Kërkohet ndihmë për Edona Dermakun

Kërkohet ndihmë për Edona Dermakun

Edona Dermaku 23 vjeçare nga Gjilani, në muajin korrik të këtij viti është diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute.

Pas diagnostifikimit të sëmundjes në QKUK dhe mungesës së mjekimit për këtë sëmundje në Kosovë, ajo u transferua në nje klinike Kiel ne Gjermani, per trajtim të mëtutjeshëm. Edona tani është nën përkujdesjen e mjekëve gjermanë. Për 3 javë ajo ka qëndruar në gjendje kome, por ka filluar të tregojë shenja përmirësimi. Parashikimet e mjekëve të kësaj klinike të specializuar janë shumë pozitive për shërimin e Edones, pasi sëmundja eshte diagnostiifikuar në fazën fillestare, por kostoja e madhe e trajtimit është e papërballueshme për familjen. Babai i saj deri tani ka paguar rreth 200 mije euro, mirëpo kostoja që duhet për vazhdimin e trajtimit të Edonës është e papërballueshme për të. Klinika Universitare në Kiel ka caktuar shumën shtesë prej 317 mijë euro për trajtimin e mëtutjeshëm, prej të cilave 30 mijë sipas ligjit mbulohen nga ministria e shëndetësisë e Kosovës. Familjarët e Edonës u bëjnë thirrje njërzve të vullnetit të mirë që t'u ndihmojnë për ta përballuar këtë situatë të vështirë. Të gjithë personat vullnet-mirë për t’i ndihmuar Edonës, këtë mund ta bëjnë në xhirollogarinë e drejtëpërdrejt të klinikës univeristare në Gjermani në këtë numër të xhirollogarisë: Recipient: UKSH WSG e.V. IBAN: DE75 2105 0170 1400 1352 22 BIC: NOLADE21KI Përshkrimi: FW21010, Behandlung fur Edona Dermaku Apo personat që jetojnë në Kosovë me qëllim që të mos shpenzojnë shtesë për koston e transferit mund ta bëjnë ne xhirollogarine e babait të saj në Kosovë, me përshkrimin: për shërimin e Edona Dermakut: Banka: NLB Prishtina Emri i Llogarisë: Ragip Dermaku Numri i Llogarisë: 1702003023774665.

 

/ RTKLive.com

Artikel bewerten
(1 Stimme)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat