Autoshkolla Shqipe E. Berisha në Düsseldorf
Ju ndihmojm për provime teorike!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike po shkon drejt mosnjohjes së zgjedhjeve. Paralajmërimi jepet nga Sali Berisha.

Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët, që të mos përligjë këto zgjedhje.
Postimi origjinal i Berishës në Facebook:
“Te dashur miq, pak me pare perfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale me e shemtuar, me poshteruese per zgjedhesit e ndershem shqiptare ne tere historine e pluralizmit te vendit. 1¬ Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, per dhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit. Edi Rama bllokoi marreveshjen per dekriminalizimin, hodhi poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele. 2¬ Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit , mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine 3¬ Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve 4¬ Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit 5¬ Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimi t nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste. 6¬ Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti. 7¬ Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje liçencave 8¬ Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Franci s Coppolas 8¬ Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur. Duke përfunduar, i bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhënjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve”, shkruan Berisha. / RTKLive.com

Në intervistën që dha për AbcNews ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë se pse doli në krah të kreut të LSI-së Ilir Meta në vitin 2011 pas publikimit të videopërgjimit me Dritan Priftin. Berisha tha se këtë e kishte bërë duke besuar në provat që kishte parë. “Nëse Ilir Meta më ka hedhur “hi syve” për 700 mijë euro, do të them se më ka hedhur “hi syve”. Megjithatë, kishte një proces gjyqësor. Në dokumentin që kam parë shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di, por kishte një gjyq”, - tha Berisha në emisionin “Vendore 2015” të AbcNews.

Duke vijuar të sqarojë ato që ndodhën më pas, ish-kryeministri Berisha Ilir Meta pas dorëheqjes nuk mori asnjë detyrë publike. “E vetmja gjë që kërkoi ishte të bëhet President në vitin 2012, por doli kartoni i kuq, harroje i thashë”, - tha Berisha. / Lapsi.al

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat