Manchester United shkarkon punonjësin për shkak të ofendimeve ndaj muslimanëve

Udhëheqësit e Manchester Unitedit kanë shkarkuar punonjësin evropian për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj muslimanëve dhe të huajve në rrjetin social Facebook.

Udhëheqësit e klubit anglez kanë nisur hetimin e gjerë rreth tërë rastit pas pretendimeve se Aakjaer dërgoi mesazhe raciste ndaj muslimanëve. Klubi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Aakjaerin për shkak, siç thuhet, ofendimeve dhe fyerjeve ndaj muslimanëve, sepse xhaminë e ka përshkruar si "shitore për falje me potencialin për konspiracion".

Gjithashtu, hetimi tregoi se Aakjaer në rrjetet sociale ka përkrahur idenë që Danimarka të mbyllë kufijtë e saj për të huajt. Në faqen e tij është publikuar edhe fotoja me gjashtë derra dhe mbishkrimin "Është koha për të përdorur armët tona të fshehta kundër islamistëve". Ndërkohë, Aakjaer, i cili jeton në Kopenhagë, për Manchester United ka punuar nga viti 2011.

Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast ku thuhet se klubi nuk do të tolerojë sjellje të tillë të punonjësve të vet. "Klubi ka marrë dëshmi nga gazeta Guardian, ka nisur hetim urgjent mbi këtë çështje dhe kemi ndërprerë me Aakjaerin. Manchester United është organizatë ekskluzive dhe nuk do të tolerojë sjellje të tillë", thuhet në komunikatë. Aakjaer për mediat britanike ka deklaruar se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Artikel bewerten
(1 Stimme)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat