Benachrichtigungen
Alles löschen

A duhet lejuar shamia ne shkollat publike shqiptare?

137 Beiträge
24 Benutzer
0 Reactions
4,870 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Dardan mos u sill ashtu ,se kta antaret e ton si kan shenu kto shenime ,kjo eshte nje patjeter dhe rregull ne kuran qe femra eshte e obligume te mban mbules ,as zem zem se ka be ket ligj nga veti as Enesi ,kto jan ligjet e Pejngameri qe ka lene ,mos te ngutemi me ofendu njeri tjetrin se ne debat po bejm ,bised e sban mu nxe ashtu ,kto ligje jan te shkrume qe 1500 vjet ,e dikush i perkrah dikush nuk i perkra ,kjo eshte qellimi i Debatit ,dhe te diskutojm si te rriturr qe jemi pa ofendime.....[/i]


 
Veröffentlicht : 12/03/2011 11:33 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Une nuk du ta zgjas shum vetem kam nje pytje per juve te gjithve ai i mohoni keto vargje Kur'anore apo nuk ju besoni

Allahu i Lartësuar, gratë i ka urdhëruar që të mbulohen kur thotë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës)”. Nur, 31.

“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Ahzab, 33.

“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët”. Ahzab, 56


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 12/03/2011 11:46 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

PO Enes une e di qka shenon ne kuram kam lexu dhe shummmm her u permend,por une e bena ate pytje ,Pse ka then allahu kur allahu vet e fali bukurin e femres ,po bjen shum ne kundershtim ,se allahu me pas then ashtu me mbulu bukurin e femres nuk e kish fal te bukur ,kshtu qe puna e krijusit bjen ne kundershtin me shenime shum shum....


 
Veröffentlicht : 12/03/2011 11:50 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

Te mbulohen se bukurin e tyre duhet tja shfaq vetem burrit te vet

Te mbulohen se keshtu ato jane te ruajtura e nuk mund t’i ngacmojne te prishurit

Gruaja eshte si nje margaritar i çmuar te cilen nuk duhet te shfaqet te çdo njeri sepse kjo do te çoje ne shtimin e lakmise se njerezve per ta rrembyer dhe shfrytezuar kete margaritar


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 13/03/2011 12:08 a.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Pershendetje per te gjith juve....Kjo tem esht zgjeruar kogja shum,ne shprehim mendimet tona esht e drejt e secilit,nese nuk kemi te njejtin mendim sdo te thot se jemi armiq....
Me ra ne sy nje thenje ....Mbulesa sherben edhe si mbrojtje per te mos u ngacmuar!!!!!!

Edhe po te jet 5 her e mbeshtjellur nje femer dhe ecen vetem (pa u shoqeruar nga nje mashkull) ne disa lagje te Stambollit ne oret e vona perpos qe do jet e ngacmuar me lloj lloj fjalesh mund ti ndodhin edhe gjera ma te kqija......


 
Veröffentlicht : 13/03/2011 1:44 a.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Pershendetje Altini :kafe: ,

Disa shenime jane ktu qe jane shume te qarta , po disa nuk dojn as me i lexu e leje ma me i pranu .Ti a po e sheh se si ja shtojne ne kllapa ( te kokes ) kinse mbulesa , poashtu mbulimin e krahrorve -stolit .

Une te shenoj se qka shkrun ne Qur-an. Perkthimi ne gjuhe gjermane.
AL-NUR . 32
" Und sprich zu den gläubigen Frauen, daß sie ihre Blicke zu Boden schlagen und ihre Keuschheit wahren sollen und daß sie ihre Reize nicht zur Schau tragen sollen, bis auf das , was davon sichtbar sein muß, und das sie ihre Tücher über ihre Busen ziehen sollen und ihre Reize vor niemandem enthüllen als vor ihren Gatten..."

Ne kete Fjali shihet mire se qka duhet me mbulu dhe qka jane Stolit .
Ne gjuhe shqipe e perkthejn mbulimi i kraherorit , me krahror kuptohet edhe gjyksi . Siq shkrun ne gjuhe gjermane me kjart . Poashtu ne kete fjali esht e qart se qka jane stolit .
Edhe ne kete fjali as qe permendet Koka , siq ja shtojn kta ne kllapa.
Ne kete fjali e sheh mire se qka duhet me mbulu . Edhe me te drejt .

ne fjalin tjeter per mbules qe mos te ngucen prej njerzve te prishur, kinse mbulesa mbron.

AL-Ahzab . 60
"O Prophet ! sprich zu deinen Frauen und deine Töchtern und zu den Frauen der Gläubigen , sie sollen ihre Tücher tief über sich ziehen. Das ist besser , damit sie erkannt und nicht belästigt werden..."

Edhe ne kete fjali shihet shume mire se ska te bej me mbules koke . Se po tregon " damit sie erkannt werden " pra qe te njihen dhe mos te ngucen " belästigt ".
Une nuk mujta me gjet ne kto fjali mbules KOKE .

Shpesh mendoj : po te kishin mundsin " kta " dhe te ken regjimin dhe shtetin ne dore . Shtrohet pyetja : Valle a do te kishin leju kta femra ne shkolle pa mbules ??????????????? !!!!!!!!!!!!!
Sikur qe eshte ne Arabin Saudike qe nuk lejohet asnje liber "Bibla" te kaloj kufijt e te hyn mbrenda .
Ku esht toleranca ktu ????
Eshte e ndalume jo vetem Bibla , po edhe liria e krishterve ne nje Shtet " tolerant ".

Ne fund shkruj : shyqyr qe se kan kta mundsine se jo veq shamija , po edhe Burka e ferexhe me ligj e kishin ba - veq ni sy me ja pa . Kta flasin per toleranc kinse per nje shami (mbules) po keqtrajtohen e skan liri besimi .
Po per "kta" te gjitha ato qe skan mbules apo shami jan dal prej fes - besimit .
Jane disa sure qe me te vertet shkrun se me rendsi eshte zemra e njeriut se sa mbulesa.
Ne postimin me lart qe ju kam pergjegj zem-zem se qka ka shkru aj vet - shihet shume mire se qka eshte me rendsi.

klm i nderuar Altini :respekt: :hallo:


 
Veröffentlicht : 13/03/2011 2:03 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Përshëndetje JinBim !

Edhe unë siç do njeri tjetër jam mëkatar, bëj gabime,nuk jam i përsosur,nuk jam i përkryer,i përkryer e i përsosur është vetëm Allahu i plotfuqishëm.
Për mëkatet e mija e lus Allahun e madhrushëm të më fal,mundohem të ruhem nga mëkatet,aty ku e di që është mëkat nuk e bëj,por prapë se prapë të gjithë njërzit mëkatar jemi,por neve besimtarët përulemi dhe kërkojmë falje dhe pendohemi para krijuesit të gjithësisë.
Unë me aq sa mundëm mundohem të mos jam mendjemadh,sepse mendjemadhësia i përket shejtanit , dhe me vjen keq që unë me shkrimet e mija kam krijuar tek ti përshtypjen,dhe me imagjinoni si mendjemadh,unë nga ana ime në jetën reale mundohem të mos jam mendjemadh,por ndoshta ndo kujt edhe mund t'i dukem mendjemadh,sepse unë mendjemadh nuk jam ,por krenar jam,kam një farë krenaria,unë jam krenar sepse jam i kënaqur me ato të mira qe Allahu m'i ka fal,nuk kam shumë,por aq sa kam Allahut Elehamdulilah i tham.por kam edhe marre,jam i turpshëm,disa gjëra më vjen turp prej Allahut dhe prej njërzve me i bërë.Dhe me këtë krenari dhe turp që kam ndokujt mund ti bëj përshtypje se jam mendjemadh,por për ata njerez qe kanë kontakt më mua në jetën reale e dinë se unë nuk jam mendjemadh,unë jam në gjendje të dëgjoj çdo kënd,dhe flas dhe rri më njerez të të gjitha shtresave,nuk bëj dallime,nuk i nënçmoj njerzit dhe kështu nuk mendoj se jam mendjemadh,por parë se prapë ka raste ,dhe situata të ndryshme që mund të ju dukem njerzve mendjemadh,sepse i pagabuar nuk jam.Allahu inshallah m'i fal gabimet Allahu inshallah më përmirëson.
Ndërsa sa i përket atyre shkrimeve lidhur me konvertimet,ato i bëj të feja islame dhe nuk i bëj për nga mendjemadhësia por i bëj për t'i njoftuar vëllezërit mysliman me një motër apo vëlla te ri mysliman,dhe zakonisht gjatë konvertimeve ka edhe histori interesante.Dhe me vjen mirë kur i shoh njerzit në rrugën drejt xhenetit,jam besimtar nuk jam egoist,atë që e mendoj se është e mirë për vete,ia dëshiroj edhe vëllait edhe te gjithë tjerëve.Kështu na mëson islami.
JinBim nëse neve po diskutojmë këtu për gjëra të ndryshme prapë inati me juve nuk mbaj,nëse di diçka të mirë jam i obliguar nga Zoti të ju tregoj njerzve,dhe tani ata se si zgjedhin të veprojnë është diçka që i përket individit.

JinBim- aty ku kam shkruar për demokracinë dhe lirin,kam pas fjalën për Kosovën për ata unë e kam marr shembull Anglinë edhe SHBA-në ku edhe pse nuk janë vende me shumicë myslimane atje myslimanet janë më të lirë ta praktikojnë fenë se këtu ne Kosovë.

Ma bëni hallall se krejt jashtë teme ishte kjo,por pata dëshirë të i përgjigjem pyetjes nga JinBim.
Allahu ju shpërbleftë për durimin.


 
Veröffentlicht : 13/03/2011 2:48 p.m.
(@al-tini)
Beiträge: 489
Honorable Member
 

Jin Bim flm :kafe: ...Nuk po shoh arsye me diskutu ma shum pas atyre qe i ke shenu ti,ishin shum te kjarata...Nje gje do ishte mir sikur moderratoret ti benin dy tema njera te mbetej A duhet lejuar shamia ne shkollat publike shqiptare?
dhe tjetra mbulesa,,,,,keshtu do largoheshim nga preokupimi se kem dal jasht temes ....


 
Veröffentlicht : 13/03/2011 3:12 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

Pershendetje Zem-Zem :kafe: :respekt: .

Une mendoj se asgje nuk eshte , pse edhe kemi dal nga tema , esht vend per me diskutu .
Prap se prap ne jemi afer temes , nuk e shoh diqka te keqe pse shkrujm me gjersisht .
Me vjen shume mire qe lexova postimin tend . respekt - tash jemi me afer njeri tjetrit .
Askush nuk esht perfekt eshte e vertet , perveq Perendis.
Ka pas disa shenime te cilat jo prej mendje madhsie qe i keni postu , besoj se ke pas qellim te mire .
Mirpo per me livdu diqka qe krenohesh ti , ke ul diqka qe dikush krenohet me te . Eshte e vertet se gabojm , une kam shkru se feja eshte nje tem e ndieshme - shume e ndieshme dhe duhet me pas kujdes prej qdo ane.
Ti vet e ke postu nje fjale se qka shkrun per neve , se si duhet te sillemi si Musliman.
Mburrja , krenaria etj etj etj sa qe edhe falja nuk do te thot se te qojn ne rruge te drejt .
Ne at fjali shihen fjalet e urta dhe Hyjnore se qka eshte me rendsi . E ne qdo fe njeriu po "lufton" per shirt ne boten e perjetshme . Pra Besimi eshte per veti . Eshte edhe "sistem" shoqror qe me te vertet eshte per te miren tone.
Po siq thuhet : krenaria e tepert , Mburrja e tepert , demelia e tepert ..... sa qe edhe ushqimi i tepert jane te demshme per njeriun . Po ashtu edhe extremja siq tregon fjala vet eshte e demshme.
Toleranc duhet me pas . Kur edhe Perendia ka Toleranc pse mos te kemi edhe ne .
Te marrim shembul ne Perendin sa Tolerant eshte. Ne fjalin e postimit tjeter qe te kam shkru shihet mire Urtsia , Toleranca , bamirsia ... .. e Perendis.
Te kish dasht aj I Lumi krejt njerzimin njejt e kish ba poashtu me te njejten fe apo besim.
Per at ne mas mire ( siq thot edhe Perendia ) eshte te nisemi nga vetja . Xhihad = lufta ndaj vehtes . Mas pari te perpiqemi vet te shkojm ne nje rruge te drejt . Te perdorim Mendjen (vetedijen) qe aj na e dhuroj, e mos te na e merr anen "animalja" . Une me shenime te mija skam shkru diqka keq , po kam shkru se si une e kuptoj religjionin , se si une i kuptoj shrimet fetare . Une sjam kunder fes , mirpo ti e din se e ke vrejt se une jam kunder fundamentalizmit apo ekstremizmit. Pa marr parasysh se qfare feje kem mas pari ne jem Shqiptar dhe kemi gjakun e njejt , kemi ma shume te perbashketa ne se sa me arab apo nocione tjera . Mas pari tkam Vlla ty pa marr parasysh a ke besim Islam apo Krishter . Per ata ne te dyt duhet te tolerojm dhe te gjejm nje nen te perbashket .
Une sjam kunder fes , po jam per ndarjen Shtet - Fe.
Nuk ban me qu ashtu shume pluhen per shami / mbules qe ndalohen apo lejohen se nuk esht problem i madh shamija , se para luftes ky problem su kan edhe skemi pas kurr urrejtje ne mes shqiptarve musliman apo katolik .
Per ata mamir te jem tolerant edhe mos ti bajm te mdhaja do pune shami apo q`shami , se feja nuk kqyret bash ne shami . Edhe nese ka ndonje mosmarrveshje duhet me diskutu edhe vet na me gjet zgjedhje e jo mos me lshu pe vetem kshtu eshte -

klm i nderuar Zem zem.


 
Veröffentlicht : 13/03/2011 3:24 p.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 

Jin Bim flm :kafe: ...Nuk po shoh arsye me diskutu ma shum pas atyre qe i ke shenu ti,ishin shum te kjarata...Nje gje do ishte mir sikur moderratoret ti benin dy tema njera te mbetej A duhet lejuar shamia ne shkollat publike shqiptare?
dhe tjetra mbulesa,,,,,keshtu do largoheshim nga preokupimi se kem dal jasht temes ....

EDHE UNE JAM I MENDIMIT TEND, KAME CEKUR EDHE ME HERET TE BEJME EDHE NJE TEME " MENDIMI PERSONAL PER FENE ISLAME" SEPSE QKA ESHTE DUKE U SHKRUAR KETU NE KOHET E FUNDIT ME SE PAKU KA TE BEJ ME TEMEN...DHE NE QE JEMI MOMENTALISHT DUKE SHKRUAR KETU E DIME SE PER QFAR BEHET FJALE, POR NESE VIE DIKUSH I RI DHE DONE TE JAPE MENDIMIN PER TEMEN, PAS LEXIMIT TE DISA SHKRESAVE NUK DO TE DIJE SE PER QKA BEHET FJALE KETU...
ESHTE GJYNAH I VOGEL NESE NUK E NJEF FENE ISLAME...POR ESHTE GJYNAH SHUME I MADHE NESE NUK E NEJF, POR JEP MENDIM PER FENE ISLAME...
EDHE PSE NE KOSOVE SHUMICA I PERKASIN FESE ISLAME, NUK GUXOJME TE HARROJME SE KOSOVA NUK ESHTE SHTET ISLAM... REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KOSOVES NUK DO SHKELE TE DREJTEN E MYSLIMANEVE POR AS TE KRISHTEREVE APO ATEISTAVE...
NESE SHAMIA PER MUSLIMANET NUK ESHTE VETEM SIMBOL, NDOSHTA EDHE KRYQI PER KRISHTERET NUK ESHTE VETEM SIMBOL...
EDHE DIQKA... ( FARZ=OBLIGIM ) ( SYNET= MIRE, SEVAP ) QE TE MOS NGATERROJME SE QKA ESHTE OBLIGATIVE E QKA VETEM MIRE ME BER...
EDHE DISA GJERA JU KISHA LUTE MOS TE SKRUANI DIQKA PA LOGJIKUAR FARE:
MISHI I DERRIT NUK HAHET SE ATEHER NUK KA PASE FRIGORIFERA, APO NE ARABI NXEHT E JU KA PENGUAR YNDYRA...
MJEKRRA SE NUK KA PASE ZHILETA, SE VETE FAKTI SE EDHE ATEHER NUK KAN BARTUR TE GJITHE MJEKERR TREGON SE KA PASE MUNDESI ME U RRUAJTUR...
MBULESA SE ATJE ESHTE NXEHT E ME U MBROJTUR NGA DIELLI...
APO EDHE TJERA ARSYE QESHARAKE PA LOGJIKUAR FARE...
KURANI ISHTE NE ATE KOHE SHUME PERPARIMTAR DHE ESHTE EDHE SOT, POR VETEM DUHET ME JU PERMBAJTUR...
ASGJE NE KURAN NUK KA TE BEJE ME KOHEN, SE ASKUND NE KURAN NUK SHKRUAN SE VLENE NGA KJO DATE DERI NE KETE DATE...POR PERKUNDRAZI SHKRUAN SE ESHTE LIBRI I FUNDIT QE ERDHI NGA ZOTI DHE NE TE ARDHMEN AS NUK DO KETE PENGAMER TJERE AS LIBRA TJERA...DHE SE KY LIBER ESHTE I MBROJTUR NGA ZOTI QE ASKUSH MOS MUNDET TA NDERROJ...GJUHA ARABE ESHTE GJUHA E VETME QE NUK KA NDRYSHUAR QE NGA ARDHJA E KURANIT, C´DO FJALE KA KUPTIMIN E NJEJTE SI PARA 1400 VJETEVE... ( KUSH NUK BESON MUNDET TA GJEJE EDHE NE INTERNET )...PRA KURANI ISHTE NE ATE KOHE AKTUEL DHE ESHTE SOT DHE DO TE JETE DERI SA TE EKZISTOJ KJO BOTE...KUSH DONE I PERMBAHET E KUSH NUK DON, BEN C´KA TE DOJE VETE...POR NJE ESHTE FAKTE SE TE GJITHE DO TE PERGJIGJEMI NJE DITE PER TE GJITHA QE KEMI BER...

SHAMIA NE SHKOLLAT PUBLIKE NE KOSOVE...DUHET LEJUAR DHE DO TE LEJOHET...DHE KOSOVA DO TE VAZHDOJ TE ZHVILLOHET NE NJE SHTET KU SECILIT DO JA RESPEKTOJ TE DREJTAT PA MARRE PARASYSH NACIONALITETIN APO FENE..!
JU PERSHENDES TE GJITHEVE... :respekt:
LEA- PASI TI E DINE QE UNE NUK KAME DESHIR TE HAPI TEMA, TU KISHA LUTUR TA HAPESH NJE TEME ME TITULL "MENDIMI PERSONAL PER FENE ISLAME" KU SECILI DO TE JAP MENDIMIN APO DO TE SHTROJE C´FAR DO PYTJE QE KA TE BEJ ME ISLAMIN...E UNE ME SIGURI SE DO JEM NDER TE PARET QE DO TE SHKRUAJ NE KETE TEME...
;-)


Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

 
Veröffentlicht : 13/03/2011 11:26 p.m.
(@algea)
Beiträge: 19
Eminent Member
 

Kur shkelet Liria e nëj individi ,shkelet një popull.
SHteti Kosovës bëhen Thirrës për liri, ndërsa shkelin lirinë; thirrësve për paqe, ndërsa shkaktojnë dhunë e urrejtje; thirrësve për mirëqenie, ndërsa prodhojnë kriza e probleme; thirrësve për bashkëjetesë, ndërsa dëmtojnë familjen, fqinjin e shoqërinë; thirrësve për tolerancë e respekt të ndërsjellë, ndërsa shtypin e keqpërdorin të tjerët; thirrësve për bashkim, ndërsa përçajnë zemrat e njerëzve. Këta janë thirrës në shkatërrim. Thirrës për në mjerim e dëshpërim të Përhershëm, si në këtë jetë Kalimtare, edhe në Amshim.
Mëkat është ti miret liria një individi që ka dicka personale.


 
Veröffentlicht : 03/04/2011 3:06 p.m.
(@algea)
Beiträge: 19
Eminent Member
 

Nuk do hyjë lënda fetare – edukimi hyjnor, në sistemin shkollor, përderisa ti e unë e tjetri nuk e përmirëson gjendjen e tij.

Zoti na forcoftë në rrugën e Tij!


 
Veröffentlicht : 03/04/2011 3:43 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

SHum mendime te mire kemi te gjithe njerzimi, jame shum e sigurt se mendojne te gjithe ket mendime':
'' Te gjithe deshirojne te shkojne ne Parajs ,por askush nuk deshiron vdekjen'' edhe pse vet si kam keto rregulla me shami por prap e rrespektoj ,ne librin e shejt na udhezon si fitohet parajsa pamar parasysh a besoni apo e mohoni ajo egziston bote tjeter dhe jemi te udhezum si ta fitojm e tash mvaret ngga ne se qfar vepra bejme por kursesi sban me ja mohu dikujt tjeter qe e done ate rruge dhe besone ne te.


 
Veröffentlicht : 25/04/2011 12:36 p.m.
 Erdi
(@erdi)
Beiträge: 426
Reputable Member
 

Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat ) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre… (Er –Ra’d: 11).

Gjatë muajve e ditëve të kaluara kishim probleme të njëjta si sot, me temë “Si dhe a duhet të hyjë apo të futet lënda e edukatës fetare në shkolla publike”, një temë kjo mjaft e diskutueshme, po përsëri vazhdojnë probleme të njëjta e të vazhdueshme, vetëm tash me temën ”A duhet të hyjnë dhe të lejohen apo jo vajzat e mbuluara me shami në shkolla publike”? Nuk ka më rëndë sesa në vendin ku ke lindur e jeton, të mos posedosh të drejtat më parësore, e lëre ato dytësore.
Më kujtohen ditët kur ishim të okupuar dhe gjithnjë mendonim se një ditë, nëse do të vinte, nëse do bëheshim të lirë, - do të kishim të gjitha të drejtat që nuk i kemi pasur e sot?…...
E pyes veten dhe të tjerët: Ku jemi ne sot? A jemi të lirë dhe a i posedojmë të drejtat që ëndërronim dikur?!

Shamia problem aktual

Sot jetojmë në një kohë mjaftë dinamike, kur zbehen vlerat shpirtërore tek njeriu e ne mundohemi t’i sqarojmë e të flasim për çështje që janë të ligjësuara me kushtetutë, e nuk praktikohen fare. Kosova ka shumë probleme të tjera, për të cilat duhen folur, dukuri negative në shoqëri, si: droga ,duhani, alkooli, prostitucioni etj. etj., mirëpo, me keqardhje e them kohën që ka zënë të ftohet, në ditët në vijim e nxehën mediet e gazetat e ndryshme me manipulimin e çështjes së mbulesës, me si “afishe”: “A duhet të lejohen vajzat me shami nëpër shkolla publike”? Çfarë tolerance është kjo! Ku jeni ju që thoni se ne jemi shtet demokratik evropian dhe shtet shekullar, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe i posedojnë të drejtat e tyre, e këndej?...
Kur themi se jemi qytetarë të këtij vendi, atëherë edhe ne i themi se edhe ne duhet t’i kemi të drejtat e njëjta si nxënëset në shkolla.
Shtrohen pyetje, për të cilat ka përgjigje të shumta.
Pyes: Pse, i penguakan vallë, mësuesit e drejtorët tanë mbulesa a shamia? Pse nuk i pengon mësuesit e drejtorët e shkollave kur nxënëset e tyre shkojnë në shkollë të zbuluara, gjysmë-lakuriqe?A nuk e thyejnë ligjin ato?! Pse ... e pse nuk i pengojnë ata shumë dukuri negative, si:droga, dhuna, huliganizmi, prostuticioni ,alkooli etj., që janë përhapur gjithandej.
Në shkolla mësimit duhet t’i paraprijë edukimi e jo dhuna. Ministria e arsimit, në vend që të marrë masa për parandalimin e këtyre dukurive negative në shkolla, bën të kundërtën, shkel të drejtën e besimit dhe të arsimimit.
Shamia, siç e dimë, ishte diskutuar në disa shtete evropiane, si në Turqi, Francë etj., dhe atje nuk u alarmua shtypi, kurse në Kosovë?
Pyes përsëri: Çfarë lirie? Çfarë e drejt? Çfarë tolerance është kjo kur s’mund të shfaqim lirinë e fesë ashtu si dëshirojmë? Kur të thuash shtet demokratik, nuk është e drejtë, është padrejtësi t’i kufizosh mënyrën e veshjes së dikujt, ngase secili ka lirinë e vet për të zgjedhur. Këtë e kemi të ligjësuar në bazë të konventave ndërkombëtare, se duhet të ketë respekt për përfilljen e besimit në çfarëdo forme qoftë. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpër shkolla, universitete e në parlament etj. nuk e ndalojnë shaminë. Pyesim përsëri: Athua pse nuk e ndalojnë?
Sepse nuk kanë ligje apo për çfarë? Jo për atë, por më duket se ata e konsiderojnë se është çështje e fesë e një religjioni dhe, në anën tjetër, kanë respekt dhe ata kjo nuk i pengon asgjë, por një shqiptar që i përket të njëjtit religjion, e pengon shamia, a thua pse? Më duket se: ose nuk e njohin fenë e vet, ose nuk duan të
kenë respekt për fenë që i përkasin. Nxënëset nuk i kundërshtojnë ligjet, veçse ju i kundërshtoni të drejtat e tyre për shkollim. Nëse ato i mbulojnë kokat e tyre, nuk do të thotë se i kanë të mbuluara edhe mendjet e tyre, sepse shamia nuk është peng për shkollim dhe as për studim. Shamia është obligim fetar e jo simbol fetar; ne duam që ju të bëni dallimin në mes termave shami dhe ferexhe.
Profesorët tanë i pyesim?
Mos harruat dhembjet e okupatorit kur na përjashtonin nxënësit tanë nga shkollat e studentët nga fakultetet?! E tani këtë e bëni vetë! Mendoj se e vetmja zgjidhje për ta ruajtur qetësinë fetare, është respektimi dhe toleranca e të drejtave të njeriut për të shfaqur lirinë e fesë ashtu si dëshiron secili, sepse qëndrimi i palëkundur i vajzave me shami është „Shamia obligim fetar - ku ishte dje, është sot dhe do të jetë në të ardhmen


ju pershendes

 
Veröffentlicht : 25/04/2011 3:47 p.m.
(@ylli_polar)
Beiträge: 30
Eminent Member
 

Pyetje me vend.
.........Mendoj veshja e njeriut nuk karakterizon pasurinë e mbrendshme,dhe veshja e secilit është e drejta personale e atyre .Po pse vallë asnji nuk kritikon mjekrrat dhe veshjet e Izraelitëve(Judëve)? Por thuhet nji fjalë nqoftëse nuk ke punë luaje derën.Unë mendoj se më shumë rëndësi duhet kushtuar atyre që miren me lëndë narkotike dhe që mund të shëmtojnë ardhmërinë tonë se sa me nji shami që nuk lëndon asnjërin.Për mua e drejta personale është veshja e secilit,dhe nuk duhet me a cenuar atë gjë.Lexova këtu nji që shkruan se nuk i kisha as në rrugë me dal e jo më në shkollë,por kuptoj njeriu sa din dhe flet.E kemi nji të keqe se as nuk lodhemi ta kuptojmë tjetrin .!!mi
Me shami apo pa shami
Mos harroni jemi nji
Na lidh nji gjuhë e nji gjak
Toleranca le të jetë pasuri
Se vetëm ashtu do të mbijetojmë
Si Shqiptari ..........RESPEKT


 
Veröffentlicht : 13/08/2011 12:59 a.m.
Seite 9 / 10
Teilen: