1) Ç’do të thotë Islam? – Islam do të thotë dorëzim ndaj Allahut me teuhid (veçimin e Tij në adhurim), nënshtrim ndaj Tij me bindje dhe largim nga shirku (politeizmi) dhe ithtarët e tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ai që i është dorëzuar Allahut dhe është mirëbërës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i Tij, për atë nuk ka frikë, as nuk ka pse të mërzitet.” (Bekare: 112)

2) Ç’do të thotë Iman? – Iman do të thotë të besosh me zemër, ta shprehësh atë besim me gjuhë dhe ta pasqyrosh me vepra. Allahu thotë: “Beduinët thanë: ‘Ne kemi besuar’. Thuaj: ‘Ju nuk keni besuar ende, por thoni, ‘ne jemi dorëzuar’, se ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja’.” (Huxhurat: 14) Hasan El-Basri thotë: “Imani nuk është me të dëshiruar e as me të përshkruar (zbukuruar), por është çështje që
lë gjurmë në zemër (në të cilën është bindur zemra) dhe të cilin e vërtetojnë veprat.”

3) Kush është Zoti yt? – Zoti yt është Ai që të ka krijuar, Ai që të ka në dorë ty dhe të gjitha krijesat, është Ai të Cilin ne e adhurojmë. Allahu thotë: “Vetëm Allahu, Zoti i botëve, meriton që të falenderohet.” (Fatiha: 1)
4) Cila është feja jote? – Feja jote është Islami. Islam është e gjitha ajo që është shpallur në Kur’ani dhe në Sunet (rruga profetike). Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.”
(Ali Imran: 19)

5) Kush është Pejgamberi yt? – Pejgamberi yt është Muhamedi alejhi selam. Quhet Muhamed i biri i Abdullahit i biri i Abdulmutalibit i biri i Hashimit. Është lindur në Mekë. Nëna e tij quhet Amine bija
e Uehbit. Është Nebij dhe Resul për të gjithë njerëzit.1 Allahu thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i Dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve …” (Ahzab: 40) Ai është bërë Nebij me zbritjen e ajetit ‘Lexo me Emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë’ (Alak: 1) dhe është bërë Resul me zbritjen e ajetit ‘O ti i mbuluar: Ngrihu dhe tërhiqju vërejtjen (duke thirrur)’ (Medethir: 1-2). Të Dërguarit të Allahut shpallja i ka ardhur për herë të parë në moshën 40 vjeçare. Trembëdhjetë vjet pas shpalljes së tij i Dërguar, ai urdhërohet nga Allahu të shpërngulet në Medine, në të cilën qëndroi dhjetë vjetë. Në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë. Gjëja e parë në të cilën thirri i Dërguari i Allahut alejhi selam ishte teuhidi, të cilin e përmbledhë fjala ‘la ilahe il Allah’ që do të thotë ‘s’ka adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut’. Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij t’i lutet vetëm Atij, që është Një, dhe mos t’i bëjë Atij shok në lutje, siç kanë bërë idhujtarët në kohën e Tij, duke i thënë: “Thuaj: “Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok.” (Xhin: 20) I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Lutja është adhurim.” (Transmeton Tirmidhiu i cili thotë se hadithi
është i mirë, i vërtetë.)

1- Resul (i Dërguar) është ai të cilit i shpallet Sheriat i ri, kurse Nebij (Pejgamber – Lajmëtar) është ai i cili është dërguar për të aprovuar Sheriatin e të Dërguarit që ka qenë para tij. Shiko librin “Er-Resul uer-Risalat” f. 15, borimi i tretë, viti 1405, autor i të cilit është dr. Umer Sulejman Eshkar. (sh.p.)

Kështu detyrë e muslimanëve është t’i luten vetëm Allahut, e askujt tjetër veç Tij, qoftë ky Pejgamber apo eulija, ngase vetëm Allahu është i mundshëm për t’ia përgjigjur lutjeve tona e të tjerët veç Tij nuk kanë mundësi ta largojnë të keqen nga njerëzit. Allahu i lartësuar thotë: “Ata (idhujt) që i adhurojnë
(idhujtarët) veç Allahut, nuk krijojnë asgjë, por se vetë ata janë të krijuar. Janë të vdekur e jo të gjallë dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).” (Nahl: 20-21)

6) Cili është besimi yt për Ringjalljen dhe cila është dispozita e Sheriatit për atë që e mohon një
gjë të tillë? – Akidja (besimi) ime për Ringjalljen është siç vijon: Besimi në të është obligim (uaxhib) dhe pjesë e pandarë nga Imani. Ai që ka krijuar krijesat nga hiçi ka mundësi t’i ringjallë ato përsëdyti. Ai që e mohon këtë, është kafir (mosbesimtar, mohues) dhe do të dënohet me Xhehenem përgjithmonë. Argument për këtë është Fjala e Allahut: “Ai na solli neve shembull dhe e harroi krijimin e vet e tha: ‘Kush i ngjall eshtrat duke qenë ato të kalbura?’ Thuaj: ‘I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim’.” (Jasin: 78-79)

7) Cilat janë shenjat e përfundimit të mirë tek i vdekuri? – Shenjat e përfundimit të mirë janë të shumta e vdekja me një apo disa prej tyre është përgëzim për muslimanin. Këto shenja janë: a) Të shprehurit e dëshmisë (shehadetit) gjatë vdekjes. b) Të vdekurit natën ose ditën e Premte (xhuma).

c) Të vdekurit me djersitje të shumtë në ballë. d) Rënia shehid në luftë. e) Të vdekurit si luftëtar në Xhihad. Në këtë grup hyn edhe ai që vritet ose që vdes në Rrugë të Allahut, ai që vdes nga murtaja, të vjellurit, nga fryrjet e barkut, nga diareja etj., me një fjalë nga çdo sëmundje barku. f) Ai që fundoset ose digjet. g) Vdekja e gruas lehonë. h) Vdekja nga pleuritisi (inflamacion-pezme e
pleures). i) Të vdekurit nga turbekulozi. k) Të vdekurit duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë.

l) Vdekja gjatë rojës. m) Të vdekurit duke bërë ndonjë vepër të mirë, siç është të thënurit e shehadetit, agjërimi, sadakaja (lëmosha) etj.2 Argument për sa thamë më sipër janë hadithet e të Dërguarit të Allahut. Këtu po përmendim dy prej tyre. I Dërguari i Allahut thotë: “Shehidë (dëshmorë) përveç
atij që vritet në Rrugë të Allahut, janë shtatë persona: ai që vdes nga murtaja, i fundosuri, ai që vdes nga pleuritisi (inflamacioni i pleures), ai që vdes nga sëmundjet e barkut, i djeguri, ai që vdes nën gërmadha dhe gruaja që vdes gjatë nifasit (lehonisë).” (Transmeton Hakimi dhe thotë se hadithi është i vërtetë. I këtij mendimi është edhe Dhehebiu.)

Gjithashtu i Dërguari i Allahut thotë: “Kush thotë ‘la ilahe il Allah’ duke shpresuar Fytyrën e Allahut dhe me të përfundon jetën hyn në Xhenet; kush agjëron ndonjë ditë duke shpresuar Fytyrën e Allahut dhe me këtë vepër 2- Shiko librin “Ehkamul-xhanaiz” të dijetarit të hadithit Muhamed Nasirud-Din Albani,

përfundon jetën e tij, hyn në Xhenet dhe kush jep sadaka duke shpresuar Fytyrën e Allahut (d.m.th. e bën këtë vepër vetëm për hir të Tij) dhe me këtë vepër përfundon jetën e tij, hyn në Xhenet.” (Albani thotë se senedi, zinxhiri i transmetimit, i këtij hadithi është i vërtetë.)

Muhamed Xhemil Zejno