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin
Eshhedu en la ilahe ila-ll-llah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.”
“All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid;
All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid”.
“All-llahumme Rabbena atina fid-dunja hasaneten ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhaben-nar. Rabbena-gfir li ue li validejje ue lil-mu’minine jeume jekumul-hisab”
Namazi përfundon me dhënien e selamit, duke e kthyer kokën së pari në të djathtë duke thënë: “Es-Selamu ‘alejkum ue Rahmetu¬llah”, pastaj në të majtë duke thënë: “Es-Selamu ‘alejkum ue Rahmetullah.”
Mënyrat e faljes së namazit të vitrit
Namazi i vitrit një rekat
Argument për faljen e namazit të vitrit një rekat është hadithi të cilin e transmeton Muslimi, ku i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Vitri është një rekat nga fundi i natës." (Muslimi 752)
Po ashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Namazi i natës është dy nga dy (rekate). E, nëse frikësohet ndokush prej jush se mos po hyn sabahu, le të falë një rekat vitër." (Buhariu 911, Muslimi 749)
Namazi i vitrit prej tre rekatesh, ka dy mënyra
1. Përfundohet namazi i vitrit (tre rekate) me vetëm një ulje (të fundit)
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: "E ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vitrin dhe nuk ka dhënë selam në rekatin e dytë." Dhe në një thënie tjetër: "I ka falur tre rekate vitër dhe nuk është ulur deri në uljen e fundit." (Nesaiu 3/234 me sened hasen dhe Bejhakiu 3/31me sened sahih)
2. Mënyra e dytë është të falësh dy rekate dhe të japësh selam, pastaj të falësh vetëm edhe një rekat.
Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai i falte dy rekate dhe jepte selam, pastaj falte vetëm edhe një rekat. Ai ka thënë: "Kështu ka vepruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem." (Ibn Habbani 2435; ka thënë Ibn Haxheri në El-Fet'h, 2/482, senedi i tij është i fortë.)
Namazi i vitrit pesë ose shtatë rekate
Nëse e fal vitrin pesë ose shtatë rekate, atëherë duhet që të falen të gjitha së bashku pa ndërprerë dhe nuk ulesh deri në uljen e fundit (d.m.th. në rekatin e pestë nëse e fal pesë rekate vitrin, apo në rekatin e shtatë nëse e fal shtatë rekate).
Argument për këtë është thënia e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: "I ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem trembëdhjetë rekate namaz të natës, pesë prej tyre i ka falur namaz vitër. Nuk është ulur në asnjërin rekat, përveç në të fundit." (Muslimi 737)
Transmetohet nga Umu Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka falur vitrin pesë dhe shtatë rekate dhe nuk i ka ndarë rekatet me selam apo bisedë. (Ahmedi 6/290, Nesaiu 1714. Ka thënë Neveviu se senedi i tij është i mirë dhe shejh Albani e ka bërë sahih.)
Namazi i vitrit nëntë rekate
Namazi i xhumasë
All-llahut Te’álá e ka veçuar ditën e premte me madhërinë e Tij.Ai ka madhëruar myslimanët qënë kohën e drekes(të ylesë) të kësaj dite të falin namazin e xhumasë.
All-llahu Te’álá, në ajetet 9 e 10 të sures El-Xhum'a urdhëron: "O ju që besuat, kur thirret ezani për namaz ditën e xhuma, shpejtoni për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë dhe lini shitblerjen. Kjo është shumë e dobishme për ju nëse e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë për t'i kryer punët tuaja të jetës dhe kërkoni begatinë e All-llahut, por edhe ta përmendni shpesh All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim ."
Pas namazit, ai që do, shkon dhe kryen punën, ai që do rri në xhami dhe fal namaz, këndon Kur'an dhe bën dua. Kur të fillojë koha e namazit të xhumasë, shitblerja është gjynah .
Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) në hadithe të ndryshme ka theksuar:
"Muslimani nëse merr gusul (lahet) ditën e xhuma dhe shkon në namaz të xhumasë, i falen gjunahet e një jave dhe për çdo hap i jepen sevape".
"Më e vlefshmja prej ditëve është dita e xhuma. Dita e xhuma është më e vlefshme se dita e bajramit dhe se dita e ashureve. Dita e xhuma është bajrami (festa) i besimtarëve në dynja e në ahiret."
"Nëse dikush, pa qenë i penguar, nuk i fal tri namaze të xhumasë, All-llahu Te’álá ia vulos zemrën dhe nuk bën mirësi më"
"Pas namazit të xhumasë, është një çast që lutja e besimtarit atë çast, nuk refuzohet".
"Atë që pas namazit të xhumasë e lexon shtatë herë suren Ihlas dhe Muavazetejn (Felak dhe Nass), All-llahu Te’álá e ruan një javë nga fatkeqësia, nga belaja dhe nga punët e këqija".
"Ashtu siç u është dhënë dita e shtunë jahudinjve, dita e diel të krishterëve edhe dita e xhuma u është dhënë myslimanëve. Këtë ditë, për myslimanët ka mirësi dhe bereqet".
Për ibadetet e bëra ditën e premte, u jepen më së paku dyfish sevap se për ibadetet e bëra ditëve të tjera. Edhe gjynahet e bëra ditën e premte, regjistrohen dyfish.
Ditën e premte tubohen shpirtat dhe njihen me njëri- tjetrin. Dhe është mirë të vizitohen varrezat. Këtë ditë ndërpriten ndëshkimi në varr. Sipas disa dijetarëve ndëshkimi i besimtarëve tashmë nuk fillon. Besimtarët që vdesin këtë ditë dhe në natën e saj, nuk e vuajnë dënimin e varrit. Gjithashtu ditën e premte Xhehennemi nuk është shumë i nxehtë. Ademi alejhisselam është krijuar ditën e xhuma dhe po ditën e xhuma ai është nxjerrë nga Xhenneti. Xhennetlinjtë, All-llahun Te’álá do ta shohin ditëve të xhuma.
Farzet e namazit të xhumasë
Ditën e xhuma falen gjashtëmbëdhjetë rekate. Prej këtyre dy rekate janë farz për t'u falur. Ky është farz shumë më i fuqishëm se namazi farz i drekës. Për të qenë farz namazi i xhumasë, ka dy lloje kushtesh:
1. Kushtet Eda (borxhi ose shpagimi e diçkaje që është si borxh)
2. Kushtet Vuxhub (që s'mund të braktiset, i nevojshëm).
Nëse njëri nga kushtet “eda” nuk plotësohet, namazi nuk pranohet. Edhe nëse mungojnë kushtet vuxhub pranohet.
Kushtet e quajtura eda, domethënë kushtet për të qenë i drejtë namazi i xhumasë janë shtatë:
1. Ta falësh namazin në qytet (mendohet në vendbanim më të madh, me xhami).
2. Të falim me leje të kryetarit të shtetit, valiut ose të udhëheqësit të Bashkësisë fetare. Hatibi i caktuar nga këta, mund ta lërë zëvendës tjetërkënd në vend të tij. (Në rastin tonë Bashkësia Islame, pra kryetari i saj i autorizon imamët për faljen e xhumasë).
3. Të falet në kohë të namazit të drekës.
4. Të lexohet hytbja gjatë kësaj kohe. (Alimët thonë se të lexuarit e hytbes së xhumasë është të thuash All-llahu ekber duke ndenjur në namaz).
Hytbja është fjalim instruktiv i imamit që mbahet për lavdrimet e All-llahut, falenderimin e Pejgamberit dhe si këshillim i myslimanëve nga vendi i shenjtë i quajtur minber. Hytbja duhet të dëgjohet me respekt dhe kujdes. Një pjesë e hytbes shprehet në gjuhën tonë e një pjesë në gjuhën arabe. Ta lexosh shkurt hytben, është sunnet. E ta lexosh gjatë, është mekruh.
5. Të lexohet hytbja para namazit.
6. Namazi i xhumasë të falet me xhemat.
7. Dyert e xhamisë të jenë të hapur për çdo kënd.
Kushtet e namazit të xhumasë të quajtur vuxhub janë nëntë:
1. Të banosh në atë qendër banimi. Për mysafirët nuk është farz.
2. Të jeshë i shëndoshë, për të sëmurët, për kujdestarin që nuk mund ta lërë të sëmurin dhe për pleqtë nuk është farz.
3. Të jesh i lirë(të mos jeshë rob)
4. Të jesh mashkull. Për femrat nuk është farz.
5. Të jesh i mençur dhe i moshës madhore (i pjekur).
6. Të mos jesh qorr. Për të verbrin, edhe nëse ka kush e dërgon rrugës, nuk është farz.
7. Të mund të ecësh. Edhe nëse ka mjet transporti, për të paralizuarin, për atë pa këmbë, nuk është farz.
8. Të mos jesh i burgosur dhe të mos kesh frikën e armikut, të pushtetit dhe të gabitësit.
9. Të mos ketë shi, borë, furtunë, baltë dhe të ftohtë të tepruar.
Si falet namazi i xhumasë?
Ditën e xhuma, kur thirret ezani i drekës, falen gjithsej gjashtëmbëdhjetë rekate, përfshirë edhe ato të xhumasë. Këto radhiten si vijon.
1. Së pari falen vetëm katër rekate sunnet të xhumasë. Ky sunnet falet si sunneti i parë i drekës. Për këtë nijeti bëhet kështu: "E bëra nijet, në emër të All-llahut të fal sunnetin e parë të xhumasë, u ktheva nga kiblja".
2. Pastaj, pas faljes së sunnetit, brenda në xhami këndohet ezani i dytë dhe hytbja.
3. Pasi të këndohet hytbja, këndohet ikameti dhe me xhemat falet farzi dyrekatësh i namazit të xhumasë. Për farz nijeti bëhet kështu: "E bëra nijet në emër të All-llahut, ta falin farzin e xhumasë. U ktheva nga kiblja, iu mbështeta imamit".
4. Pasi të falet farzi i namazit të xhumasë, falet sunneti i dytë i xhumasë prej katër rekatesh. Edhe ky sunnet falet sikur sunneti i parë i drekës.
5. Pas këtij, mund t'i falim katër rekatet ahiri dhuhrit (të drekës së mbramë) e cila theksohet me nijet dhe falet sikurse farzi i drekës
6. Dhe në fund dy rekate të quajtura sunnetu-l-vakti, i cili duhet theksuar me nijet dhe falet sikur sunneti i mbramë i drekës.
7. Dhe më pastaj lexohen “ajetin kursi”bëhen tespihet dhe duaja.
Sunnetet dhe të mirat e ditës së xhuma
1. Xhumanë ta presësh që nga dita e enjte.
2. Ditën e xhuma të marrësh gusul (të lahesh).
3. Të rruhesh (ai që mban mjekër, ta rregullojë) dhe t'i presh thonjtë.
4. Të shkosh herët, aq sa mundesh, për namazin e xhumasë.
5. Që të kalosh në safe të përparme, nuk duhet kaluar nëpër supe të xhematit.
6. Të mos kalosh përpara atij që fal namaz në xhami.
7. Të mos flasësh asgjë pasi të hipë predikusi në minber, madje të mos i përgjigjesh me shenja atij që flet, dhe të mos e përsëritësh ezanin.
8. Pas namazit të xhumasë t'i lexosh shtatë herë suret Fatiha, Kafirun, Ihlas, Felak dhe Nas.
9. Të rrish në xhami deri në ikindi dhe të bësh ibadet.
10. Të jesh i pranishëm në mësimet, ligjëratat e dijetarëve të Ehli sunnetit.
11. Ta kalosh ditën e xhuma gjithnjë me ibadet.
12. Të këndosh salavate ditën e xhuma.
13. Të këndosh Kur'ani Kerim. Duhet kënduar sureja Kehf.
14. Të japësh sadaka.
15. Të vizitosh nënën, babanë apo varret e tyre.
16. Të përgatisësh mjaft ushqime dhe ëmbëlsira në shtëpi.
Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës
Studimi më u fundit mjeksor
Agjënsia e lajmëve Islame shpallë studimet më të fundit mjeksore për shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe arteriosklerozës. Është zbuluar se falja ditore e namazit të sabahut në kohën e vet është mënyra më e mirë për t'u shëruar nga sëmundjet e zemrës dhe arterioskleroza.
Sëmundjet më të shpeshta të zemrës janë ç'rregullimet e rrahjeve, që ndodhin nga lëndët mpikëse të zemrës dhe arterioskleroza, shkak i së cilës është pushimi i gjatë i trurit.
Një grup mjekësh nga Jordania kanë vërtetuar se ç'rregullimet e rrahjeve të zemrës është sëmundja më e rrezikshme, e cila i kanosët zemrës. Gjithashtu dhe arterioskleroza dhe tromboza (dobësia dhe bllokimi i gjarkullimit të gjakut), që shkak kryesor i këtyre sëmundjeve është gjumi i gjatë, qoftë ai ditën apo natën.
Studimet mjeksore kanë konstatuar se njeriu kur bën gjumë të gjatë pakësohen tepër të rrehurat e zemrës, nuk i kalon 50 të rrehura në një minutë. E kur pakësohen të rrehurat e zemrës gjaku kalon nepër kanalet e veta shumë ngadal dhe kjo dukuri sjellë rënien e kriprave dhe yndyrës. Shkak i kësaj njeriu kanoset me arteriosklerozë apo trombozë (dobësimin e arterive apo bllokimin e tyre) e kjo shkakton në zemër ç'rregullimin dhe dobësimin e rrahjeve gjithashtu shkakton dobësimin e arterieve, të cilat do të transferojnë gjakun nga zemra e në tru e që nga kjo shkaktohet apopleksia (pushimi i trurit), e cila e vën jetën në rrezik.
Ky studim mjeksor bën të ditur se është e domosdoshme që të ndërpritet gjumi i gjatë, gjegjësisht të mos kalojë më tepër se katër orë. Pas kësaj periudhe të gjumit, për ta vënë zemrën në sistemin e duhur, duhet që të bëhën levizje trupore së paku 15 min. E këto levizje duhet të jenë ditore dhe të bëhën në oret e para të mëngjesit.
Me fjalë të tjera, falja e namazit të sabahut në kohën e vet dhe duke shkruar në xhami është ushtrimi i duhur pas gjumit për të shëruar sëmundjet e zemrës.
Falja e 5 kohëve të namazit
Te Falurit Namaz Vullnetar Ne Shtepi
Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri  se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Faluni edhe në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ata në varreza!”
Transmetohet prej Zejd bin Thabitit  se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “O ju njerëz, bëni namaz edhe në shtëpitë tuaja, Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi, i cili falët në shtëpi, me përjashtim të namazit farz.”
Tranmsetohet nga Xhabir ibën Abdullahu  se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Nëse dikush e falë namazin në xhami, le t’ia lenë një pjesë shtëpisë së tij nga namazi, se me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.”
Imam Neveviu  thotë:
“I Dërguari i All-llahut nxiti që të falën në shtëpi namazet vullnetare dhe mos të shndërrohen shtëpitë si varrezat, të cilat janë të shkreta dhe të braktisura nga namazi".
Gjithashtu thotë: “I dërguari i Allahut nxiti që namazet nafile të falen në shtëpi, nga aspekti se është më larg dyfaqësisë, dhe më e mbrojtur prej negacioneve, dhe të begatohet shtëpia me faljen e namazit, të zbret mëshira e All-llahut mbi atë shtëpi dhe të largohen shejtanët. Siç tregoi i Dërguari i All-llahut në fund të hadithit “…me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.”
Imam Ibën Kajjimi thotë:
Namazi i të sëmurit
"Kryeni detyrat e juaja ndaj Allahut dhe kini frikë Atë aq sa të keni mundësi: dëgjoni dhe binduni…" (64: 16)
"Vërtet feja është lehtësim,"(Buhariu dhe Muslimi) dhe ka thënë: "Atë që ju kam urdhëruar të bëni, bëjeni aq sa të mundeni…" (Buhariu)
Bazuar në këtë parim fundamental, Allahu e ka ulur sasinë e detyrave (adhurimeve) fetare për njerëzit që kanë arsye të lirohen (ehlul-e'dhar). Kështu qëndron puna edhe me atë që është i paaftë për të marrë abdest, e pastaj i ndihmon dikush që ta bëjë këtë – secili sipas gjendjes së tij, me qëllim që t'i mundësohet atij adhurimi i Allahut, më të Lartit, pa ndonjë bezdisje apo vështirësi.
Ajo çfarë nënkuptohet nga pamundësia e një personi, është se nëse falet në mënyrën e zakonshme, kjo mund të shkaktojë përkeqësim të sëmundjes së tij dhe mund të ndikojë në vonimin e shërimit.
1. Është e detyrueshme për personin e sëmurë që t'i falë namazet obligative duke qëndruar në këmbë, qoftë edhe i kërrusur, edhe nëse është i paaftë që të qëndrojë drejt, apo nëse mbështetet në mur apo në shkopin për të cilin mbahet.
Për këtë Imran bin Husejni tregon: "Unë vuaja nga majasëli (hemoroidet) dhe e pyeta Profetin (alejhi selam) për faljen e namazit dhe ai tha: "Fale namazin në këmbë nëse ke mundësi ta bësh këtë dhe nëse nuk mundesh atëherë falu ulur. Nëse nuk mund ta bësh as këtë, atëherë falu shtrirë." (El-Buhariu)
Nesaiu shton: "Dhe nëse nuk mundesh ta falësh namazin duke qenë shtrirë në anën tënde, atëherë falu në shpinë. Allahu nuk e ngarkon robin e Tij më shumë se ç'ka mundësi."
2. Nëse ai është i paaftë që të qëndrojë në këmbë, atëherë ai bën të falet ulur dhe është më mirë nëse ai ulet këmbëkryq në vendin e Kijamit (qëndrimit në këmbë) dhe rukusë (përkuljes).
Aishja (radijallahu anha) tregon se ajo e pa Profetin (alejhi selam) tek po falej ulur këmbëkryq. Ky hadith transmetohet nga Hakimi dhe Nesaiu i cili thotë se është sahih. Po ashtu, lejohet të ulesh në atë mënyrë që ulesh kur thua teshehudin.
3. Nëse ai është i paaftë që të falë namaz ulur, atëherë ai bën të falet i shtrirë në krah duke qenë me fytyrë nga kibla, mundësisht duke qenë i shtrirë në krahun e djathë dhe të falet me shenja. Ky parim mbështetet në fjalët e Allahut:
"… dhe madhërojeni Allahun, duke qenë në këmbë, ulur apo shtrirë." (4: 103)
Në raste të tilla shenjat për sexhden duhet të jenë në një pozicion më të ulët se shenjat për rukunë. Xhabiri transmeton se i Dërguari i Allahut vizitoi një të sëmurë dhe e gjeti atë duke u falur në një shilte. Profeti (alejhi selam) e shtyu anash atë anash dhe i tha: "Falu në tokë nëse mundesh dhe nëse jo, atëherë falu me shenja dhe bëje sexhden më poshtë se rukunë." (Bejhakiu)
Nëse ai është i paaftë që të kthehet me fytyrë nga kibla, atëherë ai bën të falet në cilindo drejtim nga i cili është i kthyer dhe namazi është në rregull dhe ai nuk ka nevojë që ta përsërisë atë.
4. Nëse ai është i paaftë që të falë namaz duke qenë i shtrirë në krah, atëherë ai bën të falet i shtrirë në shpinë me këmbët e tij nga kibla, dhe është e pëlqyer që ai ta ngrisë kokën pak për ta drejtuar atë nga kibla. Nëse është i paaftë që t'i drejtojë këmbët nga kibla, atëherë ai bën të falet sido që të jetë dhe ai s'ka nevojë që ta përsërisë namazin.
5. Është e detyrueshme për personin e sëmurë që të bëjë ruku dhe sexhde në namazin e tij.
Nëse ai është i paaftë, atëherë ai duhet të bëjë gjest për të dyja këto duke e tundur kokën, më ulët për sexhde sesa për ruku.
Nëse ai është i paaftë të bëjë ruku por jo edhe sexhde, atëherë ai duhet të bëjë ruku kur të vijë koha për ruku dhe të bëjë gjest për sexhde.
E nëse është i paaftë të bëjë sexhde por jo edhe ruku, atëherë ai duhet të bëjë sexhde kur të vijë koha për sexhde dhe të bëjë gjest për ruku.
6. Nëse ai nuk mund ta lëvizë as kokën (të bëjë gjest) duke e tundur kokën për ruku dhe sexhde, atëherë ai duhet të japë sinjal duke i mbyllur sytë pak për ruku dhe duke i mbyllur plotësisht për sexhde.
Përsa i përket të treguarit me gisht siç bëjnë disa njerëz të sëmurë, kjo s'është me vend dhe nuk dihet nëse kjo ka ndonjë bazë në Kur'an dhe Sunet apo në thëniet e dijetarëve.
7. Nëse ai është i paaftë që të bëjë gjest me kokë apo me sytë, atëherë ai duhet të falet me zemër duke bërë tekbir dhe duke lexuar Kur'an, dhe duke e bërë qëllimin për ruku, sexhde, kijam (qëndrim në këmbë), ku'ud (ulje) me zemrën e tij, duke e pasur parasysh se çdo personi do t'i takojë ajo që ka pasur për qëllim.
Shpërblimi për të sëmurin s'do të jetë më i pakët se ai i personit të shëndoshë kur ai falet sipas gjendjes së tij, në pajtim me hadithin: "Nëse ndokush sëmuret apo udhëton, Allahu ia regjistron atij shpërblimin e barabartë me atë që kishte derisa ishte i shëndoshë dhe banues." (Ahmedi, Buhariu).
"Veprat gjykohen sipas qëllimit, dhe çdo njeri do të ketë atë që ka pasur për qëllim…" (Buhariu dhe Neveviu)
8. Është e detyrueshme për personin e sëmurë që ta falë çdo namaz në kohën e duhur, dhe të bëjë çdo gjë për të cilën ka mundësi e që është obligative në namaz.
Nëse bëhet vështirë për të që ta falë secilin namaz në kohën e tij të duhur, ai bën të bashkojë namazin e Drekës dhe Ikindisë dhe të Akshamit e Jacisë, secilën nga këto më herët në kohë – me ç'rast ai do ta falte Ikindinë në kohën e Drekës ndërsa Jacinë në kohën e Akshamit, apo t'i bashkojë ato më vonë – duke e vonuar Drekën gjer në kohën e Ikindisë, dhe duke e vonuar Akshamin gjer në kohën e Jacisë – sipas cilësdo mundësi që do të ishte më e lehtë për të (d.m.th. nëse është më lehtë ta falë herët namazin apo ta vonojë).
Përsa i përket namazit të Sabahut, ky nuk bashkohet me ndonjë namaz as përpara e as pas tij.
9. Nëse personi i sëmurë është në udhëtim, duke kërkuar trajtim mjekësor në ndonjë vend tjetër, atëherë ai bën ta shkurtojë namazin katër rekatësh ashtu që ai do ta falë Drekën, Ikindinë dhe Jacinë nga dy rekate secilën, gjersa të kthehet në vendin e tij. I fal ashtu derisa të kthehet në vendin e tij, pa marrë parasysh sesa do të qëndrojë atje.
"Dhe kur ju (muslimanë) të udhëtoni nëpër tokë, nuk ka mëkat për ju nëse i shkurtoni namazet tuaja…" (4: 101)
Falja e namazit të jacisë -video-
Falja e namazit të akshamit -video-