New York Times: Maqedonia është në udhërkyq

12 Jun 2015

Gazeta prestigjioze amerikane përmes një shkrimi për Maqedoninë ka shkruar se ky vend gjendet në një udhëkryq me shumë probleme.

“Maqedonia po qëndron anash në dhomën e pritjes për në Evropë, e izoluar për shkak të problemit të emrit, e kërcënuar nga një konflikt etnik dhe e demoralizuar nga ekonomia e dobët që e bën këtë vend me shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë. Është e pritshme që mbi 300 mijë qytetarë të braktisin këtë vend gjatë pesë viteve të fundit”, thuhet në kolumnën e titulluar “Maqedonia në udhëkryq”, e publikuar në Neë York Times, transmeton INA.

“Derisa ky vend po aktëron reforma dhe po gënjen Brukselin me procesin e integrimeve, ky regjim po vazhdon me stilin ballkanik të një ‘demokracie funksionale’. Punësimi në Qeveri është i kushtëzuar me votimin e partisë në pushtet, ndërsa njëri nga televizionet më kritik ndaj partisë në pushtet është mbyllur. Partia në pushtet VMRO-DPMNE i shfrytëzon zgjedhjet për të treguar se si opozitës nuk mund ti besohet dhe se ajo i përgadit zgjedhjet për të siguruar rizgjedhjen e saj”, thekson kolumna e NYT.

Më tej theksohet se Qeveria e mahnitur nga imazhi i saj i krijuar si viktimë e komploteve të huaja, ajo ka krijuar në thelb  një retorikë agresive nacionaliste ndaj fqinjëve të saj.

NYT më tej nënvizon se shpërthimi i aferës së përgjimeve nga lideri i opozitës maqeodnase Zoran Zaev ka zbardhur një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, ku pushteti ka ndjekur dhe regjistruar 670 mijë regjistrime telefonike të paligjshme, të telefonave të politikanëve të opozitës, ministrave, krerëve të tjerë shtetëror, gazetarëve, sektorit joqeveritar, klerikëve, etj. Këto përgjime zbardhën aktivitete korruptive dhe kriminale, vjedhje të votave, por edhe fshehje të vrasjeve.

Lidhur me ngjarjen e Kumanovës theksohet në maj, grupe të armatosura të shqiptarëve dhe forcat maqedonase të sigurisë u përleshën në afërsi të qytetit, me ç`rast humbën jetën 22 veta, por me këtë sërish u rikthye frika nga dhuna ndëretnike.

Por, kriza e tanishme nuk ka asgjë të përbashkët me konfliktin e vitit 2001. Zemërimi ndaj elitave ka bashkuar maqedonasit dhe shqiptarët, ndërsa demonstratat janë një nga vendet e rralla, ku shpresa evropiane për një Maqedoni multietnike është realitet.  /INA/

Lexo shkrimin original të NYT:

http://www.nytimes.com/2015/06/09/opinion/macedonia-at-the-crossroads.ht...

Artikel bewerten
(1 Stimme)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat