Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot Kosovën, me ç ‘rast do të takohet me drejtuesit e institucioneve të vendit si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me Komandantin e KFOR, Giovanni Fungo, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. 

Gjithashtu, në axhendën e takimeve të Stoltenberg janë edhe takimet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj. 

Jens Stoltenberg pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp me Kryeministrin kosovar, Mustafa. 

NATO po ndihmon qeveritë e Ballkanit Perëndimor, organet e tyre të zbulimit dhe të mbrojtjes për t'i rezistuar ndikimit të huaj politik, sidomos atij rus, tha sot Sekretari i Përgjithëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg.

Ai dje ishte për një vizitë në Bosnje ku foli edhe për bashkëpunimin e alenacës me Malin e Zi, i cili këtë vit pritet të bëhet zyrtarisht anëtar i aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg tha në Sarajevë se aleanca ishte në dijeni të njoftimeve për një rritje të ndikimit rus në Ballkan dhe të ndërhyrjes së Rusisë në proceset politike në Mal të Zi:

"Ne po ndjekim nga afër këtë çështje, po punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, për t’i ndihmuar ata që të forcojnë kapacitetet e tyre të kundërzbulimit dhe institucionet e tyre të mbrojtjes." /RTKLive.com

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

Top Lajme

Profeti Muhamed - Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të...

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR! Në pamundësi të bashkimit të të gjithë imamëve...

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu...

Muri në  Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënjë e më shumë...