									FaceBooK - Zemra – Portali Shqiptar Forum				            
            <language>de</language>
Sa efektiv jeni në punë, mjafton të shohësh si e ke profili
                        <description><![CDATA[Sa efektiv jeni në punë, mjafton të shohësh si e ke profilin në Facebook
Mund të duhen vetëm 10 minuta për të parë profilin tuaj në Facebook 
dhe për të parashikuar sesa efektiv jeni në pun...]]></description>
dhe për të parashikuar sesa efektiv jeni në punë. Ky është studimi i ri i
bërë nga “Journal of Applied Social Psychology”, ku evidentohen 
karakteristikat kryesore të marrëdhënieve të njerëzve me punën.
Disa studentë sikurse raporton noa.al, vëzhguan profilet disa 
personave të papunë në Facebook dhe më pas u bënë disa pyetje në lidhje 
me qëndrueshmërinë emocionale dhe mënyrën sesi punojnë. Pas gjashtë 
muajsh, studentët i morën sërish në pyetje personat e përfshirë në 
anketë dhe rezultoi një lidhje e madhe mes përshkrimit të profileve të 
tyre në Facebook dhe efiçencës në punë. Sipas studiuesve një pjesë e 
aplikuesve për punë kishin dështuar dhe kjo lidhej edhe me aktivitetin 
që kishin pasur në Facebook, i cili në pamje të parë dukej i 
papërshtatshëm.
Ndërsa disa të tjerë, me një pamje dhe aktivitet më normale në 
Facebook kishin pasur sukses. Si shpjegohet kjo? Sipas hartuesve të 
studimit pjesa më e madhe e punëmarrësit para se të vendosin për të 
marrë dikë në punë “hedhin” një sy nga rrjetet sociale. Nëse kandidati 
për punë në to shfaq një karakter të çuditshëm dhe preferenca jo 
normale, kushdo prej pronarëve do të mendohej dy herë para se të 
punësojë dikë.
Studiuesit thonë se të rinjtë duhet të bëjnë kujdes me fotot e 
piknikut, apo festave të çmendura me miq që hedhin në Facebook. Ajo që 
është e rëndësishme në këtë studim nuk ka të bëjë vetëm me të dhënat e 
pëlqyeshme që duhet të ketë një kandidat, por edhe me një profil normal.
Më të pëlqyerit janë ata që tregojnë sens humori në rrjetet sociale, 
janë kurajozë dhe kanë hobi interesante. Me pak fjalë të gjithë duhet të
kenë kujdes; fotoja e profilit, ndonjëherë mund t’u kushtojë dhe vendin
e punës.]]></content:encoded>
Rrëzohet Facebook-u?
                        <description><![CDATA[Rrëzohet Facebook-u?
Sipas disa raporteve të lëshuara nga përdorues të ndryshëm, Facebook 
nuk është hapur në Shqipëri, Belgjikë, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Qipro, 
Republikën Çeke, Danimark...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Rrëzohet Facebook-u?
Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Francë, Finlandë, Gjermani, Hungari,
Islandë, Irlandë, Izrael, Itali, Maqedoni, Maltë, Norvegji, Holandë, 
Portugali, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Suedi, Zvicër, Turqi, Ukrainë 
dhe Britani të Madhe. 
Por nuk është vetëm Evropa e prekur, mos-qasje në Facebook kanë pasur
edhe Abu Dabi, Egjipti, Gana, Nepali, Pakistani, Afrika e Jugut, Sri 
Lanka, Emiratet e Bashkuara dhe Zimbabve.
Zanafilla e problemit mund të jetë çështja e DNS, që ka shkaktuar 
problem global në faqen e Facebook. Mediat elekronike kanë kontaktuar 
Facebook-un, dhe ai është përgjigjur “kemi disa përditësime dhe do 
kthehemi.” 
Ndërsa ende ka probleme, Facebook është i arritshëm në shumicën e 
vendeve të lartpërmendura, e poashtu edhe në Shqipëri e Kosovë kemi 
aktivitete të përditshme nga shqiptarët, që do të thotë se Facebook 
është kthyer në mesin tonë]]></content:encoded>
Kujdes nga virusi i ri në Facebook “Chuck Norris ka vdekur”
Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llo...]]></description>
Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llogaritë e përdoruesve të Facebook dhe për infektimin e kompjuterëve të tyre me viruse.Këtë herë, si objektiv është zgjedhur aktori i njohur komik, Chuck Norris, dhe kushdo që klikon në Facebook mbi lidhjen me titull “Chuck Norris dies at age 71! Not a Joke.” ka mundësi të infektoj kompjuterin e vet me virus.Kjo lidhje ka edhe përshkrimin e vet, ku shfaq një video kinse se si ka vdekur Chuck Norris-i. Pas klikimit të lidhjes nga ju kërkohet që të shpërndani këtë lajm me miqtë tuaj në Facebook, e pastaj edhe një formë regjistrimi për kinse një shërbim me pagesë në celularët tuaj.Kujdes: Mos klikoni në çdo lidhje që e shpërndajnë miqtë tuaj. Sa herë që shihni diçka të dyshimtë, kërkoni pak në internet rreth asaj dhe konfirmoni se a është e vërtetë apo lidhje e rrezikshme]]></content:encoded>
Facebook bllokon eksportimin e miqve në Google+
                        <description><![CDATA[Facebook bllokon eksportimin e miqve në Google+
Ja pra përsëri theksohet rivaliteti i vjetër i Google dhe Facebook. Facebook ka bllokuar eksportimin e listës së shokëve apo miqve nga shërb...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Facebook bllokon eksportimin e miqve në Google+
Ja pra përsëri theksohet rivaliteti i vjetër i Google dhe Facebook. Facebook ka bllokuar eksportimin e listës së shokëve apo miqve nga shërbimi i vet në Google+. Ekstenzioni i Chrome i krijuar për këtë qëllim më nuk funksionon, kështu që s’ka më automatizëm – shfrytëzuesit tani duhet manualisht t’i marrin të dhënat e miqve të tyre.
Kjo nuk është asgjë e re, sipas rregullave të shfrytëzimit të Facebook, kjo kompani ndalon eksportimin e të dhënave të shfrytëzuesve, madje edhe nëse bëhet fjalë për miqtë tuaj, që shpjegohet nga ta si shkelje e privatësisë.
Mohamed Mansour, autor i ekstensionit Facebook Friend Explorer, thotë që “Facebook po përpiqet jashtëzakonisht shumë që të mos lejojë eksportimin e listës së miqve. Kanë filluar të largojnë e-mailat nga lista e miqve prej (5 korrik) kështu që ekstensioni për shumicën nuk do të punojë më. Versioni i ri dhe me dizajn të ri do të vie së shpejti, rrini me mua”.]]></content:encoded>
Facebook dhe depresioni
                        <description><![CDATA[Facebook dhe depresioni 
Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por s...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Facebook dhe depresioni 
Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë.
"Sa ‘miq’ ka fëmija juaj në Facebook? 100? 500? Më shumë? Por çfarë ndodh nëse fëmija juaj ka vetëm 10 "miq"? Të mos kesh besim në vetvete, të mos e ndjesh veten në një nivel me të tjerët, është gjendje e vështirë kur je 14 vjeç.
Akademia Amerikane e Pediatrisë, nëpërmjet udhëzimeve të reja të shpallura këto ditë, u bën thirrje mjekëve pediatër që të flasin me adoleshentët - djem e vajza - dhe me prindërit e tyre rreth depresionit të mundshëm të Facebook- ut.
Pavarësisht nëse ky lloj depresioni është tejzgjatje e depresionit të zakonshëm, apo një gjendje e veçantë depresive, rreziqet e tij shihen qartë. Numri i "miqve", statusi i përditshëm personal dhe fotografitë e adoleshentëve duke u argëtuar, mund të tregojnë pjesë të realitetit të një fëmije që rri i vetmuar në një cep të shkollës të mbushur me njerëz.
Nuk ka dyshim, se për shumë adoleshentë, Facebook ka edhe të mira; ata zgjerojnë horizontin e tyre dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Por për fëmijët të prirë për depresion, fëmijët të cilët ndjejnë se "nuk janë lartësinë e duhur", Facebook mund të ketë efekt të kundërt.]]></content:encoded>
Facebook, shkak për divorcet
                        <description><![CDATA[Facebook është duke u konsideruar fajtori kryesor për ndarjet në rritje të çifteve, pasi që tani tradhtitë po bëhen ‘online’.
Ndarjet vijnë si pasojë e mundësisë së shtuar për palët që pasi...]]></description>
Ndarjet vijnë si pasojë e mundësisë së shtuar për palët që pasi takojnë njerëzit, të flirtojnë me ta. Nga ana tjetër, nëse p.sh mashkulli shikon fotot e ndonjë vajze, flet me të në ‘chat’ dhe krijon lidhje, atëherë për të dashurën e tij është më lehtë që ta zbulojë, pasi që për këtë shfrytëzohen profliet e rrejshme.
Avokatët që aranzhojnë divorcet në Britani këshillojnë çiftet e prekura që të mos përdorin Facebook-un, në mënyrë që të shmangin kontaktet me njerëzit e rinj dhe me ish-të dashurit.
“Bashkëshortët të cilët kanë pasur dyshime për martesat e tyre kanë spijunuar dhe kanë gjetur dëshmi për aferat, të cilat kanë çuar drejt ndarjeve”, ka thënë Emma Patel e institutit Hart Scales & Hodges Solicitors për The Sun.
“Ne këshillojmë çiftet të heqin dorë nga faqet si Facebooku derisa të jetë zgjidhur divorci i tyre”, përfundoi ajo. /Telegrafi]]></content:encoded>
Edhe FBI PERDOR facebook me profile te rrenme
                        <content:encoded><![CDATA[Edhe FBI PERDOR facebook me profile te rrenme,mirepo hahaha ka njerz edhe ma te zot se FBI qe i nxen edhe ato qe perdorin profile te  rreme (mashtruse) Paramendoni  nje person shum e thjesht qka mund me be me nxan FBI paramendo atyre (fbi) me ju desht dikush si na te rendomt sa ju zgjat me mar info per persona  qka ju duhen atyre .
Ja nje deshmi qe FBI e perdor Facebook, MySpace , ku perdor profile te rreme ne rrjetet sociale per te kerkuar dike ku shume lehte i gjene edhe te gjitha relacionet e tyre.
http://content.usatoday.com/communities ... suspects/1
Anonimitet ne facebook nuk ka.Disa mendojne se duke u futur me pseudonim nuk do te njihen.Por eshte gabim.
Perse? 
Sepse 80% e te dhenave qe ju perkasin juve nuk jane ne profilin e tuaj por ne profilin e miqeve. 
Perevq kesaj ekzistojne mjete qe mbledhin te dhena mes rrjeteve te ndryshme sociale, qe jane te afta te gjejne pseudonimin tuaja diku dhe te njohin gjetiu emrin tuaj te vertete.Mjete per analiza te webfaqeve.
Sot nuk eshte e lehte te ruash anonimitetin ne internet, edhe nese jeni i/e kujdesshem.]]></content:encoded>
Facebook-u te ben te varur ne menyre extreme
Facebook-u rruga me e lete per Pedofili
                        <description><![CDATA[Facebook-u rruga me e lete  per Pedofili
Pasi nje vajze adoleshente ne Angli u vra nga nja maniak seksual, i cili ishte shfaqur ne Facebook si nje adoleshent, versioni britanik i Facebook-...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Facebook-u rruga me e lete  per Pedofili
Pasi nje vajze adoleshente ne Angli u vra nga nja maniak seksual, i cili ishte shfaqur ne Facebook si nje adoleshent, versioni britanik i Facebook-ut ka shtuar nje “buton paniku” qe i lejon adoleshentet angleze te raportojne pqr qdo lloj vemendjeje te padeshiruar tek autoritetet. Por, butoni nuk eshte ende ne versionet nderkombetare te Facebook-ut dhe nuk eshte ende e qarte nese kompania planifikon ta shtoje kete buton ne qdo version te rrjetit social.]]></content:encoded>
Informatika - mjet i lirise apo i kontrollit
                        <description><![CDATA[Facebook Inc. “shkisheron” Web 2.0 Suicide Machine
Duke llogaritur vetem Facebook-un, te ashtuquajturat jete online e kalojne numrin e 400 milioneve. Shifra te te njejtit rend madhesie du...]]></description>
                        <content:encoded><![CDATA[Facebook Inc. “shkisheron” Web 2.0 Suicide Machine
Duke llogaritur vetem Facebook-un, te ashtuquajturat jete online e kalojne numrin e 400 milioneve. Shifra te te njejtit rend madhesie duhen pritur edhe per rrjetet e tjera sociale te perhapura ngado. 
Perhapja e tille deshmon per perdorues qe e vleresojne qka ofrohet nga keto rrjete sociale te Internetit. Kur kjo “oferte” eshte, ne dukje, e dlirë dhe bamirese, nuk ka q’pritet ndryshe. 
Nese kesaj pune i hyhet me thelle, tabloja nderron ca. 
Perdoruesit ngjajne me shume me delet qe ndjekin njera tjetren, bamiresia mbulon nje projekt te financuar rendshem nga kapitaliste te rinj e te vjeter. 
Te ky projekt nderthuren nxjerrja e fitimeve nga nje marredhenie e tille si miqesia me minimin e privacy-s se perdoruesve, perdorimin e tyre nga bizneset e medha (pa miratimin e perdoruesit), izolimin e tyre, ekzaltimin e anes vanitoze ne ta. 
Keto dhe te tjera hije te Facebook Inc., pershkruheshin qarte ne nje artikull te dikurshem te Tom Hodgkinson-it ne The Guardian. 
Perdoruesve qe lirine e tyre e qmojne me teper se shenimet pa gramatike dhe fotot zbavitese, iu shfaqet keshtu nje tjeter tablo.
Per ata qe nuk pajtoheshin e nuk pajtohen me me kete trajtim, Web 2.0 Suicide Machine ofron (ofronte?) nje menyre te veqante te mbylljes se llogarise ne nje nga rrjetet e mirenjohura Facebook, MySpace, LinkedIn dhe Twitter. Asgje me shume se:
Qlirojini shokEt tuaj tE rinj me njE vetEvrasje Web2.0! 
Kjo makinE ju lejon tE fshini krejt profilet tuaj nE rrjete sociale qE ju pijnE energjitE, tE asgjEsoni miqtE tuaj virtualE te rreme dhe te ndaheni plotesisht me alter ego-n tuaj Web2.0. Makina eshte thjesht nje metafore per site-in web qe strehohet nga moddr_ ; barku i bishes ku mbahen programet per vetevrasje web2.0.
Mirepo te zotet e Facebook-ut jane kunder nje procedimi te tille. Edhe pse llogaria ime ne nje rrjet shoqeror eshte e imja. Dhe duhet te jem i lire të mbyll plotesisht dhe pa asnje gjurme llogarine time ne nje rrjet shoqeror ne Internet. Apo jo? Sipas avokateve te Facebook Inc., jo. Ne nje kerkese te tyre, bere me 6 Janar te 2010, kerkohej mbyllja e menjehershme e site-it!!!
Web 2.0 Suicide Machine eshte deri me sot online. Por Facebook Inc. ka vendosur te mbylle grupin WORM ne Facebook, pra grupin e prodhuesve te Web 2.0 Suicide Machine. Dhe ka kercenuar qe nese site-i nuk e heq Facebook-un nga objektet e tij, atehere do te ndermerren hapa te tjere ligjore. Ne pusullen e tyre para “vetevrasjes” thuhet:
Ideja pas Web 2.0 Suicide Machine ishte te krijohej mundesia per t’u ‘çmiqesuar’ ne menyre te automatizuar dhe per t’i bere perdoruesit e rrjeteve shoqerore te ndergjegjshem qe ata duhet te jene perhere ne kontroll te te dhenave te tyre. Facebook-u nuk ka per ta lejuar kete kontroll dhe as nuk ka deshire te hyje ne kete debat. Per ne kjo ka mbaruar dhe nuk na mbetet zgjedhje tjeter veq te kryejme vete ne vetevrasje online.
‘Shkisherimi’ ilustron faktin qe liria mbi te dhenat dhe neutraliteti ne rrjet per perdoruesit jane thjesht nje iluzion ne mjaft nga rrjetet sociale ne Internet. Njerezve jo vetem qe nuk ju lejohet tq çmiqesohen (ne nje menyre te automatizuar), por shoqerite kane edhe pushtetin te perzene perdoruesa qe atyre nuk u pelqejne. Facebook-u tregon qe nje perdorues ka aq te drejta sa lejon Facebook-u. 
Krejt te drejtat i ka ne dore Facebook-u. WORM-i nuk deshiron te jetoje nje bote te tille 2.0. E kjo eshte arsyeja qe u themi lamtumire tere miqve tane. Ju urojme gjithe te mirat.
Pa kurora, pa fjalime.
Deri ne kete qast Web 2.0 Suicide Machine u perdor 3109 here.