A mund ta dashuroni mashkullin, i cili nuk është i përsosur? Natyrisht! Tek e fundit, nuk jeni as ju e përsosur. Po jua japim disa këshilla se si mund të zgjidhni mangësitë me të cilat mund të ballafaqoheni!Në qoftë se dëshironi që të dashuroni me tërë shpirtin, duhet të pranoni patjetër një fakt të rëndësishëm: nuk ekziston mashkulli i përsosur (sikundër që nuk ekziston as femra e përsosur)!
Gjithsesi, meshkujt janë të mrekullueshëm, që nga koka deri në thembra, mirëpo ashtu siç i zgjidhni atributet të cilat i dëshironi t'i ketë partneri juaj, gjithashtu zgjidhni edhe mangësitë të cilat jeni e gatshme të përballeni. Ndoshta do të mund të jeni e lumtur ne një mashkull i cili nuk është shumë i pasur por me të cilin do të mund të çoni dashuri tërë natën? Apo, ndoshta do të mund të përjetoni ndonjë heshtje shumë të gjatë, mirëpo jo edhe ndonjë shikim të padjallëzuar të ndonjë femre tjetër. Dashuria juaj e përsosur nuk është mashkulli ideal, por tipi ideal i papërsosmërisë. Duke e lexuar këtë ciceron diagnostik, më lehtë do të mund të gjeni njeriun, mangësitë e të cilit më së miri u përshtaten mangësive tuaja.
Mashkulli i shkujdesur
Simptomat: I shfrytëzon mëngët në vend të faculetës; i hedh në dysheme peshqirët, gazetat, enët e palara; pjesën më të madhe të hapësirës në banesë ia zënë rrobat e papastra dhe kutitë e zbrazura të picave.
Shërimi: Vazhdimisht bezdise; thirreni të ëmën e tij që ta bindë për një kujdes më të madh; ndiqeni pas me thithëse pluhuri.
Prognoza: E dobët, por jo edhe e keqe. Të shkujdesurit rrallë mund t'i përmirësoni, mirëpo edhe në atë situatë mund të gjeni lumturinë.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo e cila është edhe më e shkujdesur se ai. Vetëm ajo mund ta motivojë që të bëhet më i kujdesshëm; E mirë është ajo, aftësia e së cilës për humor mund ta mbizotërojë aftësinë për rregull.
Mashkulli heshtak
Simptomat: Buzëqesh, lëviz kokën, llomotit, ndërsa kohë pas kohe edhe pëshpërit, mirëpo nuk dëshiron apo nuk mund të thotë diçka të mençur.
Shërimi: Kërcënojuni se do ta dërgoni te terapeuti; filloni edhe ju të heshtni; flisni me të derisa të mos fillojë të flasë edhe ai, vetëm e vetëm që t'ju lusë që të heshtni.
Prognoza: Kurrë nuk do t'ju zbulojë mendimet e veta më të thella, mirëpo shtrohet pyetja se a do të kishit kërkuar fare nga ai një gjë të tillë?
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo e cila merret me punët të cilat kërkojnë komunikim (psikologe, gazetare) ndoshta do të jeni e lumtur që nuk nuk jeni e detyruar të bisedoni edhe në shtëpi; E mirë është ajo e cila ka shumë miq dhe anëtarë familjeje që flasin shumë; Më e keqe është ajo e cila dëshiron të dijë çdo gjë.
Mashkulli flirtues
Simptomat: Jep komplimente, vë kontaktin me femrat edhe me sy.
Shërimi: Lidhja e syve me shami, izolimi apo përkufizimi në punët ekskluzivisht që i përkasin meshkujve dhe në shoqëri të meshkujve.
Prognoza: Me kalimin e kohës do të bëhet një plak i pafytyrë.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo që ka besim të fuqishëm në vetveten apo femra liberale; E mirë është femra flirtuese, e cila di se sa është i padjallëzuar dhe i eksituar flirti; Më e keqja është ajo e cila ndihet e rrezikuar, madje edhe kur ndodhet në afërsi ndonjë police e bukur.
Mashkulli egoist i papjekur
Simptomat: Harron ditëlindjen tuaj, ndërkaq hidhërohet shumë në qoftë se ju i përgatitni ndonjë surprizë për ditëlindjen e tij.
Shërimi: E vetmja shpresë ju mbetet që të pritni disa vjet dhe të shikoni se a do të përmirësohet.
Prognoza: E dobët. Disa vërtet përmirësohen, ndërkaq disa jo. Në qoftë se ka më shumë se 25 vjeç, me siguri do të keni punë me një adoleshent të përjetshëm.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është femra me besim në vetveten dhe mjaft e guximshme që ta detyrojë të pranojë se është i pasinqertë; E mirë është ajo e cila kujdeset vetë për çdo gjë; Më e keqe është femra që sakrifikon shumë dhe që ka prirje të sillet si nënë.
Mashkulli shumë mendjemadh
Simptomat: Kur bisedohet për të, bëhet i padurueshëm dhe i shqetësuar.
Shërimi: Pranojini interesat e tij si të jenë tuajat, derisa jeni në shoqëri me të tjerët, të cilët shfaqin interesim për mendimin tuaj; leksione intensive nga vetëkritika.
Prognoza: Vështirë se do të shfaqë interesim për të tjerët, pos vetëm për vetveten.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është "barbika"; E mirë ajo e cila është e impresionuar njësoj me vetveten; Më e keqe është çdo femër tjetër.
Mashkulli koprrac
Simptomat: Refuzon ftesën për mbrëmje afariste, sepse nuk dëshiron të huazojë rroba nga të tjerët; shkon vetëm atje ku ka shokë a miq; merr kese nga restorantet.
Shërimi: Fitim i madh në lotari; Ndoshta ndonjë fatkeqësi kobzezë apo ndonjë sëmundje serioze, nga të cilat më vonë do të jetë i lumtur që ka mbetur gjallë.
Prognoza: Kursim tërë jetën, mirëpo në qoftë se vdes i pari, do t'ju mbetet e tërë pasuria.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo e cila u shmanget blerjes së gjërave të shtrenjta dhe mendon se pitja me djathë është e mirë për darkë; E mirë - koprraci dhe dorëlira shpeshherë ndërmjet vete i zbusin prirjet e tyre ekstreme; Më e keqe është ajo e cila konsideron se blerja e dhuratave të shtrenjta është dëshmi e dashurisë.
Mashkulli i vogël dhe jotërheqës
Simptomat: Kur e prezantoni para miqve, ata e gërgasin dhe thonë: Mos na qesëndis".
Shërimi: Akoma nuk ekziston.
Prognoza: E shkëlqyeshme. Në qoftë se është shtatshkurtër, mund t'ju huazojë rrobat, çka është më e rëndësishme, të gjithë meshkujt herët a vonë bëhen tullacë dhe jotërheqës. Konsiderojeni njeri të përparuar.
Femra e përshtatshme: Më e mirë është ajo që i përshtatet karakterit të tij; Më e keqe është ajo që është provide deri në fund.
__________________
it's nice to be important
but it's much important to be nice
hajde ishalla e gjen bash qashtu qysh pe kerkon normal me ndihmen e Allahut te gjitha behen kalo bukurushem siss
it's nice to be important
but it's much important to be nice
Mashkulli ideal esht aj i cili ja ka frigen All-llahut S.W.T se nese sinqerisht ja ka frigen Allahut aj nuk rren nuk tradhton nuk pin kur premton e ralizon e tej etej prap e then nese ja ka frigen All-llahut S.W.T aj sillet mir edhe me krijesat jo njeri se ja ka frigen Krijusit te gjithsis
e ju te nderura cilat jeni te e kerku mos u boni tahmaqare po kerkoni prej All-llahut xh.sh qe tju gezoj me at qe ekerkoni e mos ti harroj edhe ato qe kan burra se mos po idhnohen edhe ju mos thuni u kry e gjeta at (D) qe kam kerku po lutne All-llahun xh.sh tju jep jet te mir bashkshortore
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Mashkulli: i shkujdesur
mashkulli: heshtak
mashkulli: deshtak
mashkulli: tinzak
mashkulli: flirtues
mashkulli: egoist i papjekur
mashkulli: mendjemadh
mashkulli: koprrac
mashkulli: lakmitar
si ka mbetur mo jo a si mungon asgje a jo .
A dashurohet bre ky mashkull a duhet ky mashkull si te qojsh jeten me ket njeri ?
Ky njeri nese i ka se paku dy prej ketyre te metave atij sigurish i mungon gjeja me me vlerë morali dhe feja .
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Per pyetjen qe shtrohet mendoj se nuk ka receta absolute. E verteta fshihet pas cdo dite e cila sjell perhere gjera te reja qe normalisht rrethohen nga kerkesa te reja. Keshtu plotesohen dhe pershtaten dy portretet te cilet kerkojne,angazhohen dhe realizojne ate qe quhet-CIFT I LUMTUR!!!
o lunja qika lunja a ka met more edhe najsen pa than per mashkuj hahahaha sdi qysh po muni mu martu me mashkuj se hahahah
veq edhe nje gje te dim qe PERFEKT ASHTE VETEM ALLAHU e na mujna me pas naj te met ama jo bash te gjitha keshtu qe RRNOFSHIN MASHKUJT , LARTE (posht) FEMNAT HAHAHAHAAH
Po de fidan jeta eshte e tille me kohen vin edhe shum deshira tjera edhe shum pajtime e mospajtime ne jete ama keto sjan shum problem se vet zgjidhen me kohen qka pranon qka lejon
Mashkulli ideal eshte ai qe ka respekt e jo TUT . ![]()
mashkulli ideal asht aj si ka edukat din me dashuru ka respekt te sinqert dhe e njef bontonin dhe mos me qen TUTKUN hahahaaha.
Mashkulli ideal nuk egziston per mendimin tim, ashtu siq nuk egziston femra ideale per mashkullin. Askush nuk eshte perfekt.Sidoqofte, patjeter qe egziston ai person qe te ploteson ty, gjysma jote...si te doni ta quani.
Tani po jap mendimin tim per mashkullin tim "ideal".
*Shqiptar-kjo shume e rendesishme per mu/s'ka lidhje me racizem
*Dashuria-dua te me doje me gjith shpirt,aq sa un ate-pse jo me shume
*Sinqeriteti-kete e vlersoj shum.Kjo forcon edhe komunikimin mes nesh
*Humori/zgjuarsia-me pelqen nje tip qe te ben per te qesh, qe di si/kur/dhe Q'fare te flasi. Mundesisht te mos flase shum.Gjithashtu te dije te respektoje jo vetem mua po te gjith njerezit.
Pak a shum keta jane gjerat me te rendesishme tek mashkulli im "ideal".
Ky eshte thjesht mendimi im.
Respekt
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥
VOVOVOV SHUM BUKUR MORE PO NJE NUK PO E KUPTOJ SE KETO QKA KAN SHENU MA LART ATHU A TE GJITHA I PASKAN GJET MESHKUJT IDEAL A
MASHKULLI IDEAL MVARET SE KUSH E VLERESON A
Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...
Mashkulli ideal eshte i cili plotson disa kushte pa kushte hhehhehee mira ka thene avi sa dijm dojm te vlersojm mirpo vlersime dijm te gjithe me dhene hehehhe ![]()
Mashkulli ideal eshte i cili plotson disa kushte pa kushte hhehhehee mira ka thene avi sa dijm dojm te vlersojm mirpo vlersime dijm te gjithe me dhene hehehhe
po kjo pyetje vlen ne dy palet jo vetem njera pal nardi :gezuar:
SIPAS FEMRAVE MASHKULLI IDELA NUK EGZISTON A?
Arritja e nje qenie perfekte eshte shume larg nga njeriu njeriu perfekt qe te gjithe enderrojme eshte ende larg...Njeriu perfekt do te ishte i afte te vinte nje interes global mbi interesin personal ![]()
Lumturia rralle here gjendet ne kete jete te mbushur kryesisht me sprova por nuk eshte kjo arsyeja per ti dhene fund ekzistences,me se paku me fjal dhe kjo eshte nje deshir e qdo femre me pas njeriun e jetes te veqant nga te tjert
Vetëm ai mashkull që ka edukatë Islame është ideal. Mashkulli që kërkon të jetë afër me Allahun , mashkulli që kërkon të dijë fjalën e Allahut, mashkulli që dëshiron që të jetë fytyrën e bardh ball për ball ma Allahun , mashkulli që jeton në adhurim për Allahun , mashkulli që respekton gruan e tij edhe e don gruan e tij sepse gruaja është krijuar nga brinja e Ademit që të mbahet e ngrohtë në krahror e nuk është krijuar nga këmbët që të shkelet. Ky është mashkull ideal.
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"