Serbia fiton në “Elbasan Arena”

08 Okt 2015

Serbia ka arritur të fitojë 0:2 në lojën me Shqipërinë në Elbasan Arena, me dy gola të shënuar pas minutës së 90’, nga Kolarov dhe Lajic.

Fillimisht Kolarov në minutën e 90-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa, goditjen e fundit skuadrës sonë ua dha Lajiq në minutën e 90+3, duke shënuar golin e dytë.

Shqipëria tani duhet patjetër ta fitojë ndeshjen në udhëtim tek Armenia, takim ky që luhet të dielën.

Pjesa e parë Shqipëri-Serbi 0-0

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. 

Pjesa e parë e lojës nuk ka dhënë lojë të kënaqshme, sidomos nga kuqezinjtë, të cilët nuk ia dolën që asnjë herë të rrezikojnë seriozisht portën e skuadrës serbe.

Ndërkohë, Serbia shënoi një gol në minutën e 35-të, por që u anulua nga gjyqtari për shkak të ndërhyrjes se palejuar në portierin e kombëtares sonë Etrit Berishës. Pas pak nis pjesa e dytë

Në 'Elbasan Arena' nis ndeshja Shqipëri-Serbi

Në “Elbasan Arena”, ka nisur super përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që po zhvillohet në kuadër të eliminatorëve për Evropianin “Francë 2016”.Kjo sfidë me peshë të madh, është jashtëzakonisht e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët synojnë fitore, dhe trepikëshi i mundshëm nga kjo ndeshje do të ishte trepikësh i artë për Kombëtaren tonë për kualifikim në EURO 2016.

Futbollistët e skuadrës shqiptare të përkrahur fuqishëm nga tifozët tonë,sfidës kundër skuadrës serbe i kanë hyrë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për fitore.

Madje, edhe vetë përzgjedhësi Gianni De Biasi dhe disa nga lojtarët e Kombëtares sonë janë shprehur optimist se do ta mposhtin Serbinë.

Është për tu shënuar se para fillimit të ndeshjes, gjatë intonimit të himneve sjellja e publikut ishte korrekte. / RTKLive.com

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat