Bushati: Maqedonia në krizë politike

05 Jun 2015

Situata në Maqedoni po karakterizohet nga kriza politike dhe forcat qeveritare duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në interpelancë që u thirr nga deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, mbi ngjarjet e Kumanovës në Maqedoninë fqinje, transmetojnë medie nga Tirana.

Për ministrin Bushati, Marrëveshja e Ohrit, cilësohet si baza e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndëretnik në Maqedoni, madje zbatimi i saj nuk është aspak bllokadë.

“Procesi i demokratizimit të shoqërisë në Maqedoni është një proces i brendshëm i tyre, ndaj dhe si i tillë nuk mund të ndërhyhet nga jashtë”, theksoi ministri Bushati, i cili më pas bëri të ditur se “Shqipëria është gjithnjë në mbështetje të qëndrueshmërisë politike e sociale në vendin fqinj”.

Deputetja demokrate i konsideroi ngjarjet e ndodhura në qytetin shqipfolës të Maqedonisë si një ndodhi që kërkon hetim ndërkombëtar, pasi edhe sot e kësaj dite, ende nuk dimë shkaqet që çuan në pasjen e asaj përplasjeje të armatosur mes një grupi luftëtarësh nga Kosova dhe forcave speciale të qeverisë së Shkupit. Doda e konsideroi atë ngjarje si një të tillë që na përket edhe neve në Shqipëri, pasi si ligjvënës të Parlamentit shqiptar e kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. 

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat