Benachrichtigungen
Alles löschen

Poezi te Dashuris

157 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
8,091 Ansichten
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Në emër.....
________________________________________
Në emër të jetës
Jeto për mua!
Në emër të dhimbjes
Vuaj për mua!
Në emër të dashuris
Më thuaj TË DUA!
E kur të vdes un
Ti të jesh me mua!
________________________________________
________________________________________
Një këshill
________________________________________
Një këshill: ke kujdes!
Një kërkes: mos ndrysho!
Një dëshir: mos më harro!
Një genjeshter: nuk të dua!
Një e vërtet: më mungon për jetë!
________________________________________
________________________________________
Dy zemra
________________________________________
Dy Zemra lindin
Dy Zemra qeshin
Dy Zemra qajnë
Dy Zemra vdesin.
________________________________________
________________________________________
Nuk më duhet
________________________________________
Nuk më duhet kjo jetë
Nuk më duhet kjo rini
Kur s'të kam afër meje
Gjithmonë do të vuaj për ty

________________________________________


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:34 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Unë për ty
________________________________________
Unë për ty e shes traktorin,
me gjith okumllatorin,
oj prepalic,
si ma preve zemren me brusalic,
tu m'shetit naper ulic, me kolic
ma theve komen, me bone për n'bullnic!
________________________________________
________________________________________
Pyete Zemrën tënde!
________________________________________
Nëse je i vetmuar,
nëse je në mendime,
pyete zemrën tënde!
A e don zemrën time?
E kam një dëshirë,
është shumë e thjesht,
të isha afër teje,
tjetër s'kisha desht!


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:35 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Në mesin e natës
________________________________________
Në mesin e natës,
në terrin e zi,
unë rri e zgjuar,
dhe mendoj për ty!
________________________________________
________________________________________
Pa ty!
________________________________________
Pa ty bota e humb kuptimin,
pa ty dielli e humb shkëlqimin,
pa ty dita më erësohet,
pa ty nata nuk kalohet,
pa ty ëndra nuk ëndërohet,
pa ty zemra më helmohet!
________________________________________
________________________________________
Ti fali
________________________________________
Ti fali syt, nëse ti i shikon!
Ti fali duart, nëse ti i shtërngon!
Ta fali shpirtin, nëse ti më përqafon!
Ta fali zemrën, nëse ti më don!
________________________________________
________________________________________


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:36 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Të DUA
________________________________________
Të dua - më don
të kujtoj - më kujton
të kam në zemër - në zemër më ke!
por e keqja është, se larg meje je!
________________________________________
________________________________________
Zemra zemrës
________________________________________
Zemra zemrës po i thret,
hajde hajde mos rri vet,
le të gzohen zemrat tona,
se krejt bota është e jona!
________________________________________
________________________________________
Dëshiroj
________________________________________
Dëshiroj të shof me sy,
të mos më djeg malli për ty,
sikur të isha reze hane,
do të hi në dhomën tande,
vetëm ta dish se sa të dua,
s'do tjetosh as një orë pa mua!
________________________________________
________________________________________


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:37 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Kur të pash
________________________________________
Kur të pash më lindi simpatia,
kur më buzëqeshe e dita se qenka dashuria,
por kur më fole e dita,
që do t'më thaush të dua,
këtë e vrejta nga buzët e tua!
________________________________________
________________________________________
Hapi krahët shpirti im!
________________________________________
Hapi krahët lartë në qiell,
ti për mua je diell,
por e lumtur prap nuk jam,
se TY afër nuk të kam!
________________________________________
________________________________________
Të dua....
________________________________________
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s'të harroj!
________________________________________
________________________________________
Do të flas për ty!
________________________________________
Unë jetoj, se të dua shum!
syt e tu, i shoh edhe në gjum!
Jetën do ta jap, për tënden dashuri!
në varr kur do t'më pyesin,
do të flas për ty!
________________________________________


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:37 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Sy....!
________________________________________
Sy të zi ka plot,
por ata jan të kotë,
i vetmi për mua,
je ti në kët botë!
________________________________________
________________________________________
Zemër.......!
________________________________________
Më mir i varfur,
zemër PATRIOT!
Se sa i pasur,
e zemër IDIOT!
________________________________________
________________________________________
Malli për ty!
________________________________________
Malli për ty, frymën mandali!
Eja tek unë, një puthje ta fali!
Kur t'mi puthish buzët e mia,
e din o shpirt, qka është dashurija!
________________________________________

Të Kam Ëndërruar...

Mbi dritare nata derdh qetsinë
dhe shiu i furishëm shoqëron vetminë.
Lart në qiell të errët dy sy shkëlqejnë
një zemër të vetmuar e mbushin me shpresë.
Heshtja mbretëron...
Dy sy të vegjel ngadal mbyllën
një buzëqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset në kërkim të ëndërrës së tij...
Ngadalë lundron në detë
dhe ngritet e fluturon në qiell
me dy sy që shkëlqejnë atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzëqeshja mbledhë krahët
dhe kthehet në qerdhen e vetë...
Sërish heshtja mbretëron...
dhe sytë e vegjël hapen me nxitim
tani dielli i posalindur ndriqon.
" Të kam ëndërruar,"
një zë tingëllon
dhe...
sërish heshtja mbretëron...

"ZEMËRIMI YT"

Si diçka normale mbi mu i lëshon fjalët
harron se në shpirt ato fort më vrasin
fjala ik si lumi... kurrë ajo nuk ndalët
fjalët që lëndojnë... fjalët që bërtasin.

Në gjumin e natës një zë tingëllon
se di pse në zemër vuaj përsëri
ti me zemërimin tënd sa shumë më helmon
sa ndjenja vret në zemër... jo jo ti se di!

Fluturon dhe ngulet thellë në ndjenjën time
fjala e thënë vend i len zemërimit
dhe një natë pa gjumë... një natë me mendime
zemra kur të qetësohet vend si len pendimit!?


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:39 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

"TANI JAM PA ZEMËR TEK TI MË KA MBETË..."

Do të bëhem puthje përkdhelim tundues
do të bëhem ëndërr në netët e tua
do të bëhem dashuri, pasion përcëllues
ti je jeta ime "të dua" " të dua"...

Tani jam pa zemër tek ti më ka mbetë
nën dritën e hënës fjalë e përshpëritur
për ty unë kam lindur, ty unë të kam jetë
ti je yll i bukur unë jam qiell i ndritur...

Të lutem më kupto drejtë
eja më dashuro si dikur,
ma gëzo zemrën e shkretë
mos ma thyej edhe më shumë
ajo është zemër e jo gurë
më ndihmo o Zot
sepse e dua më shumë se çdo gjë në botë
nga ai ....dua dashuri të përjetshme e jo vetëm lotë?!

Puthje e Pafajshme...

Afër shpirtit tim fshehurasi kalove
buzët flakë të kuqe si trëndafil të ngjashme
të putha me shikim s'e di çfarë mendove
më fal zemra ime ishte puthje e pafajshme!

Puthje me shikim e bukur tunduese
u afrove afër hyre në shpirtin tim
zemrat u tërbuan dashuri përveluese
buzët flakë ndezen puthje pa mbarim...

Në thellësi të shpirtit do jetë e perjetshme
brishtësi e shkruar nga zjarri i dashurisë
pafajsia e puthjes do jetë e pavdekshme
ëndërr që jeton në qiellin e lumturisë...

"LOTËT E SHPIRTIT TIM"

E përlotur e fyer me zemrën e coptuar
dashuri e pastër
sonte për ty vuaj!
Krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti s'do pushoj
me vite - me muaj!

Lotët që unë i derdha, ty në shpirt s'të kanë prekur
vaji i shpirtit tim
për ty është një lojë
lulët mbi zemrën time të fyer të vdekur
ikja e pakthim
më vrau më thërmojë!.


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:39 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Hapu o varri im i ndjenjave të mia
digju shpirti im
flakëve të dashurisë
ai kurrë s'më ka dashtë, e mua po më vret vetmia
zemrën ma mbuloi
hiri i padrejtësisë!

Shkretëtirë e pafund, pa ty më duket jeta
çofsh i lumtur ti
mbi vajin e shpirtit tim
plagë e zemrës time, duke qarë unë mbeta
vdekja m'u afrua
jeta s'ka kuptim!?

"LOTËT E SHPIRTIT TIM"

E përlotur iefyer me zemrën e coptuar
dashuri e pastër
sonte për ty vuaj!
Krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti s'do pushoj
me vite - me muaj!

Lotët që unë i derdha, ty në shpirt s'të kanë prekur
vaji i shpirtit tim
për ty është një lojë
lulët mbi zemrën time të fyer të vdekur
ikja e pakthim
më vrau më thërmojë!.

Hapu o varri im i ndjenjave të mia
digju shpirti im
flakëve të dashurisë
ai kurrë s'më ka dashtë, e mua po më vret vetmia
zemrën ma mbuloi
hiri i padrejtësisë!

Shkretëtirë e pafund, pa ty më duket jeta
çofsh i lumtur ti
mbi vajin e shpirtit tim
plagë e zemrës time, duke qarë unë mbeta
vdekja m'u afrua
jeta s'ka kuptim!?

"Natë e pa fund"

Sonte një zjarr e kam në zemër
Endem e pashpresë, vallë ku je o shpirti im
Loti më pikoi, të thirra në emër
Rrugët e shkreta mbytën zërin tim?!

Dritare e mbyllur adresë e pashkruar
Kërkoj unë e mjera si një zog e trembur
Puthje e padhënë zjarr i pashuar
Zemër që vuan në shpirtin e shembur.

Loti më pikoi, nata me mu foli
Yjet lart në qiell qanin bashkë me mua
Nga thellësia e shpirtit veç një fjalë më doli
Hape dritarën tënde, se e dinë shumë mirë se sa të dua...

Heshtje e strukur në natën e pa mbarim
Të ftohtit e natës e vrau zemrën time
Lotët unë i derdha për ty shpirti im
Dritare e mbyllur dashuria ime!

Poshtë dritarës tënde zemra më pushoi
Syri im me lotë deshi të të fliste
Fjala në fyt më mbeti, shpirti më vajtoi
Dritare e mbyllur ai më s'më priste.!

Loti i Dashurisë"

Ra loti pikoi iku dashuria
e fshehur nën hijen e mobesimit
qau zemra
shpirti vajtoi
këndoi zemra me nota vajtimi!

U shemb ndjenja vdiq ne zemër
qielli u përmbys
nga dhembjet dëshpërimi!
Do vdes në shpirt, thellë një emër
i tretur
i humbur
si një lotë jetimi!

Kam mallë vuaj, dashuroj se di,
ikjet e pafund
dashuri e fikur!
Ti do jesh gjithmonë në lotët e mi
sa të desha ty...
kurrë s'ke për ta ditur!

Cfarë ndodhi me yjet
pse humbën shkelqimin,
çfarë ndodhi me diellin
pse nuk bënë më dritë,
çfarë ndodhi me ty
ku e le betimin,
çfare ndodhi në zemrën time - kurrë s'ke për ta dit?!


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:40 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Ra loti pikoi
u ngul në shpirtin tim
zemra filloj vajin - me këngen e mallkuar!
Unë tash jam e vdekur
pa ty...
një lotë dashurie - një lotë i harruar.!
u bëra pre e tradhëtisë - mbeta gjithmonë lotë i dashurisë.!

Të dashuruar në Internet...

Çudi sa të lumtur ishim,
sikur kishim kapur retë,
s'pushonim së foluri kur u njoftuam unë e ti
në internet!

Ku i gjenim vallë tërë ato fjalë,
atë dialog që fund s'kish...
Natën s'na zinte gjumi
duke pritur ditën të vinte
sërish...

Sa netë pa gjumë ia falum njëri-tjetrit,
unë ty e ti mua,
sa puthje e epshe i shkëmbyem në telefon
e sa fjalë " Të Dua, Të Dua "...
Edhe pse ne ishim larg, por dashuria na bashkonte,
ajo edhe më shumë ndaj njëri-tjetrit na afronte...

S' ishim parë kurrë,
Por kjo ç'ka rëndësi?
Kur ty të dukej se je unë
e mua më dukej
se jam ti!

Eh, sëfundi kuptuam
se s'ishim vetëm shpirtëra...
por erdhi ai moment
ngopje apo urie?!
(qe moment gjenie)
kur unë doja të vija tek ti,
apo ndoshta
doje të vije ti tek unë...


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:41 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Sa netë pa gjumë ia falum njëri-tjetrit,
unë ty e ti mua,
sa puthje e epshe i shkëmbyem në telefon
e sa fjalë " Të Dua, Të Dua "...
Edhe pse ne ishim larg, por dashuria na bashkonte,
ajo edhe më shumë ndaj njëri-tjetrit na afronte...

S' ishim parë kurrë,
Por kjo ç'ka rëndësi?
Kur ty të dukej se je unë
e mua më dukej
se jam ti!

Eh, sëfundi kuptuam
se s'ishim vetëm shpirtëra...
por erdhi ai moment
ngopje apo urie?!
(qe moment gjenie)
kur unë doja të vija tek ti,
apo ndoshta
doje të vije ti tek unë...

Dhe erdhem...
e bashkë me ne erdhi edhe
zgjimi
i dashur,
ekrani duhej të kishte pasqyrë
që t'na ruante nga
zhgënjimi!!!

" NUK E DUA JETËN TIME "

Nuk të dua më, o jetë,
as nuk dua në ty të rrojë,
ngase je e pavërtetë,
e përse në ty të jetoj?

Tani se dua as dritën e diellit,
se dua më as dashurinë!
edhe nëse jetoj në zjarr të tmerrit,
më në ty s'dua të rri.

Mos vajtoni as ju oj qyqe të mjera,
se s'dua t'ju dëgjoj as zërin më,
se lumturinë më mori era,
e në këtë jetë më askund vend nuk zë.

Po bëjë lutje, e pse o Zot s'më dëgjon,
po e thërras vdekjen, e pse nuk vjen?
E çka o jetë tani nga unë kërkon,
kur e gjithë rininë më shkatërron?!

Mjaft o jetë më mundove,
s'më le vend askund në këtë botë,
mjaft dhembje më shkaktove,
e dhembjen time e dëshmojnë këta lotë.

O, mos ago as ti o dritë,
se më shumë më pëlqen nata,
errësirën tani jam duke e pritë,
ngase kurrë lumturi në këtë jetë nuk pata.

Ah sikur ta dije, se sa të urrej,
t'ma merrje shpirtin këtu tek shkruaj,
që ti s'më do mua, unë e vërej,
e përse më lë që të vuaj?

Ka kohë që po të kërkoj,
e askund nuk të gjej,
në çdo vend po gjurmoj,
Vallë?! Ku je mshef?

Po! Tek unë nuk pate mëshirë,
që në këtë moshë ta urrej jetën,
të vdes ndoshta është më mirë,
nga ky tmerr ta shpëtojë vehtën.

Mos ke mëshirë për mua,
eja e më shpëto,
se jetën më se dua,
të lutem, mos më tradhëto.

Më shpëto nga këto vuajtje,
nga këto lot, nga ky pikëllim,
ah, moj mendje çfarë nuk bluajte,
në këto ditë, që po ngdhinë.

Ka filluar të bëhet ditë,
ah, moj natë ti mos kalo,
eja vdekje, se jam duke të të pritë,
mos kështu, mos më tradhëto.

Mjaft më tradhëtove mbi këtë dhe,
mjaft më le duke të pritur,
jo, për mua s'ka ditë të re,
se drita ime tani është fikur.

Po të kërkoj në dritë të qiriut dhe në mesin e humnerës,
të lutem, eja e mos më tradhëto,
eja e merre këtë shpirt të fatëzezës,
e nga këto vuajtje më largo.

Unë jam një e mjerë,
në këtë botë jam pa dashuri,
e pa fat unë paskam lerë,
që t'mos njoh unë kurrë lumturi.

Nuk dua më të pres,
nuk dua më të jetoj,
por dua që të vdes,
se të nesërmes nuk i besoj.

Të prita dje, të prita dhe sot,
do të pres ndoshta me vajë e lotë,
por kur vdekja më afrohet,
atëherë ndoshta do të pendohem.

Oh, të lutem më trego se ku je,
se nga malli do të verbohem,
të lutem eja, se të pres,
se zemra e shpirti do t'më shkatërrohen?!


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:42 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Por ja, jeta na zhgënjeu,
na largoi të dy, të dy
zemrat na i theu, dhe s'dua që kësaj jetë t'i thojnë,
kur njëri larg tjetrit po jetojmë.

Në atë çast unë ndihmë kërkova,
para Zotit u gjunjëzova,
O, Zot! Në zemër një plagë të rëndë e kam,
edhe në këtë jetë e mallkuar jam.

Në shpirtin tim, fle zemra jote,
dhe tani jetoj vetëm me shpresë,
kjo dritë s'më lë vend askund,
andaj më mirë është që të vdes.

Me lotë filloj të shkruaj,
me shpirt po digjem, e me zemër vuaj,
përse kjo jetë më tradhëtoi,
e përse tani të jetoj?

Vuajtja tek unë gjithmonë mbretëron,
e rruga e varrit më perëndon,
më mirë të vdes, se të jetoj,
se këto vuajtje s'mund më t'i duroj.

Përse, o Zot kaq më mundon,
e zemrën dhe shpirtin ma ´,
fatin tim gjithmonë ta vajtoj,
e në rininë time, vdekje të kërkoj.

Mallkuar çoftë emri dhe jeta ime,
mallkuar çoftë kjo jetë me mundime,
gëzim për zemrën time, se di përse s'ka,
kjo zemër e shkretë si lule është tha.

Këtë shpirt të lutem, mos e merr,
se aty jeton një i mjerë,
largoni këto vuajtje, e këto lotë, që kurrë nuk pushojnë,
e pa fat jam në jetë, dhe kur nuk shoh dritë të vërtetë.

E mallkuar është kjo zemër,
andaj leri këto sy të mallëngjyer,
që edhe njëherë të shijojnë atë dritë të pakët që e kisha,
e tani dua që t'më harrosh.

Frymëzimi im i pa fat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për kënd të flas, e për kënd të shkruaj,
e përse më bën që kaq shumë të vuaj?

Jam shkrirë, në jetë jam tretur,
e tëra kërkoj të vdes, të shkoj në dhe,
të pushoj, të bëhem tokë,
trupi yt për të më shkelur.

E të bëhem pluhur, që kurrë s'do të kesh për të më vërejtur,
bashkë me pranverë po largohem edhe unë,
kur t'më kujtojnë shokët e shoqët, le të shiqojnë në dhe,
se aty pushon një turp, që dikur i deshti shumë,
dhe ja, tani u bë për ta shkelur edhe ju!.

Po nënës time, vallë kush do t'i jep ngushëllime,
në ankthe të jetës le t'më kujtojnë,
nganjëherë le të vjen tek varri,
le ta shiqon varrin tim aty ku shkruan:
"Amanet, më kujtoni nganjëherë"?

Amanet më kujto nganjëherë,
më përqafo prej së largu,
së paku një herë në vit,
se për mua nuk do të ketë as pranverë,
as s'do të zbardh kjo e mjera ditë.

Mos e harro shifrën që të don,
kthema dritën, se ky zjarr më përvëlon,
mos u largo nga gjiri im,
se s'ka kush pas teje, t'më jep ngushëllim.

Përse kështu më tradhëtove,
don që t'ma shuash të vetmën dritë,
zemrën dhe jetën ma helmove,
andaj kthehu, e mos shko, o shpirt.

Të kërkoj vdekjen, më dhimbet jeta,
e kur s'të kam pranë, qajnë sytë e mi,
andaj prapë më e mirë është vdekja,
kur s'kam ku të gjej unë lumturi.

Në ëndërr të shoh, kur sytë e mi lotojnë,
në netët pa gjumë, ndiej zemrën që vajton,
kërkoj hijen tënde në muret e dhomës sime,
e mëngjesi agon, por vuajtjet nuk pushojnë.

Në lotët e mi, një melodi e re,
ma shuan mallin, nuk më len të vdes,
ditët kalojnë por asgjë nuk ndryshon.

Koha shënon vuajtjet e mia në ditar,
sytë e tu nuk më len të qetë,
ah, ky kujtim
dashurinë e humbur kërkon.

Ky rrembesh shiu, kujtimet m'i riktheu,
ma pushtoi shpirtin zemrën ma theu,
kohën e pranverës së kaluar mua ma kujtoi,
atëherë kur zemra ime në tënden jetoi.

E tani u larguam! Jetë pa mëshirë!
Po bredhi nëpër rrugë, çdo kund po gjurmoj me shpirt të tretur,
në çdo pëllëmb po të kërkoj,
po e thërras vdekjen, nga ky zjarr të më shpëtoj.

Por, vallë! Jeta a sillet me çdokend si me mua,
kësaj bote të hidhur - jetë po i thuhet,
e çfarë, o Zot është ai kur zemrën ta vret
dhe kur ai na mallkon, ndihmë nga ai a kërkohet?

Sytë i kam të mbushur me lotë
dhe kurrë s'më thahen për atë njeri që ma theu zemrën,
dhe më shtyn të qaj,
por më e mirë është vdekja, se e tërë jeta t'më kalon në vaj?!

Unë po vdes, e tani në shpirt të kujt, vallë do të jetoj,
në atë shpirt që e desha,
e që kurrë "Të dua", s'më tha,
por tani le të harrohen t...

PËR ATË... QË SOT GJENDËT NË VARR...

E heshtur në cepin e dhomës,
me një bllokë të vogël në duar,
çëndronte e ndrojtur pa fjalë,
kjo zemra ime e lënduar...!


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:42 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Dhe bllokun e hapë më ngadalë,
diçka kërkoj pakuptim,
më duket se ti je aty
dhe unë të flas shpirti im... !

Por ti papritur më zhdukesh
dhe as përgjigje nuk më kthen,
dhe unë kaloj faqen tjetër
ndoshta aty do të të gjejë!

Aty lexoj dy fjalë...
dhe lotët dot si mbledh,
të them TË DUA shumë,
të them ktheu në jetë!

Dikur aty diçka
më kishe shkruar ti,
tani unë bashkë me dhembjen
e mbaj thellë në gji!

E mbaj aq pranë me zemrën
shtrënguar thellë në shpirtë,
se ty dua të të kthej
në jetë, në jetë sërish!

Se ti ike pa folur me mua
dhe fjalën e fundit nuk ma the, pse s'e di,
ti veç ma shkruajte “TË DUAâ€


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 02/05/2008 7:43 p.m.
(@avi_550)
Beiträge: 2645
Famed Member
 

Qka te jap per kujtim
Ta jap gjysmen e shpirtit
Tim
Nese ai nuk te mjafton
Ta jap lotin qe pikon
Nese loti nuk sta shuan
Mallin ta jap BUZEN
QE TA SHUAN ZJARRIN


Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...

 
Veröffentlicht : 19/05/2008 6:33 p.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

Flm shum per te gjith ata qe kan shkrujt poezi ne ket vende flm edhe nje her ju them


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 22/05/2008 11:28 a.m.
 Avi
(@avi)
Beiträge: 176
Estimable Member
Themenstarter
 

ku keni met mor beqar e beqaresha anuk po keni fjal per dashuri me shkrua hehe


Pershendetje per te Gjith Shqiptaret

 
Veröffentlicht : 29/07/2008 4:52 p.m.
Seite 10 / 11
Teilen: