Shkaqet duhet kërkuar në një transformim të shpejtë të dhimbshëm dhe shumë dinamik të mbarë shoqërisë sonë, e cila si duket nuk ka qenë e përgatitur për këto sfida dhe për këtë shpejtësi marramendëse të ndryshimeve brenda kësaj kohe kaq të shkurtër!
Paslufta e vitit 1999 në Kosovë u ballafaqua me shumë ndryshime të fenomeneve jetësore të cilat ose lindën ose filluan të rriten më shumë. Krahas këtyre ndryshimeve mund të themi se as martesa si institucion nuk u ka rezistuar ndryshimeve që e kanë përfshirë shoqërinë kosovare në përgjithësi.
Prishja e martesës është forma më e rëndë e krizës sentimentale që po prek themelet e martesave të qëndrueshme. Shoqëria jonë duket se po e braktis tabunë, konceptin e martesës unikale të përjetshme. Tani ka tentative për të dalë nga besnikëria e martesës së mbyllur.
Nuk janë vetëm burrat që kanë këtë përgjegjësi, po njëjtë e kanë përgjegjësinë edhe gratë. Ato sot janë më të lira, më të pavarura, fitojnë, studiojnë, udhëtojnë, prandaj edhe mundësit për të “shijuar” jetën sa më shumë janë më të mëdha. Natyrisht, këtij fenomeni i kontribuojnë një mori faktorësh si, trauma e luftës, përgjegjësia e humbur, varfëria, kushtet ekonomike, favorizimi i burrit në të kaluarën, joshja e femrave për nevojën e avancimit të pozitës së tyre ne shoqëri, si dhe dallimet e shumta(sociale, emancipuese, ekonomike, psikologjike) të partnerëve, kanë bërë që fenomeni i shkurorëzimeve të marr një tretman kogja significant në rrjedhat e raporteve tona shoqërore.
Nuk po themi se ky fenomen është alarmues, dhe me vetë faktin se sistemi i vjetër i vlerave dhe i normave akoma neglizhon procesin, por është në konditat e një fenomeni që duhet kushtuar vëmendje si institucionet ashtu edhe shoqëria në përgjithësi.
Në fakt, ky fenomen në sistemin tonë vleror akoma shikohet dhe këndvështrohet më tepër si diçka patologjike pra edhe devijuese se sa një proces normal që i shkon përshtati kohës në të cilën jemi duke jetuar dhe si individ e edhe si shoqëri.
Defekti i një këndvështrimi të tillë qëndron në paragjykimet tona, në trajtimin që i bëhet akoma femrës në shoqëri, në pengesat e shumta që asaj i bëhen në procesin e emancipimit, si edhe në pamundësinë e saj që të imponohet jo si objekt (politik, sa për sy e faqe si dekor i ndonjë subjekti të caktuar qoftë ai qeveritar apo opozitar, si është aktualisht?!) apo si subjekt: (politik ku kishte me ndihmuar shumë futja e saj në vendimmarrje) aktiv e cila me përgatitjen e saj profesionale dinë dhe mund të ushtrojë shumë veprimtari të cilat meshkujt aktualisht i bëjnë.
Do thënë që dukuria e shkurorëzimeve, në rastin e Kosovës për mendimin tonë përmban shumë specifika të cilat vetëm teoria e etiketimit do të mund t`i identifikonte si të tilla. Sepse, të gjitha rastet e shkurorëzimeve kosovare dallojnë prej njëri tjetrit dhe secili ka arsyet dhe argumentet e veta, pra, nuk mundet asnjë faktorë të determinojë “faktorin” e vetëm që mund të shkaktojë shkurorëzimin, të nxjerr përfundimin bie fjala se ky ose ai faktorë është shkaku i vetëm që e bëri një qift te shkurorëzohen!
Gjithmonë do të ketë shkaqe të larmishme dhe të shumta sa që as çiftet e shkurorëzuara nuk mund të definojnë vetëm një shkak-faktorë. Por, nëse u adresohemi faktorëve tanë empirik kosovar, kuptojmë që ata janë pak a shumë specifik edhe me vetë faktin se edhe rrethanat në të cilat është “ngritur” apo është sistemuar institucioni i familjes kosovare ka qenë i tillë. Pra, shkaqet duhet kërkuar në një transformim të shpejtë të dhimbshëm dhe shumë dinamik të mbarë shoqërisë sonë, e cila si duket nuk ka qenë e përgatitur për këto sfida dhe për këtë shpejtësi marramendëse të ndryshimeve brenda kësaj kohe kaq të shkurtër !
Si shoqëri e tranzicionit, padyshim qasja e tepruar ka të ngjarë që ka ndikuar shumë në marrjen apo absorbimin e vlerave: të pavarësisë ekonomike aty për aty të femrës sonë, të shpresës së punësimit të shpejtë (një lokomotive që pavarëson padyshim atë dhe e bënë personalitet aktiv në shoqëri) si dhe aktivizimin e saj në vendimmarrje ku aji është “mbretesha” e vetvetes.
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥
Hmmm Samka shum teme e mir me pelqen veq e paske cek shum gjera ne pytje vet pse behen keto pune
Une shkurt do ti bie pak a shum dite me zie gjellen del mire..sdite del keq..... ishmi ne thojza e tham ``Ishmi``se se kam dit deri tash por ishmi nje lloj popull jo te sinqert ,me dredhija me mashtrime ,me zemer prisht,po ndiheshmi mir me keqpqerdorjet dhe lendimet mi be njerit tjetrit ,pa respekt ,pa moral dhe ma e keqja pa vlere ,tanat te keqijat i kishmi kur them kete them per grat dhe femrat ne pergjithsi ,me heret keto gjera ose kan qen nga fillimi ose ka qen marraja ose respekt ka pas deri dukund oseeeeeeeeeeee friga ,nga lufta e knej hetohet dhe shifet ashiqare femra shqiptare pak si ju ka ardh shansa e liris ma se njofin as Zotin se le burrin e vjerren e vjehrin,kam pa raste dhe shof qdo dit grat e martume qka po bajn e le qe ja hup vleren vetit menyra e sjelljeve dhe veprave qe ben ajo gru por edhe vleften ja humb edhe fmive te vet por me e keqja edhe ati te shkreti burrit qe mundohet dit e nat qe te bashkon dhe te mban familjen bashk.
SHqiptarkat ishmi pak liri me pas e keqperdorin siq shof shum raste grat e martume qka po bejn e qesin qaqqqqqqqqqqqq ult veten me turli rrugaqq me pas pun ,kjo e ben krejt morali ,kur te humbet morali e humb edhe veten por se diin po me von do tju bjere ne mend kur ti humbin edhe veten edhe familjen
GRAT sjan msu liri sdin me perdore ,sdin me perjetu ata e keqperdorin kete te mir dhe kush vuan ne fund femijt dhe bashkshorti,ju ka ardh pak fuqi ama pak e shyqyr qe skan ne dor ma shum se edhe fmin e vet i gjujn ne rrug dhe ka ndodh shum raste kka x raste ka rri tan diten ne net graja martume tu fol me turli rrugaq ne chat e femit i gjun anash ,ajo femer qka pret nga ajo mo sendddddd hiq ska vler mo ,Njee gru qe ben gjera mas shpines burrit tanat keqija mos prit mir apo lumturi ne ate martes dihet ajo femer vet ka zgjedh ate drejtim te ndarja.
Kto e kemi ne shum te keqe pak liri se njef as Zotin harron se ka zot se ke femij se ke nje burr dikund qe mundohet me mledh familjen bashk ,kto e ben Morali karakteri respekti me ardh deri te ndarja

pse ka shum femi jetima ne ks duhet pergjigjjen me kerku te prindit sepse prindit jon fajtor femit kan met ne mshiren e askujt ky fenomen asht perhapur sidomos ne demokarci te pas luftes spse sidomos femrat shqipare ekan kqeperdor lirin asht shum e vretet se femrat e marutme ekan hup moralin nuk i edukojn femit e vet po kohen e kalojn ne shetitje ne kafiteri dhe bojn dashuri me gjdo ken dhe as pak nuk kan kujdes kuikan femit e vet apo mekon ata femi po shqrohen un mendoj se problemi asht te prindit pse po ndahen buri dhe gruja asht pikrisht morali se sidomos burat para se te martohen duht me pas shum kujdes mekon po martohen se ka ni numer femr se nuk kan as edukat po as moral dhe ato femra lindin dhe nuk i edokojn femit e vet po femit vazhdojn ne rrugen e nones ka dhe bura si se meritojn te martohen dhe te krijojn famile se ata vet nuk kan edukat dhe nuk din apo nuk mendoj mir mej eduku femit e vet.
statistika mir tregon se deri tu e ndarja zakonisht vjen pikrisht per fajin e femres pse asht keshtu kjo situat ka shum faktor po per mendimin tim asht lirija e femres mungon arsimimi edukata familare.
Shum tem e qelluar esht
Por spo muj me ju kuptu pse veq femrat i leni fajtor ne ndarjet qe bohen Gjithmon ne krejt boten dihet se ne nje kso ngjarje dy partnerat jan fajtor edhe shum thjesht me kuptu se asnjoni se pranon--- faji gjithmon ka mbet jetim---- gjithmon kan kriku njeri tjetrin qe ti je fajtor per ndarjen ne realitet dyt jon fajtort qe e lejojn qe te vjen deri te ndarja ndarja esht nje tragjedi sidomos kur jon femija te perbashkt..per mendimin tim dy palt jon fajtor per ndarjet qe po bohen ....lexova me lart se babi punon me bo familjen bashk nuk esht pun veq parja por duhet te kesh familje te kish mbikqyrje ne famile e jo vetem te del ne terr ete kthehesh ne terr mos te kesh kontroll mbi familje se qa ndodh se me qa merret fmija jot me qa merret gruja gjat dits parja esht leteer Jetoni jeten e mos ja jepni chansen asnjoni tjetrit te ju tradhton,,,, me pengo pak qe krejt i kishe bo femrat fajtore per ndarje kurse burrat qe po i lojn grat me ka 6 fmi e shkojn marrin vajza 18 vjeqare kjo nuk permendet kjo esht dashuri nuk esht tradhti APO edhe kto raste i ke gjdo i5 burr qe ben ket une po flas ne qytetitn tim kur shkoj kur ndi ket tragjedi me dhemb ne shpirt si kan zemer ti lojn feMit per ni femer
rrespekt per te gjith
ishte mendimi ime dy Partneret jan fajtor ne ndarje
Hmmm... Para 10 apo 15 viteve kjo ka ndodhe ne nje mase shum te vogel , po mbas ketyre viteve FATKEQSISHT eshte rrit numri i ketyre dukurive jo te mira .
Nuk munde te themi se na jem Shqiptar edhe sben kursesi te shkurorzohemi , jem nje Popull si te gjithe tjert ... po per shkaqe te shkurorzimit nuk mund ti fajsojm veq Femrat apo veq Mashkujt , ktu njeri e bjen punen deri aty ...
JinBimi paska ceke shum shembuj te mire,,,, Nese ekeni vrejt ,, qeni si eshte i pa nshuar edhe ne ate moment si te nshojsh aj humbe ''.... te tille jan edhe njerzit , nese nje Femer apo Mashkull nuk e ka pas lirine e daljes edhe ne ate moment siq ju ka dhen rasti me dale ndoshta edhe ( ka hupe) por kja mvaret krejt te Edukimi familjar.
Por per shkurorzimet si jan ber (po e them mbas lufte) une ne pergjethsi i fajsoj femrat , E kjo eshte Demokracia e tepert
Fmia kure te linde truri i tije eshte sikur Drrassa e zeze (tabelja e shkolles ) do te thot cka te folsh ati ka ne ju shkru ne tru...
Ka shum e shum raste se Burri e shane Grune edhe ekeni vrejt se Femia me se pari e mson me sha
Pergjethsin e edukimit te Fmive me shum eka Nana se sa Baba,,, nese Nana del jasht kontrollit apo Baba ateher as Fmija nuk mund te shkone mire .
Nje fjale Popullore : Qysh ti prish ka met ndjeke
Per funde.... Permbajuni rregullave te Isllamit , lexoni Librat e Biblothekes Familjare ... Jam i BINDURE se asnjeri nuk dot ket probleme ......
As bashkshortore , as familjare e as shoqrore
Pershendetje Seli .

Po Qfar te kapme librat fetare o Seli kush me dhan mpuqa ne chata e msn burrave te huj grat dit e nat menxi presin me ik buri gjunahit ne pune me mbajt familje as deren se presin mu mshel mir huxhum ne internet mas shpine burri po sdi qysh i lejon ndergjegja shkurt e shqip,po mos te harrojm se ka edhe njerz qe lexojn libra fetare dhe bejn vepra pa lakmushme kjo me mir te themi ka humb Morali ka humb karakteri e ndergjegja te nee
Lea : Nje Shkenctare Gjerman ka then - Interneti te ben te mvaresh nga aj ... te na ka mrri interneti vone edhe tash po ja nim krizmen
Kan then : Qka te nish ne kojshi prite ne shpi

Lea : Nje Shkenctare Gjerman ka then - Interneti te ben te mvaresh nga aj ... te na ka mrri interneti vone edhe tash po ja nim krizmen
Kan then : Qka te nish ne kojshi prite ne shpi
Jo more ne vende perendimore perdoret interneti per pune per tjera gjera e te na shum ka dallim krejt per tjera nevoja po perdoret e kjo e ka be kete ku jane ne kete nivel
LIRIA E TEPERT MA MERR MENJA E QDO GJE QE E TEPROJM NA MUNDON BUK ME NMGRAN SHUM TE VJEN MUNIM KESHTU EDHE PUNA E QIFTEVE , U KAN NJE KOHE KU KA PAS FRIG , KA PAS MORAL , KA PAS RRESPKET , KA PAS GJITHEQKA TASH ASGJE PEER FAT TE KEQ ASGJE , QOHET GRUJA THOT DU MU NDA SE SME KE QU NE FILAN RESTORANTIN , QOHET BURRI THOT PO NDAHNA SE SOD SE PASKE BA GJELLEN E MIR PIHAAAAAAA MA SHUM PO RROKEN PER DISA CIKRRIJA , EDHE SHUMICA PO MENDOJN QE JETA AHSTE FILEM QKA TE BAHET NE FILEM E ME AKTOR BAN ME JA BA EDHE NA JETA AHSTE FILEM PO KAMERA NUK KTHEHET , ME FALNI SE E ZGJATA PAK
Shkurorzimi ndodh per arsye te ndryshme siq jan:tradhetia,maltretimet,mos kujdesi i duhur ndaj partnerit,interesi etj.Ne asnje menyr nuk ban te fajsohen qoft meshkujt apo femrat ne pergjithsi.Shum gjera qe lexova ktu per fat te keq jan mase te verteta.Dy gjera qe shpesh her verehen jan:
1Jan dise meshkuj qe bashkshorten nuk e llogarisin si shok te jetes por e llogarisin si sherbetore si dhe
2Disa femra lirin qe kan nga bashkshorti e qe esht diqka shum pozitive ne vend se te jen mirnjohese ato po e keqperdorin ne menyra te ndryshme.Per fat te keq ne keto dy kategori bejn pjes nje numer i madh tek ne.
Po eshte e vertet Diana1 se Divorcet jan trend i modes tash para do ditesh kam degjuar nje lajm drejtperdrejt, ku dikush tregonte se nese ket vit jan ber 15 kururzime nga gjith keto dalin mbi 20 shkururzime brenda nje viti. Statistikat tregojn se kjo dukuri ka marr rolin e modes.
rondidi e vertete se u be mode ky fenomen ,te themi Trishtim edhe per ata qe jane te pamartuar per fate te keq
![]()
Ky fenomen ne kohen fumdite eshte shume i perhapur,faktoret jan te ndryshem,prsh.
Tradhetia mos kuptimi mos kumonikimi i nje qifti ne disa raste edhe xhelozia.
Po ne disa raste edhe vet femra eshte fajtore....
Pse???Femra tradheton me leht, nuk e ka te njejt respek si ne te kaluaren sa i perket familjes,nese do te zgjedh karrieren apo familjen do te zgjjedh karrieren,femra i kerkon te drejtat e barabarta por ne kohen e fumdit me duket e i ka superua te derjtat femra ne diten e sodit eshte e pamvarur e mendon se gjithqka mundet te kruy vet..
Por ka edhe shume faktor te tjer sa i perket divorcit..
Ja edhe ky qe besoj qe eshte me i rendesishem..Malltratimi i femres, mos te harroj qe ne disa raste mashkulli shqiptar e malltraton, e rrah graun apo femren..At qe solla me lart sa i perket femrave, nuk eshte nje ofemdim por e tregova relitetin e femres te sote.
Cilesia e temes, apo thelbi i temes:
Disa femra shqiptare jan te deetyrume te len femijet tek familja e burri edhe kjo ka nje perse...por me e keqja qe femijt pesojne me se shumti
![]()
Pse??
1 Disa femra jan te varura nga prinderit apo vllezerit qe keshtu kur te ndodh nje divorc ajo do te shkon tek familja e saj.
2 Femra shqiptare ne disa rasre eshte e mallkuar.
Pse??
Sepse kur te ndodh nje divorce,ajo do te vazhdoj jeten e saj nese i merr femijet me vete nuk do te mundet sepse nje mashkull shqiptar nuk do te martohet kurr me nje femer me femij...
Koto ishin disa faktor me themeluse sa i perket femjve por ka edhe shume te tjer.
Kisha me shtu edhe diqka tek ne kan ndikim edhe te tjeret ne lidhjen e nje martese gje qe sduhet te ndodh,mendoi se para vendimit te kurorzimit duhet te hulumtosh ta mesosh qka do te thot martesa te konsultohesh me njerez edhe pse ka pak njerez qe te pergjigjen seriozisht shum kush e merr si diqka te thjesht edhe pse nuk esht ashtu un kisha mi kshillu
Ata qe sjan te martuar kujdes te madh para marrjes se vendimit per kurorzim
Ata qe jan te martuar kujdes ne ruajtjen e kurorzimit e sidomos kur kan femij sepse femija esht ai qe pson ma se shumti

Pse po shkurorëzohen kosovarët?
Sespe njerzit po shofin se jeta eshte e shkurtert dhe nuk hahet buk me sheqer per c'do dit.....

Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....