Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
Feja dhe përgjegjësia e bartësve të saj

Xhabir Hamiti
Feja është bindja shpirtërore e individit në një fuqi Absolute - Zot - të cilën ai ose ajo e manifeston përmes adhurimit dhe veprimeve konkrete fetare në jetën e tij. Kjo bindje është e drejtë e çdo njërit, e garantuar nga Zoti, por edhe me ligjet e njeriut të sotëm të qytetëruar e bashkëkohorë. Historia mbi njeriun deri më sot nuk ka regjistruar bashkësi njerëzore, e cila nuk ka pasur një formë të besimit në një fuqi, të cilën e ka konsideruar si prurëse e të mirave ose të këqijave për njeriun dhe natyrën në përgjithësi.
|
|
|
Provokimet në emër të fesë nuk janë në të mirë të njerëzimit!

Shkruan: Xhabir Hamiti
Në ditët që lamë pas, bota myslimane por edhe më gjerë ishte e trazuar dhe tronditur me shfaqjen e një filmi të metrazhit të shkurtër, i mbushur me plotë urrejtje dhe mllef kundër islamit dhe myslimanëve. Filmi i titulluar “Pafajësia e myslimanëve” është një grackë mirë e përgatitur e njerëzve qëllimkeq dhe tendenciozë, e cila bënë pjesë në vazhdën e përpjekjeve të qarqeve të ndryshme , të cilat prapavijë dhe tendencë e kanë futjen e urrejtjes dhe përçarjes mes njerëzve mbi baza fetare.
|
|
VIRTYTET E LARTA NJERËZORE JANË EDHE POROSI HYJNORE
Virtytet si; dashuria, sinqeriteti, drejtësia, solidariteti, morali i lartë, kujdesi për njëri janë fondamente kyçe të një shoqërie të bereqetshme dhe prosperuese, të cilat kur ato mungojnë krijojnë individ dhe shoqëri të çalë dhe destabilizuese. Kohëve të fundit si rezultat i rrethanave akoma
|
|
Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.
(Analizë në retrospektiv )
I
Njerëzit kanë festat e tyre të seleberimit dhe gëzimit të natyrave të ndryshme, të cilat i praktikojnë në forma dhe mënyra të llojllojshme. Ata i kanë të ndara ditët dhe netët gjatë të cilave madhështojnë dhe veçojnë figurat e veçuara të tyre si;sunduesit, mbretërit, sulltanët, patriotët, çlirimtarët, komandantët, gjeneralët etj, ndërsa krahas këtyre ditëve të shënuara të tyre, racat e të gjitha ngjyrave njerëzore festojnë edhe ditët të mëdha të pavarësisë dhe të mëvetësimit të shtetit dhe të kombit të tyre, si dhe ditët e shenjta të fesë shpirtërore të cilës i përkasin.
|
|
|
ISLAMI ËSHTË INTEGRUES DHE JO DEINTEGRUES
Islami sot është fe e mbi 1.5 miliard njerëzve të cilët jetojnë në të gjitha pjesët e kontinenteve gjeografike të planetit tokë. Si fe hyjnore Islami është në rritje më të shpejtë, krahasuar me religjionet tjera hyjnore, siç janë krishterimi dhe hebrezimi.
Nuk ka dyshim se bindjet fetare të njerëzve janë nga fakorët kyç në orientimin e një shoqërie drejtë paqes zhvillimit dhe prosperitetit.
|
|
TIRANIA E TËRBUAR E PUSHTETIT ESEDIAN NË SIRI !
Mbi 40 vite rezistencë dhe mbi një vit e më tepër luftë e përgjakshme civile po zhvillohet mes ithtarëve të fjalës së lirë njerëzore, kërkuesve të demokracisë dhe pushtetit diktatorial e despotik, tanimë edhe të pa shpirt Beshar El-esed, ndryshe trashëgues i fronit nga babai i tij me tipare po të njëjta të çmendurisë diktatoriale Hafiz el- Esed.
Beshar el-Esed, në pushtet kishte ardhur në vitin 2000, menjëherë pas vdekjes së babait të tij,
për të vazhduar si edhe ati i tij kursin e vjetër, të shtypjes dhe diskriminimit ndaj kërkuesve të lirisë dhe demokracisë. Hafiz el-Esed në vitin 1982, nën udhëheqjen e vëllait të tij gjeneralit Rifat el-Esed, kishte dërguar forcat ushtarake për t`i shtypur kryengritësit e të tij sunnit të cilit i takonin grupit të vëllazërisë myslimane në qytetin Hamma, duke lënë të vrarë rreth 10.000 veta pa mos kursyer as fëmijë, gra e pleq, dhe duke lënë në gërmadha pjesën dërmuese të qytetit.
|
Kush mundet dhe kush nuk mundet te flase me Kur`an
Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
Të flitet për dhe me Kur`anin nuk është temë e lehtë dhe e thjeshtë, e cila do të mund të përthekohet me pak fjalë e me pak ngjyrë të lapsit. Kur`ani është një libër i shenjtë të cilin sot e besojnë mbi 1.5 miliardë njerëz, në të gjitha pjesët e botës, kudo që jetojnë besimtarët e besimit islam. Edhe në vendin tonë por dhe në trevat gjithëshqiptare, pjesa më e madhe e bashkëfolësve janë pasues shpirtëror të këtij libri hyjnor të shpallur nga Allahu, përmes gjuhës së pejgamberit të tij, Muhamedit a.s.
|
|
|
|
|
|
|
Seite 1 von 2 |