Benachrichtigungen
Alles löschen

Dita shkatrrimit te universit

36 Beiträge
12 Benutzer
0 Reactions
2,384 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5469]

Pershendetje gjithve atyre qe do te kyqen ne kete Debat :respekt:
Me brengos shum diqka ne kohet e fundit (ngjarjet e fundit) siq ishte ne Japoni me vershimet,termetet dhe mori jete me veti me mijra njerz qe ende nuk dihet sakte numri,dher ne Usa me vdekjen e pa arsyshme te zojve te cilet bien ne toke si pika shiu.
A eshte kjo Ligji i Natyres qe na denon neve per kujdesjen e saj qe skemi ,apo eshte denim nga zoti qe na ndodhin keto fatkeqesi ketyre viteve qe mer me veti mijra njerz pa arsye.
Apo mendoni qe eshte Ligji Universit qe duhet te vdesmim per tu lindur te tjeret , sillem si ne mjegull dhe kerkoj nje arsye Pse ndodhin keto katastrofa ne natyr dhe rremben jetat tona,apo jemi ne vete ata qe e mbysmi veten me ndotjen e ambientit.
Ne vitet e fundit bota po ndryshon me nje shpejtesi shum qe as shkenctaret se kan prit kete ndryshim te shpejte ,siq eshte ngrohja Globale,shkrirja e akullirave ,semundje te nje pasnjeshme ,bakteriet Sars ,Leproza Virusi Eboles ,virusi i derrit,Hepatiti A,B,C ,POR edhe Fetma u be nje Epidemi Globale dhe atacon njerzimin , e shum shum shum virusa te tjere qe behen Atac ne njerzimin ,terrore ne njerz pa fajshem ,luftera dhe shuk me miljona njerz,po ashtu po vdesin edhe njerze me Infeksione qe eshte numri 160 here me shum vdekje se katastrofat natyrore.
Mka shty kjo te kerkoj dhe te lexoj me shum por edhe nga friga se edhe niveli i Detit neper bot po rritet shum,ererat po jane me te forta se me pare,temperatura e tokes po rritet shum por edhe Alpet kan humb ngricat e veta qe nga viti 1950-tat.
A jemi ne fajtor ,apo Zoti na denoi ,apo Natyra na denoi,per keto ngjare dhe jeta qe na mirren pa deshiren tone .
A eshte Fundi i Botes dhe Zoti don te na tregon dhe njeher per se fundi here qe Zoti eshte nje dhe per veq tij ska tjeter,por mundet me qen edhe Ligji i Universit qe te vdesim dhe te lindin te tjere,por edhe mundet me qen denim nga natyra per ne qe skemi rrespekt per te .

Qka mendoni ju?


 
Veröffentlicht : 15/03/2011 1:00 a.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 

PERSHENDETJE...PASI TANI U KTHEVA NGA QYTETI DHE JAME LODHUR DO MUNDOHEM SHKURTIMISHT ME DHANE MENDIMIN TIME...POR E DI QE NESER SHOKU IME JINBIM DO JAP MENDIMIN E VETE DHE DO DUHEM TE SHKRUAJ ME SHUME PASTAJ EDHE UNE... :lol:
UNE MENDOJ SE JANE SHENJAT E KIAMETIT, POR PER ME JU HJEK FRIGEN PO JU THEME SE ESHTE ENDE LARG SE KETO JANE VETEM SHENJAT E PARA...
SI PSH. EDHE FENOMENI I ZHDUKJES SE BLETEVE NE TRI VITET E FUNDIT, SE ME KURAN BLETET NUK DO PERJETOJNE KIAMETIN SI DHE FEMIJET NDER SHTATE VJET, PRA SA TE LINDIN FEMIJET NUK BESOJ SE DO VIE KIAMETI...
;-)


Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

 
Veröffentlicht : 15/03/2011 3:02 a.m.
(@redon)
Beiträge: 54
Trusted Member
 

Pershendetje..
Vertet kohes fundit ndodhin shum gjana qe nuk i dim shkaqet se nga vin, p.sh si e ka then Lea me zogjt, termete etj.

Dhe une mendoj si Antari ma nalt Princi: mendoj qe kto jan shenja te kijametit por ende ka koh, por perseri nuk dihet se cka mund te ndodh apo cfar na pret.
Ndoshta dhe afrohet fundi i boter pasi e dim qe ne 2012 disa shkencetar mendojn qe do jet ashtu, por ket e lem ne dor te Zotit, po pasi ndodhin cdo vite kto fenomene ndoshta dal ngadal i afrohemi dhe shkatrrimit te Universit.


Waiting For Forever...

 
Veröffentlicht : 15/03/2011 2:45 p.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 

PERSHENDETJE...
NJE NJERI PARA SE TE PERJASHTOSHET NGA PUNA I TERHJEKET VEREJTJA DISA HER...EDHE ZOTI PARA SE TA SHKATERROJ UNIVERZIN APO KETE BOTE APO TE VIE KIJAMETI ESHTE DUKE NA TERHJEKUR VEREJTJEN SE NE NJERZIZMI NUK JEMI DUKE U SILLUR SI DUHET, APO NUK JEMI NE RRUGEN QE AI NA E TREGOJ...
SA PER QE KANE THANE SHKENCETARET SE NE VITIN 2012 DO TE JETE FUNDI, UNE KETE NUK BESOJ SI BESIMTAR NE ZOTIN...SIMBAS KURANIT FEMIJET NDER 7 VJET, BLETET ETJ. NUK E PERJETOJNE KIAMETIN KESHTU QE SA TE LINDIN FEMIJET NUK KEMI NEVOJ TE FRIGOHEMI NGA KIAMETI... POR NUK GUXOJME TE HARROJME TE PERMIRSOHEMI, SE TE GJITHA KETO GJERA QE PO NDODHIN JANE HIDHERIMI I ZOTIT NDAJ NEVE...
ESHTE GJE NORMALE QE KEMI HIDHERUAR ZOTIN, KU DIKUSH NE EMER TE ZOTIT SHKON DHE HIDHET NE AJER DUKE MBYTUR EDHE SHUME NJEREZ TJERE, APO NE EMER TE ZOTIT PER TE LUFTUAR "TERRORIZMIN" PILOTI HUDHE BOMBEN DHE MBYTE SHUME NJEREZ PA PIK FAJI, APO KUR DISA NJEREZ FILLOJNE TE NDIHEN SI ZOT DHE PRODHOJNE NJEREZ TJER ( KLONIMI ) E SHUME GJERA TJERA QE JEMI DUKE BER NE KOHET E FUNDIT...
NE KURAN CEKET SE ZOTI ME PARE SHKATERROJ SHUME POPUJ TJERE QE KISHIN FILLUAR TE SHKONIN NE RRUGEN KU JEMI SOT NE DUKE SHKUAR...( EDHE PSE NE NDAHEMI NE SHUME NACIONALITETE E FE, PER ZOTIN JEMI NJE POPULL ) DHE AI ESHTE DUKE NA TERHJEK VEREJTJEN E NESE NE NUK NDRYSHOJME DO TE NA SHKATRROJ EDHE NEVE, APO TE NA ZEVENDESOJ ME NJE POPULL TJETER...
TUNG ;-)


Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

 
Veröffentlicht : 15/03/2011 6:50 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Shenjat e vogla të Ditës së Kijametit

Dita e Kijametit, ashtu siç ka shenja dhe ndodhi të mëdha që e paralajmërojnë, ka edhe shenja të vogla, të cilat do të ndodhin.

Më poshtë ne do të flasim rreth disa shenjave të vogla.

1 – Shfaqja e profetëve të rremë. Në kohën e Profetit a.s u shfaqën disa të tillë, një prej të cilëve ishte edhe Musejleme mashtruesi. Profetët e rremë janë shfaqur në çdo kohë, sidomos në kohët e fundit ata i gjen dhe i has kudo.

2 – Përhapja e sëmundjeve infektive. Këto sëmundje do të shkaktojnë vdekje masive mes njerëzve. Profeti Muhamed a.s na ka paralajmëruar se para se të ndodhë Kijameti, do të përhapen sëmundje të rrezikshme dhe infektive.

Në kohën e Umer ibnul Hattabit qe përhapur një murtajë, nga e cila vdiqën mbi njëzet e pesë mijë njerëz. Prej atyre që vdiq nga kjo sëmundje ishte edhe Ebu Ubejde ibnul Xherrah.

Sipas haditheve të Profetit a.s, kushdo që vdes nga kjo sëmundje, konsiderohet shehid.

3 – Zjarr, që zanafillën e ka në Hixhaz. Kjo ka ndodhur në shekullin e shtatë dhe shkak ishte një zjarr që përfshiu Medinen asokohe. Aq i madh ishte ky zjarr, saqë flakët e tij pasqyroheshin edhe në Sham. Kjo përshkruhet shumë saktë në disa hadithe të Profetit a.s.

4 – Humbja e emanetit. Thotë Profeti a.s:"Nëse humbet amaneti, pritet të bëhet Kijameti."

Pra, në ndër shenjat e vogla të Ditës së Kijametit, është humbja e amanetit. Çdo njërit prej nesh i ndodh, që kur blen një makinë, i duhet t'a çojë tek më shumë se një mekanik, për të zbuluar nëse ka të meta dhe difekte. Kjo ndodh edhe me shumë mallra të tjerë.

5 – Shtohen fitnet (sprovat). Thotë Profeti a.s:"Para Ditës së shkatërrimit të kësaj bote, do të ndodhin fitne, si orët e zeza të natës. Njerëzit do të gdhihen besimtarë dhe ngrysen jobesimtarë. Do të ngrysen besimtarë dhe gdhihen jobesimtarë."

Kjo për shkak të fitneve dhe sprovave të shumta me të cilat do të përballen njerëzit. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:" Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë” pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë." (Ankebut 1-3)

Këto fitne dhe sprova, do të ndodhin me qëllim që të dallohet besimtari nga jobesimtari, muslimani nga jomuslimani.

6 – Përhapja e marrëdhënieve jashtëmartesore në vendet muslimane. Ne sot jemi dëshmitarë që morali i turpit ka humbur në shumë familje, edhe ato muslimane. Më parë, njerëzve u vinte turp të përdorin fjalë banale, ndërkohë që sot nuk ekziston kjo ndjenjë.

Thotë Profeti a.s:"Nga shenjat e Ditës së fundit, është dhe përhapja e imoralitetit."

Prandaj secili prej nesh duhet të distancohet nga ato vepra të cilat të çojnë në imoralitet dhe vepra të liga. Thotë Zoti i madhëruar:" Dhe mos iu qasni imoralitetit, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!" (Isra 32)

7 – Shtimi i pasurisë dhe të mirave materiale. Thotë Profeti a.s:"Nuk do të bëhet Kijameti derisa të shtohet pasuria."

Diçka e tillë ka ndodhur në kohën e Umer ibnu Abdul Azizit, Halifes së pestë. Në atë kohë u shtua pasuria saqë nuk kishte fukarenj që pranonin zekatin. Ai u shlyu borxhet muslimanëve, blinte skllevër dhe u falte lirinë për hatër të Zotit dhe shpërndante drithë në male e e fusha, me qëllim që të ushqehen zogjtë dhe kafshët e egra.

Thotë Zoti në Kuran:"e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm." (Nuh 9)

8 – Vrasjet e shumta. Në një hadith, Profeti a.s përmend shenjat e vogla të Kijametit dhe ndër to numëron dhe vrasjet e shumta. Përveç vrasjeve, armëve kimike dhe biologjike, përveç luftrave, sëmundjeve etj... njerëzit vrasin veten duke konsumuar duhan. Sipas statistikave, thuhet që çdo ditë vdesin trembëdhjetë mijë njerëz në ditë për shkak të duhanit.

9 – Konsumimi në masë i pijeve alkolike. Tek pijet alkolike që turbullojnë mendjen dhe arsyen e njeriut, hyjnë dhe drogat me të gjithë llojet e tyre. Me miliona dhe miliarda harxhohen çdo vit për të kuruar të sëmurët nga alkoli, droga dhe duhani.

10 – Tërmetet e shumtë. Një shenjë tjetër e Kijametit janë dhe tërmetet e shpeshtë që ndodhin mbi tokë. Thotë Zoti në Kuran:"Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!” Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj." (Zelzele 1-4)

Kështu, tërmete si ai i Cunamit që pamë para disa vitesh, do të jenë të shpeshtë para Kijametit.

11 – Pakësimi i dijeve. Dhe kjo do të bëhet me vdekjen e dijetarëve dhe jo me zhdukjen e papritur të dijes.

Thotë Profeti a.s:"Para se të ndodhë Kijameti, do të vijnë ditë ku shterohen dije dhe përhapet injoranca."

12 – Kur nëna do të lindë princeshën e saj. Diçka e tillë është transmetuar në një hadith të Profetit a.s. Këtë, dijetarët muslimanë e interpretojnë me keqtrajtimet dhe mosrespektin e fëmijëve, ndaj prindërve.

13 – Vdekjet e befasishme.

14 – Imitimi i perëndimit. Thotë Profeti a.s në një hadith:"Nuk do të bëhet Kijameti, derisa umeti im të ndjekë traditën e popujve të parakaluar..."

Shokët e pyetën:"O i dërguar i Zotit! A të krishterët dhe persët do të ndjekim?"

Profeti a.s ua ktheu:"E kë tjetër?!"

Me këtë, sikur Profeti a.s paralajmëronte modelet e të qethurit të flokëve që shohim sot, veshjen, ecjen etj...

Nuk ka asgjë të keqe që të përfitojmë nga arritjet e tyre, teknologjitë etj... por e keqja qëndron kur prej tyre marrim veset më të këqia dhe të pavlefshme.

Ne jemi një umet që kemi parimet, ligjet dhe rregullat tona. Nuk ka përse të braktisim parimet tona dhe të adaptojmë parimet dhe kulturën e të tjerëve, në mënyrë të verbër.

Në fund, ne duhet t'i japim besën Zotit të madhëruar që të vdesim si muslimanë, të qëndrojmë larg të ligës dhe imoralitetit. Ne duhet t'i rikthehemi fuqishëm traditës që na lanë të parët tanë.

Paqja e Zotit qoftë mbi ju


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 15/03/2011 7:45 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Ju Pershendes :kafe: ,

Planeti Toke , eshte me milliarda vjet e vjeter . Nese thellohmi pak me shume dhe shiqojm perberjen e saj shihet se edhe Nena Toke ( Natyre ) jeton . Ka thelbin e vet , koren e vet , gravitacionin , magnetizmin .... po ashtu ka edhe cilket e veta .
Nena Toke ( femrore ) :lol: me kohe eshte me afer diellit po edhe me larg diellit .Me cikle .
Kur eshte me afer normal se ka qrregullime , mirpo qrregullimet jane :pastrime .
Eshte sikur kur ti vin ditet apo dikush thot teshat .... edhe jo vetem termete po edhe Vullkanet shpeshtohen ( jashtqitje - pastrim ). :mrgreen: ;-)
Ne jetojm ne nje kohe te ciklit te saj qe esht afer diellit , poashtu dielli eshte ne fazen e Tij (mashkull ) qe eshte "emocionu".
Ksi fazash ka pas edhe perpara po edhe ka me pas .Nese e marrim historin e Tokes dhe e zvoglojm ne 24 ore , ne si Homo Sapiens jetojm ( historia jone ) ne minutin e fundit . Pra shume shkurt .
Ka pas disa here katastrofa te medha sa qe Toka ka qen e tera Akullnaj ( disa here ) , ka pas faza qe polet kan qen te kunderta ( veri -jug ) etj etj etj .
Mire thojn me religjion : me afer e kemi vdekjen se sa Kmishen ne trup.
Mjafton nje Asteroid apo meteorid disa Km edhe bummmmmmmmmmmmmmmmm i ngjesum per ahiret :beee:

Une mendoj se Nena Toke eshte "Ajo " qe na dha Jeten , na dha mundsim te jetojme ne bukurit e rralla ne Univerum , na i dhuroj te gjitha ..... po ashtu edhe na mbron atmosfer , stratosfer ..... deri sa e kem Dakikun .
Mirpo ne si Homo Sapiens kemi fatin qe te "shkojm" dhe te "Zbulojm" planetet e tjera .
Me Kohe , me Kohe .
Tragjedia ka pas edhe ka me pas , edhe pse ne merzitmi e na dhimen te tjeret qe paten dhimbje .
Jeta eshte e Pa "fund" . Nese ne Toke JO , ne planetet tjera existon .
Per shkatrrimin e Universes ne as qe kem ide se kur e ka fundin .
Ne Univers ka me shume Yje se sa ne Toke rere ( zall) , tash esht shume shtir per neve me i kuptu disa gjana te natyres apo Universes.

Edhe larg hale esht Kjameti , se Bete e Deve e Dele hale ka .:)

Vendas Princi , e kom ni tvetne per ty : pse i don Zoti aq shume Bletet ??? ;-)

kaloni bukur :hallo:


 
Veröffentlicht : 16/03/2011 12:32 p.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 

Ju Pershendes :kafe: ,

Planeti Toke , eshte me milliarda vjet e vjeter . Nese thellohmi pak me shume dhe shiqojm perberjen e saj shihet se edhe Nena Toke ( Natyre ) jeton . Ka thelbin e vet , koren e vet , gravitacionin , magnetizmin .... po ashtu ka edhe cilket e veta .
Nena Toke ( femrore ) :lol: me kohe eshte me afer diellit po edhe me larg diellit .Me cikle .
Kur eshte me afer normal se ka qrregullime , mirpo qrregullimet jane :pastrime .
Eshte sikur kur ti vin ditet apo dikush thot teshat .... edhe jo vetem termete po edhe Vullkanet shpeshtohen ( jashtqitje - pastrim ). :mrgreen: ;-)
Ne jetojm ne nje kohe te ciklit te saj qe esht afer diellit , poashtu dielli eshte ne fazen e Tij (mashkull ) qe eshte "emocionu".
Ksi fazash ka pas edhe perpara po edhe ka me pas .Nese e marrim historin e Tokes dhe e zvoglojm ne 24 ore , ne si Homo Sapiens jetojm ( historia jone ) ne minutin e fundit . Pra shume shkurt .
Ka pas disa here katastrofa te medha sa qe Toka ka qen e tera Akullnaj ( disa here ) , ka pas faza qe polet kan qen te kunderta ( veri -jug ) etj etj etj .
Mire thojn me religjion : me afer e kemi vdekjen se sa Kmishen ne trup.
Mjafton nje Asteroid apo meteorid disa Km edhe bummmmmmmmmmmmmmmmm i ngjesum per ahiret :beee:

Une mendoj se Nena Toke eshte "Ajo " qe na dha Jeten , na dha mundsim te jetojme ne bukurit e rralla ne Univerum , na i dhuroj te gjitha ..... po ashtu edhe na mbron atmosfer , stratosfer ..... deri sa e kem Dakikun .
Mirpo ne si Homo Sapiens kemi fatin qe te "shkojm" dhe te "Zbulojm" planetet e tjera .
Me Kohe , me Kohe .
Tragjedia ka pas edhe ka me pas , edhe pse ne merzitmi e na dhimen te tjeret qe paten dhimbje .
Jeta eshte e Pa "fund" . Nese ne Toke JO , ne planetet tjera existon .
Per shkatrrimin e Universes ne as qe kem ide se kur e ka fundin .
Ne Univers ka me shume Yje se sa ne Toke rere ( zall) , tash esht shume shtir per neve me i kuptu disa gjana te natyres apo Universes.

Edhe larg hale esht Kjameti , se Bete e Deve e Dele hale ka .:)

Vendas Princi , e kom ni tvetne per ty : pse i don Zoti aq shume Bletet ??? ;-)

kaloni bukur :hallo:

NESE LEXONI ME VEMENDJE KETE SHKRESEN E JINBIM DHE SHKRESEN TIME ME LARTE DO TE SHIFNI SE JANE SHUME TE NGJASHME...EDHE PSE NE SHIQIM TE PARE JANE SHUME TE NDRYSHME, POR ME NJE ANALIZE TE VOGEL DO TE KUPTONI SHUME SHPEJT NGJASHMERINE QE KANE...
NESE ZOTI ME PARE SHKATERROJ TJER POPUJ PARA NESH, ESHTE E MUNDSHME QE SHKATERROJ TERESISHT ME BOTEN KU ATA JETONIN...( NDOSHTA KANE JETUAR NE NJEREN NGA PLANETET QE KEMI ZBULUAR DHE NUK KA JETE NE TE )
NESE E SHKATERRON KETE BOTE ( KIAMETI) MUNDET ME NDODHE QE NE NJE TJETER PLANET TI JAPE JETE NJE POPULLI TE RI...( NJE NGA PLANETET QE CEKU JINBIM )
PRA VIME NE TE NJEJTIN PERFUNDIM, SE NESE KJO BOTE SHKATERROHET DO TE FILLOJ JETA NE NJE BOTE TJETER...
NJE SHEMBULL QE JA VLENE ME ANALIZUAR ESHTE EDHE TREGIMI KUR ZOTI SHPETOJ NUHIUN ME FAMILJE DHE ME DISA NJERZEZ TE MIRE ( MUSLIMAN TE DEVOTSHEM ) NE NJE "ANIJE" DHE NUK CEKET SE ATA MBETEN NE TE NJEJTEN BOTE, NDOSHTA ME TA FILLOJ JETA NE NJE BOTE TE RE, PASI SHKATEROJ NJE TJETER KU NJERZIT DEVIJUAN NGA RRUGA E DREJTE, SIQ KEMI FILLUAR TE DEVIJOJME EDHE NE NE KOHET E FUNDIT...
NDOSHTA EDHE NGA KJO BOTE DO TE MBUSHE ZOTI NJE "ANIJE" APO "ANIJE KOZMIKE" ME NJEREZ TE MIRE, QE PAS SHKATRRIMIT TE KESAJ BOTE TE FILLOJ JETA NGA FILLIMI NE NJE BOTE TJETER...

PERGJEGJA NE TE VETMEN E JINBIM: PASI ZOTI I DON PUNETORET DHE BLETA ESHTE NJE NDER QENJET ME PUNTORE...ATEHER VIME NE PERFUNDIM PSE I DON ZOTI BLETET...
RENDESIA E BLETES SHPJEGOHET NE KURAN, TE CILEN EDHE SHKENCA E ZBULOJ PAS NJE MIJ VITEVE...
BLETA KRYEN NJE PROQES SHUME TE MADHE NE BEREQETIN TONE ( HAPJEN E BEHARIT TE LULES ) PRA C´DO PEME E PERIME KA NJE LULE QE ME NDIHMEN E BLETES NA OFROJNE ME SHUME FRUTA...
PRA ME ZHDUKJEN E BLETEVE, DO TE ZVOGLOHET BEREQETI I CILI DO SJELL NJE KRIZE USHQIMI, E CILA DO SJELL NJE LUFTE BOTERORE, E CILA ME ARMATIMIN E SOTEM DO SJELLE SHKATERRIMIN E BOTES ( KIAMETIN )...

;-)


Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

 
Veröffentlicht : 16/03/2011 1:28 p.m.
(@floota)
Beiträge: 226
Estimable Member
 

Lea syri bukur :D hahahahhaha spo guzoj as me shenu besoo . :puthje: dot pergjigjem naj dit qe jom kshtu ne dispo ahahahha se po tutna edhe un qeto qka po dodhin ne planeti Ton tok , :lol:

Ju lutem besoni ne Zot se edhe ense vdesim pa Imam mos em shku ne at dybje kshtu se qka te ndodh let ndodh durt ne Amin...! qka vjen prej (Allahut xh , h ) mir se ardht :D Ju pershends te gjithve :kafe:


‎" Fati udheheq ata qe e pranojne dhe zvarrit ata qe ngurrojne !"

 
Veröffentlicht : 16/03/2011 2:00 p.m.
 Viva
(@viva)
Beiträge: 9
Active Member
 

Sqarim paraprak: Unë jam protestant. Unë protestoj kundër çdo gjëje që lëvizet, sepse lëvizin shpejt dhe kundër të gjitha gjërave që nuk lëvizin, pikërisht sepse nuk lëvizin. Megjithëkëtë, unë protestoj edhe kundër gjërave që lëvizen shumë ngadalë, pikërisht se lëvizen tepër ngadalë përpara. Unë kam shumë arsye të bëhem protestant akoma më i madh.

Ka vite që përpiqem ta gjejë të vërtetën absolute, mirëpo nuk ia dola dhe kështu zbulova përrallat absolute. Madje përralla absolute të cilave nuk guxon t´u thuash se janë përralla! Njerëzit të vrasin këtu për mohimin Tënd Zot i dashur, sepse besojnë se Ti personalisht nuk ke fuqi ekzekutive…Dhe, me pushkë në dorë vrapojnë e të të ndihmojnë. Mirëpo, nuk kam frikë, Zoti ka dëshmuar se në këtë planet adhuron të fortin! Guximtarin!

Për ta gjetur atë që unë kërkoja duhej kompetencë hyjnore dhe durim. Nga nevoja dhe nga pasioni për të vërtetën i nisa këtë letër Zotit; po e quaj vazhdimisht Zot, se po t´ishte femër, pra Perëndi-a, atëherë femrat do t´ishin trajtuar më mirë në planetin tonë Tokë. Për t´i shkruar më duhej edhe adresa e Zotit dhe këtu nisi aventura ime gati e pafund.

I telefonova një murgu të Dalai Lamës dhe e pyeta për adresën e Zotit. Ai gati u mek nga të qeshurat e forta dhe më përplasi telefonin. Dreq o punë! Nisi keq, thash me vete. E mora rabinin në telefon dhe ai më kumtoi se Zoti gjendet kudo! Adresë nuk ka, tha ai.

Thirra në telefon Vatikanin dhe pyeta për adresën e Zotit. Më thanë se Zoti nuk posedon adresë dhe nuk ka “www” dhe “@.com”. Edhe ata deklaruan se Zoti gjendet kudo! Në çdo vend. Atëherë thirra një kryeimam. Përgjigja ishte e njëjtë. “ Allahu Egber nuk ka adresë dhe Ai gjendet kudo, si ajri”, më tha ai.

Se Zoti mund të gjendej kudo nuk më pëlqeu fare. Madje edhe unë kisha pasur dyshime të tilla. Tani e kuptova se për ç´arsye po dëgjoja, lëvizje, zhurmë apo fëshfërima në dhomën e fjetjes. Ndonjëherë kisha përshtypjen se këto shushurima po vinin nga lartë, ndonjëherë se po vini nga poshtë.

Madje shumë herë duhej curruar veshët mirë, sepse nuk mundej lehtë të lokalizohej vendi. Madje këto fëshfëritje dëgjoheshin në çast jo të këndshme! Diçka e tillë, edhe kur vjen prej Zotit, pengon dhe kurrsesi nuk kuptoja se ç´kërkonte Ai në dhomën time të fjetjes! Pse kaq shumë përgjim: “më mirë mos më krijo fare, se sa të më kontrollosh pa pra!”, thash me vete.

” Ç´është kjo punë kështu!?- thash gati me zë të lartë. Në dhomën time të fjetjes nuk bëj as kundërvajtje, e as vepra penale, as mëkate… Kështu është kjo botë! Aty bëjmë detyrat e evolucionit, që na caktove Ti. Dhe, që nga këto telefonata po ndjehem edhe më i përndjekur dhe më i mbikëqyrur. Pse ky kontroll permanent, këtë duhet ta marrë vesh një herë e për gjithmonë, thashë me vete. Mirëpo, meqenëse nuk munda ta marr adresën prej atyre që duhet ta posedonin, atëherë vendosa ta thërras informacionin.

“ Telekomi gjerman mirëdita, çka mund të bëj për ju ?”
“ Adresën e Zotit ju lutem!”-
“ Si e ka mbiemrin?”
Shikova rreth meje, gafrrova flokët me dorën e djathtë dhe thash: “Nuk e di! “
“ Në cilin qytet banon ai?- pyeti zëri.
“ Ai bano kudo”, thash unë. “ Ndoshta edhe në planet tjetër.“
“ Më vjen keq, ne nuk posedojmë adresa nga kudo, kemi vetëm të këtij planeti. Për ta gjetur këtë adrese duhet t´i pyesni të vdekurit.

Nuk mund të kuptoja se pse të vdekurit posedojnë një adresë kaq të rëndësishme, por jo të gjallët. Madje, nuk e dinte as Vatikani, as kryemami, as rabini, as murgu i Lamës, por ja që të vdekurit dinë më shumë se të gjallët. Dhe gati gati ndjehesha i cytur për të marrë lopatën në dorë dhe të vrapoja drejt e te varret! Ta nxjerr një përjashta, mendova. Ta kap për skeleti dhe t´i bërtas: adresën!

I vdekuri e din adresën e Zotit, por jo i gjalli. Shikoni çfarë diskriminimi?! Të vdekurit dinë më shumë se të gjallët, çudi mbi çudira! Dhe vetëm tani unë po kuptoj se pse fundamentalistët bëjnë vetëvrasje. Ata dëshirojnë ta mësojnë kryeadresën të parët. Dhe kjo kryeadresë, nuk mësohet dot së gjalli.

Kjo botë është çmendur, thash me vete. I dëshpëruar mbylla telefonin dhe nisa kërkimet krye në vete. Do të provoj me e-mail.

Të parën e dërgova @t-online.de">gott@t-online.de dhe mora këtë përgjigje:” @t-online.de">gott@t-online.de> … unknown user / Teilnehmer existiert nicht, përdoruesi nuk ekziston” .

Gjermanët nuk janë shumë fetarë. Mirë, të provoj me Vatikanin dhe me adresën vijuese: deus@vatican.org.” Pas disa minutave mora një e-mail me këtë shkrim:” utente non esiste!

Kjo nuk më gëzoi, por me dha shpresë të vazhdoj me kërkimet e mia. Dikush u përgjigj, kjo mjaftonte, për fillimin dhe shkrova tjetrën adresë: gott@hi.net.com , gott, për Zotin , hi –per himmel ( qiell ), nett ( i ndershëm gjermanisht ) ne menyre që Zoti të jete i ndershëm me mua. Dhe tak, shtypa: dërgo! Përgjigjja nuk zgjati shumë:” ” unknown user / Damon delivri massage.” O dreq i mallkuar! Demoni po kontrolluaka korrespondencën në drejtimi të qiellit. Në fund nënshkrimi dhe adresa e tij: @666.kom.hier">luzifer@666.kom.hier (@666.eja.ketu">luzifer@666.eja.ketu )

I trishtuar dhe i hutuar u ngrita dhe dola në kopsht. Po dridhesha si thupër nga frika. U ktheva për ta çkyçur internetin, mos më futet brenda në sistem dhe më kushton një djall i mallkuar për ta nxjerrë, thash me vete dhe dola përsëri jashtë. Qielli gjerë e gjatë blu, askund dreq.

Aha, e zura Luciferin, ai bythec, mendova dhe tunda kokën i hutuar.

Pas një shëtitje të vogël më lindi ideja t´i drejtohem Nënë Terezës. Ajo është shqiptare dhe mund të ma jap adresën. Nëse nuk e din ajo, askush nuk e din, dhe shkrova këtë adresë: nënëtereza@qielli.pa “pa” për- parajsë. “Pa” për parajsën u desh ta vejë domosdoshmërish se kështu mund t´i ikja sferës kontrolluese të Luciferit. Pas dy minutave mora përgjigjen me këtë adresë: Zoti@.uni “uni” sigurisht për Universin. Unë iu falënderova Nënë Terezës për kujdesin e saj duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në parajsë dhe dërgova këtë letër me këtë përmbajtje drejt Gjithësisë.

Shumë i dashur dhe i nderuar Kryeshkëlqesi Zot,
Shume të nderuar Engjëj (nuk dimë se a e lexon Zoti personalisht korrespondencën )

Unë dua ta di te vërtetën dhe të lutem ke durim me mua, me këtë dua të them, mos vepro të lutem si njerëzit në tokë, përndryshe derisa nuk marr përgjigje të prerë unë do të mbetem protestant, dhe do të protestoj kundër të gjitha librave që mendojnë se janë të shenjta, sepse ato libra tallen me neve dhe me Ty, kryesisht ambasadorët dhe konsujt tu këtu në tokë. Madje janë shkaktarë të shumë luftërave: vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve!

Ti krijove njeriun nga balta, kështu shkruan aty. Mirëpo unë kam ardhur në përfundim se kjo nuk është e mundur, prishet sapo të rrëzohet, sepse nuk ishte pjekur si tullat. Dhe, kur të vështrohet mirë e mirë, kryesisht ndonjë burrë, nuk mund të pohohet me siguri se ai u krijua nga kjo baltë, nga kjo materie e mire, por nga një pleh, llum, lloç si e quajmë ne jashtë vendit mëmë që na e copëtuan në gjashtë copa dhe Ti nuk reagove kurrë, edhe pse ne kërcyem me plot shpresa prej feje në fe! Kot! Na copëtuan tutje edhe pse të përqafuam dhe të përqafojmë në disa versione…

E dyta: kur Ti krijove njeriun i fryve në hundë dhe kështu i dhurove të gjitha informacionet gjenetike mashkullore. Kjo ishte me mend e me vend. Deri këtu rrodhi krejt sipas planeve të Tua dhe nuk kam asnjë vërejtje. Adami t´u duk i mërzitur dhe të erdhi ideja të krijosh një grua. Ti nuk more përsëri baltë, si edhe herën e parë për të krijuar një grua, mirëpo i shkule Adamit një brinjë dhe prej kësaj brinje krijove gruan. Edhe pse në fakt kishte me shumë baltë në tokë, se sa brinjë.

Problemet tona gjenden pikërisht këtu të gardhuara dhe shpresoj se së bashku mund t´i krahishtojmë : prej Adami u klonua Eva – doktor Antinori në Itali bën edhe ai diçka të tillë duke i bërë plakat shtatzënë- pra prej brinjës u bë Eva dhe kështu Adami martoi vetveten! Super incest!

Mozomakeq! Dhe me këtë klonim u krijua këtu një kaos i gjinive. Brinja e Adamit ngërthente informacionet gjenetike të mashkullit dhe nuk ishte produkt në vete origjinal dhe kështu krijove pluralitet gjinish: Meshkuj që ndjehen femra, femra që ndjehen meshkuj. Deri para pak viteve njerëz të tillë i kemi vrarë, sepse mendonim se ata kanë devijuar…Dhe, në librat që t´i mveshin Ty, thuhet se ndalohet të ndjehesh ashtu si të ka krijuar Zoti.

E treta : Pse krijove vetëm dy veta?

Pse u solle sikur nuk ishte gjë kur i vëllai martonte motrën. Nuk kishte më baltë? Nuk kishte brinjë të tjerë? Ku ishte problemi? Këtu mëtoj një sqarim shterues! Dhe me shpjegoni se pse njerëzimi duhet të jetë një produkt i një incesti tragjik…

E katërta: Në librin Tuaj shkruan se Ti krijove Adamin( në hebraishte: dhé) dhe Evën ( në hebraishte: jetë), kjo ishte ide e mire. Mirëpo unë kam një vërejtje të madhe: pse krijove njeriun si një kafshë? Ai nuk e dinte se ISHTE njeri, madje i gjori nuk e dinte se ishte lakuriq në parajsë! I mungon mundësia e Dekartit: Cogito ergo sum! Dhe çudia në planetin tonë: këtu ndalohet të ecet lakuriq, edhe pse kjo ishte traditë në parajsë! Pse të ndalohen të ne gjërat që janë të lejuara në parajsë!?

Dhe këtu i nderuar dhe i dashur Zot, nuk përfundon dëshpërimi dhe dyshimi im. Ti i more ato dy krijesa të mjera dhe i mashtrove. I dërgove në parajsë në kopshtin Eden dhe u tha: “ Këto fruta nuk duhet t´i hani, sepse ju bëjnë të dijshëm!” Pra, Ti ndalove ngrënien e frutave, por jo lakuriqësinë.

Dhe këtu konfrontohemi ne me atë që ne e duamë dhe e dashurojmë: të ndaluarën! Jo pse ne kështu dëshironim, mirëpo pse Ti na dhe këtë kod gjenetik me vete. Pra që ta duamë të ndaluarën!

Më beso zoti Zot se unë mollët nuk mund t´i shoh me sy, i urrej sepse për një mollë u ndryshua jeta dhe nuk kuptoj pse ndalove derrin e pafajshëm, por nuk ndalove dhe mallkove mollët e fajshme?

Këtë nuk kuptoj se mungon koherenca. Kur shoh mollë në treg, iki si Drakula i Transilvanisë nga hudhra…
Ambasadorët tu në tokë thonë se ju e dini ardhmërinë, nëse është kështu, pse na mashtrove atëherë dhe na dërgove te molla e ndaluar edhe pse e dije se ne do ta hamë? Pse na dërgove aty ku duhet të dënohemi?
Dhe më shpjego të lutem se pse në parajsë edhe kafshët flasin? Me çfarë truri vinin në lëvizje ato gjuhën e tyre dhe si artikuloheshin ato? Pse sot nuk munden? Pastaj erdhe ngadalë, me hapa te rëndë dhe pyete me vendosmëri dhe qortueshëm: ” Pse jeni mbuluar para?”

Kjo pyetje mua do të më kishte bërë të skuqem rënd, madje te bëhem edhe i kuqërremtë. Sepse në përkthim d.m.th.: ku janë organet gjenitale? Pse nuk shihen?

Po të kisha qenë unë Adami këtë pyetje nuk do ta kisha kuptuar dhe nuk do t´isha përgjigjur. Përveç kësaj për Adamin dhe Evën ishte tragjike qëndrimi në parajsë. Ata ishin si dy kafshë. Nuk dinin gjë! Nuk dinin të bënin dashuri, nuk dinin se ishin lakuriq, po edhe të dinin të bënin dashuri, nuk do të kishin mundur, sepse Ti ishe vazhdimisht atypari. E po të kishim pasur fëmijë atëherë parajsa do t´ishte shndërruar në vend nudistësh, sepse Ti pate ndaluar edhe gjethin para!

Këtu në tokën tonë nëse dalim lakuriq na dënojnë në mënyre simbolike ose me një gjobë, jo më shumë. Edhe pse sipas librave tu lakuriqësia duhej t´ ishte hyjnore dhe dhurate e parajsës…

E pastaj për një mollë dreqi ta hajë nuk bëhet aq potere qiellore sa të na dënosh në mënyrë kolektive me vdekje! Këtu në tokën tonë nuk dënohet kurrë një njeri aq ashpër, për kaq pak! Madje edhe kriminelet e mëdhenj që kanë të njohshëm në politikë dhe për vepra penale dënohen me kusht. Pse nuk njeh Ti një shkallëzim të tille juridik: me kusht p.sh.? Për një mollë na dëbove nga parajsa.

Merre me mend Ti një herë këtë punë! Ne, shqiptarët, jemi aq bujar dhe ta kishim dhuruar një thes me molla. Futu lirisht në shtëpinë e shqiptarit se nuk të lënë duarthatë! Nuk themi kot:” shtëpia është e Zotit dhe mikut” !Mirë! Çfarë mirë, në fakt shumë keq. Na bëre të vdekshëm, për një mollë! Dhe ka vite që po përpiqemi ta rizbulojmë parajsën. Atë parajsë ku nuk ka vdekje, ku jetohet me miliarda vite…

Unë nuk dua, nuk dua të jem i pavdekshëm! Ti mendove se neve na ke bërë te vdekshëm, por ne e zbuluam një parajsë me të cilën përsëri i ikim vdekjes, sepse ne do të ringjallemi. Unë heq dorë, këtu,me këtë shkrim, publikisht nga ky parajsë. Motive mund t´i marrish me poshtë!

I dashur Zot,
Të falënderoj nga zemra për këtë jetë të rëndë, por këtu dua t´i shpreh mirënjohjen edhe gruas. Ajo ishte fantastike qe vodhi mollën. Ha, ha, unë i dua hajdutet, intriguese janë ato! Pse mendoj unë kështu?

Po të mos kishte ngrënë Eva mollën, atëherë Eva dhe Adami do të kishin mbetur banorët e vetëm në këtë planet. Ose akoma më keq, meqenëse ata nuk duhej të vdisnin, sot do t´ishte mbushur bota me njerëz dhe do te kishin vdekur nga uria, nga etja, do t´kishte pasur biliarda njerëz! E pastaj, nuk ke lënë afër një planet tjetër ku mund të vazhdohet jeta, p.sh. nëse këtu harxhohen patatet kishim mundur te fluturojmë në hënë apo mars dhe kishim marrë disa thasë me vete. Nuk ka!Asgjë!

E pesta: Ne mund edhe ta harrojmë gjithë atë qe thamë deri tani, mirëpo më trego të lutem, pse bëre që ne të jemi pasardhës të kriminelit, jo vetëm të incestit, por edhe të kriminelit. Pse tolerove qe Kaini të vrasë Abelin. Këtu vërtet dua një sqarim shterrrues, përndryshe besimi im e pat!

E gjashta: Pse na duhen kaq shumë fe dhe sekte ? Pse shkruan aq shumë libra, dhe pse përsëri po i korrigjon ato, madje librat i ke shkruar pa vokale, dhe kujt dëshiron t´ia shesësh sot ato libra? Ne planetin tënd gjendja është shumë serioze, shumë delikate, shumë tragjike, shumë qesharake…

Askush nuk dyshon se ka blerë librin e gabuar. Askush nuk ka dyshime dhe askush nuk ndalet të mendojë. Dhe kur askush nuk ven gjërat në dyshim, dhe kur askush nuk mendon, por kapërdinë gjërat e gatshme, atëherë unë kam frikë! Frikë të madhe, Zot i dashur! Këtu shumë njerëz besojnë që ti shkruan libra apo poezi, unë nuk besoj se të tregova që në fillim se jam protestant kronik! Këtu të konsiderojnë shkrimtar e poet.

Madje nuk kane marre të thonë se ke ndërtuar universin për 6 dite, kurse për të shkruar libra të janë dashur vite të tëra, dekada, shekuj!

Disa madje besojnë se Ti je i dobët dhe vrasin për Ty.

Këtu besojnë se Ti ke ndërtua mikro-universin që ne po e zbulojmë me mikroskop dhe makro-universin, që ne po e vështrojmë me teleskop, por edhe pse me këtë fuqi hyjnore, edhe pse ndërton çdo gjë vet, për të shkruar një libër fetar të duhet njeriu dhe nuk e shkruan vet!? Te ne në Tokë, edhe në shkollë nëse shkruan për shokun, të dënojnë…

E din?
Ndoshta dhe ke parë, që kur po na dërgon Ti libra, ne po vritemi si kafshë të egra, dhe të gjitha tërmetet dhe cunamet së bashku nuk kanë vrarë aq shumë njerëz sa njerëzit që lexojnë librat e tua dhe luftojnë duke menduar se kanë të drejtën absolute dhe licencën për të vrarë.

Dhe, me beso, qysh kur kanë ardhur këtu librat e tua, i shtypim gratë. Madje shumë besojnë se keqtrajtimi dhe nënshtrimi janë gjëra hyjnore. Për Zotin po, kështu besojnë! Dhe vetëm në këtë shekull u desh të ndërrohen dhe korrigjohen kushtetuat dhe veprojnë në kundërshtim me dispozitat Tua. Këtu ambasadoret e tu thonë se Zotit i pëlqen diskriminimi! Merre me mend këtë një herë !

Nejse, pastaj na tha se atje ne parajsë ka shumë gra të bukura dhe se mua si mashkull më presin shumë bukuroshe. Këtu, në tokë, mezi mund ta mbajë një si duhet, e ç´më duhet atje një duzinë grash! Nuk dua të ndjehem si në shtëpi publike!

Me ketë e-mail sot unë heq dorë publikisht nga parajsa dhe të pyes se a ka në qiell një vend më neutral, kështu si Zvicra te ne, jo ferr , jo parajsë, por diçka ndërmjet, ku ka argëtim tokësor. Disi si purgatori i Dantes… Shikuar mirë e drejtë grave nuk u konvenon të vdesin, por neve meshkujve, po, bile shumë! Ato nuk i pret askush në parajsë…

Në librin tënd thua se në parajsë qumështi rrjedh si lumë, po kush donë të pijë qumësht sot? Pastaj thua se ka mjaltë, e kush donë ta hajë këtë mjaltë që kushton 2 euro një kg? Kush do t´i pijë dhe kush do t´i haje ato gjëra nuk kam idenë. Për mua parajsa është diçka tjetër: konjak shqiptar, tavë Elbasani, Campari me lëng portokalli sapo të shtrydhur; birrë Peje, verë të kuqe nga Toskana, nga Burgonja, Shamapanjë, proshutë parme, franceze apo serrano spanjolle, suxhuk Prizreni për t´i mos numëruar te gjitha, madje parajsë për mua është edhe ritakimi me ish-dashnoret që kisha dikur, jo tjera.

Për ato më ka marrë malli, dhe këtu në tokë nuk guxoj as t´i shkruaj një e-mail se menjëherë ma mësojnë adresën tënde dhe unë më mirë nuk po ngutem. E keqja është se i kam larg vetëm dy klikime në facebook, por ec e merr guximin…

E shtata : Me teleskop po i përcjellim kantieret Tua në Gjithësi dhe po shoh se Ti vazhdimisht po ndërton…A nuk mendon se ka ardhur koha për reforma ne ferr, në parajsë dhe në tokë? Dhe një pyetje personale: a është e mundur që pas vdekjes të marrë unë rrugën e qumështit kurse njerëzit që nuk i dua atë të kosit? Një gjë harrova: si i ka punët Fridrih Niçe që tha se keni vdekur dhe si po kalon xhaxhi Enver?

Duke pritur përgjigjen Tuaj, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta
Me rekomandimet më të veçanta dhe respektin më miqësor
Me plot besim dhe respekt për besimin cilësor
Shumë ngrohtësisht i Juaji përgjithmonë, vertikalisht, X.


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 10:38 a.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Flitej se ne vitin 2000 universi do shkatrrohet nuk ndodhi,thuhej ne vitin 2002....2005.....2010 te gjitha mbeten vetem fjal tani flitet per vitin 2012 thash e theme qe qarkullojn,nuk dihet burimi i tyre......Shum prej nesh do jemi deshmitar se e njejta do te thuhet edhe per vitin 2020.......

Katastrofa natyrore ka pas ka dhe do te ket ne te ardhmen .....viruset e ndryshem,smundjet,ndrrimi i temperaturave,ngrohja globale jan shkas i ndotjes se ajrit.....

Princi e ka cek nje gje shum me vend perderisa lindin fmij mos frigoheni.....Un mendoi se deri sa lindin fmij,egziston dashuria..(mos i merrni si gjera personale )....jeta ka kuptim....Nese nuk do lindin fmij,nuk do egzistoj dashuria asgje ma nuk do jet interesante,jeta humb kuptimin,e nese kjo ndodh ateher shum nga ne do kerkonim vdekjen, e nese shum prej nesh e kerkojm ajo do na gjej.....At qe ne kerkojm,ajo do na gjej(nuk do te thot vetem nese e kerkojm me fjal)

Nuk them se kijamet nuk do ndodh por e di se nuk jem afer ashtu siq flitet....Nese do i ndegjoja fjalet un sot nuk duhet te isha ketu te shenoi ne forum por duhet te isha per rrug me ik nga ketu ku jetoi,sepse flitet se ne vendin ku jetoi hiq ma larg se neser do ket nje termet .....


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 12:54 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Pershendetje Viva :kafe: :shuplak: :respekt:


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 2:31 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Përshëndetje

Shkatërrimi i tokës do të ndodh dhe do vjen Kjameti, por kur do ndodh kjo? këtë e di vetëm Krijuesi i gjithësisë,Ai e ka krijuar dhe Ai ka për ta shkatërruar dhe tek Ai të gjitha janë me afat dhe datën e skadimit te afatit vetëm Ai e di.
As Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk ka treguar data se kur do ndodh shkatërrimi i kësaj bote,ka thënë se këtë e di vetëm Allahu i plotfuqishëm,ndërsa për njeriun është diçka e fshehët,por edhe pse nuk ka treguar datën se kur do ndodh shkatërrimi,Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) më lejen e Allahut (Gjithëdijshmit) na ka treguar shenja që do ndodhin para se te vij dita e shkatërrimit.Prej shumë shenjave që na ka treguar, 10 prej tyre i ka veçuar si shenja të mëdha.E këto 10 shenja të mëdha, akoma nuk kanë ardhur dhe inshAllah,lus Zotin që të mos jemi dëshmitar të asaj kohe kur do ndodhin këto shenja,sepse do të jenë shumë kohë të vështira,sprova shumë të rënda,Allahu i ruajt besimtaret nga sprovat e renda.
Kur te fillojnë me u shfaq këto shenja,do të shfaqën njëra pas tjetrës,si të kaloj njëra do shfaqët tjetra.

Mendo sikur do vdesësh tani,puno sikur s'ke me vdekur kurrë !


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 2:54 p.m.
 Viva
(@viva)
Beiträge: 9
Active Member
 

Uploaded with ImageShack.us

Uploaded with ImageShack.us

Altini:Princi e ka cek nje gje shum me vend perderisa lindin fmij mos frigoheni.....Un mendoi se deri sa lindin fmij,egziston dashuria..(mos i merrni si gjera personale )....jeta ka kuptim....Nese nuk do lindin fmij,nuk do egzistoj dashuria asgje ma nuk do jet interesante,jeta humb kuptimin,e nese kjo ndodh ateher shum nga ne do kerkonim vdekjen, e nese shum prej nesh e kerkojm ajo do na gjej.....At qe ne kerkojm,ajo do na gjej(nuk do te thot vetem nese e kerkojm me fjal)

cilët fëmijë?
A janë edhe këta fëmijë që Zoti i krijoi?
pse dallim? c'arë ka faj ky fëmijë nga tjerët?
C'farë dashurije në femijë dhe nga kush atë dashuri ?
Kësaj i thuani ju dashuri për fëmijë?


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 3:13 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

1)Ne pergjithsi.
2)Po edhe keta femij jan krijes e zotit.
3)Sikur te ishin te gjith te njejt,nuk do ishte interesant.
4) Asnje femij nuk esht fajtor.
5) Si do qe te jet femijes nuk do i mungoi dashuria e prindit. (perjashtoi kriminelet)
6)Te gjith njerzit nuk kan fatin ta din se qka esht dashuria ndaj femijve.


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 3:33 p.m.
 Viva
(@viva)
Beiträge: 9
Active Member
 

1)Ne pergjithsi.
2)Po edhe keta femij jan krijes e zotit.
3)Sikur te ishin te gjith te njejt,nuk do ishte interesant.
4) Asnje femij nuk esht fajtor.
5) Si do qe te jet femijes nuk do i mungoi dashuria e prindit. (perjashtoi kriminelet)
6)Te gjith njerzit nuk kan fatin ta din se qka esht dashuria ndaj femijve.

Por ku është Zoti këtu te këta këta fëmijë ?
Ju thuani zoti është krijesë edhe e këtyre fëmijëve,pasi çë nuk reagon në kësi raste ti mbronë krijesat e veta që vet krijoi?

3)Altini: Sikur te ishin te gjith te njejt,nuk do ishte interesant.

Pse zoti na ka kriju neve për ti ardhë zotit më interesante ,të bën gara me fëmijët që ai krijoi , cilt po qëndrojnë më shumë nga uria ç'menduri he 'çmenduri të besosh këtë :?:

Zoti krijoi edhe kafshët apo? shikone videon qka bën dora Njeriut!!! Tmerr :lotet:

http://features.peta.org/ChineseFurFarms/index.asp

ç'do gjë që preket nga e keqja është vetë dora e njeriut e jo zotit.
zotin e kanë shpikë të ligët sepse skanë ku të mbështeten,dhe mu aty lind frigën dhe shpikë diçka si mbështetje.
Pse i pasuri ska kohë për ndihmë të Zotit,sepse ska nevojë dhe te ata nuk egziston friga.
Ne jemi ata që thejm ç'do ligjë te Natyres,ne jemi fjala ''e keqja''.ne jemi ata që prishim këte botë '' Dora Njeriut''


 
Veröffentlicht : 17/03/2011 3:54 p.m.
Seite 1 / 3
Teilen: