Që Bajrami mos të falet në Sheshin e Prishtinës është një vendim i papranueshëm dhe politik ,apo i njëanshëm me parimet kombëtare dhe ato fetare. E them këtë se pse në shtetin ëmë Bajrami falet në Sheshin e Tiranës që ne shqiptarët e të gjitha komuniteteve fetare dhe kombëtare këtë e presim me pa durim. Festa Kombëtare festohet një soj si në Sheshin e Tiranës, ashtu edhe në Sheshin e Prishtinës, bile edhe protestat bëhen në të njëjtat sheshe, vetem faja e Bajramit ndryshon , në Shqipëri falet Bajrami në Sheshin e Tiranës a në Prishtinë në xhamia dhe ato sakaqe të ngushta kur në kohën e kumunizmit shitej duani koqak tinëz nga policia. Po a e dini sa bukur do  dukeshin dy sheshet kur në ditët e bukura të verës me diell  nën erën e lehtë që levizë gjethet e gjebërta të drunjëve në të dyja anët e shesheve të falet edhe Bajrami.Si duket edhe sot e kësaj dite  njerëzit e politikës dhe të fesë ende e kanë të veshur petkun e paganizmit dhe të kumunizmit apo të filozofisë markësiste- leniniste.Këto gjëra ma kujtojnë kohën ,kur ne predikuesit e fesë ruheshim nga kumunistët sikur prej gjarpërit , por atëherë ishte kumunizmi që na kishte ndarë nga nënë Shqipëra e tash kush në demokraci ata që ende e kanë në zemër dhe shpirt, kumunizmin dhe markësizëm -leninizmin?! /Botapress.info