Serbët mundohen t'i hakmerrën: Rama e pranon se Kosova është Serbi!

Mediat serbe, apo më sakt gazeta e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, 'Informer', është munduar t'i hakmerrët kryeministrit shqiptar Edi Rama, për atë që ky ua bëri gjatë vizitës së parafundit në Beograd, por edhe për prezantimin e fuqishëm gjatë Samitit Kinez, të mbajtur në kryeqytetin serb.

Kjo gazetë mundohet që përmes një loje fjalësh t'i paraqesë deklaratat e kryeministrit shqiptar në atë formë, kinse ai e paska pranuar se Kosova është Serbi.

Ata në këtë rast marrin deklaratën e Ramës, i cili thotë se, 'Serbia është fqinji ynë, e jo armiku ynë'.

Kjo gazetë e cila në Serbi njihet si medium në pronësi indirekte të kryeministrit serb, këtë deklaratë të Ramës e lidh me faktin se Shqipëria territorialisht kufizohet me Serbinë vetëm përmes territorit të Kosovës, transmeton reporteri.net.

'Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, i cili kishte provokuar me deklaratat e tij për pavarësinë e Kosovës, sot tha Shqipëria dhe Serbia janë fqinjë e jo armiq dhe kështu praktikisht e pranoi se Kosova është një pjesë integrale e Serbisë, pasi ne kufizohemi me Shqipërinë në kufijtë jugor të Kosovës', shkruan kjo gazetë.

 
Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Milovan Drecun, i ka thënë gazetës se Rama kishte të drejtë për një gjë, dhe ajo është kur tha se Serbia dhe Shqipëria janë fqinjë, 'sepse Kosova është e jona'.

'Rama e pranoi këtë fakt, nëse Zoti na ruajt, ai kur ka thënë ashtu nuk e ka konsideruar territorin e Kosovës si pjesë e territorit të Shqipërisë. Nëse ai do të thoshte këtë të fundit, atëherë deklaratat e tij pajtuese janë vetëm një mbulesë, dhe kjo do të ishte në kundërshtim me të drejtën', ka thënë Drecun.

/reporteri.net

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat